Përse Berisha po i përgjërohet Safetit se nuk ka gisht tek shantazhi ndaj tij? 

29 Qershor 2023, 19:55Editorial Mero Baze

Më në fund Berisha reagoi për përfshirjen e tij të drejtëpërdrejtë në inskenimin dhe shantazhimin e ish- kryebashkiakut të Kukësit përmes një skandali seksual. Këtë detyre të vështirë ja kishte ngarkuar Edi Palokës, meqë i përshtatet si karakter. Me një butësi të padëgjuar më parë prej gojës së tij, ai shpjegoi se Edi Rama e ka gabim që fajëson Sali Berishën për atë skandal, se Berisha nuk merret me këto punë, por këtë mund ta ketë bërë vetë Edi Rama.

Thelbi i sqarimit të Berishës përmes Palokës në fakt kishte të bënte me një lloj frike se mos Safeti identifikon Berishën si njeriun që e ka shantazhuar. Dhe për këtë i bënte atij thirrje të shikonte nga Edi Rama si pistë të mundshme të shantazhimit.

Reagimi i pazakontë tregon se Berisha po ndjen një valë hakmarrje dhe rreziku për atë që ka bërë dhe tani po kërkon të qëndrojë larg kësaj historie.

Nga mënyra se si shprehej zëdhënësi i tij, ai dukej sikur po i përgjërohej Safetit se ai nuk është ngatërruar në këtë histori, madje nuk ka bërë as komente për skandalin seksual. Dhe të vetmin shpëtim që shikon nga një hakmarrje e mundshme, është që t'ia kalojë topin Edi Ramës dhe të konsiderojë atë autor të këtij inskenimi.

Reagimi pas dy javë heshtje të sikletshme, pas provave që po dalin përditë në publik, tregon se Sali Berisha tani është i qartë se provat që po publikohen çojnë gjurmët e shantazhit në zyrën e tij. Publikimi i bisedës telefonike mes porositësit të regjistrimit dhe vajzës që u përfshi në këtë skandal, tregonte qartë se dhe vet tutori i kësaj pune ishte i pafuqishëm përballë Berishës që të ndalte publikimin dhe i kërkonte vajzës të arratisej që atë ditë, se nuk dihej se çfarë ndodhte të nesërmen.

E vetmja porosi e tij ishte që vet vajza të shkonte “të takonte Salën”.

Tani në vend që t’i përgjërohet Safetit, që nuk është i përfshirë, është më mirë të bëjë deklarata publike pse e ka takuar para dhe pas rregjistrimit vajzën në fjalë në zyrën e tij, çfarë ka biseduar me të, përse porositësi i kasetës i thotë asaj të shkoj “të takojë Salën” që të shmangë publikimin dhe mbi të gjitha, të shpjegojë raportin e tij me këtë vajzë, të cilën nuk e trajton si militante të zakonshme që e takon në rrugë e del në foto, por e ul në krye të zyrës dhe detyrohet të pozojë me të si njeri i marrë peng.

Këto sqarime ndoshta nuk i vlejnë shumë Safetit se ai tani e di të vërtetën, por mund t’i vlejnë SPAK, që ta zbardhë më shpejt dhe më qartë ngjarjen. Pas kësaj mund të jetë dhe më i qetë, si bashkëpunëtor i drejtësisë, se sa jeton i shantazhuar si bashkëpunëtor i Almës dhe tutorit të saj kuksian.

14 Komente

  1. J
    Jugu

    Shume merresh me llafe pazari o Mero. Po tutori pi Kukesi e ka nje emer, atehere beje publik dhe mos fol kodra mbas bregut. Po mundohesh shume te lash dhe pastrosh Safetin se ndryshe dalin te tjere pas tij dhe e morri lumi Rame padronin. Safeti eshte turp e faqe zeze per familjen e tij njehere, si do i dali ne sy gruas dhe vajzave, apo do mburren ato me babain qe kane. Eshte turp qe perdori zyren per korrupsion dhe tender. Dhe nese Sala e ka derguar nuk ka rendesi fare (jo qe Sala synon Rame e Veliaj jo periferi) e rendesishme eshte qe zbuloj cfare jane bashkiaket e Rames, imorale te keq, hajdut qe perdorin leket e taksapaguesve pa tender dhe sipas qejfit te tyre vec te perfitojne sikur edhe picke. Publikut i intereson te njohe ata qe zgjodhi dhe po i njeh mire si kurvar dhe hajdut dhe qe taksat jua japin prositutave dhe hajduteve dhe gazetareve qe i perdorin si llapaqener.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parruca

