Përse Berisha dhe Meta janë mbështetësit më të mëdhenj të Albin Kurtit? 

11 Qershor 2023, 18:50Editorial Mero Baze

Pak më shumë se dhjetë vite më parë, ndërsa kisha një emision ditor televiziv, kisha të ftuar Albin Kurtin. Para emisionit ndërsa u takuam e pyeta për kuriozitet, përse e kishte mbështetur një marrëzi të Berishës rreth sloganit “një komb, një pasaportë”, dhe disa teza izolacioniste të tij rreth “albanofibisë” në Evropë, që Berisha i bënte sa herë ndodhej në krizë me perëndimin. Mos gaboj, Kurti e kishte mbështetur Berishën për këtë në një intervistë me Rudina Xhungën. 
-Kam taktizuar, tha. Unë nuk e dua Berishën, dhe kur të huajt e shikojnë që e mbështes dhe unë, e luftojnë dhe më shumë, pasi mua nuk më duan të huajt. 
Ishte një detaj që tregonte shumë për metodat ilegale të luftës së tij politike dhe pandershmërinë në qëndrimet publike. 
Tani po shikoj Sali Berishën dhe Ilir Metën që po mbështesin Albin Kurtin dhe kam në majë të gjuhës të njëjtën pyetje për ta, por nuk kam ku t'i gjej. Edhe pse nuk janë aq të sinqertë sa Albini që të ma japin atë shpjegim, besoj se është pak a shumë ashtu. 
Mbështetja që Sali Berisha dhe Ilir Meta po i japin akteve dhe qëndrimeve antiperëndimore të qeverisë së Albin Kurtit, nuk kanë të bëjnë me ndonjë aleancë ideologjike mes tyre, por me përpjekjen e dy udhëheqësve antiperëndimorë në opozitë në Shqipëri, për të eksperimentuar se si mund të funksionojë një qeveri antperëndimrore në botën shqiptare. 
Albin Kurti për ta është antiperëndimori në pushtet, çka është në të vërtet makthi i tyre. Gjithë problemin që ata kanë në debatin politik në Shqipëri, është se nuk vijnë në pushtet dot se kanë kundër SHBA dhe Bashkimin Evropian. 
Në këtë rast Albin Kurti është shpëtimi i tyre, është modeli i suksesit, pasi është një antiperëndimor në pushtet. Dhe jo vetëm që është argument që edhe një antiamerikan fjala vjen mund të vij në pushtet në tokat shqiptare, por dhe mund ti shpallë luftë SHBA dhe duke qenë në pushtet. 
Është kjo arsyeja që Berisha dhe Meta janë angazhuar tërësisht në krah të marrëzisë së Albin Kurtit, duke e konsideruar atë patriotizëm të vërtetë, dhe duke sulmuar qeverinë e Shqipërisë pse është në një vijë me qëndrimin e SHBA dhe BE kundër Kurtit. 
Në fakt Edi Rama, por sidomos socialistët shqiptarë kanë pasur një adhurim për Kurtin dhe lëvizjen e tij majtiste, pasi është në origjinë të partisë së tyre.  
E di sa e vështirë ka qenë t'ua kritikoje Kurtin vite më parë dhe sa reagime negative kishte brenda tyre.  
Demokratët e Berishës nuk e kanë dashur kurrë. Berisha jo e jo. E ka përdorur atë dhe Demaçin vetëm në disa momente që i janë dashur kundër Rugovës. 
Dashuria e tanishme e tyre, nuk ka lidhje me ndonjë qasje ideologjike, apo aq më keq patriotike. E gjithë vëmendja dhe dashuria e Sali Berishës dhe Ilir Metës ndaj Albin Kurtit, është se ata shikojnë tek ai rezistencën kundër SHBA, shpresën e fundit për të ardhmen e tyre në politikë.  
Dhe mbështetësit më të zjarrt të Albinit në Shqipëri e çmojnë pikërisht për këtë, për t'i dhënë perspektivë një force antiamerikane dhe antiperëndimore në Shqipëri si model suksesi.  
Kjo është e vetmja arsye për të cilën ata janë rreshtuar pro Albin Kurtit kundër Perëndimit. Dhe më kujtohet gjithnjë ai momenti kur Albini më pat shpjeguar pse e mbështeste Berishën. 
 

33 Komente

  1. N
    Neutrino

    Mero.Rama nuk ka qenë asnjëherë i majtë. Anarkist po. Ju prish ëndrra në PD dhe ju fut PS-së. Edhe PS-ja nuk ka më asgjë të majtë.

    Përgjigjjuni
    1. m
      mirel

      Fiks fare...

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pa vlere

        Sa gjate i bie dhe ti o Mero Baze. E shpjegon gjere e gjate, por eshte nje arsye e thjeshte; Te tre ata, Salih Berisha Ilir Metaj Albin Kurti, jane agjente ne sherbim te Serbise. . Ata mund te jene edhe agjente te dyfishte apo trefishte, por qe jane ne sherbim te Serbise kjo nuk ka dyshim. Te gjitha sherbimet e atyre jane kaq evidente, vetem nqs ju kerkoni qe atyre ti dalin briret qe ta pranoni qe jane agjente. Antishqiptare te betuar!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shiptar,

          Ajo eshte, .se dalja e Akbin Kurtit nga burgjet e serbise po Ben dyshimet ne keto dite.. Albin Kurti nuk u pajtua kurre me SHBAne, Ajo qe thote ky, ai personi qe Keta te tre mundet te jene dhe agjenta te dyfishte ose dhe te trefishte.. Kush e nxorri Albin Kurtin nga burgjet e Serbise, franca, Russia apo ndonje tjeter ? Albin Kurti ka nje problem me SHBAne.. Per ke punon Albin Kurti? ...

          Përgjigjjuni
        2. S
          Santuco

          E ke gabim. Qente e vetmuar te lidhur me zinxhire nga shba dhe eu kane nevoje per shok. Kjo eshte arsyeja . Shembulli me i qarte eshte kur rama beri aleance me liken e mones direkt pas videos 7% . Ishte e neveritshme ndaj kur shikoni politikane shikojini si kurva Jo si njerez. Jane fundi i halese. Kjo fut ketu edhe Halete qe I mbrojne (gazetaret) per arsye perfitimi.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sebastia

            Sakte!

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mondi

              Ne politike nuk ka neveri kur nuk I ke numrat.Ben aleance dhe me llumin qe vovoting per te mos ia lene komplet pushtetin llumit ..I bie qe I neveritshmi je ti qe e voton.

              Përgjigjjuni
              1. I
                Idioti

                .mos I krahaso me kurvat se Jane ku e ku me fisnike (kenaqsi shesin) keta vetem fatkeqsi

                Përgjigjjuni
              2. f
                fuat

                Shum drejte por. plerat Berisha Meta e duan Kurtin edhe pse ky eshte kundra Rames.

                Përgjigjjuni
                1. s
                  saliu duhet te shpallet terrorist

                  Sali krimineli dhe ilirfloriri,nuk duan njeri tjetrin e jo te duan al bin ladenin,por ata nepermjet"dashurise" per kete fytyr vrerosur,kujtojne se do rrezojne edi ramen dhe do vijne ne pushtet te ruajne placken e vjedhur.Kete po bejne edhe duke e shtyre kete "patriot"qe ti bej bllokad edhe prodhimeve shqiptare duke i hapur rrugen prodhimeve serbe....

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Cika.

                    Bravo 'pa vlete'. Shojegim i sakte - te pakten albin kaka dhe saliqeni hane corben serbe. Iliri do flori, ku te dale. Ndersa ti o Mero, nuk merresh vesh pse i bie larg e per veprime qe i beshkon vetem antishqiptarizmi.

                    Përgjigjjuni
                    1. x
                      xheJ.eN.Bi

                      O Cika... pse thua të jetë kaq i mangët Merua që mos ta kuptojë ? Nuk do kalojë asnjë ditë dhe Berisha do ta paditë në gjyq dhe do t'i mari ca pare.Merua nuk ka si e fakton me dokumente se Saliu është agjent dhe i fituar do dali Dr.Adhamudhi.

                      Përgjigjjuni
                    2. S
                      Shqipe Presheva

                      Jemi mirë. Jemi liruar nga organet e policisë në Bujanoc. Filmat nuk do të mbahen deri me një kohë të pacaktuar. Viti 2023. Vendi Bujanoc. Ballkani Perëndimor. Policia dhe shërbimi në aksion. Qëllimi: Sulm ndaj kulturës, traditës e identitetit kombëtar Autorët gjysëm të njohur. I paqartë është motivi i angazhimit kaq të madhë i policisë në Bujanoc për të mar në bisedë informative dhe për të ndaluar premierën e dy filmave të aktorëve shqiptarë një ditë para se ata të shfaqen. Edhe më e paqartë është frika që ata kanë nga përmbajtja e filmave që as nuk i kanë parë. Parandaluan premierën për pretendimin rreth përmbajtjes në vend që të lejonin që përmbajtjen ta mësojnë nga premiera. "Heshtje vret" dhe "I pabesi" janë emrat e dy filmave të ndaluar. E emrat e tyre sikur na dërgojnë edhe porosi. Për të mos na vrarë heshtja duhet të flasim e veprojmë. Prandaj në cilësin e deputetit popullor do të i drejtohem institucioneve përgjegjëse për të kërkuar sqarime rreth këtij veprimi të shëmtuar dhe do të njoftojë të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare për veprimet që ushtrohen ngaj shqiptarëve të Luginës. Filmat do t'i shohim. Në premierën edhe më të madhe se sa do të ishte kjo e sodit. PS jau qifte nenen Albin Kurti.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Leo

                        Patriotizmi eshte foleja e fundit e maskarenjve thone

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          Cika.

                          Z. Mero, Postoji komentet e mia. Perndryshe duket sikur ti kopjon idete e mia dhe ben editoriale. Nuk eshte e ndershme.

                          Përgjigjjuni
                          1. x
                            xheJ.eN.Bi

                            Cika ..gjithë mëndje je,vetëm tru s'ke. Në atë orë që kishe bërë komentin e parë,ata që përdorin serverin bënin gjumin e parë Dhe në 23: 00 i kërkon llogari Meros se nuk të postojë komentin dhe me siguri e pe sot në mëngjes. Kaq tru ke sa të të kopjojë edhe Merua.

                            Përgjigjjuni
                          2. E
                            E ke qa!!

                            ????

                            Përgjigjjuni
                            1. C
                              Cubel Brezza

                              Nè mènyrèn mè tè sinqertè uroj qè dyshja B

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sara

                                Është ndryshe kur je në opozitë dhe ndryshe kur je në pushtet. Albin Kurti duhet të jetë me këmbë në tokë. Nuk mund të ushtrojnë funksione drejtuese kryetarët e komunave në Veri të Mitrovicës. Është budallallëk i madh që të vihet përballë aleatëve të Kosovës. Kujt i shërben me këtë mënyrë sjellje, armiqve të Kosovës por jo asaj. Me këtë lloj qeverisje tregon se Serbia është aleat i Perëndimit dhe jo Kosova që ata e cliruan dhe e formuan si shtet. Është megalomani, mungesë serioziteti nga qeveria e Kosovës. Pa sa për Berishën e Metën, ata kapen pas cdo fije kashte se kujtojnë se do shpëtojnë por po marrin me vete edhe Kurtin, duke e mbytur edhe atë.

                                Përgjigjjuni
                                1. U
                                  UNE

                                  Po populli pse ja jep voten nje antiperendimori? Sepse shqiptaret jane me afer majmunit se te tjeret. Kush gjen ndonje arsye tjeter?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. a
                                    astrit

                                    O Mero te qafsha na rokonise koken me te ashtequajturin "Anti perendimorin" e Kurtit. Ndro ore kanal se nuk te beson njeri.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      D. Pavli i shastisur nga habia

                                      Pse Rama dhe Hashim Thaçi urrejnë për vdekje Albin Kurtin?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. V
                                        Vlora 97

                                        Mero fut ndonje lajm me shal, cica dhe Enver se t ran klikimet duke sulmuar Albinin. Eshte n rregulla ai vllajo, thjesht nuk kemi takat ti vemi pas

                                        Përgjigjjuni
                                        1. O
                                          Open Ballkan ose New Yugoslavia

                                          Albin Kurti vleresohet nga kushdo qe i deshiron Kosoves vertet pavaresine. Albin Kurti sulmohet nga ata shqipfoles qe vellazeria mes Rames e Vucic i duket normalitet...si dhe nga Beogradi qe tek Albini shohin pengesen per nje "Republika Serpska" brenda Kosoves me emrin Asociacion.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Tersi

                                            Pa lidhje! Duke goditur kurtin po i jep oksigjen kufomës politike të berishizmit!. Gabim!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              Koqja

                                              Je komplet gabim or Tersi. Berisha mbeshtet Kurtin ne kuader te luftes kunder Amerikes dhe Kurti mbeshtet Berishen me po te njejten platforme. Kurti eshte spiun ordiner i Serbit, Berisha eshte spiun inteligjent....

                                              Përgjigjjuni
                                            2. A
                                              Alfred

                                              Mero Baze, si kryemilici I fushates anti-Kurti me producent-sponsor dhe regji te Rames!.....

                                              Përgjigjjuni
                                              1. B
                                                Bardhyli nga Kosova

                                                Drafti i Ramës për ‘Zajednicën’ punë djalli ‘Bomba’ e radhës e Ramës është Zajednica në stilin e panjohur. A është ky një draft i porositur, ne nuk e dimë, vetëm se mund të spekulojmë sepse Rama gjer më tani, s’ka bërë asnjë punë të vlefshme për Kosovën pos dëmeve të njëpasnjëshme në favor të Sërbisë. Është një palë në Kosovë, sidomos ata të PDK-së, që sa herë që ‘pjerdh’ Rama e quajnë të përkryer, edhe pse as ata s’e kanë lexuar përmbajtjen, poashtu, është pala tjetër, shumica e kosovarëve, dhe ata poashtu, pa e lexuar përmbajtjen e ‘zajednices’ së Ramës, e shajnë fort, kështu si autori i këtij shkrimi që mendon se bazuar në dëmet e qëllimshme që ia shkaktoi shtetit të Kosovës, Rama duhet të shpallet tradhëtar. Në këtë lëmsh të ri të Ramës që e plasoi në ‘fyt’ të Kosovës lindin edhe dilemat: Pse Rama nuk ia dorëzoi draftin përfaqësuesit amerikan, a është Soros financues apo ideolog i draftit dhe ndarjes së Kosovës, cili është roli i këshilltarit të Ramës, Baton Haxhiu, a ishte ky momenti i duhur për të plasuar draftin, pas kritikave dhe rënjeve të ulta që ia dha Kurtit. Përçmimi i vazhdueshëm i Ramës ndaj liderëve kosovarë të tashëm është një ritual i zakonshem i tij, derisa, në të njejtën kohë e mbron Serbinë dhe liderin e saj pa turp fare. Rama, dinakërisht në çdo forum ndërkombëtar mundohet të mbroj Thaçin (në rregull), por, njëkohësisht duke kritikuar e poshtëruar Kosovën ashpër si jo bashkëpunuese. Por, ç’kuptim ka mbrojtja e një lideri, kur Rama ia sulmon Thaçit dhe neve shtetin tonë që u la disa herë me gjak, nga ata që Rama ua mban krahun. A ndjen Rama dhimbje dhe mëshirë për 1432 fëmijët e Kosovës që u vranë mbrenda 78 ditësh, kur ndodhte kampanja ajrore, derisa paramilitarët serb shfryheshin duke vrarë femijë e foshnje, disa me bajoneta në bark të nënës, vrasja më e tmerrshme dhe më e shpejtë e fëmijëve që mban mend Evropa. Rama, dinakrisht e ndërroi edhe fenë nga ortodokse në katolike, vetëm që të sundoj rrejshëm edhe veriun e vendit, edhe pse ai si komunist është një agnosticist dhe i pa fe. Rama, dinakërisht do të lë përshtypje se është një lider i shqiptarëve në shpinë të Kosovës, misioni i tij është qyqar dhe i dështuar. Rama, dinakërisht e futi nën sqetull Ali Ahmetin dhe Abazoviqin për Ballkanin e tij të Hapur, dy njerëz të dështuar, njëri krijoi dhe ia përkrahu pushtetin diktatorit dhe antishqiptarit Gruevski, derisa, tjetri ringjalli dhe bekoi kishën ortodokse serbe në Mal të Zi, duke e bërë tradhëtinë e madhe ndaj shtetit të tij që supozohej se e mbronte, dhe sëfundi, duke e shti nën sqetull edhe një viktimë, Shqipërim Arifin e Luginës së Preshevës, poashtu një bashkëpunëtor i Vuçiqit. Rama, në vend se kësaj ‘bombe’ që e gjuan pas shpinës së Kosovës, do të duhej tua thoshte serbve para botës për gjenocidin ndaj shqiptarëve, jo një por tre, për masakrat, varret masive, të pagjeturit, dhunimet e grave e vajzave, vrasjen e civilëve të paarmatosur dhe fëmijëve, zjarrvënjen dhe plaçkën, për dëbimet biblike të shqiptarëve nga paramilitarët serbo-çetnikë. Por Rama, pa gjak shqiptari s’i ndjen thellë në shpirt këto tragjedi kosovare andaj ka zgjedhur heshtjen. Pse Rama nuk përpiloi një ‘zajednice’ për shqiptarët e Preshevës, identike me atë në veriun e Kosovës, pse Rama nuk kërkoi asnjëherë më shumë të drejta për 800.000 shqiptarë në MV, por e lavdëroi ate si shampione e të drejtave dhe lirive. Po për Shqiptarët e Sanxhakut ka fol ndonjëherë Rama? Pse Rama me 22 qeshor sjell Orkestrën Filharmonike të Beogradit në Tiranë (euronews), në momentin kur Vuçiq do kontroll në Kosovë, ngjajshëm si Putini në Ukrainë, a do t’ua ekzekutoj Filharmonia e Beogradit eulogjinë apo epitafin Ramës dhe Vuçiqit në Tiranë? Rama, pas skllavërimit të Shqipërisë i është vërsul pas shpine Kosovës me një ‘lëmsh’ të ri ngulfatës. Rama s’meriton ta zë më në gojë Lidhjen e Prizrenit, as të vij në Kosovë në shenjë të bashkëpunimit të dy qeverive tona, sepse në fakt ai ndihmon haptas qeverinë e Serbisë kur thotë, se agresori serb ka të drejtë dhe se Kosova e ka gabim, vetëm se do të shtrij sovranitetin e saj në veri të vendit. (Vafsh në djall populli im shkërdhatë që voton Edvuçin e gjatë. Dhe, për fund: Ngushëllime për ngordhjen e Open (Vuçiq) Balkan. Urime Procesi i Berlinit. Rroftë Albin Kurti. Vdekje tradhtarëve. Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).

                                                Përgjigjjuni
                                                1. B
                                                  Bardhoshi

                                                  Bardhyl, ke shkruar shume dhe si gjitmone pa llogjike. Vecanerisht ne perdorimin e fjalve, ja kalon edhe Kurtit qe shan Ameriken. Fale te tilla ofenduese per Kryeministrin e Shqiperise, nuk jane te toleruara. Ato i sherbejne Vuciqit, ne kuader te percarjes kombetre. Leshimi i fjale te tila bombastike te tipit ""...në momentin kur Vuçiq do kontroll në Kosovë, ngjajshëm si Putini në Ukrainë...", tregon se ti ose nuk ke llogjike dhe je thjeshte nje llafazan, ose je spiun i serbit, qe percan shqiptaret. Kete e them sepse ti jo pa qellim i ke ngaterruar punet. Ti harron se Kosova e fitoi lirine pikerisht sepse Vuciqi nuk respektoi te drejtat tona ne Kosove dhe Kurti po ben te njejtin gabim si Vuciqi. Ai njelloj si Vuciqi nuk respekton te drejtat e serbeve te Kosoves. Putini po kerkon te beje te njejten gje qe beri NATO ne Serbi(Kosove), qe me pake fjale quhet e drejta e "shtetit" kunder te drejtave njerezore. Pra Albini flet njelloj si fliste Vuciqi ne ate kohe per te drejten e Serbise. Eshte pak e komlikuar per mendjen tende qe ka vetem nje sens qe vetem te kuptosh se shteti duhet te kujdeset per pakicat dhe jo per ate qe shteti duhet te kujdeset per te drejtat e pakicave.... Eshte pikerisht kjo ceshtje qe e beri "cope' aleancen tone me Ameriken. Eskobar i rekomanoi Kurtit te zgjithte nje model per rregullimin e te drejtave te serbeve, njelloj sic zbatohen ne Evrope(psh modeli Kroat), por Kurti veproi me mentalitetin e Millosheviqit. Ai vendosi qe serbet te degdisen ne Serbi, njelloj si pastrimi etnik qe bente Millosheviqi. Kurti nuk eshte idjot por spiun dhe ai veproi ne ate menyre qe ti fyste thiken ne fyt Kosoves. Cdo humbiste Kosova qe te paraqiste nje draft ne kohen e duhur per mbrojtjen e te drejtave te serbeve ne Kosove? Me siguri po te bente kete serbet do leviznin per jete me te mire ne Serbi. Keshtu si e beri Albini ata rrojne falas sepse edhe Albini u pagon shpenzimet, edhe Vuciqi u paguan "shlivovicen" dhe serbet hane e pine dhe dehen ne Kosove, sepse Kurti tregohet i "forte". Eshte koha per ment, or taj bardhyl dhe jo per pordhe.....

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. D
                                                  Demiri

                                                  Janë besnikë me njlri tjetrin, sepse i lidh karakteri, ku të tre të vrasin, e të qajnë.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. G
                                                    Gëzim

                                                    Perfekt koment zoti Bardhyl.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      Sok. Shpëtim Karaudhi

                                                      Gëzim ,duket që je dhe ti trap si Bardhyli.

                                                      Përgjigjjuni
                                                    2. K
                                                      Kastrioti

                                                      Nuk e ndalon askush bashkimin e trojeve shqiptare, koha me shume se kurre na therret ne te gjithe shqipefolesit qe te behemi bashke, boll kemi jetuar te ndare e te perçare, ti leme ne nje ane ndasite fetare e politike e te veme mbi te gjitha interesin kombetare, kembana e bashkimit tone po bie shume fort, ndaj duhet kurajo e besim tek njeri -tjetri, kjo eshte arma me fuqishme drejt fitores tone, per bashkimin e te gjitha trojeve shqiptare.

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje