Albin Kurti e ka ndihmuar Vuçiqin me aktet e tij, 100 herë më shumë se Ballkani i Hapur 

1 Korrik 2023, 20:23Editorial Mero Baze

Kryeministri Edi Rama i ka gjetur ne befasi të gjithë ata që donin të justifikonin armiqësinë e Albin Kurtit ndaj Shqipërisë, me Ballkanin e Hapur. Deklarata e tij se Ballkani i Hapur e kreu misionin dhe se duhet të fokusohemi tek Procesi i Berlinit, nuk është asgjë e re për politikën shqiptare. Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur nuk kishin asnjë pikë që binte ndesh me njëri- tjetrin, por ishte një proces me dy shpejtësi të ndryshme, lokale dhe rajonale.

Të gjithë ata që deri më sot janë përpjekur të gënjejnë se Albin Kurti është armiqësuar me Shqipërinë për shkak të Ballkanit të Hapur, tani do t’iu duhet të vazhdojnë sulmet ndaj Procesit të Berlinit, ndaj SHBA dhe BE, pasi në thelb Albin Kurti nuk e ka inatin me Shqipërinë, pse ajo ishte pjesë e Ballkanit të Hapur, por pse është në një linjë me Perëndimin sa i përket Kosovës.

Në kushtet kur në Kosovë përshkallëzimi i situatës për shkak të Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuciq po vazhdon çdo ditë, natyrisht që nuk ka më kuptim të flasim për një mirëkuptim ballkanik. Perëndimi, por as Edi Rama, nuk ka pse konsideron më faktor konstruktiv rajonal Aleksandër Vuciqin, i cili ka gjetur të argëtohet me një kryeministër delirant në Kosovë, duke bërë, ai si hero serb, e ky si hero shqiptar, në dëm të Kosovës që të dy. 

Aq sa e ka ndihmuar Albin Kurti, Aleksandër Vuçiqin, duhen 100 Ballkan të Hapur ta ndihmojnë. Por ky proces nuk ka më kuptim në këtë situatë. Shqipëria ka tjetër rol tani e tutje.

Shqipëria mirëpret në vjeshtë konferencën evropiane të Procesit të Berlinit në Tiranë, duke marrë një rol historik në këtë process, dhe natyrisht nuk ka pse humbet më energji me një derivat lokal të këtij procesi, i cili po keqpërdoret si nga Serbia, ashtu dhe nga Kosova. Serbia duke e shpërdoruar, ndërsa Kosova duke e demonizuar.

Ai proces realisht eksploroi gjithë mundësitë e bashkëpunimit rajonal dhe dha një fotografi se kush ka gatishmëri të bashkëpunojë për katër parimet e Procesit të Berlinit, dhe kush jo. 

Kosova me Albin Kuritn u rreshtua kundër. Por Procesi i Berlinit, që është lokomotiva e bashkëpunimit ballkanik, për fatin e tij të keq kërkon sërish të njëjtat gjëra.

Më tej plani franko- gjerman, po ashtu kërkon të njëjtat gjëra.

Edhe më tutje SHBA dhe BE do të vazhdojnë të kërkojnë të njëjtat gjëra.

Do të jetë e lodhshme tani, siç ka filluar të jetë, të dëgjojmë përsëri të njëjtën kënge nga Kosova, se Shqipëria po na prish punë, se po përkrah Procesin e Berlinit, siç po thonë tani se Shqipëria po na prish punë, se po mendon si SHBA dhe BE kundër Albin Kurtit.

Kjo situatë do të vazhdojë, pasi Albin Kurti nuk e kishte me Ballkanin e Hapur, por me mendjen e tij të mbyllur izolacioniste që po fut Kosovën në qorrsokak duke dëmtuar perspektivën e saj historike. 

Për Edi Ramën mund të jetë një akuzë më pak, por nga të njëjtët njerëz, të jeni të sigurtë që do jetë një grusht urrejtje më shumë pse i ka lënë pa argument. Dhe do të bëhet më keq. 

Se tani nuk do gjuajnë me gurë më tre lidera rajonal, por BE, SHBA dhe Berlinin. Dhe prapë do të thonë na prishi Edi Rama me BE, SHBA dhe Berlinin, pasi ato s’po e duan Albinin.