      Nuk ke cfare ti shtosh komentit tuaj! Ne perpjekjen e tij te deshperuar per te lare mutin me shurre, Mero merret me gishtin qe tregon henen.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mato Gruda

        ti mos je gjë Ed gagaçi?

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shkullaku ne kosove i majte ne Tirane i djathte

        Non grata eshte pervers vete rrugetimi i tij te binde . I zbritur nga malet nga nje familje analfabetesh barrinj dhenesh pa lidhje fisnore me regjimin por besnik i rregjimit vjen ne Tirane me nje valize te drunjte ku per here te pare shkel mbi trotuar shikone kinema mbarone studimet dhe fillone karriera ku arrine te fuse koken deri te familja e diktatorit dhe kjo nuk eshte e lehte te penetrosh deri atje duhet pune shume pune konjukturale servilizem spiunllek imoralitet dhe per keto ai eshte i talentuar . Qe mbas videos skandal qendron non grata kjo nuk diskutohet dhe per te nuk eshte asgje por thjesht nje mikro poshtersi kur e krahason me vrasjet ne Shkoder ,shkaterimi shtetit 1997 ,grusht shteti, firmat piramidale ,Gerdeci ,nafta Milloshit ,vjedhje, vrasje ,shitje deti Greqise, cez kater te vrare para kryeministrise apo vendosja e dashnorit te vajzes si kryetar partie te PD kjo histori e nje video gojore nuk eshte asgje .

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luani

          Kërma plakë , monstra , fsmilja monstra..!!

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zot fali ! Akoma enderrojne.

            Rrnofte LEXHENDA dhe ZAGARET

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vuku

              Di ja shkerdhejne sheqeren bashke me kodoshin e kukesit

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lugu gjat

                I ka mbushur poturet rakatina i Tropojes .ka frike se mos ja heqin qafe sy peshkaqenin

                Përgjigjjuni
                1. A
                  AI

                  Ai qe thua nuk I mbushi nga Biden jo me Safeti...ka pare shume ai plak ...shikoni Ramushin me poturre....

                  Përgjigjjuni
                2. B
                  Bozhigradi

                  Sa qejf ke t'i gjesh nje hasme Sali Berishes o Mero. S'ka me keq se hasmeria. Ai qe eshte shkes i hasmerive mere vete me mend sa i keq qe eshte o Mero. Eshte me i keq se hasmeria vete. Ja pafsh hairin zanatit qe ke zgjedhur.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Eni

                    O Nero po Plaku Mere nuk pjerdh per Ameriken jo me per Safetin...nuk jeni mire me duket....do kishe bere nje liber super thriller...cfare interesi ka Berisha per nje bashkiak si ai I Kukesit ..as dreqit si hyn ne pune.

                    Përgjigjjuni
                    1. Y
                      Ymer Abazi

                      Gojorja pagezohet si "Shantazhi ndaj Safetit"! Kjo eshte shpikja me qesharake qe nje sherbetor mediatik i te gjithe pushteteve ben ne kete vend.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lugu gjat

                        Per nje njeri normal me dinjitet,natyrisht qe k.bashkise se Kuksit nuk i hyn ne pune.Por per nje shuraq intrigant eshte e vetmja pune qe di te beje.Nuk me vjen keq dhe turp nga vetja se vetem nje here e kam dhene voten per ndryshim, por ne favor te bastardit Tropojan

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Drini

                          Qe safeti e ka dhjere, ska diskutim! Po edhe shkerdhata plak i vicidolit do shkerdhyer fisi, edhe kjo ska diskutim.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje