Për ata që e duan Berishën “kryetar nderi” 

3 Qershor 2023, 18:56Editorial Mero Baze

Shumë mbështetës të njohur të Berishës, madje dhe militantë të tij, kanë nisur të flasin për nevojën që Berisha të bëhet një farë kryetar nderi i partisë dhe opozita të riorganizohet. 

Shumë prej tyre e thonë me naivitet, pasi mendojnë se kjo është një gjë e mire, që duhet bërë. Disa e thonë me cinizëm, pasi nuk duan ta sulmojnë hapur dhe gjejnë një mënyrë t’i ngrejnë nervat. Por e përbashkëta e këtij debati tinëzak mbi Berishën, është që me atë kryetar nuk fitojnë dot, dhe kanë shpresë që ai do t’i mirëkuptojë.

Problemi që kanë këta njerëz, dhe këtu e kam fjalën fillimisht tek ata që besojnë vërtet që po i shtijnë në mendje Berishës një gjë të mirë, është se ata akoma nuk e kuptojnë që Berisha e di më mirë se ata se çfarë është e mirë për opozitën, por nuk është i interesuar për të. 

Për opozitën është natyrisht shumë mirë që Berisha të tërhiqet e të shkojë në shtëpi, dhe ajo të riorganizohet. Por ky nuk është ndonjë opsion që do shumë punë të vrasësh mendje ta gjesh. Ky opsion ka ekzistuar formalisht para shpalljes “non grata”.

Berisha nuk është kthyer në parti të fitojë pushtetin, por të mbajë peng opozitën për hallin e tij.

Problemi që ka opozita me të, nuk është se ai nuk e di se i prish punë opozitës. Problem është se ai e di shumë mirë që i prish punë opozitës dhe ndaj është i vendosur ta mbajë peng atë. Ai është një pengmarrës që mendon se mund të shpëtojë duke mbajtur peng opozitën. Dhe ky nuk është keqkuptim i tij. Kjo është bindja e tij.

Keqkuptim është kjo ideja e disa militantëve që ai të ikë e të bëhet kryetar nderi.

Pala tjetër po ashtu në opozitë, që e di shumë mirë këtë që kam shkruar, por që thotë se opozita duhet ribërë me emra të ri e figura të reja dhe Berisha le të rrijë kryetar nderi i saj, natyrisht që është pjesa cinike e opozitës, që është duke i thënë Sali Berishës të iki, se nuk e ndjekin më pas.

Dhe kjo vlen dhe për Berishën, dhe për Metën.

Përfaqësues tipik i kësaj pjese të opozitës është zoti Manjani, i cili në të vërtetë e thotë këtë të pastrojë shpirtin se e di që as Meta e as Berisha nuk ikin, por ai thjesht duhet ta thotë, se në fat dhe e dëshiron atë gjë. 

Ai, ndryshe nga të tjerët, e di që Berisha nuk ikën, Meta nuk ikën, dhe mbi të gjitha, sikur të ndodhte mrekullia të ikte, ai vetëm kryetar nderi nuk mund të bëhej. 

Ai e di se Berisha e do opozitën ose për vete, ose të shkrihet. Atij nuk i hyn në punë një opozitë e re me mendësi të re dhe emra të rinj, se ajo do të jetë një opozitë e cila ka jo kryetar nderi, por do përballet me Berishën si monument turpi opozitarizmi. 

Sali Berisha më lehtë pranon të mbajë në pushtet Edi Ramën sa të jetë gjallë, duke qëndruar vet në krye të opozitës, se sa të vijnë ca djem e vajza të reja, të ringrejnë opozitën, të bëjnë historinë e tyre të re politike pa Berishën dhe të fitojnë pa të. 

Këtë gjë ai e urren 100 herë më tepër se pushteti i Edi Ramës. Ndaj mos ja prishni gjakun dhe kur ja thoni me sinqeritet, dhe aq më keq kur bëheni cinik me të dhe ja kërkoni si të vetëvritet.

13 Komente

  1. L
    Ladi

    Farmak i hidhur je Mero! Si nuk çmendet Berisha ai e di!? Po ti shume mir ja ben. Derri do plumb, - thote populli..

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

      Ladi, lere. I ke thene te gjitha me dy rreshta. Respekte. Je i madh.

      Përgjigjjuni
    2. E
      Evisa

      Përsa i takon largimit të Berishës nga drejtimi i asaj pjesë besnike ndaj tij në PD, kjo është një mundësi që varet vetëm nga Zoti. Për opozitarët, nëse duan vërtetë të vijnë në pushtet për të bërë diçka ndryshe për këtë popull e këtë vënd, zënia në gojë në këtë rast e Berishës është justifikim i paaftësisë. Nëse kanë ide se si mund t'i ndryshojnë gjërat, le të fillojnë nga puna, askush nuk i pengon. Të tjerat janë fjalë në erë....

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        Per mendimin tim pasuesi i perbindeshit te vucifolit duhet te jete Klevis krrici i faros me kollaro, me dy gishtat lart hipur mbi furgonin e policise duke bere garipin para shpellareve te Shqupit. Me kete strateg foltorja do shkoje nga fitorja ne fitore. Kurse departamentin e revolucionit leninist duhet ta drejtoje neonazisti Aleksander Biberaj, Departamentin e sigurise Sali Lusha me diagac.Departamentin e maredhenjeve me publikun Ina Zhaba qe kur flet duket sikur te kafshon ne bythe, Departamentin e ekonomise qurramani me bilbil ne goje Plaku i pjerdhur Spaho, kurse departamentin e gruas Vokshi gerdalla.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flutura

          Mero je psikanalisti me i mire i Berishes dhe i pa konkurueshem!????

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kryetar i pa ndere

            Kryetar nderi nje njeri pa nder kjo eshte deviza e frikacakve Po c'flisni o te mare kryetar nderi vendoset nje njeri i nderuar jo nje non grata nje vrases ju e keni per nder qe nje vrases t'ju nderoje

            Përgjigjjuni
            1. M
              Murgu

              Shkodranët kanë një shprehje : "Rri Gjelosh në shtëpi,jo më ha bytha e nuk mund të rri". Megjithmënd e kanë ata se Berisha ikën nga politika sa të jetë gjallë !?

              Përgjigjjuni
              1. © KËNDVËSHTRIM TJETËR ©

                Kërkon t'a dënosh për të mbetur rrugëve duke thirrur vazhdimisht " më vodhi votat" Edi Rama. Mbrapa t'a shoqëroj shpura e servilëve. Do që të katandiset kaposhi në një thelë. Rama e ka "vjedhur" në gjithë Shqipërinë, por ky do i paraqes "faktet", një herë tjetër. Në fakt shpura e servilëve besnik po i zvogëlohet dita ditës,po tretet dalngadalë "Presidenti" i nderit,prijësi legjendar.

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Jugu

                  Me sa duket eshte cmendur Mero qe i sherben nje here Berishes dhe pastaj Rames. Tani na ka dale dhe perkrahes i Vucicit. I dhimbset me shume Serbia se Kosova. Se keshtu do padroni i radhes. Duan ti falin pjese te Kosoves te Vucici me iden se ai do kenaqet, por jo, Servia pastaj do e rrezoj Vucicin dhe "Vucici" radhes do i leroj nenen Rames e Meros, dhe do kerkoj gjithe Kosoven si pjes to republikes Serbe. Prandaj nuk duhen perkrahur Rama dhe Mero ne kete aventure.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    T

                    Mero ai po vdiq sala dmth do vdesi vetem nga marazi qe spo te eleminon ty aq i qut je sa ska bravo do ti plasi shpirti derrit plak vetem nga ty .

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      MEMEDHETARI

                      T'i thuash Saliut "Kryetar nderi" eshte njelloj si t'u drejtohesh kurvave: "Te nderuara kurva!",ose hajduteve:"Te respektuar hajdute!"dhe neper mure te shkruash kudo: "Lavdi Felliqesirave!"...

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        astrit

                        Une mendoj se Berisha i ben mire kesaj fare opozite qe te rrija sa te jete gjalle ne krye te sofres. Pse te iki mire eshte, kur ka debila e pisa qe besojne se me Berishen fitohet pushtet e para!

                        Përgjigjjuni
                        1. U
                          UNE

                          Sikur dhe me nje deputet ne parlamemt, Vicidoli eshte i lumtur dhe i fituar. Me vjen per t'u dhjere se qeshuri kur disa debile gazetate e pyesin neper studio: doktor, nuk e kupton se duhet te largohesh , sepse me ty Rama mbetet perhere ne pushtet?

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje