Përse e presim me gjak të ngrirë fjalimin e Bill Clintonit në Tiranë 

2 Korrik 2023, 19:39Editorial Mero Baze

Ndërsa Bill Clinton do të jetë këto dy ditë në Tiranë si i ftuar i qeverisë shqiptare, të gjithë do të presim me gjak të ngrirë, nëse do na e kujtojë fjalinë e tij profetike që na tha të gjithëve 24 vite më parë, duke na kujtuar të mos humbasim paqen. 
Në fjalimin e tij të parë kur Kosova sapo ishte çliruar, Presidenti i SHBA Bill Clinton u dha një mesazh të qartë shqiptarëve të Kosovës. “Ne fituam luftën kurse ju duhet të fitoni paqen”. Fjalia e tij profetike, 24 vite më vonë, ngre shumë pikëpyetje për udhëheqësit e sotëm politik të Kosovës, dhe për atë çfarë SHBA dhe Perëndimi në tërësi bëri për ta.  
24 vite më parë SHBA dhe shqiptarët e fituan luftën, ndërsa sot Kosova rrezikon të humbas paqen e vendosur prej tyre. 
24 vite më pas, Albin Kurti, Kryeministri i sotëm i Kosovës, i cili e quante “lojë” futjen e NATO në Kosovë, quante “lojë” çlirimin e Kosovës, quante “lojë” shpalljen e pavarësisë e çdo proces të mëtejshëm që konsolidonte shtetin e Kosovës, sot më shumë se kurrë po e kthen në lojë gjithë investimin e SHBA në Kosovë. Objektivi i tij kryesor është përpjekja për të ngritur një front anrtiperëndimor në Kosovë, që të justifikojë aktet e tij populiste për nevoja elektorale, dhe të bëhet shqiptari më i votuar kundër Perëndimit në trojet shqiptare. 
Askush nuk ka më një ide përfshi dhe Albin Kurtin se ku e mbështet ai tani e tutje strategjinë e sigurisë kombëtare të Kosovës, por është e qartë se Kosova sot është vendi i vetëm evropian nën sanksione nga Perëndimi. 
Dy ditë më parë, Bashkimi Evropian anuloi pjesëmarrjen e Kosovës në takimin e përbashkët mes BE dhe Ballkanit Perëndimor në Programin e Evropës Digjitale. Kosova u përjashtua nga takimi pa bërë zë, duke refuzuar pjesmarrjen e Delegacionit të saj në Bruksel, në ceremoninë e firmosjes së programit rregullator. 
Kosova është nën sanksione për pjesëmarrje të zyrtarëve të lartë në takime në Bashkimin Evropian, është nën sanksione duke ngrirë gjithë programet e ndihmës financiare me interes të veçantë për Kosovën, si dhe refuzim të pjesëmarrjes së zyrtarëve të saj në gjithë takimet e MSA, komitete ekzekutive, nënkomitete etj. 
Sikur të mos i mjaftonte Perëndimi, Albin Kurti po përpiqet të nxisë dhe armiqësi ndaj Shqipërisë dhe rolit të saj si vend që e bazon strategjinë e sigurimit kombëtar tek NATO dhe aleanca me Perëndimin. Dështimi i përpjekjeve të tij për ta përdorur Shqipërinë si çomage kundër Perëndimit, është kthyer në një platformë urrejtje të tij ndaj Shqipërisë. 
Presidenti Bill Klinton do të flasë të hënën në mbrëmje në Tiranë në një ceremoni zyrtare. Shpresoj të ketë mëshirë dhe të mos na thotë që nuk e meritonit çlirimin, pasi SHBA ende nuk e identifikon Kosovën me Albin Kurtin.  
24 vite më parë ai dhe Perëndimi futën nën sanksione Serbinë, duke zbuar ushtarin e fundit serb nga Kosova, kurse sot Bashkimi Evropian ka zbuar zyrtarin e parë të Kosovës nga takimet e saj. 
Nga ana tjetër, ish-Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha, për rrëzimin e të cilit më 1997, administrata e Clintonit ka rol vendimtar, është shpallur tanimë “non grata” nga SHBA dhe po punon me aq sa mundet të ngrejë dhe ai një front antiamerikan në Shqipëri.   
Kjo diagramë dramatike e kthimit të Kosovës në një vend që po përballet me Perëndimin, dhe e Shqipërisë në një vend ku opozita kryesore ka si alternativë  retorikën antiamerikane,  për shkak të politikës së Albin Kurtit në Kosovë, dhe Sali Berishës në Shqipëri,  është aksidenti më i rëndë historik që i ka ndodhur shqiptarëve në Ballkan.  
Por ndërsa Shqipëria e ka izoluar dhe po e çmonton vatrën e saj antiamerikane, Albin Kurti po e kthen në premtim dhe sfidë rezistencën ndaj saj. Ndaj është në dorë të Kosovës të zgjedhë mes tij dhe lirisë së saj të rrezikuar.  
 
 

19 Komente

  1. Z
    ZHEJI KOKE PA LARI

    Ehhhhh deri sa nuk takone heroin e demokracise sali ram sheqere berrisha qe solli demokracine ne shqiperi njeriu qe luftoi per te rrezar komunizmin i madhi non grata shku sali ardhja e ish presidentit nuk na entusiasmon eeeee i thone sali qe vrau dogji shkateroi vendin eshte ky hero qe cliroje kosove nuk lejoje amerikanet ta coptonin dhe ky mos te jete i pranishem mendoje qe kazani i syrit te xenit ta shpalli neser dite zie . Jam ne merak a do jet i pranishem enveristi bolsheviku i krahines respublique e pa njohur e bananeve te gjebrese ne pritje te ish presidentit po shoqe vjosa a do kete e pranishme ne vendin qe e urrene me shume shqiperi ? e kuptoje qe atdheu saj serbia rshte gjithcka por pak rrespekt per ne se dreqin flet dhe pak shqip turqelie osmanllie . Po nuk mori pjese sekretari ppsh shoku sali une presonalisht se bashku me shkullakun fevziun bushatin canin lubonjen erlen sonilen rakipkarin nuk marim pjese protestojme qe nje revizionit kapitalist shkele token tone . Rreziku anglo-amerikane per shqiperine talibanet e vetefundosje neser ne rrjete sociale duhet te jene aktive partia i theret

    Përgjigjjuni
    1. C
      Coli

      Te lumte Mero

      Përgjigjjuni
      1. C
        Coli

        Të shkriu gjaku o Ymer Gëlbaza? As ta pordhi shokun Edver foli me shume per ...kur isha njehere ne Dardanele...se tani skam asnje pushtet... Mos harro lekët që I more Gjicit do ti kthesh si vdekja.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shqiptari buzholle..faik konica

        More po kush e votoi Enverin,Saliun,Albinin...po shqiptaret praa...Jemi ne mosmirnjohes e antiperendimor...jena per Anadoll kaq.Mjafton te shokosh protestat ne France..arabe kryesisht.Adhuronin diktatoret ne Perenedim bejne pordhe.ADN quhet

        Përgjigjjuni
        1. A
          Analisti

          Të lumtë pena për shkrimin Mero. Si gjithnjë analiza juaj sipas mendimit tim është e saktë.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rrnofte LEXHENDA ! dhe ZAGARET

            Nese vatan Don me I vu zjare ke sa te duash Kosovare

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rrnofte LEXHENDA ! dhe ZAGARET

              Bini nuk e ka idene. Burgu ka bere te veten. Mjere koqevaret.

              Përgjigjjuni
              1. u
                u.s.

                Dakort cfare thuhet per Albinin ku lidhja e tij me Salihun eshte toksike..por ky perendimi me ne krye Ameriken eshte i perenduar qe " BURRI I SHTETIT " I Arvizuse po e sfidon Ameriken edhe pse ka kryer krime te vertetuara si 21 janari 2011 apo 14 shtatori 1998 ?. 1-Eshte "jashtoksor" Shtrigu i viqidolit.. 2-eshte pjerdhur perendimi me Ameriken ne krye apo 3-vazhdon radioloja qe nisi ne 2 prill 1991

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqipe ETNIKE

                  i Nderuar Mero Baze...Shkrimi juaj deri diku ka "Prekur" Karakterin e Albin Kurtit si Politikane pa i Dhen DREJTIM Problemit Kryesore.. 1-Problemi nuk eshte Albini por te shikojme Rritjen e tensjoneve ne Serbi..Problemi jane vete Serbet te cilet do te jene gjithmone Probleme per Kombin Shqipetare ne teresi. 2-Albini nuk eshte nje Politikane i "Thekur",ai ka Gabimet e tije...por po te shikojme se BE-ja..i ka vene Albinit "Embargon" ..me kushte shume te renda dhe pasoja per Kombin Shqipetare, dhe vete Ekzistencen e Kosoves si Shtet..pra Qeveria e Albinit duhet te Pranoj Mini-Shtetin Serbe ne KOSOVE...Pse?? eshte nje Presjone i Hapur qe i bejne te Fortet nje "Femije te dobet"(Kosves)..qe te Pranoje Kushtet e tyre..kur edhe vete e dine se FAVORIZOJNE Serbet. 3-Pse Europjanet, nuk Ndeshkojne Serbine per Sulmet kunder KFOR-it...??apo vetem Serbet kane te Drejte??Nuk shikojme se Politika e BE-s eshte e paanshme ajo e ka TREGUAR FARE QARTE FYTYREN E SAJ eshte me Serbine. 4-Vjen edhe Eskobari Amerikane dhe thote qe te Impementohet Marreveshja e Formimit te komunave me Baze ETNIKE-SERBE..pse?? ky eshte nje Problem i vjeter qe i ka mbetur Peshqeshe Qeverise se Albin Kurtit(Pa pasur asnje Simpati per Albinin e them).. Politikanet Shqipetare qe e Nenshkruan Marreveshjen e "Djallit" me 2013-ten...nen c´fare Kushtesh e nenshkruan??U joshen apo Shhantazhuan??Ka shume mundesi te dyja bashke...por ata qe e Firmosen kete Marreveshje tashme dihet se jane ne Hage...pra Marreveshja nuk ka pasur GARANCI per palen Shqipetare...thjeshte ka qene nje KURTHE per Shqipetaret.. 5-Perfaqesuesit e Eu-se..ne bisedimet Serbi-Kosove jane te Anshem...jane nga dy Shtete qe nuk e kane njohur Kosoven...Respektivishte,dhe me te Drejte themi a jane te Besueshem ata..?? 6-Albin Kurti ka Gabimet e tije,por mos valle Eu-ja dhe SHBA-ja jane "Engjej"?????? Ja themi se Albin Kurti jua dha ne "Dore" Serbeve Asocacjonin me Komuna Serbe...a thua u zgjidhe Problemi?????????????????????Jo dhe kush na Garanton se keto Komuna neser ase pasneser nuk do te KERKOJNE BASHKIMIN ME SERBINE??????????????????? As SHBA-ja dhe as BE-ja...nuk te japin Garanci 100%...ose ne se ta japin sote...kjo nuk Funksjonon ne te Ardhmen sepse Real-Gjeopolitika Ndryshon...dhe Fatekeqesishte ajo ka NDRYSHUAR ne Disfavor te Shqipetareve... i Nderuar Mero Baze,pse Shqipetaret nuk Punojne per Bahkimin Kombetare..por jargaviten pas BE-s dhe me pake SHBA-s????i Nderuar Mero Baze..duket se "Perandorise BE" po i vjene Fundi...dhe nje dite gjithkush do te kthehet dhe perdore Fjalin e Famshme:Secili per vete dhe Zoti per te gjithe.....Lol

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Skenderbeu.

                    Je shume i sakte. Por Merua eshte dhe mbetet problemi. Sepse si Merua ka shume si ne Tirane dhe ne Prishtine. Europa ka mbi nje shek. qe tall by.. me shqiptaret, e ne mendojme se i ka fajet Albini. Nje te vertete ka: Europa ne Shqiperine autoktone, (pasi e coptoj) ka mbeshtetur vetem aventuriere, qe i kane shkuar pas avazit te saj poshtrues. Ndersa ata udheheqes qe kane punuar per kete vend, ose u ka futur strekembcin, o i ka poshtruar.

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Ilirjan

                      A do ishim ne sot shtet e komb pa Ameriken,pa Presidentet Willson dhe Clinton ?JO dhe JO.Ata po te thone sot,(Albinit):beje keshtu si te themi ne!Jepu te drejtat serbeve!Nuk kemi deshire,por DUHET t'ua japim keto te drejta.Pastaj,rrjedhen e historine gjithmone Amerika do ta diktoje.Shyqyr i kemi miq.Veriu i Kosoves DO TI MBETET Kosoves,sepse Amerika nuk beri luften qe t'ua jape serbeve,as Kosoven as cope te Kosoves,por ,po dalin shqiptare (Albinasit)me te keqinj( me IDIOTE mendoj) se serbet!! I tha Gjermanise:Mos e nderto "Nordstreamin"...GJERMANIA e Schroeder it dhe Merkel nuk degjuan dhe e bene...JA SI PERFUNDUAN!!Pra oooo shqype !Albini ju duket me i zoti se Merkel apo Schroeder?!Kosova me e forte se Gjermania?!

                      Përgjigjjuni
                    2. B
                      Bureto

                      Dhe kë fjalinl e fundit i vure vulën. Kur të vijë ajo ditë, jo vetëm që ti dge unë nuk do jemi të shohim se çfarë do të ndodhë, por nga sa e njohim historinë e Ballkanit dhe të Evropës (përfshi këtu dhe Rusinë), ka gjasa që mund të ndodhë ajo që është dashur të ndodhë prej mbi 120 vjetësh më parë, prej orekseve dhe ambicjeve shovene greko-serbe, shqipëtarët, kudo jetojnë në Ballkan, jo vetëm që nuk do të bashkohen në një shtet të vetin, por të tkuren midis lumit Mat dhe Shkumbin, si një relike. Dhe mos të harrojmë se edhe Amerika nuk do të jetë më ajo që është sot, sa për fuqinë që ka, po aq dhe për interesat e saj në rajon që për fat sot konvenojnë me tonat.

                      Përgjigjjuni
                    3. c
                      ce

                      E ke qare o mendjendritur, Analize perfekte o Mero. Bravo! Po sa te kete dy trushplaret e vetfundosjes qe i fryjne gjithe diten urrejtjes patologjike per Shqiperine, Mimoza kusarja katundarja hunderre e Gjakoves dhe monstren Albulenen sharebajgen e VV qe beri thirrje per bojkotim masiv te turizmit kosovar ne Shqiperi, Albin kurt kundrapedali po ecen i sigurte drejt izolomit total te Kosoves nga bashkesia nderkombetare.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shabani

                        O Mero nuk e kupton apo nuk ta thote zemra ,se Kurti -Osmani dhe opozita ne Kosove duan qe te bashkohen me Serbine ,se nje pjese e madhe jane niperit dhe mbesat e tyre , per derisa keta funderina shajne per dite Ramen e Shqiptaret .ketyre derrave duhet me i vene kufirin me gjemba .

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vlora 97

                          1- Cfare duhet t bej Albini sipas teje? Te haj cdo mut qe i servirin ne pjate? 2-Po sikur te ishin bashke shqiptaret e Kosoves, Shqiperise, Maqedonise, Malit te Zi, Greqise, si thua ti zoti Mero, do guxonte njeri te urdheronte Kosoven ti bgul thiken vetes, sic po duan per arsye te errëta sot amerikanët? Me siguri nuk ke pergjigje per keto dy pyetje. Sepse mendimi yt nuk eshte mendimi yt. Ti ke mare detyren e radhes dhe e kamuflon si kritik parimore aty ku vetem parime nuk po shohim më.

                          Përgjigjjuni
                          1. t
                            timo

                            O Viola 97, ti thua , sikur të kishte halla koqe si do të quhej!!!

                            Përgjigjjuni
                          2. Y
                            Yll Hoxha

                            Kosova nuk po blen gas rus, nuk po con luftetare ne Rusi, nuk po shkel sanksionet ndaj Rusise, nuk po blen armatim rus, kinez apo iranian, nuk po blen sistem raketor nga Rusia, nuk po blen teknologji 5G nga Kina….nuk po e shkel as edhe nje rregull te percaktuar nga bashkesia perendimore! Edhe pse disa shtete perendimore nuk i respektojne rregullat e veta! Kosova, thjesht, po i reziston presionit nderkombetar per nje imponim te demshem ne territorin !

                            Përgjigjjuni
                            1. h
                              hartologu

                              Mos u beni merak Kurti po pergatit te rinjte e te rejat e Kosoves per mbrojtje - se pari po u mesojne si te lexojne hartat ushtarake - pastaj me vone se si te mesojen kallashin ! Ka kohe deri te lufta tani na duhen hartat - serbet tmerrohen nga hartat !

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Skenderbegasi

                                Si nuk i munguan nje here te vetme te marret ne drejtim kombit shqiptare. Dhe kur Zoti na jep mishin djalli na dergon guzhinjeret. Shikoni kete katalogun e gabime historike lufte me te gjithe me kombetare dhe nderkombetare. Dhe me keqja eshte se atje ku ka arritur gabimi, nuk mund te arrij korrigjimi. Shikojeni si vepron dhe c'kerkon me kater komunat serbe ne veri?! Eshte me karabush se ai qe kerkonte molle ne pyllin e ahut. Liria fitohet nuk dhurohet, por neve na i dhuruan. Albin ti nuk je per asgje, mbase per drejtor burgu se ke eksperience specifike. Shtatori nuk te ze si kryeimarre. Kan nje shprehje gjirokastritet:- Dhe nje here qe bera drith, mu dogj nusja ne bith. Nejse Norvegjia eshte larg.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje