Qeveria e kryeministrit Albin Kurti ka urdhëruar dje pezullimin e licencës së biznesit të grupit Klan Kosova, me një arsyetim shtazarak. Sipas qeverisë, dy aksionerët e rinj të biznesit në certifikatën e lindjes që kanë dorëzuar, e kanë të shkruar vendlindjen Pejë, Serb,i dhe Gjakovë, Serbi. Dhe sipas tyre, meqë Kosova është shtet iI pavarur, kjo është dhe shkelje e ligjit kushtetues.
Nuk ka nevojë të komentosh arsyen, kur e di shkakun e vërtetë të këtij veprimi, por nuk mund të mos shqetësohesh kur kupton dhe se sa pak vrasin mendjen të gjejnë ndonjë arsye të besueshme për të sulmuar një medie që nuk u pëlqen.
Madje aq shpejt e kishte bërë Ministria shkresën, sa dhe referimin në ligj e kishte bërë gabim. Sot kërkoi ndjesë dhe gjeti një nen tjetër përmes të cilit e quan të paligjshëm këtë deklarim.
Pronarët e biznesit kanë deklaruar një dokument, nuk kanë deklaruar dëshirat e tyre se kujt shteti i përkiste vendlindja e tyre kur kanë lindur ata.
Albin Kurti, i cili nuk i përket as Kosovës formalisht si origjinë, por një fshati të Malit të Zi, me këtë kriter nuk duhet të lejohej të bënte politikë e për më tepër të përfaqësonte shtetin e ri të Kosovës, të cilin e ka njohur vetëm kur është bërë kryeministër.
Por nuk është se ja vlen të diskutojmë arsyen që kanë gjetur, por arsyen përse Kurti po krijon një konflikt me shtypin në Kosovë.
Arsyeja është e qartë. Ai po humbet betejën në opinionin publik si demagog, dhe po kërkon që të forcojë debatin nacionalist në vend, me qëllim që të gjejë armiq të brendshëm dhe të jashtëm në betejën për të mbrojtur izolimin e Kosovës dhe kundërvënien e faktorit ndërkombëtar.
Duke gjetur një arsye ‘patriotike’ tek certifikata e lindjes së dy biznesmenëve shqiptarë, ai po përpiqet të ndajë shoqërinë në fanatikë pro tij, dhe të tjerë kundër, për të bërë të besueshëm paranojën e tij se po lufton me armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm për të shpëtuar Kosovën.
Natyrisht që nuk ka asnjë shans të mbyllë Klan Kosovën. As Milosheviqi nuk e mbylli dot shtypin e Kosovës për dhjetë vite të rezistencës së Kosovës. As ai nuk mundi dot të ndalojë shtypin kundër tij në Kosovë dhe për më tepër të frikësojë gazetarët, edhe pse ishte i gatshëm të kishte gjithë botën kundër.
Albin Kurti nuk ka asnjë shans. As të afrojë policinë tek dera e televizionit. Por ama ka shansin të turpërohet siç po turpërohet me urdhëra të tillë mesjetar, që do ta shoqërojnë gjatë si njollë turpi historinë e tij.
Ai do të frikësojë shtypin në Kosovë, ose së paku ta pozicionojë kundër tij, për ta zhvlerësuar si shtyp i financuar nga Serbia, një demagogji e vjetër e çdo diktatori që nuk ja del dot të ballafaqohet me të vërtetat e ditës. E di që nuk ja del dot më ta ketë shtypin në anën e vet, me marrëzitë që bën, dhe kërkon të paraqitet si viktimë e shtypit që “financohet” nga Serbia apo armiqtë evropianë dhe amerikanë.
Problemi që ai ka është se nuk e kupton që nuk frikëson dot askënd. Beteja e tij për të frikësuar “armiqtë” e tij është nga më qesharaket dhe më të rrezikshmet për Kosovën.
Tentoi të frikësojë serbët në Veri, dhe përfundoi duke mbrojtur një kryetar komune që ka dy javë pa bërë dush në emër të patriotizmit, tentoi të frikësojë KFOR me trazira dhe përfundoi në mëshirë të KFOR, tentoi të frikësojë partnerët perëndimor, BE dhe SHBA, dhe tani ka përfunduar duke ju lutur t’i lirojnë policët që i ka rrëmbyer Serbia. Tani po tenton të frikësojë shtypin e do përfundojë duke ju lutur shtypit të ketë mëshirë kur të përshkruajë fundin e tij politik.
E vetmja vlerë që ka kjo copa e letrës, është që e afron dhe më shumë Kurtin me Vuçiqin, i cili ndryshe nga Kurti jo vetëm i frikëson, por dhe i nënshtron mediat në Serbi. Meqë e ka ëndërr t’i ngjajë Vuçiqit, të paktën të mësojë hilet e tij, se zanatin duket që se mëson dot.
Nuk ka dyshim qe Kurti deshiron te jete nje Vucic shqiptar. Shpresojme qe vellezerit tane ne Kosove te zgjohen pa qene shume vone dhe ta flakin tutje Kurtin e Osmanin. Edhe serbet e kane kuptuar qe Biden ka ndryshuar qasjen ndaj Kosoves. Why is Biden appeasing a Putin pawn as NATO forces are attacked? https://nypost.com/2023/06/14/why-is-biden-appeasing-a-putin-pawn-as-nato-forces-are-attacked/
Me sa duket Kurti, ka nevoje për doktorre psikatrik. Por më shqetsusja ështe se sa i prapambetur ështe populli në Kosove. Dhe pse këta njerze, jane kaqe Kunder dhe kane kaqe shume urrejtje për Ameriken edhe perëndimin në tersie. Këta me kët urrejtje kunder perëndim më ngjane më shume me Çeçenet, e Ramza Kolarovit, se sa më një popull që jetone në mest të Evropes së qytetrume. Ky ështe shqetsimi krysore.
Do mesoje nga Ramziu qe te hedh ca kocka ty si zagar qe je dhe ti kenaqesh duke i lepire!
Sebastia, nuk ka komentues këtu që nuk i vjen për të vjellë nga komentet e tua, përfshirë edhe ata që janë kundër Ramës. Merita e lirisë së fjalës këtë bën, tregon kush janë idiotët si ty.
Pervec pakurrizorve dhe cuckoldave gjenetik si ti dhe te tjere karthithsa ramzijane, askush nuk skandalizohet nga komentet e mia por perkundrazi kan shprehur mbeshtjete ne ato ca un mendoj e shkruaj. Ik tashti mos mu var per bolesh si qyrre!
Bravo Mero, fundi i Al-Bin marksnuk do te vonoje.
Nuk ka nevoj Kurti te mosoj hilet dhe zanatin e Vucicit se ate e ka mesuar Rama qe te perdor ty si lecke pastrimi te xhamave plot balte te makinerise: Serbi dhe Vucic. Ke marre persiper nje detyre te rrezikshme nga Rama dhe mundohesh ti sherbesh edhe pse cdo dite dhe me dobet dhe me i turperuar per demin qe po i shkaktoni Kosoves duke ndejtur ne krah te Serbise dhe Vucicit. Jeni bere te peshtire, duke paguar Qimetet per shkrime diaboleske dhe buzet e kuqe dhe shfrenimi pa mase kunder Kosoves dhe pro Serbise. Turp e faqe zeze ju qofte.
Gjakove -Serbi...paska patur 1000 here te drejte! Ta mbylle e t'i luaj tepelekun.
Te vetme gje qe dine te bej Albini me njerezit e vet eshte te nxise lufte ne Kosove e urretje mes shqiptareve. Kane 2 jave qe shajne e mallkojne Shqiperine pse nuk merr pjese ne marrezine e tyre. Sot po kerkojne KFOR tu laj motin qe bene ne Veri. Ajo Amerike qe e shate dhe mallkuat do jua sjell policet ne shtepi se bashku me Ramen qe nuk keni lene fjalorin me te ndyre. Plasni nga xhelozia , perseri koha i dha te drejte Rames.
Albini po i ngjaka Vucicit qe frikeson mediat...e nuk po imiton lirine e Shtypit aq te plote ne Shqiperi fale armikut me te eger te Vuicicit ne trojet ballkanike, Edi Rames!
Po pse nuk I bere te njejten pyetje tutorit tend nga selita kur prishi resortin e pronarit me te madh te medias Mero.Apo te ka plasur cipa tani dhe vetem paraja te intereson.
Ah Mero Mero djali...po ske faj: gëlltitka njeriu i shkretë një lugë çorbë të prishur një herë të vetme edhe villka vrer gjithë jetën...
Je shume serb i zgjuarr, i bashkohesh agjentures serbe ne Kosov per te ber percarje. Sa te paguan Serbia?