Ja pse “Republika e KFOR” po vendoset me dëshirë të Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiq! 

19 Qershor 2023, 20:37Editorial Mero Baze

Edi Rama përmendi sot publikisht atë që mund të quhet “Republika e KFOR” në Veri të Kosovës. Duke i kërkuar Albin Kurtit të bashkërendojë veprimet me faktorin ndërkombëtar rreth situatës në Kosovë, ai paralajmëroi se në Veri mund të bëhet realitet “Republika e KFOR”.

Bëhet fjalë për vendosjen e plotë të autoritetit të KFOR në Veri të Kosovës, të cilët do të marrin vendime që do t'ia diktojnë politikës së Kosovës.

Sot një akt i tillë ndodhi. KFOR ndaloi zyrtarë të lartë të qeverisë së Kosovës të shkonin në Komunën e Leposaviqit ku është ngujuar kryetari në zyrë. Lejuan të kalojë vetëm njësitin policor të Kosovës. Nëse situata vazhdon kështu siç ka nisur, pak nga pak aty do shtohen forcat e NATO dhe prezenca ndërkombëtare do të jetë i vetmi faktor që do marrë vendimet.

Më parë kanë ndaluar të shkojë aty Liburn Aliun, ministër në qeverinë e Albin Kurtit. Në ditët që vijnë mund të ndalojnë dhe Albin Kurtin.

I gjithë diskursi politik i Albin Kurtit kundër Perëndimit bazohet tek paranoja se “asosacioni” do të jetë një Republika Serbska si ajo e Bosnjës në Veri të Kosovës. Në fakt, SHBA dhe Bashkimin Evropian janë shprehur qartazi që nuk do ta lejojnë të krijohet një Republikë serbe në Veri të Kosovës, por nga ana tjetër nuk mund të pranojnë refuzimin e Albin Kurtit për t’i hapur rrugë planit franko- gjerman, i cili e ka thelbësore hapin e parë nga Kosova për krijimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Dhe nëse situata vazhdon kështu pa zgjidhje, përveç sanksioneve ndërkombëtare mbi Kosovën dhe Serbinë, produkti kryesor do të jetë “Republika e KFOR” në Veri.

Për këtë “Republikë” janë të interesuar të dy udhëheqësit politik të Serbisë dhe Kosovës.

Aleksandër Vuçiq, i cili është dakord në parim me planin franko- gjerman, që është njohje “de facto” e Kosovës, thotë që nuk e nënshkruan me dorë të vet këtë plan, por ai do të ndodhë.

Si do të ndodhë?

Natyrisht me imponim të faktorit ndërkombëtar përmes “Republikës së KFOR” në Veri të Kosovës, që do garantojë serbët se fati i tyre nuk është në dorë të Albin Kurtit.

Albin Kurti nga ana e vet nuk do ta firmosë me dorën e vet asosacionin e komunave me shumicë serbe, pasi e konsideron këtë si një lëshim ndaj Perëndimit dhe Serbisë. Por dhe ai po lë të ndodhë një gjë më e keqe se kjo, që është “Republika e KFOR” në Veri. Nëse do të bëjë asosacionin e komunave, ai do ketë shanse të qeverisë Veriun dhe të bashkëpunojë me faktorin politik serb atje, por nëse e merr nën kontroll KFOR, ai as si turist nuk ka për të shkelur më në Veri, aq sa mund të shkelte Milosheviqi në Kosovë pas qershorit 1999.

Ndaj të dy, Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurti, jo vetëm që e duan, por po bëjnë gjithçka që në emër të tyre të vendosin KFOR dhe NATO për Veriun, dhe ata të paraqiten si viktima në Kosovë dhe Serbi, duke thënë “nuk kemi faj”, “nuk ja dalim dot me NATO dhe KFOR”. Kaq është e gjithë loja e tyre.

Veçse nga kjo lojë Kosova del e dërrmuar, se përveçse humb Veriun, humb dhe aleancën me Perëndimin, ndërsa Serbia del më e fortë, se përveçse ja heq nga duart Veriun, Kosovës, tregohet dhe e dëgjueshme me Perëndimin, përballë Kosovës. 

Kështu të dy mund ta shtyjnë në pushtet, Albin Kurti si viktimë e Perëndimit, duke forcuar ndjenjat anti-perëndimore në Kosovë, dhe Aleksandër Vuçiq si hero i serbëve, që nuk dorëzoi Veriun në duart e shqiptarëve. Nuk është pak për dy hipokritë si ata, që të mbajnë njëri- tjetrin në pushtet, duke gjymtuar Kosovën.

27 Komente

  1. T
    T

    O mero po lere te bejne cte duan ata jane shtet me vete skan pune fare me ne .ata vetem sa na kan prish pune neve ne cdo kohe .jane rrace turke e kan myt me xhamija vendin prandaj dhe europa nuk i do dhe e ham dhe ne bashk me ata .si popull mysliman qe nuk jemi kurre te tille .

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1234

      O ti T si toc k..., behet fjale per popull shqiptar, toka shqiptare me shekuj. Shikoni vetem xhepin tuaj te vogel, qorra driteshkurter

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qefliu.

        O mik me emrin "T", nqs je i ri na trego e ka ndonje moter te mire.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ana

          Po cfare pune ke me motren e nje tjetri qe uren? Po sikur edhe ajo ta urrej? Prandaj nuk ecni perpara se keni ngelur si fiset barbare. O pellazg dmth o shpellar.

          Përgjigjjuni
    2. L
      Ladi

      Per sa kohe qe Albini do te jete i mbeshtetur nga nje shumice trushpelares antieuropiane, natyrisht qe Kosova do te lengoje e do te vuaje duke e shtyre zgjidhjen (qe ishte aq prane me kontributin e pa diskutushem perendimor) ne kalendat greke.. Fatkeqesi e madhe kjo!!

      Përgjigjjuni
      1. y
        yei

        Kurvave te Albin Kurvit nuk ja u ndjen fare as per veriun e Kosoves e as per Kosoven ne teresi.Jane thjesht nje kope anti-shqiptaresh qe kenaqesine me te madhe e gjejne tek percarja me Shqiperine dhe perendimin. Poshte fashistet a Kurvit dhe Osmanit.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jugu

          Vucicin ne pushtet e mban Rama dhe ti me keto shkrime pacavurre. Lereni o njerez Kurtin te mbroj Kosoven dhe shqiptaret e Kosoves ne keto dite te veshtira. Nese mundeni te thoni dicka pozitive per ate, mire. Nese jo, te pakten heshtni dhe mos u beni pale me Vucicin.

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jim

            Jugu apo Veriu....je koqe kandari.

            Përgjigjjuni
          2. F
            FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

            Leri ushkuret e UDB-as Albinit po meru me breket e UDB-ash Edvinit ,nxenes e ndjekes i Sali eQI,mit...qe e ka kthyer qiverrisjen ne bordello orgji....ne kete vend katraure pa shtet e perendi me gjica gica e Fev zi....

            Përgjigjjuni
            1. J
              Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

              Me kete llum intrigantesh, bythlepiresish, hajdutesh, frikacakesh, prostitutash, zvarranikesh, krimbash, moterqiresh qe ka pjelle Shqiperia ne keto 30 vjet tallava politike dhe mediatike, te merr malli per Enver Hoxhen. Si pordhet, lavirrlleku, dhe histeria per tju lepire uturakun padroneve e Edvin Rames, si moterqirlleku i copes se mutit te Vicidolit, po ne gropen e jashteqitjeve te historise do perfundojne.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sllavko Božidarović

                Živeo naš srbski brat Edi Rama. Dole šiptar Aljbin Kurti. Živeo Srbija do Tokia. Dole lažna država Kosovo*. Živeo moj brat Edi Rama. Dole Šiptari.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Angjelin

                  You need to take your medication because you are out of your mind. Your hate towards Albanians shows how inferior you feel. Go and get a life idiot.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Aron

                    Sa trap qe je.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Alex

                      Nuk ju ndahet shpirti nga Serbia ju joo, ju flisni Shqip e mendoni Serbisht!

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Ehhh

                        Sa mirë e dini sërbishten ju kërbishtet e Salës.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Perkethyesi

                          Slavko propalice, niste vi serbin. Pravi serbin ne kaze Ziveo Srbija ali Zivela Serbija....Ti si provokator, vrlo jadan i mislis da kao rpski spiun, mozes da propastis Edi Ramu.... Perkethimi: O ndyresire me emrin Slavko. Nje serb i veret nuk thote "ziveo Serbija", por "Zivela Serbia". Ti je provokator i mjere qe mendon se si spiun serb qe je, mund te demtosh Edin Ramen...

                          Përgjigjjuni
                        2. N
                          Nje qytetar

                          Analize e sakte .

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Korabi animateur tv

                            Kosova brenda Serbis me nje status te vecante eshte deshire e tyre e kahereshme qe ne kohen e ish Jugosllavise kur kerkohesh republike por brenda federates sot brenda Serbis nuk kemi pse i gjykojme do jete nje desiluzione per pjesen naive primitive ne Shqiperi por nje realitet qe duhet pranuar . Çfare présupouone kosovo-centisme qe pjesa me e madhe e kerkojne duke filluar nga pakicat Gorane ,Turqe, Rome ,Ashkalinje, Boshnjak ,Serbe ,Magjyp ,Malazeze dhe disa parti si LDK LVV qe jane 100% kosovo-centiste por dhe nje pjese ne minorance e partive te tjera si AKK PDK qe e pranojne kosovo-centisme . Kjo eshte ajo qe ata ndjejne nje urrejtje per Shqiperine pasi zemra u rreh diku tjeter te nena Serbi ndersa qorrat ne Shqiperi i besojne slloganeve Shqiperi etnike ,Nje popull Nje komb ,Bashkimi kombetar e te tjera barsaleta per idiotet e 2023

                            Përgjigjjuni
                            1. @
                              @ korab

                              Na rrofsh leshin ti korab bashke me ato termat (fjalet ) sllave qe ne shqiptaret (te Shqiperise e te Kosoves) kur i lexojme na vjen per te dhjere.... kuptohet bashke me pjesen tjeter te komentit

                              Përgjigjjuni
                            2. E
                              Ehhh

                              Çanija çan për çenin çë i vdiç. Qimi qan arra me qekiq. Emërore; (kush?) Vuçiçi. Gjinore: (i/e kujt?) i/e Vuçiçit. Kallëzore: (kë?) Vuçiçin. Dhanore: (kujt?) Vuçiçit. Rrjedhore: (prej kujt) Vuçiçit.

                              Përgjigjjuni
                              1. J
                                Jimi

                                Loja amerikane eshte e njohur ! Kane qene dy variante te pranishem. Varianti i pare, kalimi i i kater komunave me shumic serbe, pra Mitrovica e veriut de fakto ne nje republike serbska ne Kosove. Vrianti i dyte dhe ky eshte me i besushem. Mitrovica e veriut eshte e njohur per pasurite e pacmushme qe ka dhe gringot prej kohesh ja kane vene syrin atyre. Nuk besoj qe nderhyrja e gringove ne vitin 1999 te ishte thjeshte per veprime humane. Ajo me teper ka qene nje lloje alibie per veprime te metejshme ne dem te Kosoves. Pse e them kete ? Pasi kur Evropa plake , perball genocidit te pashembullt te serbise ndaj Kosoves, jo vetem qe nuk i shkonte kurre nepermend te sulmonte ushtarakisht Beogradin, por ajo as edhe kritike nuk guxonte ti bente Beogradit per agresionin e pashembullt qe po ushtronte ndaj popullsise se pafajshme kosovare. Ndersa gringot pa hezituar fare e vune ne rresht Europen dhe e detyruan ate te marri pjese ne inkursionet luftarake mbi Beograd. Ata shum shpejt e gjunjezuan ate dhe Kosova fitoi pavaresin. Por c'ndodhi me vone ? Ky "Gjykates nderkombtar" ne kohe rekord me nje te rene te sepates se dardharit e zgjidhi nyjen gordiane, ndersa per 24 vjete rresht nuk eshte i zoti te zgjidhe nje nyje qe brenda saj nuk ka lufte !? Situata ne kete krahine u la ne menyre te qellimshme qe te eskalonte deri ne kete pike, ku te dyja palet , serbet dhe kosovaret te dorezohen para ketij realiteti, ne pamundesi per ta zgjidhur ate. Perball ketij realiteti cila do te ishte zgjidhja dhe cili do te ishte shpetimtari !? E vetmja zgjidhje do te jete, qe kjo krahine te mos administrohet nga asnjera pale ne konflikt, por te kaloje ne administrim "Nderkombetar? dhe administratori pa tjeter qe dihet, do te jete dhe "shpetimtari" Daj Semi. Liri falas nuk ka ! O do te derdhesh gjak, ose ne te kundert do te japesh harrac !

                                Përgjigjjuni
                                1. a
                                  astrit

                                  Shkrim per gallate e Meros. Inshalla na argetohet Edi!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. h
                                    historia perseritet

                                    Maskat rane poshte - ate ''Republika Srpska" pra qe paten ne mend me emertesen Asociacioni, do ta kerkojne ta aplikojne me emrin "Republika e E KFOR". Veriun e Kosoves ky Perendimi "clirimtar" nga 1999 e ka mbajtur Peng, me shume Serbi se Kosove. Tashme se paku Hipokrizia e 'clirimtarit" merr fund dhe kuptohet nga kushdo se Veriu i Kosoves nuk eshte cliruar ndonjehere, por thjesht eshte mbajtur si zona Kashmirit mes Indise e Pakistanit. Ky pra ishte ai "clirimi" qe i ofruan ''Clirimtaret" Kosoves ne 1999, ai shihet qarte atje pertej Ures Ibrit. Nje "clirim" alla-CCCP i Europes Lindore ne 1945 nga gjermanet qe zgjati...deri ne 1990 prej Sovjetikeve!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. I
                                      Indrit Aliu

                                      Je ber si artopolant i serbeve ... per dit nga nje shkrim antikombëtar si bashkëpunëtor i ngusht i Saliut qe ke qen , e ke ngrenë dhe ti një lug te prishur çorbe ... na hape barkun ????????

                                      Përgjigjjuni
                                      1. m
                                        mexi

                                        Safeti u prish 2 here ne tavoline pune

                                        Përgjigjjuni
                                        1. n
                                          nje komshi i "Ashraf-3"

                                          Lajm i oreve te fundit (qe vetem tek TemA nuk ka mberritur) - Ato Muxhahedinet iraniane te strehuar prej shume vitesh ne Manze po perplasen me Policine! Jane ato disa mijra Muxhahedine (numrin e sakte te tyre askush nuk e thote) qe Amerika i ka postuar ne Shqiperi pas kerkeses perunjese te Edi Rames per te strehuar ketej c'do refugjat kudo ku ti shfaqet politikes se "Aleatit Strategjik". Tani atje ne Manze ka plasur rremunja. Pritet pena e Meros per ti dhene ca penelata rrenash kesaj katrahure "Made in Rama"/

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Taku

                                            Nje keshille: Mero, sot shqiptareve ne te dy anet u duhet bashkimi e jo percarja.

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje