Urdhër arresti i fundit për Arben Ahmetaj, ish- zëvendëskryeministër i Shqipërisë, ka shtuar zërat që “parashikojnë” apo kërkojnë që drejtësia të veprojë dhe ndaj akuzave të mbetura pa përgjigje për drejtues kryesorë të opozitës. Madje disa prej tyre bëjnë dhe parashikime se kush prej tyre mund të hetohet.
Kjo në një farë mënyre përjetohet si ngushëllim për të balancuar goditjet ndaj të majtës në pushtet, të cilat janë në rangje të ndryshme, në forma të ndryshme dhe me arsyetime të ndryshme dhe shpesh herë kontradiktore.
Për një shoqëri që kërkon të vendosë një “rend të ri” të drejtësisë, kërkesa për balancim politik të akuzave në rrugë statistikore është një gabim. Madje është një formë e maskuar e drejtësisë së vjetër, e cila bënte llogari politike kur vepronte. Dhe pasi bënte disa qoka politike, pastaj kishte kartëvizitë të bënte gjëma në pjesën tjetër të historisë së drejtësisë.
Nga mënyra se si drejtësia e re po operon për hetimet, unë nuk shikoj problem faktin që ajo vepron vetëm kundër socialistëve në pushtet. Në fund të fundit ata janë target më i lehtë për t’u hetuar dhe gjykuar pasi janë duke qeverisur.
Ajo që shikojë si problem, është tek precedentët që krijojnë me hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit, i cili të krijon idenë për qëndrime selektive të ndikuara politikisht.
Nuk shikoj ndonjë problem përse hetohen dhe gjykohen vetëm socialistë, po përse për një vepër penale që një socialistë vihet nën hetim, një socialist tjetër, ose ish- zyrtar demokrat nuk preket, ose nuk hetohet fare.
Unë nuk kam asnjë shpresë që drejtësia e re do të hetojë 21 Janarin. I di përmendesh arsyetimet e tyre. Ka kaluar shumë kohë, plumbi është dëmtuar, arma është ndërruar, Berisha nuk është hetuar në kohë etj. Ngjarja më e rëndë e historisë së Shqipërisë në 33 vjet pluralizëm, pra pushkatimi i katër demonstruesve të paarmatosur dhe të parrezikshëm në bulevardin kryesor, injorohet sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe argument kryesor është se kanë kaluar 12 vjet, ndërsa Vangjush Dako arrestohet si ish- kryetar Bashkie i Durrësit, se më 2010 ka dhënë një leje ndërtimi e cila më pas është shkelur nga ndërtuesi dhe janë bërë kate pa leje.
Si ka mundësi që për një “krim” të 2010 nuk ka afate ligjore për t’u hetuar e dënuar 8 persona, pse kanë lejuar katër kate pa leje, dhe për vrasjen e katër personave, për të cilën kryeministri mburret që e ka bërë me vetëdije, shmangen përgjegjësia dhe askush nuk merr guximin të hetohet.
Është rasti i vetëm në botë besoj, përjashto ndonjë diktaturë, që një kryeministër ka vrarë live, është mburrur live dhe ka manipuluar live në atë krim, dhe nuk është thirrur ende pas 12 vitesh qoftë dhe për një seancë pyetjesh.
Atëherë çfarë standardi vendos arrestimi i Dakos? Ai “non grata”, Berisha “non grata”. Ai arrestoht për kate pa leje, Berisha nuk arrestohet për vrasje me leje.
Standardi që vendos është se mund të hetohet një krim urbanistik i 2010, por jo një krim vrasje i 2011. Kjo sa i takon temës së afateve të djegura.
Edhe më keq është situata kur flitet për pafuqinë për të marrë vendime kur nën akuzë janë deputetë të opozitës.
Rasti i Ervin Salianjit mund të hyjë në historinë e drejtësisë botërore, se si një gjykatë apeli shtyn rregullisht për dy vjet marrjen e një vendimi, vetëm se ai dhe shefi i partisë së tij i shajnë dhe kërcënojnë publikisht dhe deputetët shkojnë në sallën e gjyqit kur zhvillohet seanca. Ka dy vjet që Gjykata e Apelit nuk zhvillon asnjë seancë nga presioni politik publik mbi drejtësinë, dhe i njëjti njeri ulërinte “burg për Arben Ahemtaj” në komisionin e mandateve, edhe pse ai është shembulli tipik i të gëzuarit të lirisë së gjykimit duke qenë deputet i paarrestuar, dhe pse është dënuar me burg.
Ndërkohë tre ditë më parë pashë një lajm që të dëshpëron dhe më shumë për dy lloj standarte. Ish- kryebashkiaku i Fushë Arrëzit është vënë në pranga se ka lejuar ndërtimin e një rruge fshati me fonde të mbledhura nga komuniteti dhe u ka vënë në dispozicion fadromën e Bashkisë. Jam i sigurtë se ky është një “krim” që e kanë bërë 99 për qind e bashkiakëve të Shqipërisë që kanë zona malore në administrim, duke bërë rrugë rurale në ndihmë të komunitetit. Aq më tepër kur ata i mbledhin vetë shumicën e parave. Atëherë ose duhen futur në burg të gjithë, ose kemi drejtësi selektive. Nuk ka rëndësi nëse ai është i PS. Ka dhjetëra bashkiakë të PD që e kanë bërë po këtë gjë me shumë qejf.
Krijimi i standardeve të dyfishta në gjykimin e zyrtarëve të lartë, është problem serioz, pasi pikërisht ky standard krijon pastaj atë debatin shterp, pse arrestoni vetëm nga PS e jo nga PD.
Për mua ky nuk është debat real. Mund të ndodhë që të arrestohen vetëm nga PS dhe ky nuk është asnjë problem. Por jo me precedentë me të cilët mund të fusësh në burg gjithë PD dhe PS që ka qenë dhe një ditë në pushtet.
Nëse dënon një bashkiak pse ka lejuar shtesë pa leje, atëherë fusni në burg Edi Ramën, Erion Veliaj, Lulzim Bashën, dhe gjithë bashkiakët e Shqipërisë. Të gjithëve u janë ndërtuar kate pa leje.
Nëse mendoni se duhet futur në burg një kryebashkiak i një zone malore se ka ndihmuar në hapjen e një rruge me lekë të qytetarëve, atëherë futini të gjithë në burg ata që e kanë bërë këtë gjë dhe do ngeleni pa asnjë bashkiak në zyra.
Dhe Akoma më keq, nëse e keni vendosur që po vrave katër vetë në bulevard si kryeministër, as pyetesh kurrë e as dënohesh, atëherë na njoftoni se këtu u vendoska lehtë diktatura, nëse kryeministri vendos të vrasë ata që protestojnë, siç bëri Sali Berisha.
Po nuk u arrestua koka e krimit non grata Sali Berrisha cfare bene SPAK eshte spektakel démodé. Te degjosh Babale qe bertet per drejtesi haaaa humore qe nuk te bene per te qeshur . Arrestohet kryetsri bashkise Durres ok dakorde shkeli ligjin se dhe nje leje ndertimi po nukbdesoje qe dhenia e lejes eshte krime me i rende se kater te vrare . Akuzohet Ahmetaj per nje perfitim 400 mije euron ( e supozojme te vertete krimin ) po nuk besoje se eshte krime me i rende i Ahmetaj para 26 te vraverve e qindra te plagosur ne Gerdec . Nuk besoje qe krimi i nje kryebashkiaku me 2 mije banore qe duhet denuar eshte me i rende se krimi per kompleksin Partizani krimi Çez shitja e detit Greqise prage lufta civile 1997 qindra mijra te vrare demi ekonomik kolosal shkaterim i depove te armeve ushtris policis institucioneve shteterore nuk besoje se keta te arrestuar kane kryere grushte shteti 1998 me tanke mes Tiranes pushtim i radio tv djegje kryeministsis . Ndaj SPAK te beje detyren ose te terhiqet vetem drejtine ne humore mos ta ktheje .
Sa te drejta,te argumentuara dhe te provuara,jan mendimet e z.Mero.Une them se drejtesi Hava nuk ka,ajo perbehet nga njerz me emra.Keta qe jan aktualisht per mua jan te semure nga viruses I korrupsionit,te pa aftesis dhe virus I Saliut qe u ka zen frymen dhe tregohen te pa denje per fuksionin dhe shoqerin.Perseri e them me bindje te plate qe Spaku ka frike per te filliar dge hetuar krimet e Sali Berishes.As dheri nuk I tret krimet e tije.
Bravo Mero Baze, si gjithmone i qarte, i sakte, shterues, dinjitoz, inteligjent, etj, me kete shkrim qe nuk e di se si spak do te pergjigjet!? Apo dhe ky spak flet si nje ish president i yni: me heshtje!..
Drejtesia dhjet gjak nga frika e sali perbindeshit dhe ceceneve hajdute e kriminel.
Qe te vihet drejtesia ne ate vend..jo vetem 21 janari 2011 qe eshte nje krim I Biberishes qe mbrohet hapur nga segmente te dyshimta ne Washington..Mjafton te kujtojme se krimi I berishes me dokumentuar eshte 14 shtatori 1998 ku ka dokumete qe dipllomacia amerikane dhe europiane e mbrojten Sali Elezbiberishen..ose ky fakti I trete I botuar nga kjo gazette (citoj) Dhjetor 2006…GAZETA TEMA ..Banorët mbajnë mend ish-ambasadoren amerikane Marcie Ries, që vinte për darkë në apartamentin e çiftit Basha, sidomos në fund të vitit 2006, kur ai në cilësinë e ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike, firmosi kontratën për ndërtimin pa projekt dhe faturë të segmentit Rrëshen-Kalimash të rrugës Durrës-Kukës, marrë përsipër nga konsorciumi armerikano-turk “Bechtel-Enka”.(fund citimi) Epilog: Spaku I Kimes eshte kthyer ne nje “dron” qe po ben gjemen majtas ku per te njejten standart Sali Berisha duhej varur ne litar dhe Luli Kimes burg per jete..ky quhet standarti tip arvizu qe nje kriminel e quajti burre shteti dhe tjetrin yll ne ngjitje…
Penë e artë!
Me se fundemi e paskerke kuptuar z.Baze qe Sali Berisha eshte monument agjenture dhe mbrohet nga "fabrika "qe e prodhoi deri ne ngordhjen e tij natyrale.Ndaj edhe kerkon ta lesh rehat ,siç pat deklaruar edhe Edi qe "plaku SB nuk ri rehat te haje ate pension"!Urime z.Baze qe me se fundemi e kuptove ç'drejtesine dhe pse ne krye te ketij organi kriteri eshte qe duhet te jesh verior.Pergezime .
A nuk ke ndonje dyshim te vogel qe rama me saliun kane ndonje mareveshje te fshehte qe vetem sardelet do burgosen , sa ti marr jeten zoti saliut? Dhe sekseri i mareveshjes ka qene lulqim basha! Se faktet pse hetohen nga PS dhe jo nga PD te bindin me shume, Duke ditur qe dumanin e spakut e zgjodhi mazhoranca.
Jam shumë dakord me ato që thua. Por se mos harro. Se parmisht biem dakord se ishte një drejtësi 6 mujore plepash e dominuar dhe kontrolluar nga Sali Espinoza... I dhamë votat Edi Ramës te bëj reforma (nuk e besoj se Pamela, një copë juriste, motra e Bëllindës ) do bëj reforma dhe nuk punon për Edin. Pra...Edi ka edhe pushtetin edhe institucionet. Bujrum t'a bëj Pse nuk e bën. A nuk është realitet se po vonohet shumë reforma. Kujt t'ja kërkojmë? Atij pra që morri maxhorance absolutely . Unë mendoj Mero . Se nuk ka vullnet politik. Dhe se Edi Rama është një sharlatan politik. I duhet edhe Salehu edhe Likja dhe këto probleme. Që të na kërkoj përsëri votën. Pee te qeverisur akruakisht sa gjysna e xhaxhit Enver. E gjitha është nje fasadë dhe lojë. Dhe kurvëri politike!