28 Komente

  1. J
    Je bere i merzitshem me kosoven bolle

    - Ballkani hapur eshte existent. Rama luan me dy porta ( Ballkani hapur , Procesi Berlinit ) nese procesi Berlinit nuk évoluon déclenché Ballkanin e hapur . - Nuk e kuptoje nga i burone gjithe kjo dashamiresi per krahinen e kosoves kryeministrit Rama ? . - Rama eshte votuar nga shumica per te punuar per Shqiperine e jo te meret me Pitkinin e Vetfundosjes me sa di une nuk e ka pasur as ne programe ceshtjen e kosoves . I nderuar kryeminister ke plot pune ne Shqiperi per te bere shiko rruget secondaire ne fshatra qe jane gjithe gropa shiko detin qe eshte pis meru me pastrimin e rreres me bregdetin meru me ujrat e zeza lere kosoven atje ku eshte ne si votues nuk na interesone shume kosova ata e kane bere zgjedhjen e tyre nderuan flamure , hymne tani po kerkojne te krijojne nje kombe artificiale maska e patriotizmit te ata ka kohe qe ka rene nese ju zoti Rama ju pelqene politika e jashteme hape rruge vendose nje kryeminister tjeter dhe merni postin e ministrit te jashtem dhe vazhdo me kosoven 24 ore ne 24 deri sa te mos kesh me fuqi . Je bere i merrzitshem me kosoven .

    Përgjigjjuni
    1. t
      tkiu

      Ta £ift gamori at nan or mbeturine sllave edhe greko- anadollake ,20.53.Dardania eshte republike dhe jo krahine dhe kryeministri Rama po ben me te mire qe Dardania te integrohet ne NATO dhe BE.Me gjithe perpjekjet e bineve qe na kujtojne aleks xinxen ,ky zhvillim nuk ndalet dot.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tkiu e te ka kire prishtibaliu

        tkiu prishtinali jam ne prishtine jetoje a ke nje moter te bukur ma sille tre dite ne prishtine te dhuroje nje bebushe si Pitkini jone i vetefundosjes. i tkir kosova eshte krahine e banuar me shqiptare o palloshe .e toke Shqiptare perkatesishte territore Shqiptare me flamurin kuq e zi

        Përgjigjjuni
      2. b
        ben.

        Shqiperia eshte si 1 kioske buze lanes. Ballkani i hapur, hapet dhe mbyllet brenda nates, dhe pronari i kioskes as e rruan trapin per njeri. As kur e hap e as kur e mbyll nuk i jep hesap njeriu. Vari leshte pune shqiptaresh, qesharake ne cdo gje. Po mire qe na qeteson Merua, se paska edhe me keq , eshte Albini. Ballkani i hapur , u mbyll vetem per 1 teke, sepse pronari i kioskes tjeter vucici nuk i solli policet e kosoves ne tirane qe te hapej bythesh pronari i kioskes ne tirane. Ja kaq vlen kisoska shqiperi

        Përgjigjjuni
      3. B
        Bozhigradi

        Avokati Mero Baze. Albin kurti e ka ndihmuar Vucicin 100 here me shume se Ballkani i hapur. Dmth. Ballkani i hapur e ka ndihmuar ,por Albini me shume! Hajde gazetari, hajde!

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ?xzy

          Si s'u lodhe mor maskara duke i bërë bythëlëpirje Ramës 5 herë në ditë?! Sa i poshtër paske qënë! Çfarë s'mban kjo tokë.

          Përgjigjjuni
          1. ?
            ? Xzy

            Megjithmende çfare nuk mbane kjo toke duke filluar nga ju si bythelepires i komunistit non grata minuesit te demokracise sekretarit te PPSH doktori i Hysni Kapo shokut Sali Ram Sheqere Berrisha dhendrit te Serbise

            Përgjigjjuni
          2. M
            Marko Polo

            S'kam dyshim se Albin Kurti po e dëmton Kosovën me mosbashkrendim me Amerikën! Veçanërisht pas pranimit të Planit gjermano-francez dhe Marrëveshjes së Ohrit. Por "Shengeni i Vogël" fillimisht dhe pastaj "Open Balkan" nuk është refuzuar vetëm nga Kosova por edhe nga Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegivina. Poashtu, nuk e ka refuzu në Kosovë vetëm Kurti por të gjitha partitë. "Ballkani i Hapur" ka si rezultat vetëm përçarjen e Kosovës me Shqipërinë dhe në përgjithësi përçarjen e shqiptarëve. Vetë mënyra si e ka pranu Edi Rama, me gëzim të papërmbajtur, me entuziazëm dhe pa lënë aspak kohë dhe pa bë përpjekje që së pari të merret vesh me Kosovën, flet mjaft për Ramën. Si mund të ishte Kosova pjesë e kësaj nisme të Vučić- it kur ai dje tha: Kosova nuk është shtet dhe s'do të jetë kurrë!"

            Përgjigjjuni
            1. K
              Klea,Dea,Genci,Lenci

              Ik pirdhu ti me gjithe krye gomarin tend. Njerez te peshtire. Justifikoni gjithshka se jeni te lyer deri ne gryke.

