A do të pyetet Berisha për takimet me Almën? 

25 Qershor 2023, 19:33Editorial Mero Baze

Prokuroria ka dërguar me arrest në burg Safet Gjicin dhe ka nisur ndjekje penale ndaj Alma Kaçi, pasi ka hetuar për një javë provat që zbardhin historinë e skandalit të tyre seksual. 
Ndalimi me arrest shtëpie i Alma Kaçit, është një vendim i rëndësishëm, pasi nuk kemi të bëjmë me një skandal seksual të rëndomtë, apo ndonjë histori dashurie, por me një skemë shantazhi të maskuar si skemë korrupsioni. 
Vajza në fjalë, për llogari drejtpërdrejt të Sali Berishës, është përfshirë përmes një tutori të tij në Kukës, në një skemë infiltrimi duke provokuar dhe më pas maskuar gjithë historinë si një shkëmbim favoresh seksuale. 
Në të vërtetë ajo histori nuk është as siç u përpoq të mbrohej Safeti si lidhje intime, as siç po përpiqet të mbrohet ajo vajza si mënyrë për të përfituar nga posti i tij. 
Kërkesa e saj formale për një projekt për qentë e rrugës duket qartë që është e gënjeshtërt, pasi ajo nuk jep as emrin e saj real për nënkryetarin e Bashkisë dhe ndërkohë flet për një kompani të sajën e cila në fakt është thjesht e regjistruar më 2021 pa asnjë ditë punë, pa asnjë bilanc dhe e mbytur nga gjobat për mosdeklarime. 
E gjithë kjo është bërë për të mbuluar pistën e vërtetë që është shantazhi ndaj kryebashkiakut përmes njerëzve të Berishës në Kukës. 
Fakti që vajza e skandalit është në ndjekje penale, ka shumë rëndësi, pasi dëshmon se prokuroria i ka zbuluar gënjeshtrat për lidhje intime apo përfitime ne favoret seksuale dhe është duke hetuar skemën e shantazhit. 
Natyrisht Safet Gjiçi ka përgjegjësinë e tij të rëndë në gjithë këtë histori përfshi dhe çmimin që po paguan në opinion publik, por nëse prokuroria zbardh dhe administron mesazhet e vajzës në fjalë, takimet që ka lënë me Sali Berishën tre ditë para takimit me Safetin dhe tre ditë pas takimit, nëse zbardhen sms me tutorin e Berishës në Kukës, takimet e vajzës menjëherë me të pasi del nga zyra e Berishës, filmimi i videos erotike mbi ekranin e kompjuterit, për tu siguruar qe e ka filmuar dhe detajet e tjera, skema del e pastër.  
Sali Berisha është në qendër të ideimit, provokimit dhe shantazhimit të Safet Gjiçit përmes një vajze të cilën Shërbimi Informativ e ka përdorur prej dhjetë vitesh, sipas vetë dëshmive të saj në redaksitë e gazetave si bashkëpunëtore në disa veprimtari të tij në Durrës. 
Njeriu i SHISH që e ka rekrutuar në Durrës dhjetë vite më parë, tani është në Kukës po në SHISH, aty ku dhe ndodhi ngjarja. 
Në panik e sipër për tu mbrojtur pas skandalit vajza në fjalë i ka treguar në disa vende komunikimet me Berishën dhe tutorin e tij në Kukës. Prokuroria e ka shumë të lehtë t'i administrojë ato, dhe të thërrasë Sali Berishën si person në dijeni të këtij skandali.  
Meqë nuk e thirrën kurrë pse vrau në bulevard me 21 janar, meqë nuk e thirrën kurrë pse vrau për biznesin e djalit në Gërdec, të paktën ta thërrasin, pse po rrezikon të nxisë një sagë të re hakmarrjesh fisnore në Kukës, duke përdor një vajzë fatkeqe që fati e ka dorëzuar në duart e burrave të ligj si ai, që nuk kanë mëshirë të të çojnë drejt rrezikut të jetës për hallin e tyre. Meqë ky njeri nuk u hetua kurrë si kriminel serioz të paktën të hetohet si burrë lapangjoz.  
 
 

32 Komente

  1. F
    Flutura

    Burre lapangjoz!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond Vlonjati

      Po pse more Mero ti mendon qe Alma ja ka dhene edhe Sales njehere ate placken ta ngjyeje njehere sa per duhan ?

      Përgjigjjuni
    2. y
      yei

      SPAK sherben si zyre avokatie per Berishen dhe Meten. 12 prokuroret e SPAK jane avokatet mbrojtes me te mire qe ka pasur ndonjehere Berisha. SPAK eshte institucioni me partiak dhe i njeanshem qe ka pasur ndonjehere drejtesia shqiptare.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrnofte LEXHENDA ! dhe ZAGARET

        Fjalia e fundit thote gjithçka.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luani

          Sali kërmës i shkonë shumë fjala e fundit , burre lapangjoz.., dhe ai i tillë ka qenë dhe është , familjarishtë , mi gjirizi..!!

          Përgjigjjuni
          1. T
            T

            Pak dhe sakt .

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kaq kisha.

              Jo.. nuk ja mban bitha askujt..!

              Përgjigjjuni
              1. I
                Indinjata

                Imuniteti deri ne vdekje Mero nuk i le ti therasin !Kaq gje besoj se e ke kuptuar apo s'do ta pranosh!Emri i tij sot do ishte harruar nese drejtesia do te funksiononte!Ndaj heshtja eshte me domethenese se sa vazhdimesia e kerkeses per kete makine vrastare qe u montua her vitet 90 e s'ka bir kurve qe e çmnton sot!Ndaj ne ç'do skandal del emri i tij si perbindesh qe ha koka njerezish dhe etiketohet "burre shteti " apo "person (non) grata" !

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Indinjata

                  Imuniteti deri ne vdekje Mero nuk i le ti therasin !Kaq gje besoj se e ke kuptuar apo s'do ta pranosh!Emri i tij sot do ishte harruar nese drejtesia do te funksiononte!Ndaj heshtja eshte me domethenese se sa vazhdimesia e kerkeses per kete makine vrastare qe u montua her vitet 90 e s'ka bir kurve qe e çmnton sot!Ndaj ne ç'do skandal del emri i tij si perbindesh qe ha koka njerezish dhe etiketohet "burre shteti " apo "person (non) grata" !

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    E verteta nuk ka nevoje per fakte!

                    E sakte fjala e fundit: Lapanjoz! Burre ndyrresi! Kaq!

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dardan

                      Perbindeshi i Vicidolit, kryekrimineli dhe kryehajduti Sali Vuk (i Riu) Berisha nuk do te hetohet kurre nga SPAK, nese ne krye te tij do te emerohen malesore te Shqiperise se Veriut.

                      Përgjigjjuni
                      1. m
                        mirel

                        Nuk paska qene e lehte qe nje femer te punoje per Shikun e Salikadavres….

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          SALIVIRUSI PPSH

                          Qe Safet te denohet jam dakorde por asnjehere me burge pasi nuk ka kryere krime qe te burgoset por nje denim me kusht mos marje pjese ne jeten politike se nuk ka demtuar askend veç moralit te zyres ndersa ata qe kane organizuar kete inskenim.babale duhet te denohen me burge dhe burge te rende . Dhe e fundit te arreshtosh nje persone per nje gojore dhe te leshe te lire nje kriminel si Berrisha eeeeeee mos flisni me per drejtesi me Shqiperi se nuk ka .

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Artibr

                            Ore Mero je ne vete ti nqs keto Jan te verteta kjo veper sanksionohet si grup i organizuar kriminal dhe ketu ku jam un per keto gjera te pa atorizuara per shtazhe ne jet private osé publike nuk del me nga burgu aq me keq ai qe tua ti eshte punojs i shikut ketu denohen dyfish dhe un nuk e di si prokuroria nuk heton per krim te organizuar kush do qofte ai ndac ky shiksi ndaj berisha askush Ska te drejte te shkateroj familijen me shantazh publik ky eshte krim i organizuar se Jan organizuar me shume se tre persona me qellim shantazhi dhe shkaterimin families dhe familiareve.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Aspak-u

                              O Z.Mero. Mos qofsha gabim më tepër po e komplekson ti SPAK-un se sa Berisha ka kompleksuar vajzën. Për bela nëse prokuroria speciale bën atë që shkruan ti do na çajnë dërrasat që merr urdhër nga mentorët e Ramës..... Ose shkruaj diçka te "antena" që t'a kuptojnë ata që duan të dëgjojnë këmbanat e kësaj historie alla banale.2

                              Përgjigjjuni
                              1. X
                                Xha Jaho

                                BRAVO !!!!!

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Ladi

                                  Je shume fantastik Mero! Je i modh! I felliqur, horr, kriminel, antishqiptar i terbuar, komunist 24 karatesh, shtaze e kaluar kafshes eshte ky plere, qe e nxiu jeten shqiptare edhe per 50 vite te tjera

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Koli

                                    O ladi ,po ta lije komentin vetem kaq “ Je shume fantastik Mero! Je i modh! I felliqur, horr, kriminel, antishqiptar i terbuar, komunist 24 karatesh”.do kishe qene shum i sakte.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. P
                                    Ppp

                                    Do kaloje ne histori si sehirxhinjte e cifteve nga liqeni. Pusht plak i perdale.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sky

                                      E cuditshme sa mire kuptohen prostitutat me njera tjetren! Ajo (Alma) nje prostitute biologjike dhe Ai (Berisha) nje prostitute politike. Nese Alma e dogji veten prostitutocionalisht, Berishes kam frike se do ti ndodhi si ajo prostituta. qe u perjashtua nga bordello (foltorja) per immorality. Ndonjehere mortja te vjen nga se pret.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Trotski

                                        E Thene BUKUR; Burre Lapangjoz !!!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          Emigranti

                                          O Mero nje njeri me dy pare mend e kupton qe Saliun dhe Meten vetem pas zgjedhjeve parlamentare te 2025 mund te ngrihet ndonje akuze nese behet. Deri atehere jane te sigurte dhe do degjojme te njejta gjera "drejtesia do kohe", "drejtesia do 100 vjet te behet" , "per kete gje kemi sakrifikuar" e te tjera budalleqe te Rames. Pas 2025 Saliu me Meten nuk jane me te deshiruar per te fituar zgjedhje dhe te lire per tu hetuar.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. X
                                            Xz

                                            As

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              KATUNDARI

                                              Zgjidhja nuk eshte ajo qe ju mendoni .Saliu kurre nuk do te denohet .Arsyeja eshte sepse ka nje mbeshtetje te madhe nga kriminelet me dhe pa pushtet..Prandaj pritni me durim vdekje e tij naturale ashtu baballaret dhe gjysherit tuaj priten vdekjen e Enver Hoxhes.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. E
                                                ELEKTORATI GRI

                                                Saliu nuk denohet sepse eshte akoma ne pushtet

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Taulant

                                                  Cfare llumi permban partia "Socialiste" .... Nuk doli nje kryebashkiak per te qene por te gjithe hajdut e njerez pervers... Shqiperi sa poshte ke rene????

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. j
                                                    jugu

                                                    Mero je bere i rendomte me keto shkrime. Nuk e mund dot Berishen as ti, as padroni jot i radhes, Rama, as Kim amerikonja, dhe askush. Tani ke filluar te shkruash si per ata kurvaret e lagjes. Behesh qesharak dhe i pa besueshem me keto qe shkruan. Kuptohet ke detyre ta pastrosh Safetin dhe ate cfare Safeti beri dhe hodhi, por jo kaq rendom. Ti duhet te shkruash dicka per Safetet e tjere te Rames qe kane pushtuar tere bashkit e vendit dhe qe i kan kthyer zyrat ne korrupsion, kurveri, hajduteri, etc.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. a
                                                      arqile

                                                      Mero ky spak eshte baraz me aspak vetem per faktin e nherezve qe moren poste aty te cilet jane nherez te kriminelit non grates sali.Mire u be reforma ne drejtesi pasi nevoja ishte e shume uleritese por duhet te kemi parasysh qe nuk besoj se do kete nje prokuror apo hetues ne sgqioeri qe do e therase ndonjehere sale krimibelin akoma jane kudo njerez te mekuar nga sala dhe qe keto poste i kane prej sales dhe nuk do bejne asnje veprim me sale krimibelin nuk ka tjeter shpjegim .Vetem besim tek perendia ta mbylli njehere e mire kete pune e vendi te shpetoje nga haleja.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. N
                                                        Nemesis

                                                        Mero nese Saliu do e kish derguar kete grua te Ed Rama do te te besoja plotesisht... Po te Safeti??? Nuk ia vlen barra qirane. Hipoteza jote eshte e gabuar dhe bazohet te fakti qe ti dhe tematiket e tu nuk dini kurre te thoni dicka objektive por nga mengjesi ne darke shkruani : fajin e ka Saliu. Saliu ka dhjete vjet qe nuk administron parate e shqiptareve ndaj boll genjyet te tjeret po sidomos veten. Njeriu ka nje etike politike, etika juaj e vetme eshte antisalinizmi shterpe.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. D
                                                          Drejtesia e munguar

                                                          Drejtesia nuk po con dot ne burg Salianjin,qe eshte denuar nga gjykata e shkalles pare e jo Saliun qe nuk e arrin dot.Qe Ai dhe shume te tjere e kane vendin pas hekurave (sepse kane kurdisur shume pislleqe te tilla)dihet,por kush do ti coi?Sistemi te cilin e duam eshte furiku ku ngrohen veze te tillae lindin te tille "perbindesha".Sa te lumtur do te ishim po te kishim vetem Saline. Fatkeqesisht kemi me bollek.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. F
                                                            Franci

                                                            Sa te jete Altin Dumani ne krye te SPAK Berisha nuk ka per tu therritur asnjehere per asnje nga ceshtjet e akuzuara ndaj tij.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. Y
                                                              Ymer Abazi

                                                              Me ate te Berishes ne gurrmaz do ti besh avokatine atij kaqolit Gici or Mero qero Bazeja...Ahahahaha

                                                              Përgjigjjuni

                                                              Lini një Përgjigje