I nderuar z.M.Baze,Diktatoret ,kriminelet, hajdutët, nuk denohen kurre nga ligji , por ekzekutohen si qen rugesh nga populli. Per derisa ketu te ne s'po ndodh bastardi i Tropojës do te ngordhe i lirë dhe i qete deri kur ti vije ora. Ndjesë per kafshën besnike.
Drejtesia e re eshte thjesht nje zgjatim i PD LSI. Per te denuar apo hetuar Berishen dhe Meten as qe behet fjale, por as edhe ndonje zyrtar te tyre as qe behet fjale. Plani eshte qe shume shpejt do nisin hetimin per Ramen. Ajo qe nuk dihet ende me saktesi eshte nese do e denojne edhe Ramen sic do bejne me 3/4 e PS. Gjasat jane qe po, pra per 2 vite Rama denohet dhe ne pushtet rivjen Berisha Meta duke fituar nepermjet drejtesise se re, ate qe nuk fitoi dot me vota per 10 vite
S'è luan topi,pikës i ke rėnė.
Mero djali për hir të së vërtetës,pushteti gjyqësor,në një demokraci funksionale,më i rëndësishmi,është në dorën e qoftlargut me inicialet S. B. Gjithçka tjetër është pjesë e teatrit e lagu,se lagu. Po nuk u shkul kanceri me rrënjë,nuk mund tē bëhet fjal për normalitet. Pastaj ajo teoria me të majtë e me të djathtë është alibi,po tepër naive. Në Arnautistan ka vetëm grupe interesi dhe jo parti politike.
Z.Baze deri sot ne diten e ketij editoriali qe ke shkruar, e ashtuquajtura reforme ne drejtesi ka deshtuar totalisht.Jane krijuar vetem disa institucione ku prokuroret dhe hetuesit paguhen shume here me teper dhe kane mbrojtje me te mire ligjore per vete se perpara "reformes". E vetmja gje thelbesore dhe shume shume e rendeishsme eshte qe shumica qeverisese e vendit i ka dhene leje SPAK dhe BKH te investigoje dhe te ngreje akuza ndaj zyrtareve te administrates shteterore pa pasur asnje lloj presioni apo hakmarrje nga qeveria. Dhe SPAK ka bere egzaktesisht ate ka shfrytezuar lejen dhe ka bere punen meqe askush nga qeveria nuk i pengon. Ajo cfare nuk ka ndryshuar eshte qe keta prokurore nuk kane kurrfare lidhje me konceptin e drejtesise pasi funksionojne vetem ne baze te frikes. Ata ndjehen te frikesuar dhe nuk kane guxim as te hetojne jo me te ngrejne akuza per personazhet skandaloze te opozites qe jane te zhytur ne gjithfare lloje krimesh. Nuk kane guxim ti hetojne tani qe jane ne opozite imagjinoni nqs keta opozitare vijne ne pushtet neser,gjeja e pare qe do bejne ne pushtet eshte qe do te eleminojne lejen per hetim qe shumica e sotme i dha SPAK dhe BKH. Pra SPAK dhe BKH eshte i njejti sistem i kalbur si me pare,pasi prokuroret jane te njejtet njerez me te njejtin mentalitet te kalbur,mentaliteti i njeriut pa shtylle kurrizore. Edhe nqs ne krye te SPAK ne vend te Krajes dhe Dumanit do te vinim simbolin e korrupsionit ne drejtesi Adriatik Llallen,te jesh i sigurt qe edhe ai do te kishte sjelle te njejtat rezultate.Do te kishte arrestuar Tahirin,Ahmetaj etj. Jo se eshte njeri i guximshem por se eshte frikacak tamam si Kraja,Dumani dhe 10 prokuroret e tjere ne SPAK. Te guximshem ndaj zyrtareve qe vjedhin nje arke me peshk pasi qeveria nuk hamkmerret dhe frikacake ndaj Berishes e Metes qe kane vjedhur gjithe peshkun e oqeaneve te botes pasi ata te dy i kercenojne.
Mero, kam nje pyetje edhe per ty; e di qe s'do me pergjigjesh, por ashtu kot per tu lehtesuar per vete pyes: Ne qoftese drejtesia do te kishte futur ne burg Sali Berishen, me turen nga mbrapa qe shakterruan dhe vodhen Shqiperine 45 vjeçare, vrane e kriminalizuan dhe vazhdojn edhe sot, valle do te ndodhnin keta vjedhje te ministrave socialiste? Une theme se nuk do te ndodhnin sepse nuk u a mbante bytha. Atehere duhet tu behet thirrje popullit qe ka ngelur me zemer dhe shpirt shqiptari dhe per veten e tij qe te pushtojne drejtesine me prokurore, gjykates dhe avokate qafederra, ti bojkotojne dhe ti detyrojne te largohen nga Shqiperia, se si, ata e dine. Demokracia fiton ne nje vend ku DREJTESIA ESHTE KOLLONA E SAJ VERTEBRELE. Une kete e kam te fiksuar ketu ku jetoj Po s'ka drejtesi s'ka as demokraci, as liri, por çthurje, porno, vjedhje shakterrim,; kjo eshte pune per gazetaret dhe median antishqiptare qe ne Shqiperi eshte kristalizuar njesoj si kjo drejtesi (padrejtesi). Lufta duhet bere me te gjitha llojet e armeve per te fitur te pakten dinjitetin njerezor, pastaj per te mbrojtur te drejtat njerezore. Te faleminderit po me kuptove shqetesimin dhe mendimi!
Për të ardhur keq, pse drejtësi është kjo? SPAK-u është akoma nën presionin nga Berisha e Meta, të gjithë janë në shërbim të tyre. Të gjithë u habitën në rastin e kryebashkiakut të Pukës. Kjo është për të vënë kujën. Edhe kushtetusja, marrin rrogèn sa s’bën dhe bën punën e Metës ajo Sonila( këto Sonilat i kanë shplarë trutë tek Sala).
Hallall Mero, por ka mjaft gjera te tjera per te thene per kete qendrimib e dtfishte...
1 saktesim Mero. Ti e di shume mire pse asnje gjyqtar nuk guxon te japi vendim per Salianjin. Sepse kryeminstri i Shqiperise u mbur, se e kishte bere ai analizen e pergjimit me miqte pertej oqeanit, me FBI ne. Dhe gjeje pak se cili ishte "FBI" ????? Gonia mero, gonia. Ku e dine gjyqtaret se cfare kane ne dosje amerikanet per kete pergjimin e famshem???? Po ne rast se ata kane fakte se ekspertiza amerikane e Gones, ishte fake ,ku do shkoje gjyqtari i shkrete qe nga njera ane ka Ramen dhe Meron dhe nga ana tjeter dosjen e Gones????? Mero ky pushtet eshte ngritur mbi vjedhjen, perdhunimin, perversitetin, banditizmin dhe mbi te gjitha mashtrimin nepermjet propagandes. Kot per kujtese se ku ka aritur mashtrimi , vjedhja dhe legenizmi rilindas. Minstrja e turizmit njofton shqiptaret ne fb se 1 plazh ne himare eshte pa leke mbas ores 19.00. Imagjino ku ka aritur banda e rilindjes sa kryetari i bandes nuk shkarkon dot 1 ministre edhe kur ajo tall trapin hapur dhe me percmim me njerezine. Spaskemi pare asgje akoma.
Të lumt për shkrimin. Nuk ka më turp për arrestimin e ish Bashkiakut të Pukës. Sipas drejtësisë fshatrat e thella do të ngelen pa rrugë se dëmtohet pylli, po do fluturojnëmakinat apo do hapen xhade imagjinare në qiell. Jo që kanë të drejt së u kujtohen plepat dhe i kanë të shenjtë ata se i bënë prokuror e gjykatës. Turp
Të lumtë për shkrimin !
Por kriminelet me te medhenj ne Shqiperi jane prokuroret e SPAK dhe anetare te gjykates se Apelit.Arben Krajes dje dhe Altin Dumanit sot i shpeton shurra nga Sali Berisha dhe Ilir Floriri. Ndaj dhe Berisha tall topet cdo dite me keta lepuj duke i quajtur SKAP. !
Nuk te pelqeu , Mero, komenti qe tu luta? E ky eshte stabdarti drejtesise; u bete si puna e hoxhes se Nivices: beni si theme une, mos beni si bej une.
Deri me tani SPAK ka deshtuar. Kerkon vec te beje statistika dhe asgje tjeter, por keto statistika i permbush vetem me anen e PS'se, duke ditur qe nga PS nuk do te kritikohen, ndersa nga Saliu, por edhe Meta bejne sikur hetojne ndonje gje, ose bejne avokatet e tyre dhe as fillojne asnje hetim sikur edhe per pasurite sic bene per Ahmetaj'n.
Pergjigja e ketij shkrimi brilant eshte shume e thjeshte: Kryekrimineli dhe kryehajduti Sali Berisha eshte trim: te vret po ta prekesh ate apo ish-bashkepunetore e tij ne shkaterrime, djegie, vrasje dhe vjedhje; ndersa kryellafollogu dhe kryefrikacaku Edi Rama i leshon bashkepunetoret me te afert, sa here qe bajraktari i Vicidolit i leshon djemte dhe vajzat e SPAK-ut.
Motren ku e ke
Drejtesia e re ka deshtuar. Te tjerat pastaj jane detaje. Largimi i Arben Ahmetaj eshte nje precedent tjeter i rrezikshem. Per te korruptuarit e keqja me e madhe qe mund tu ndodh eshte largimi nga ky vende. Sikur te tjeret qe u perballen me gjykatat ta dinin nuk do te ishin sot ne qeli. E vetmia shprese eshte qe Amerika te nderhyj perseri fuqishem sic beri me reformen ne drejtesi duke kercenuar jo thjesht me non-grada por me sekuestrim pasurish. Ky bum ekonomik qe po kalon shqiperia nuk mund te pres edhe 2 vjet te tjera per Saliun me Meten te humbin dhe zgjedhjet e tjera te dalin me certifikate mjeksore para gjykates.
Te lumte pena o Mero por a e kupton qe dumani nuk mund ti hetoje se i ka hetuar vete ne kohen e sales , nuk mund te dali kunder vendimeve te tija .a e kuptoni se çfar drejtesie eshte qeburgos njerezit qe punojne dhe jo ata qe e shkaterojne .drejtersi me dy standarte .
Meqe krahason Dakon e Berishen per "non grata", shiko se e ke ca me afer krahasimin - Ke Sali Berishen "non grata" qe ky Pusht-shtet nuk e regjistron ne zgjedhje as i jep te drejten te mbaje vulen e PD, Ke dhe Tom Doshin qe ky Pusht-shtet e ka Aleat, i ka dhene me qera nje PSD ta drejtoje me Vule e emer ne krye te saj! I pari pra na qenka "Armiku Popullit" e ky tjatri na qenka "Hero i Pusht-shetit"? A eshte ca Standart i dyfishte ky or Mero Baze, opozitari i tere opozitave ne kete vend?
Ndryshimi nga saliu te dako eshte shume i madh. Njeri eshte I pushekes dhe nuk e mohon, tjetri eshte hajdut dhe mshef doren
Bravo koment i drejte po kujt ia ben. Mero dhe tematiket masturbohen me Saliun mengjes dreke darke ndersa rilindja rilind Shqiperine. Njerez te zgjuar e te zote, nuk ke c'te thuash...
Drejtësia ka shumë punë,ku kërkohet profesionalizëm dhe guxim, për të vazhduar. Reforma në drejtësi duhet të japë efektin e saj njëlloj, si majtas dhe djathtas, ose ka dështuar pa filluar. Po të rrëmben nga "trimëria" e Berishës dhe Salijani, vaj me det për këtë drejtësi. Pushteti dukshëm të jep mundësinë për të abuzuar, por ish pushtetarët nuk fitojnë imunitet prej kohës në opozitë. Non Grata duhet të jenë të parët që të hetohen, por jo për çadrat e plazhit!
Shum bukur e ke thënë. Jo drejtësi me indicie, jo me preferenca dhe inatçore. Por kjo do te realizohet kur politika të mos emrojë individë për të gjykuar një shumicë. Individë me tre breza të pastër, jo me burrin apo gruan deputet, apo militant. Shpresojmë për brezat që vijnë.
Spak eshte thjesht nje zgjatim i PD LSI. Kjo do te vertetohet shume shpejt. Spak kurre nuk do te hapi asnje hetim per Berishen dhe Meten dhe sojin e tyre. Nga ana tjeter Spak do te coj per ndjekje penale 95% te PS dhe pas ca kohesh edhe Ramen. Plani eshte qe ne zgjedhjet e 2025 ta kete shkaterruar PS dhe Ramen, dhe ti japi pushtetin ne tavoline Berishes dhe Metes. As Tik Llalla apo Gazidedja i 1996, nuk ishin kaq ektretmiste te PD sa jane sot drejtuesit e Spak
Ahahaha o kelbaz , per shkak te njerezve si ti kane kullote per 20 vjet kriminelat si Hajnshimi, Kardia, Ismuti e Ramushk Haraç Radojqiqi e Fatmut Bojleri. Krejt krıminelat do te shkojne ne burg. Edhe gruja jote se m'ka çi me zor. Ka deshmitar okular qe e kane pa kur mi ka qkye jeansat edhe ma ka thithe hajdar mullarin hahaha. Albini ju ka qite prej taktit krejt. E keni humbë torruan. Kur t’thojsha pash pidhin e bijave hiqnu spiunave te Rakiqit, ti u fekondojshe. Baje tash Rakiqin, ti qifte robt. Edhe badihava e ke ndrru emnin qaj biri i shkines je qe han mut prej Shumadise, shet patriotizem, sa dinare po ti jep Vucici me e sha Albinin? Ju spiunat e Isa Ramushk Hajnshimit edhe kur t'bohi nervoz me vllaun, e shani "Ta çıfté Albini nonen" haaaaaaaaa. Uçkurcin e nones jau qifsha. Jashtqitje serbr LONG LIVE THE KING ALBIN KURTI.
Ngushëllime Edit, Batonit dhe gjithë vasalëve të Aleksandër Vulinit. Në ferr shkofshi bashkë me shefin tuaj rusofil të Beogradit!
Te gjithe ata qe i genjen mendja qe SPAK-u Dumanit do te beje arrestime edhe nga opozita ne muajt korrik e gusht do te zhgenjehen rende. Do te kaloje korriku, gushti apo shtatori dhe a e dini cfare do ndodhe ?? Do kete njoftime qe mbyllen dosjet e 21 janarit, te CEZ-DIA, privatizimit te klubit Partizani sepse …. mbaruan afat ligjore te hetimit !!!!! Nderkohe deri ne fund te vitit do te kete nja 3 apo 4 arrestime te tjera te politikaneve nga PS per ta cuar bilancin total te arrestimeve. PS = 25 dhe Opozita = 0. zero!
I nderuari I ashtuquajturi gazetar apo c'far. Perfundimisht po dorezohesh dhe ti qe Reforma ne drejtesi eshte nje shemti. Saliut sa do te mundohesh, duke filluar nga kontributi yt i shquar dhe i vecant per " non graten", perfundimisht do ti rruash bolet, ashtu sic ja ke rruajtur deri tani. Vemje si puna jote vetem te gudulisin barkun... Kujdes me parkinsonin, se shume te dridheshin duart te Rakipi. Zoti haron po nuk vonon. Dhe zoti yt eshte ai , ti e di. Eshte Saliu. Ai te beri njeri ai do te fusi ne grope
Perbindeshi i Vicidolit, kryagjenti, kyekrimineli dhe kryehajduti Sali, i biri i partizanit Vuk Karxhich (i Riu) ka futur ne grope nje popull te tere 3 milion, Mero bazen e ka si bitter.
Mero, ndonje info ke se ku vrime gjirizi e ka futur bythken e thate ai "Tigri" Ahmetaj fort i suksesshmi i Ekonomise?