Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama anuloi sot udhëtimin me ekipin e tij të qeverisë për në Gjakovë, ku pritej të mbahej mbledhja e përbashkët e dy qeverive, pas hezitimeve të Albin Kurtit për të konfirmuar një qëndrim të përbashkët me Shqipërinë dhe për të shmangur një debat real me kryeministrin Edi Rama rreth përpjekjeve të Shqipërisë për t’i dhënë konfliktit në Veri të Kosovës një zgjidhje në bashkëpunim me partnerët perëndimorë, Bashkimin Evropian dhe SHBA.
Vendimi i Edi Ramës pason dy javë të vështira në raportet mes tij dhe kryeministrit Albin Kurti, për shkak të qasjes së ndryshme që ka Shqipëria dhe kryeministri Kurti për zgjidhjen e konfliktit. Shqipëria është në një gjatësi vale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian dhe ka propozuar po ashtu një draft për statusin e shoqatës së komunave me shumicë serbe në Veri, ndërsa Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq e kanë refuzuar atë.
Përkundër propagandës së Albin Kurtit dhe trushpëlarve, e vërteta në dritë të diellit është se në këtë konflikt, aleati më i mirë i Aleksandër Vuçiq është Albin Kurti, kurse Shqipëria është në një linjë me SHBA dhe Bashkimin Evropian, siç e ka detyrë të jetë. Shqipëria nuk e mbron dot Kosovën pa ndihmën e Perëndimit dhe akoma më keq, nuk ka pse e mbron Albin Kurtin në rrugën e marrëzisë kundër Perëndimit.
Përtej etikës së përdorur nga Edi Rama në konferencën për shtyp, mbledhja e përbashkët e dy qeverive duhej të anulohej. I vetmi takim që ka kuptim është takimi mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit për të provuar nëse mund të bien dakord për rolin e Shqipërisë në këtë konflikt. Nëse Albin Kurti nuk e duron dot në një takim vetëm për vetëm Edi Ramën, nuk ka pse krekoset në një mbledhje formale me një qeveri që e konsideron armike.
Ashtu si pesë vendet e Quint-it refuzuan pjesëmarrjen në festimet zyrtare të Kosovës për këtë shkak, edhe Shqipëria nuk duhet të ketë komplekse t’i tregojë qeverisë së Kosovës se ajo e shikon sigurinë kombëtare të shqiptarëve në gjithë rajonin, vetëm si pjesë e një aleance të gjerë me Perëndimin.
Prej vitit 1992 Shqipëria e ka në dokumentin e saj themelor të strategjisë së sigurisë kombëtare se kombi shqiptar e mbështet sigurinë e tij në aleancën me NATO dhe në të qenit një vend demokratik.
Nisur nga ky përcaktim, Shqipëria e ka për detyrë t’i diktojë Kosovës kursin pro-perëndimor, si e vetmja rrugë për ekzistencën e saj dhe zhvillimin si një shtet i qytetareve të lirë. E ashtuquajtura Republikë Demokratike e Albin Kurtit, nuk do të jetë as Republikë dhe as demokratike pa mbrojtjen e Perëndimit. Ajo qysh tani po copëtohet në Veri, i cili po kalon pak nga pak nën kontrollin e plotë të NATO, për shkak të akteve të panevojshme të njëanshme të Albin Kurtit, kundër rekomandimeve ndërkombëtare.
Në këto kushte mbledhja e përbashkët e dy qeverive, nuk i shërben asgjëje, përveçse i jep oksigjen Albin Kurtit të kapardiset si gjeli majë plehut kundër Perëndimit në një tryezë zbuluar me flamuj kombëtar shqiptarë.
Dy qeveri që nuk ndajnë qëndrime të përbashkëta për gjëra themelore, nuk ka pse takohen në mënyrë ceremoniale. Sa për letra e dosje, ato funksionojnë në rrugë shtetërore nëse duan të funksionojnë, dhe pa mbledhje triumfale. Ceremonitë e përbashkëta bëhen për të dëshmuar që ndajnë vizon të përbashkët dhe jo për të mbuluar krizën reale mes dy vizioneve.
Në Gjakovë nuk shkohet për suxhuk. Ato mund t’i blejmë dhe t’i hamë dhe në Tiranë. Në Gjakovë mund të shkohet vetëm për të dëshmuar që Shqipëria dhe Kosova janë bashkë për një të ardhme perëndimore për Kosovën dhe Shqipërinë. Në fakt nuk janë bashkë dhe nuk kanë pse shtiren.
Kriza nuk është mes Shqipërisë dhe Kosovës, por mes Albin Kurtit dhe qëndrimit të Shqipërisë dhe Perëndimit. Dhe para se të përplasin brirët Shqipëria me Kosovën, duhet që Albin Kurti të pranojë të ballafaqohet sy më sy me kryeministrin Edi Rama, i cili ka detyrë t’i përçojë Albin Kurtit ultimatumin e vendeve të Perëndimit, ku është anëtar i NATO dhe kandidate e BE. Dhe ai refuzon pasi nuk dëgjon dot atë që nuk do.
Prej sot mbasdite, pas takimit të Lajçak me Borellin dhe në koordinim me palën amerikane, do të fillojë aplikimi i masave ndaj Serbisë dhe Kosovës për depërshkallëzimin e situatës. SHBA, siç tha dhe senatori Chris Murphy, një nga përkrahësit e mëdhenj të Kosovës, është ndjerë e rrezikuar se mund t’i vriteshin ushtarë amerikanë nga aktet e kryeministrit të Kosovës dhe nuk mund ta tolerojë më atë situatë. Bashkimi Evropian po ashtu.
Shqipëria është pjesë e NATO dhe kandidate për në BE, dhe e ka për detyrë t’i ofrojë Kosovës mbështetjen e saj të plotë vetëm si një shtet që bashkëpunon me Perëndimin. Çdo akt tjetër e bën Kosovën, ose Palestinë, ose Qipro. Dhe kjo për shkak të Albin Kurtit.
IDJOTIN NUK E QASNIN NE FSHAT ,AI KERKONTE PER GRUA VAJZEN E PRIFTIT! Albin-'Kaini' si kreu i VV-VllaVrasjes-VV-VetVrasjes-VV-VetVarrosjes dhe tere Osmanet jo vetem qe kane qene pjese e regjise se Serbise ket0 30 vjet dhe 'pararoje' grupzjarri e divizionit 'Hajdari' te SS-Serb Salise,Neronit zjarrvenes te ish Shqiperise....por kjo NUK do te thote fare po fare fare qe sot per bsot e KEQJA e madhe e 'kombit'shqiptar jane 'TreMOSKEDHJERET'-SALI-EDVIN-LIKE FLORI qe jo vetem na kane lene 30 vjet pa shtet po jane kembe e koke agjente te UDB-KGB-Krushkes Serbi e Majkes RUSI! SHBA-te mund te kene te 'drejten' e IMPONIMIT ndaj 'QIverrise' kujslinge te Kosoves qe nuk perfaqeson shumicen por kjo mender QIverri sKipetare kujslinge koloboracioniste ne kete vend pa shtet me ne krye nje integralist neofashist -BOJAXHI nuk ka asnje te drejte te hape gojen per KOSOVEN!
Turp t ju vije Argate te Serbise
E di si është puna? Kjo puna e turpit mund të egzistojë, dhe është ndjenjë që njerëzit e përjetojnë... por mund të jetë edhe që ty të të gënjejë mendja, që beson se mundesh të tregosh ku është e drejta. Të shkon në mendje ndonjëherë që argati (pa vetëdije) mund të jesh ti? Unë psh jam i gatshëm të pranoj që të tjerët janë të lirë të bëjnë gomarllëqe, por meqënëse e respektoj gomarin, nuk domethënë që duhet të bëj edhe unë gomarin.
Albini do ta beje Kosoven si Kurdistani.Nje pjese e shqiptareve te Kosoves do kalojne perseri nen Serbi,nje pjese nen Maqedoni e nje pjese nen Mal te Zi.
Bravo Rama qe ka vizion dhe strategji per te evituar nje katastrofe jo vetem politike por edhe EKONOMIKE per shqiptaret ne rajon. Idiotet e dobishem nuk kuptojne qe ekonomia eshte besim dhe nese besimi bie ekonomia vuan. Imazhi i nje vendi ka rendesi dhe ka pasoja katastrofike. Nje izolim i Albinit si Saliu pas ngjarjeve te 21 Janarit i kushtoi Shqiperise gati 10 vjet dhe vetem sot mund te thuhet qe eshte tejkaluar por u desh shume pune e mundime. Eshte shume per te ardhur keq per kete vendim por Rama nuk mund te ndjek marrezite e Albinit apo me keq te fus edhe Shqiperine ne marrezit e tij. Te gjithe politikanet shqiptaret ne rajon si Maqedoni, Mal i zi apo ne Lugine jane shprehur hapur kunder Albinit dhe nuk duan prishje me Ameriken dhe Evropen. Te vetmit qe jane ne dakord me Albinit jane armiqte e shqiptareve si Serbia dhe Rusia. Kaq mjafton per te kuptu.
Korrekt.
Nuk ka pse të shtiret Edi Rama, bën detyrën e shtetit që nuk ka kthim prapa. Turp për kryeministrin e Kosovës që i ka hyp vetja në qejf, e mori pushtetin nga duart e të tjerëve të cilët i burgosi, nga gjaku i të tjerëve, dhe tani mburret se ai është heroi. Pabesia e tij u duk qëkur erdhi në Shqipëri e votoi për Berishën, krijoi forcën e VV-së në Shqipëri se pretendon kryeministrin, dhe tani po del qartë se ky njeri megaloman, nuk i do të mirën Kosovës, por do pushtet. Ta marrësh pushtetin është e lehtë, por ta mbash është e vështirë! Vazhdo Edi Rama, mos dëgjo trushplarët e Albinit. Vetëm një Shqipëri e fortë, mund të ndihmojë shqiptarët jashtë kufijve, në kemi mbijetuar edhe pa Kosovën, Kosova nuk jeton dot pa Shqipërinë… kjo është e vërteta absolute dhe s’ka tjetër.
Na cudite me kete "linjen" e perbashket te Rames me SHBA dhe BE!!! Perse nuk eshte ne nje linje edhe per axhenden e puneve ketu ne Shqiperi?! Perse 500 mije pensioniste jane lene ne kushte mizerje? Po studentet? Po bujqesia, ne meshire te Zotit?! Ka gjetur sebep Rama te terheqe vemendjen,kete gje ka bere dhe po ben qe 10 vjet ne pushtet!...
Ti kuptohesh qe je komentues me pagese. Borderoja ne serbi. Njerezit e kuptoj e nonsensin tuaj. Vetem paraja e justifikon.
Po Sali Po, gri...!
O Fredo..pa na thuaj njëherë se cila është axhenda e SHBA-së për pensionet ,për studentët ,për bujqësinë. Bën amerikanët ndonjë draft fhe nuk e votoj Rama ?Se di dalim te thëniet e Pal Vatës: Unë e Amerika nuk dim gjë ,në e ka bëtë Rama me kokë të tij.
Katundaria e Kosoves e meriton Albin Kurtin,qenka e thene qe izolimin 45 vjeqar te Shqiperise nga Enver Hoxha,ta provoj dhe Kosava nga Kurti.
Albini se bashku me idiotet e tij sapo e kthyhen Kosoven 20 vjet mbrasht me sanksionet qe po vendos BE me Ameriken. Idiote! Po te isha ne vend te Rames do i shaja me fjalorin me te ndyre te shqipes. Cfare mendoni o idoter se Evropa dhe Amerika do ti heq sanksionet lehte? Kujtoni se kane kohe ata te merren me shqiptaret nderkohe qe Rusi po sjell tanket ne Ukraine? Do tu qi nenen para e mbrapa dhe do qani para portave qe nuk hapen te Brukselit dhe Washingtonit. Nje katastrofe!
Llapa ne aksion! Dmth nese Nato,Amerika apo BE nuk nderhyjne ne Kosove nese ndodh nje tragjedi ateher as shteti Shqiptar sipas rradakes tende te pjerdhur nuk duhet te nderhyje. Tipik skllav bythelepirs pakurrizor! Para 1992 mos valle e kishe Naton, BE apo Ameriken ? Uuuuu ju q..iiifsha gjakun e prisht. Kroacia eshte anetare e BE dhe e NATO-s por i del ne mbrojtje Kosoves.
O gjeni, Kosoves i bien breket rruges, jo me ti dale zot vendit Ndersa ti me Qelbin Kurtin u bete te forte: ku ishit ju kur uck vritej? Ju jeni hijena e serbeve ne gji te Kosoves. Une nuk besoj qe e keni te gjate, sado qe setbi dhe saliqeni kane investuat tek ju.
Kroacia i del ne mbrojtje Kosoves ?! hahahhah
Albin firmos e shko bej lek me tendera e siguro 3 breza...jepi dhe ca toka te tjera e rri si zoteri....firmos Albin...kts tanet kshu do benin...as non grata ohohooo
Tamam e ke thene. Keta gjithcka kane dhene e po japin e mire bejne. Cdo gje eshte interes i paskrupullt
Populli i Kosoves meriton kryeministrin qe ka.Kryeministri i Kosoves qe ka per ka per keshilltare nje narcisist jugosllav dhe nje islamist radikal si h.feraj nuk mund te kete nje qasje pro perendimit, SHBA apo Shqiperise.Pertej kryeministrit mitoman te Kosoves, eshte tragjike shkalla e mosmirenjohjes qe kosovaret kane ndaj cliruesve te tyre, SHBA.Nuk behet fjale per perulje por thjesht mirenjohje te dinjitetshme.U humb rasti qe paqen mes shqiptareve dhe serbeve ta benin luftetaret e lirise si Thaci, kosovaristet si migjen kelmendi dhe nexhmedin spahiu po pergatisin terrenin per kthimin e plote te serbise ne Kosove, mjaft te mos degjohet emri Shqiperi dhe shqiptare ne Kosove..Plani i Thacit ishte plani me paqesor dhe realist.Serbet e Kosoves as jane as kurr do te jene shtesas luajal te Kosoves, as ne endren me te bukur te matosh kosovaristit…Vetem bashkimi i Lugines dhe Kosoves me Rep e Shqiperise eshte opsioni i vetem.Endrrat me republika si kjo e matoshit prodhojne mitomane provincash si kurti i cili nuk ka me legjimitet moral te perfaqesoje Shqiptaret e Kosoves.
Shkrim i bezdisshem i perseritshem anti Kurt e pro Edi Rames. Lajkat ndaj kryeministrit Rama i kalojne caqet e e servilizmit dhe lajkatimit. Njerez pevers!
Jane hedh ne sulm minjte e Saliut dhe Metes per te mbrojt Albinin nga Evropa e Amerika. Mire beni se Rames vetem votat i shtohen dhe shkodranet, tropojanet dhe kuksianet paskan pat te drejte qe nuk ju votuan. Rama ka te drejte dhe po sulmohet se po tregon realitetin ku ndodhet Kosova sot. Nje vend i izoluar dhe me nje kryeminister qe nuk do mund te takoj askend me ne Evrope e Amerike.
Bin Laden Kurti po na del si nje Enveruc i Vockel .Po i tregon Grushtin SHBA-ve dhe BE. Serbet nuk gjejne dot ma te mire per çeshtjen e tyre se Bin Laden Kurtin. Nje njeri i Keq dhe Don Kishot per Shqiptaret
Edi Rama ne mbledhje te perbashket qeverie me Albin Kurtin?? Mos, kjo do ishte vertet e trishte e do ti krijonte peshtjellim rilindjoteve aq te perkushtuar perdite ne mallkime kunder Albinit neper rrjetet sociale..., PRANDAJ, duhet retushuar ca axhenda : Edi Rama ne Beograd per mbledhje te perbashket te qeverive me vellamin e tij te Open Ballkan Sander Vuckon - ja kjo do ja sillte ne vend midene e do ti ngopte rilindjotet e uritur...
Mos qofsha i gabuar, por edhe K/Ministri i Izraelit (Netanjahu) sikur tentoi të anashkalonte USA, të bënte të fortin, sovranistin, por i thirri shumë shpejt mendjes dhe e “mblodhi bletën”. Uroj të njejtën gjë edhe për Albinin. Shpresoj të mos jetë vonë.
Netanyahu u kthye prape o mik. Eshte kryeminister.
Plaku Mero, qirjes ne brime te bithes nuk do i ikesh dot. Shtrengoje sumen fort.
Mero eshte i sakte si Navigator, se vertet ne Kosove nuk shkohet per Suxhuk...ne Beograd PO!
Mero-on dhe Edin i bashkon idea per Serbi te madhe dhe krim ndaj SHqiperise dhe gjithcka Shqipetare
Përkundër propagandës së Albin Kurtit dhe trushpëlarve, e vërteta në dritë të diellit është se në këtë konflikt, aleati më i mirë i Aleksandër Vuçiq është Albin Kurti...Me fal Z. Mero por kete shprehje e ke te kopjuar nga senatori amerikan.Kur nje senator apo qofte edhe nje person tjeter i Amerikes me detyre te "deleguarit" kur shprehen kane informacione te plota dhe nuk flasin kot. Sentori me kete shprehje qe perseritet edhe nga ju, flet per popullin ne pergjithesi dhe ne kete rast flet per popullin shqiptar. Ai mendon se populli shqiptar eshte aq iniligjent qe te kuptoje se Kurti eshte spiun i serbit dhe ne kuader te acarimeve te perendimit me Rusine, ben politiken e Rusit, per te hapur nje "front" tjeter ne Ballkan. Senatori, nga ana tjeter, flet edhe per spiunin Kurti dhe i thote atij se ne ta dime "historine". Kurti ne kete rast i ndodhur midis dy zjarreve ka bere zgjedhje te gabuar. Kurti nuk eshte nje idjot, por shume i kompleksuar dhe midis paralajmerimit amerikan dhe detyres nga UDBA, ka zgjedhur rrugen e manipulimit. Per te eshte me e lehte te "luftoje" demokracine amerikane dhe evropiane se sa te mos zbatoje urdhrat nga padrinot. Une nga an tjeter mendoj se Kurti ka pasur nje zgjidhje te trete. Ai kur e pa qe po kercenohej nga Amerika se do i nxirrnin dokumentat qe eshte spiun dhe urdherin nga UDBA per te "luftuar" ameriken ne aleance me Putinin dhe Vuciqin, kish mundesi te kerkonte ndihme ne Amerike. Ai shume bukur mund te jepte doreheqje nga punet publike dhe te kerkonte azil po;litik ne perendim. Fakti qe ai nuk e beri kete, apo nuk po e ben, flet qe Albini eshte nje "psikopat" qe nuk ha llogjike.