Partia Demokratike, duket se po vuan krizën e thellë të identitetit të saj politik, që është mungesa e betejës e lidershipit të saj. Një pjesë e grupit parlamentar është mbledhur sot dhe kanë rënë dakord që zgjedhjet për kryetar të partisë të shtyhen dhe partia ekzistuese të drejtohet nga dyshja Tabaku- Bardhi.
Nesër do të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike, e cila me ligj përcakton dhe procedurat e zgjedhjeve në parti dhe natyrisht mund të marrë vendim të kundërt me këta që janë deputetë.
Ka dhe një palë të tretë brenda atyre që e shikojnë me bezdi gjithë këtë gjoja betejë procedurale.
Alibia e gjithë “marifeteve” brenda PD është nevoja për bashkim, e cila në fakt nuk ka asnjë kuptim, pasi PD ekziston se ka një proces ndarje me Berishën. Po të mos ekzistonte nevoja për t’u ndarë nga Berisha, nuk do ekzistonte as ky problem. Nevoja për bashkim, do të lindë atëherë kur Berisha të largohet dhe demokratët të bashkohen. Në këto kushte PD ka nevojë të forcojë identitetin e saj në raport me Berishën.
Kjo krizë nuk nisi tani, pas zgjedhjeve. Nisi para zgjedhjeve dhe u shfaq në mënyrë të shëmtuar në mes të fushatës zgjedhore, sidomos në Tiranë. Gjithë lidershipi i Partisë Demokratike zyrtare u angazhua për të mos bërë fushatë elektorale, dhe gati e braktisën kandidatin e Tiranës, Roland Bejko dhe kryetarin në detyrë Enkelejd Alibeaj, të cilët kishin një qëndrim të qartë kundër Berishës. Deri në fund burokratët e partisë bllokuan financimin e fushatës dhe nxirrnin pengesa për çdo veprimtari elektorale të tyre.
Ideja idiote që PD nuk duhet të kandidojë, se pastaj Berisha do t’i akuzojë se humbën prej saj, ishte dhe ideja më vrastare. Falë kësaj idiotësie Partia Demokratike u fut në det dhe nuk u lejua të notonte, se mos lagte Sali Berishën, i cili përsëri nuk doli dot pa lagur. Doli i mbytur.
Tani kur zgjedhjet mbaruan, mbartësit e kësaj ideje, që kryesisht identifikohen me dyshen Bardhi- Tabaku, mendohej se do t’i kërkonin llogari Sali Berishës, meqë ai përsëri humbi thellë, edhe pse ata nuk bënë fushatë. Ky ishte argumenti që jepnin nën zë ndërsa pengonin fushatën e Roland Bejkos.
Tani këta në vend t’i kërkojnë llogari Berishës që çoi dëm votat e demokratëve dhe prodhoi përçarje, vazhdojnë të konsiderojnë problem ata që janë kundër Berishës në PD, dhe nxisin retorikën e bashkimit me Berishën.
Thelbi i kësaj krize është se PD ka rënë në duar burokratësh, që nuk bëjnë dot beteja, që kur vijnë zgjedhjet ikin dhe rrinë në shtëpi dhe pas zgjedhjeve kërkojnë të nisin beteja pa kundërshtarë.
Kjo është krizë e një lidershipi që u ikën betejave dhe rrojnë me kulisa. Nuk kam gjë kundër tyre, pasi ashtu e kanë ndërtuar jetën, por nuk bëjnë dot as politikë dhe mbi të gjitha, nuk krijojnë dot besim tek askush.
I vetmi identitet politik i PD është grupi i njerëzve që kandiduan, dhe ata që i mbështetën ata. I vetmi motiv pse mund të qëndrojë ende PD si formacion politik është të mbajë të bashkuar frymën kundër Berishës, derisa Berisha të largohet nga politika.
I vetmi mekanizëm presioni që mund të ushtrohet mbi Sali Berishën është anti-berishizmi i dëshmuar në opozitë me rreth 100 mijë vota në kuti votimi dhe 250 mijë të tjerë që e refuzuan ta votojnë. Nëse bie ky mekanizëm presioni mbi Berishën, atëherë Berisha nuk ikën kurrë, humbja nuk ikën kurrë dhe bashkimi me Berishën është vetëm bashkim me humbjen.
PD nuk është më parti fituese. PD zyrtare ka vetëm një mision të përkohshëm në procesin afatgjatë të ristrukturimit të opozitës, të qëndrojë si mekanizëm procesioni kundër Berishës, që çdo demokrati t’i mbushet mendja se pa larguar Berishën nuk ka fillim të ri.
Nëse nuk e kryen këtë funksion, nuk vlen për asgjë. Është mirë të ikin në shtëpi. Berisha nuk ka nevojë për ta, se për të humbur ka edhe me ata. Nuk ua di as për nder që bëjnë sikur duan të bashkohen. Ai ua ka marrë me luftë shumicën, madje me hu në dorë, dhe nuk mallëngjehet nga përulja e tyre. Atë që nuk e bëjnë dot ata e bën vetë shoqëria. E çon Berishën në shtëpi sa herë të ketë zgjedhje. Këta le të presin të bëjnë analiza pas zgjedhjeve.
Nuk ka lidhje sigla PD partite gjate rruges ndryshojne programme sigle ide . Psh .Les républicains LR ka qene UMP dhe UMP ka qene UDR dhe UDR ka qene PCD Nuk e kuptoje kete histori vula jote vula ime zgjedhjet nuk fitohen me vula e sigla por me ide e programmé te.treja pjeset e ish PD nuk kane as elektorat e as ide vetem shpifin shpifin po shpifin ne nje menyre teper banale jane te pa besueshem dhe ridicule Kur Berrisha pretendon qe ka shumicen pse nuk ngre nje parti te re ? Kur Basha pretendon qe ka shumicen pse nuk ngre nje parti te re ? Kur grupim i trete pretendone qe jane shumica perse nuk ngrejne nje parti te re dhe te tre bejne nje coalition pse jane fokusuar te vula ? Nuk fitohet me Berrishen Bashen Noken Mond Bilbili me Preshin e Lushnjes dhe Vokshin me Gjelin e detit te Peqinit dhe Babalen jane jo te konsumuar por te banalizuar nuk behet opozite me kenget e ster -degjuara na vodhen zgjedhjet gjithcka qe pozita bene eshte e keqe qytetari shikone vlereson nuk ka bevoje te degjoje Flamurin pa shkop njerzit jane te shkolluar dhe ndoshta me shume se ata qe jane te zgjedhur .
Ndersa PS-ja u gri duke bere beteja te papare loooooooooooooooooooooooooooooooooooool Hajde artikuj karaghjoze hajde
Gjarpri po s'ndroje lekur vdes, PD ka kohe qe eshte e vdekur se nuk e nderon dot lekuren e Saliut.
Raimond po sigurisht mo që bën beteja PS-ja. Ka që në 2013 që vetëm ju mund juve. Dmth 6 herë rrjesht dhe pritet edhe e shtata. Hahahshahahahaha sa toç që je mor burrë.
Fleks alias Rajmondi...Akoma nuk mësove të shkruash,gjithmonë broçkulla do shkruash.Ca kohë sikur fillove,mos i shkruante djali në emri tënd. Mesfushori tënd Bërisha s'ka këllqe të mbajë ekipin në kategori dhe shumë shpejt do ta shohim në kategorinë e tretë bashkë me ekipin e Met- spiunit.
O Mero,kot e ke që përpiqesh të bësh diferencën mes një bajge të ndarë në 2 pjesë! Ajo ka mbetur e tëra një parti fantazmë Berishiste. Anti Berishistët kanë ikur përpara se kaposh banda Berisha të shpallej non grata!
Mero e beri hero Sali Berishen ne 90 duke dhene dite e nate intervista tek zeri i amerikes kunder sistemit bashke me shoket e tije pardesybardhe me Gramoz, Frrok,Aleksander,e shume e shume te tjere dhe Harruan se vendosen nje dictator akoma mete te fuqishem se ai I pari ju na moret ne qare Mero vetem ju pardesy bardhet.
Ata jane te gjithe pa perjashtim kylishet e rrahur te Berishes.
Gazetarë të mjerë: akoma nuk e kuptoni se PD-ja, që në themel, ishte, është dhe do mbetet një njësi paramilitare, jo njësi politike dhe kurrë demokratike? PD u krijua me urdhër nga lart, pikërisht për ta vrarë demokracinë natyrale të Shqipërisë. Vrau popullin shqiptar me armët e ushtrisë më 1997. Vrau popullin shqiptar me armët e Gardës më 21 Janar 2011. Vrau parlamentarizmin sepse parti dogji mandatet e deputetit mu në mes të legjislaturës. Parti që ka mbyllur ciklin vrasës dhe, si e tillë, jo vetëm nuk bëhet më, por duhet t’i kalojë gjyqit: Për 1997 dhe 2011 duhet t’i kalojë Gjyqit të Hagës për Genocid Kundër Njerëzimit, ndërsa për djegien e mandateve si parti duhet të shpallet “Non Grata” nga Partitë Popullore të Europës.
Populli hajdut shqiptar mban mbi krye partine komuniste qe e vrau dhe e preu per 50 vjet e ty nuk te pelqeka partia demokratike...po do jesh ndonje hajdut barkthare bir enveri qe tani je bere barkderr
PD e Vulosur nga Pushteti beri ate qe i detyrohej Pushtetit qe i dha Vulen e qe i kerkonte e i kerkon perdite Mero Baze - Opozite me Berishen! Dhe arriti te sajonte vetem 16 kandidate per kryetar Bashkie nga 61 gjithsej. Nuk arriti te fitoje asnje. Ne Tirane doli e 5-te pas Arlind Qorrit. Por Mero e justifikon kete disfate te plote sepse nuk eshte larguar fare nga politika Berisha. Sepse Mero si zedhenes i deshirave te Pushtetit ate i kerkon PD "ZYRTARE" - Vetem opozitarizem ndaj Berishes, packa se del edhe e 5-te, 6-te a 10-te ne zgjedhje. Sepse kjo PD "zyrtare" ate Vule ne qafe nga ky Pushtet e ka edhe per nje arsye tjeter - qe te mos i beje Opozite! Prandaj dhe kjo PD "zyrtare" ka vdekur politikisht e nuk i bo derman fare Serumi qe kerkon ti jape Merobazeria e by...Pushtetit.
opozitat e sajuara janë të dështuara...nick namen e ke të goditur,po analizën përtokë. E gjitha opozita është e sajuar ,si e Berishës,si e Metës ,si ajo që ka vulën dhe gjithë lamashët që mundohen të lëpijnë ndonjë kockë.Si Noka ,Dulja ,Idrizi,Mediu,Duka etj. Me këtë opozitë të sajuar Rama do qeverisë më shumë se Enveri dhe gjejnë justifikime se na vodhi votat.Nuk ka nevoj Rama të vjedh se 250 000 votus të opozitës e bojkotuan. Po kjo është në dëm të shqiptarëve,se një qeveri pa opozitë fle mbi gjethet e dafinës.
Ehhh mor Sali.... PDja tani përfundoi te këmbët e Meros. Qeveria juaj dikur cfarë nuk I bëri Meros. Ja, shikoni rezultatin tan. Do Merua të bëj gol, I fut një shkelm PDsë dhe kemi gol.