              Përgjigjjuni
              1. l
                ludoviku

                Mero mos i dediko shume reshta nje "boshti me gunga" ku sa perpiqesh te ulesh njeren te del tjetra perpara!Kosova fatkeqesisht ka shume Albina ku duan qe shurren ta bejne ne Prishtine e te lagin jo vetem Europianet por e SHBA-ne.Ndaj me te proukupuar me problemet e Shqiperise dhe do te shikoni qe Albinet do fillojne e te na vijne mbrapa si hije!Albini i vertete eshte nje delirant qe mund te ndeshet me kedo ne boten e eger kapitaliste duke mbajtur ne njeren dore kazmen e ne tjetren pushken,kazmen per te shkateruar Shqiperine me ca dordolece te ashtequajtur profesore me diploma Jugosllavie ,dhe pushken per te gjithe armiqte e Republikes Popullore te Kosoves fut ketyu edhe imperializmin Amerikan qe e krijoi kete shtet! Ndaj mos u merrni me me kete "bosht megunga "sepse ai nuk drejtohet kurre!

                Përgjigjjuni
                1. M
                  MALRUX

                  Rama e kishte thene disa here qe 'Ballkani i Hapur' u be si nje nisme mbi rregullat e Projektit te Berlinit per ta vene ne veper ne rang rajoni ate qe Projekti i Berlinit e kishte vene vetem ne leter por kishte rene ne gjume. Kur Gjermanet pane qe Ballkani i Hapur po u merrte projektin, u zgjuan, dhe erdhen, sepse dihet duan te marrin pjesen e tyre te merites dhe e rizgjuan perseri. Dhe perseri Edi tha, se do te mundohej ta mbante gjalle Ballkanin e Hapur per te mbajtur zgjaur Projektin e Berlinit. Nqs shikojme, 3 dite me perpara u aprovua-me firmosjen e marrëveshjes në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë pjesë e Europës Digjitale ku qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliard Euro. Po te shikojme, keto jane kater shtetet(3 nga te cilat ishin formalisht pjese e Ballkanit te Hapur), dhe duket qarte ky hap i pare i perfitimit, ndaj mendoj se Ballkani i Hapur pati sukses me venien ne vemendje tek Europa Perendimore te kthente prape syte nga Ballkani per te mos i lene projektet qe bejne shpesh vetem ne letra.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Klevi loqja e gonerit te Faros.

                    Hani nje mut te madh o koqevare ,o patriotet e sumes, primitive te trashe, te pagdhendur gjithmone keni qene dhe shpellare, lopcare, druvare, percares dhe hakmarres te poshter do mbeteni .Pijani lengun Mr. Binit dhe asaj torrollakes V . Osmani.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Koqevari

                      Ludovik jam pjeserisht me mendimin tend ,nje gje nuk me duke tamam ,per boshtin me gunga e kam fjalen ,une kam punuar tornitor dhe di qe çdo gje me gunga tornohet e behet nje aks i drejte ,une mendoj qe ata jane si ( bishti i qenit qe e terheq e prap shkon si ishte )

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Rama Vučić

                        Edhe Parlamenti Europian e ka kundërshtuar hapur dhe me votë “Ballkanin e Hapur”. Në 23 nëntor të vitit 2022, u votua me 502 vota pro, 75 kundër dhe 62 abstenim rezoluta e hartuar nga eurodeputeti socialdemokrat kroat Tonino Picula. Eurodeputetët e cilësuan nismën bashkëpunuese si përjashtuese ndaj shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe në kundërshtim me rregullat e BE. “Shprehim rezerva të forta për çdo bashkëpunim ekonomik rajonal, apo iniciativë që nuk përfshin të 6-të vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk është bazuar në rregullat e BE-së, siç është nisma e ‘Ballkanit të Hapur”, thuhet në rezolutë.

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Rama Kurtovic

                          Ndero shkronjat ne telefone se i ke serbisht o sllave . Katundari mesoje parlamenti europien ka 10000 deputet e njeri tha tjetri pordhi tjetri fendi o idiot nuk meret per baze cfare nje eurodeputet apo 5 eurodeputet thone apo shkruajne o koqevar nga mendja . Pak leksione se injorant je Ballkani hapur nisme Amerikane por qe kundershtohesh nga europa pse ?. Ne kohen qe lindi Ballkani hapur ishte president Trapi qe nuk kishte raporte te mira me europen ndersa sot politika Amerikane e Bidonit dhe ajo europiane eshte ne nje linje nuk ja divergjenca shiko masat qe europa dhe amerika po i vendose krahines se kosoves drejtuar nga bolsheviku vetefundosjes Kurti te gjthe ne unisone ne nje ze . Pse duhet Ballkani hapur dhe jo procesi Berlinit pamvarsishe se eshte i njejti por procesi Berlinit drejtohet nga kance-karri Gjermanise kur te kete kohe ai thote mblidhemi pak po s'pati kohe nje here ne tre vjet se kuptohet eshte votuar per hallet e veta dhe te Ballkanit. Ndersa kur lideret e ballkanit vendosin vete mblidhen me shpeshe dhe i dine vete ku jane problemet nuk ka nevoje te vije kance-karri Gjermanise.. Dhe nuk besoje kurre qe Ballkani hapur nuk vazhdone ndersa arresyet pse europa nuk e ka dashur kete nisme do ta mesojme kur ti patriot qe nderone edhe flamurin do vendosesh shkronja shqipe dhe jo sllave

                          Përgjigjjuni
                        2. F
                          Frank

                          Mero kellira, por Albin Kurti eshte pro planit franko gjerman. Ti perse mashtron kaq hapur !!!

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Merhumit

                            Pra, e ka ndihmuar edhe Ballkani (dmth, edhe KM-ja dhe vete ti)? Librin Mer(hum), librin e shpise, KM-se dhe ty.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Merhumit

                              Pra, e ka ndihmuar edhe Ballkani (dmth, edhe KM-ja dhe vete ti)? Librin Mer(hum), librin e shpise, KM-se dhe ty.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Merhumit

                                Pra, e ka ndihmuar edhe Ballkani (dmth, edhe KM-ja dhe vete ti)? Librin Mer(hum), librin e shpise, KM-se dhe ty.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Merhumit

                                  Pra, e ka ndihmuar edhe Ballkani (dmth, edhe KM-ja dhe vete ti)? Librin Mer(hum), librin e shpise, KM-se dhe ty.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Merhumit

                                    Pra, e ka ndihmuar edhe Ballkani (dmth, edhe KM-ja dhe vete ti)? Librin Mer(hum), librin e shpise, KM-se dhe ty.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Merhumit

                                      Pra, e ka ndihmuar edhe Ballkani (dmth, edhe KM-ja dhe vete ti)? Librin Mer(hum), librin e shpise, KM-se dhe ty.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Merhumit

                                        Pra, e ka ndihmuar edhe Ballkani (dmth, edhe KM-ja dhe vete ti)? Librin Mer(hum), librin e shpise, KM-se dhe ty.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          Merhumit

                                          Pra, e ka ndihmuar edhe Ballkani (dmth, edhe KM-ja dhe vete ti)? Librin Mer(hum), librin e shpise, KM-se dhe ty.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Alfred

                                            Do kesh goxha pune keto dite Mero! Te pastrosh berllogun e Bablokut! Eshte gjithe ai berllok I grumbulluar!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Bashkimi i trojeve shqiptare, prioritet mbi priori

                                              Te gjithe ju oportunistet, hajdutet, intrigantet, spihunet, zvarraniket, gjitholloge zvarraniket te tallavase, lekistet, peshtyresist, shqiponjat naftesjelles, vrimhapurit e Ballkanit serb, pastruesit e vitit te haleve te Perendimit, Serbise dhe Greqise dhe gjithe bythlepiresit e Tiranes, jeni bere si VorioQimajotet barkthare 300 eurosh, qe shajne si antishqiptare, intelektualet shqiptare, qe me qytetari diskretitojne fenomenin e tyre e neveritshem dhe "identitetin 5000 vjecar" te nje vendi qe shumohet me pensione barktharesh dhe analfabesh te blere ne pazarin shqiptar te mizerjes. Kam frike se ajo cfare ka tronditur Kurti ne Shqiperi, ne pushtetin tuaj te krimbur dhe te ndyre 30 vjecar duke provokuar friken e privilegjeve dhe histerine tuaj, eshte vetem ne fillimet e veta. Ate drejtesi te munguar qe presim ta bejne institucjonet mafjoze ne dore te peshkaqeneve, do ta beje populli shqiptar.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Aleanca per legalizimin e gojores rripjellëse

                                                Ymer ktheji eurot Gjicit, legen!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Plaku pa dhambe

                                                  Perdorni logjike o njerez. A ishin zgjedhjet ne veri te Kosoves te rregullta? PO A u garantuan serbeve sipas ligjit pjesemarrja ne to? PO A i bojkotuan ata ato me vullnet te lire? PO A u instaluan fituesit sipas ligjit? PO A eshte qeveria e Kosoves zot shtepie ne gjithe territorin?po A po refuzojne serbet sovranitetin e Kosoves ne veri? Po A po e frymezon ndarjen e Kosoves vucic?PO A po perpiqet kurti thjesht te zbatoje ligjin?Po

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje