Fatmir Mediu po përpiqet të fitojë kohë dhe të fusë gjykatën në një spirale të re hetimi për Gërdecin, duke u fokusuar tek shkaku i aksidentit që shkaktoi 26 të vdekur dhe jo tek hetimi për korrupsion, për të cilin ai është përgjegjës.
Kërkesa e sotme e Fatmir Mediut për pezullimin e gjykimit të shkurtuar, që nënkupton marrjen përsipër të fajësisë, dhe kalimi në gjykim normal, duke kërkuar të rihetohet shkaku i shpërthimit, është qartazi një kërkesë për të shtrirë gjyqin në vite, për të rifilluar hetimet rreth arsyes së shpërthimit.
Në thelb është një përpjekje për të devijuar akuzat ndaj tij për korrupsion dhe për t’u marrë me problemin e shpërthimit të Gërdecit.
Së pari, duhet të sqarojmë se historia e Gërdecit është një histori korrupsioni dhe kapje shteti, edhe sikur të mos shpërthente dhe të shkaktonte 26 të vdekur. Madje ajo po hetohej nga shtypi ndërkombëtar, bashkë me një histori tjetër, si histori korrupsioni, në qendër të së cilës ishte djali i kryeministrit Sali Berisha, ende pa shpërthyer.
Shpërthimi është pasojë e korrupsionit zyrtar dhe kapjes së shtetit nga biznesmenë të lidhur me djalin e kryeministrit.
Ai eksplozion ndoshta nuk do të ndodhte kurrë sikur kompania që do bënte demontimin të mos ishte e djalit të kryeministrit të mos punësonte aty burrin e tezes, djalin e xhaxhait, shokun, krushkun dhe vëllain e tij, për të qenë të sigurtë si “grup i gatshëm” që t’i shërbenin ideatorit të projektit.
Për këtë arsye Fatmir Mediu si iniciator, si nxitës, si mbështetës dhe si finalizues i këtij projekti për interes të djalit të kryeministrit, duhet të hetohet për korrupsion dhe jo për zjarrin që shpërtheu. Hetimi për zjarrin është pjesë e papërgjegjësisë me të cilën është vepruar në çdo hallkë administrative në atë projekt.
Aty punonin fëmijë nën moshë pune, gra të pasiguruara, kushte të sigurimit teknik skandaloze dhe magazinohej baruti sikur të ishte grumbull me misra dhe jo dinamit.
Këto janë të gjitha pasoja kur në krye të punëve është i biri i kryeministrit dhe gjithë të tjerët, përfshi dhe Fatmir Mediun si ministër, ishin ushtarë të tij.
Së dyti, nëse duan të rihapin procesin dhe hetimet për gjithçka, duhet të fillojnë së pari nga Shkëlzen Berisha. Ai është dëshmitari dhe personi kyç i atij projekti. Gjurmët e tij dhe familjes së tij në atë tragjedi të përgjakur janë në çdo letër, në çdo shkresë, në çdo lobim për kontratën dhe mbi të gjitha, në memorien e shumë prej njerëzve që bashkëpunuan me të.
Nëse gjykata speciale bën një të qindtën e hetimeve voluminoze dhe të detajuara që ka bërë për të hetuar pasuritë e Arben Ahmetaj, jo vetëm që vërteton Shkëlzen Berishën si personin kyç të atij projekti, por ka për t’i ardhur keq në fund për Fatmir Mediun e do ta nxjerrë me gjithë mend të pafajshëm, edhe pse ai do të bjerë dëshmor për familjen Berisha.
A ka fakt më të rëndë se sa ministri i Drejtësisë para se të formulojë një shkresë, e bën gati projektin e saj, ja çon me faks Shkëlzen Berishës, pret miratimin e tij dhe pastaj e dërgon me vulë në Kryeministri, tek babai i tij?
A ka fakt më të rëndë se sa shoku i ngushtë i Shkëlzenit, është zyrtarisht i emëruar me shkresa që i ka prokuroria, si përfaqësues i kompanisë amerikane që merrej me demontimin dhe ai thotë para prokurorëve se nuk kam dëgjuar kurrë për Gërdecin?
A ka fakt më të rëndë se sa vet tabulatet e Shkëlzen Berishës me Delijorgjin dhe Mediun, para dhe pas shpërthimit?
Shikoni sa herë kanë folur dhe kur kanë folur dhe keni për të kuptuar që Delijorgji i ka telefonuar atij për çdo hall të projektit, siç është normale t’i telefonohet pronarit të një projekti.
A ka fakt më të rëndë se mënyra se si familja e tij fshehu vdekjen e baxhanakut të kryeministrit, për të shmangur vëmendjen nga përfshirja në atë skandal?
Mbi të gjitha a ka fakt më të rëndë se si politika e PD ndryshoi tërësisht pas asaj tragjedie, duke u bërë kauzë themelore mbrojtja e krimit në Gërdec? Ata që nuk mbronin djalin e kryeministrit u zbuan nga PD dhe çdo idiot që i doli zot u rikthye ministër.
E pra hetimi i ri duhet të nisë me Shkëlzen Berishën dhe nëse Mediu e ka seriozisht, ai duhet të rrëfehet për atë.
Së fundmi, është fyese për viktimat e asaj tragjedie, dhe mbi të gjitha për drejtësinë shqiptare, që një ministër fajtor, shpik dhe pista konspirative për shpërthimin, që të duket si viktimë e një komploti të huaj ndaj tij.
Në fakt ai është viktimë e pushtetit të familjes Berisha, është ushtar i bindur i tyre dhe mbi të gjitha, është një politikan me profil mafioz, që është betuar të mos flasë për atë krim, për të shpëtuar familjen më të inkriminuar të historisë së Shqipërisë. Dhe ky realitet duhet të udhëheqë atë hetim dhe gjykim. S’ka nevojë të jetë i shkurtuar. Rëndësi ka të mos i bien aq shkurt sa të duket fajtor vetëm Mediu.
Bravo Mero
30 vjet deputet 30 vjet pa parti 30 vjet pa elektorat ky ka qene gjithe kohen ndermjetes midis kriminelitt dhe politikanit qeveritar . Ky kishte lidhje me grupin e Gazment Mahmutaj trafikant droge ne Milano dhe perfitues ishte edhe Fatos Nano qe me vone nderhyri per ti larguar denimin qe kishte Fatmir Gerdeci ne itali . Nuk e di nese Nano e ka akoma çakmakun prej floriri dhuruar nga Gazment Mahmutaj nepermjet Fatmir Gerdecit. Nuk ka drejtesi ne Shqiperi eshte e kapur nga Metaj Berrisha keta qe denohen jane thjeshte per shifra ....
E ke thene qart e bukur,por a e lexojne keta plehra te drejtesis qe kane 30 vjet po tallen me kete popull,vetem e vetem per te mbrojtur familjen me kriminale shqiptare te vampirit komunist sali.Keta jane te gjithe shoket e llalles
Me habit fakti qe pse duhej ndërtuar Gerdeci(kjo Hiroshim).Pse nuk behej atje ne polican ku prodhoheshin e montoheshin?.A kemi te bej me këtu me një shkelje te rende,nga ku erdhi dhe pasoja.Pra korrupsioni i pastër I Saliut,Fatmirit dhe te birit Saliut.Vendimi i marre eshte një vendim kriminal i Saliut,i cili ne grup me disa te tjera duhej te ndiqej penalisht.Fatmiri sherbyesi i mbulimit te krimit nga i biri dhe vet Saliu..Drejtësi hava nuk ka.Ai behet nga njerzit dhe per njerzit.Keta njerz hetues dhe gjykatës duhet te pergjigjen penalisht per shperforim detyres me dashje dhe paska te tenda.Pa u bërë një ligje I tulle per punonjësit e hetimit gje gjykimit nuk do te jet Drejtësi ne Shqiperi.Llafet gjoja te mira ja dokrra dhe vetem dokrra.
Që të bëjë Mediu manovra të tilla, do të thotë që e ka futur drejtësinë në thes. Që të humbasë kohë me procedurat dhe në fund të thotë është parashkruar kanë kaluar afatet dhe nuk kemi cfare të bëjmë. Se po të dojë që të bëjë drejtësi ka aq shumë fakte e dëshmitarë saqë mund të ishte dhënë në kohën e duhur. Por me cfare shohim drejtësisë i punon vetëm gjysma e trurit, ajo për të dënuar të majtën, pjesa tjetër ose nuk i funksionon ose ja kanë fshirë....
"nje gje qe nuk bliket me pak leke, blihet me shume leke"...ska gje qe nuk shitet sot
Teorema e SPAK: Nqs nje arke peshku eshte me e rendesishme se nje Gërdec atehere nje leje ndertimi e pa ligjshme eshte me e rendesishme se nje 21 Janar.
Fjala jote ne vesh te Perendise, o Mero, por mesa duket, Perendia eshte debuar nje here e mire nga Shqiperi qysh ne vitin 1944, diten kur lindi Perbindeshi i Vicidolit, kryekrimineli dhe kryehajduti Sali Berisha.
Një këshillë miqsore pa asnjë impenjim,nëse më lejon autori. Mos harxhoni kot kohën dhe jetën tuaj të çmueshme duke "rrahur ujë në havan" me degjenerimin total të shoqërisë shqiptare që është e pakorrigjueshme dhe e vdekur. Të reformosh ndërgjegjen e shqiptarit,nuk eshte vetëm e kotë,është e pamundur.
Ne Gerdec u vrane u poqen 26 njerez more gjyqtare e prokurore dhe po behen 16 vite e ju talleni me ata qe u poqen te gjalle e me familjaret e tyre . ( Kush e zvarrit ketegjyq i rente ne koke te ti do zoti ) se Saliu ate do te shtyhet ne kalendat Greke . Fatmir medihoxha duhet te denohet per krijim te lehtesirave dhe si nje nder pjesmarresit ne krim ndersa Saliu megjith te birin duhet te varen ne mes te Tiranes edhe per vrasjen e Trebickes .
Rrofsh e qofsh o Bardhul se na thave sitë,kemi kohë pa të parë se për të lexuar nuk e marim mundimin se na harxhon shumë kohë. Me shumë mall " respekt" dhe " dashuri" nga armiku yt xheJ eN Bi.
Një ditë të premte, më 7 mars 2013, dy kushërira u nisën për një fundjavë në Milano. Njëra prej tyre, nuk pagoi, u tha ajo prokurorëve një dekadë më vonë, për shkak se ishte e ftuara e shtetases Erjola Hoxha, e cila, shumë vite më vonë, u bë bashkëjetuese e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Ky nuk ishte udhëtimi i vetëm që dy kushërirat bënë. Të dhënat e grumbulluara nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në kuadër të hetimit mbi përfitimet e dyshuara korruptive të ish-zëvendëskryeministrit, nga dy biznesmenë aktualisht në arrati për akuza të tjera për korrupsion aktiv të zyrtarëve publikë, kanë zbuluar udhëtime të shumta të kryera nga Ahmetaj në shoqëri të ndryshme, përfshirë familjen e vet, bashkëjetuesen aktuale dhe zyrtarë të tjerë socialistë. Ish-ministri Damian Gjiknuri rezulton përfitues në dy raste nga karta e Zotos, i cili duket se ka funksionuar si bankomat për udhëtimet e biznesit apo të qejfit ndërsa Gent Gazheli, aktualisht Drejtor i Përgjithshëm i Doganave dhe më parë, drejtor i zyrës kundër pastrimit të parave, rezulton të ketë udhëtuar bashkë me Mërtirin dhe Zoton për në Greqi. Gjiknuri ka mohuar më herët të ketë përfituar pagesa hotelesh nga Zoto ndërsa nuk iu përgjigj pyetjes specifike nëse i njihte apo i kishte takuar të dy biznesmenët. Gazheli nuk ishte i arritshëm për koment deri në publikimin e këtij shkrimi. Prokurorët kanë llogaritur se në total, për rastet e identifikuara, Zoto e Mërtiri i kanë paguar Ahmetajt gjithsej 34 mijë euro për udhëtime, përfshirë fundjava në Milano, pushime familjare në Rivierën Franceze apo pushime në Greqi, Rumani e Austri. Shpenzime të tjera për udhëtime të familjes rezultojnë të jenë paguar nga një shok fëmijërie i Ahmetajt. Shoku i fëmijërisë u punësua në një ndërmarrje shtetërore në likujdim kur Ahmetaj u bë ministër në vitin 2013, gjë që hap një pistë tjetër dyshimesh për korrupsion në lidhje me një ankand tjetër, që solli shkrirjen për skrap të Termocentralit të Fierit, një investim i kohës së komunizmit, i cili ishte jashtë pune prej vitesh, por që vazhdimisht diskutohej nevoja për ta restauruar për prodhim energjie. Udhëtimet e hetuara nga SPAK sugjerojnë një rritje progresive të kostos dhe të luksit, nga periudha 2012-2013, kur biznesi kryesor i Mërtirit dhe Zotos duket se ishin kontratat me ujësjellësit e qyteteve të qeverisura nga socialistët, deri te udhëtimet e fundit, të identifikuara në vitet 2016 e 2017. Në korrik 2013, pasi socialistët patën fituar zgjedhjet dhe pritej të merrnin pushtetin, Ahmetaj dërgoi të dashurën e tij dhe kushërirën e të dashurës në një udhëtim katër ditor në Milano dhe në Monako. Klodian Zoto pagoi përmes një karte bankare akomodim në dhomë Deluxe në hotelin Principe di Savoia me çmim rreth 400 euro nata. Sipas të dhënave të dërguara nga hoteli për drejtësinë italiane, e cila iu përgjigj një kërkese për ndihmë të ndërsjellët juridike të prokurorisë shqiptare, në total Zoto pagoi për Arben Ahmetajn dhe Erjola Hoxhën 1535 euro për qëndrimin e tyre në Milano. Në dy ditët që pasuan, Ahmetaj dhe Hoxha qëndruan në Hotel Hermitage në Monako. Policia e Monakos i raportoi drejtësisë shqiptare se Klodian Zoto pagoi 1396 euro për të dy, ndërsa rezervoi një dhomë më vete për kushërirën e Hoxhës. Udhëtimi nga Milano për në Monako u bë me një makinë me qira, me Ahmetajn në timon, sipas dëshmisë së kushërirës. Në total, vëren prokuroria, fundjava e gjatë kushtoi 4553 euro në hotele, pa llogaritur kostot e tjera të mundshme. Hoteli Principe di Savoia është vendi ku, sipas të dhënave të mbledhura nga prokuroria, një qëndrim dyditor mund të kushtojë mbi 1600 euro dhe ku vetëm mëngjesi kushton 90 euro. Prokuroria vëren gjithashtu se ky është hotel që duket se i ka pëlqyer veçanërisht shumë Ahmetajt, pasi është kthyer në të për të bujtur me shtetasin Mirel Mërtiri. Sipas SPAK, më 20 qershor 2014, Ahmetaj, në këtë kohë Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, u rikthye në Milano me zonjën Hoxha në hotel Principe di Savoia. Mirel Mërtiri dhe bashkëjetuesen e tij Stela Gugallja, e cila ishte pronarja ‘de jure' e incineratorit të Elbasanit, qëndruan në të njëjtën datë në hotelin Principe di Savoia. Dhoma e Mërtirit, një apartament me vlerë 1600 euro, u prenotua me kartën e Klodian Zotos por u pagua cash nga Mërtiri. Në vitin 2015, në një fundjavë tjetër në Milano, kësaj here në Armani Hotel kushtoi 2024 euro vetëm dhoma dhe pak pije për Hoxhën dhe Ahmetajn. SPAK dyshon se udhëtime të tilla nuk ishin vetëm për qejf por edhe për biznes. Ata vërejnë se në rastet kur Zoto paguante fundjava për Ahmetajn, Mërtiri, njeriu hije i incineratorëve, i cili duket se nuk mban kartë krediti dhe pëlqen të paguajë cash, gjendej duke udhëtuar të në njëjtat destinacione. Për shembull, në shtator 2015, Ahmetaj niset për një udhëtim pune në Paris. Në të njëjtat data, në Paris, karta e Klodian Zotos përdoret për të paguar 383 euro hotel, 434 euro restorant, dhe 750 euro për një subjekt tregtar të quajtur Crazy Horse. Prokurorët e SPAK vërejnë se “nga verifikimet në Google rezulton të jetë kabare në Paris”. Në gusht 2016, ndërsa punët po ecnin mbarë në Shqipëri me kontratën e koncesionit të Elbasanit dhe koncesionin e Fierit, Zoto dhe Mërtiri duket se fusin dorën thellë në xhep për të paguar udhëtimin më të shtrenjtë të identifikuar nga prokurorët për veten dhe për familjen e Ahmetajt me bashkëshorten e tij. Hoteli dhe SPA Tiara Miramar me pesë yje gjendet në Cote d'Azur ose Bregu i Kaltër, një segment i bregdetit të Francës në Mesdhe, i famshëm për turizmin e luksit. Mes datave 3 dhe 9 gusht 2016, në këtë hotel u prenotuan dy dhoma Prestige me pamje nga deti dhe dy dhoma Junior Suite me pamje nga kopshti. Prokuroria vëren se shtetasja Albina Mançka, nga emaili i saj i punës, njofton hotelin se pagesa do të bëhet nga Mirel Mërtiri. Mërtiri ia përcjell emailin me të dhënat e pagesës Klodian Zotos. Hoteli për Ahmetajn dhe bashkëshorten, fëmijët e tyre si dhe Mërtirin me partneren e tij Stela Gugallja dhe fëmijën e tyre kushtoi në total mbi 19 mijë euro, të cilat u paguan nga Zoto me transfertë bankare. Niveli i hoteleve të Ahmetajt duket se u përmirësua më tej në vijim. Në shtator të atij viti, dy ditë qëndrimi të tij dhe Hoxhës në hotelin Mandarin Oriental Milan kushtuan 2730 euro. Në prill të vitit 2017, një fundjavë tjetër me Hoxhën dhe kushërirën e saj kushtoi 4564 euro, sërish të paguara nga karta e Zotos. Ndërsa në korrik të atij viti, një udhëtim për në Rumani, në të cilin merrnin pjesë Ahmetaj, Mërtiri, Leonard Mene, (kunati i ministrit dhe drejtor në ministri) dhe Artan Gjoka, shok i ministrit dhe drejtor i kompanisë shtetërore në likujdim Petrol Alba, qëndruan në JW Mariot në Bukuresht për tre net. Fatura e hotelit u pagua cash nga Artan Gjoka, mësohet nga përgjigjja që hoteli i dha autoriteteve gjyqësore rumune, të cilat iu përgjigjën një kërkese për ndihmë juridike të ndërsjellët të prokurorisë shqiptare. Fatura totale, 2534 euro. Ky duket se ishte udhëtimi që solli probleme zinxhir për pjesëmarrësit. Më 16 korrik 2017, ndërsa po ktheheshin me makinë nga Rumania, një aksident në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut vërtetoi për herë të parë publikisht dhe ligjërisht lidhjen miqësore mes Mirel Mërtirit, njeriut që nuk shfaqet në shumë dokumente zyrtare biznesi dhe që duket se vepron përmes Klodian Zotos dhe bashkëjetueses së tij Stela Gugallja, dhe Arben Ahmetajt. Një investigim i vitit 2020 i BIRN hetoi skemën e incineratorëve, ndërsa një konflikt që duket se lindi më vonë mes Zotos dhe Ahmetajt solli telashe të mëtejshme për ish-zëvendëskryeministrin. Zoto vijoi të bëjë bankomatin për Ahmetajn përgjatë viteve 2019 e 2020, kur bashkëshortja e tij, Albina Mançka duket se vendosi të rinovojë një apartament te pallati i Shallvareve, ku ka banuar më herët edhe ish-kryeministri Fatos Nano në kate pa leje. Gjatë punimeve të rinovimit, ndërsa Mançka viziton qendra tregtare për blerje materjalesh, të tilla si hidrosanitare, parkete apo mobilje, ajo i kërkon shitësve që t'i lëshojnë faturat për llogari të subjektit me NIPT L02302032C. Prokuroria thotë se mbi 2 milionë lekë u paguan nga ky NIPT, i cili i përket kompanisë Integrated Technology Services të Klodian Zotos. Për shembull, te kompania Brunes u porositën hidrosanitare me vlerë mbi 4500 euro. Megjithatë, prokuroria vëren se kostoja totale e rinovimit, mbi 3 milionë lekë, për të cilat Mançka dhe Ahmetaj akuzohen se nuk i kanë deklaruar në deklaratat periodike vjetore të pasurisë, nuk u pagua në tërësi nga Zoto. Në maj 2020, Mançka njofton një nga furnitorët se nuk duhet të lëshojë më fatura për kompaninë e Zotos. Në verën e atij viti, Zoto i shkroi një hoteli ku kishte bërë pagesë me kartën e tij të kreditit vite më parë dhe kërkoi që t'i konfirmonin pagesën e bërë në favor të ish-zëvendës kryeministrit, Arben Ahmetaj. Për arsye jo të qarta, duket se Zoto ndërpreu pagesat për Ahmetajn në maj dhe filloi të grumbullojë materjale kompromentuese për shokun e tij, të cilat në dhjetor të vitit 2022 rrodhën në media. Konflikti duket se i ka dërguar si Zoton, ashtu edhe Ahmetajn, në arrati, të përndjekur nga akuzat për pastrim parash dhe korrupsion, krahas falsifikimit të dokumeteve dhe deklarimit të rremë të pasurisë.
Bardhyli nga Tropoja ! Nga Vila ne Gjirin e Lalezit po shkruan !?
O Mero djali! CDO dite, cdo ore dhe CDO artikull per medi gerdecin ,shkerdhenin etj eshte pak. Ti i Ben nje nder mjaft te Madh dhe te vyer, familjareve dhe 26 viktimave te pafajshme.Kete duhet ta dije CDO njeri ,I Madh e I Vogel ne shqiperi, deri kur keto kriminele, hajdute e vrases te shkojne prapa hekurave dhe tju sekuestrohet pasuria. Cfare pret gjykata ,apo aratisjen e medi pushtit Si ahmetaj ,bllako e rako!!!!? Mediu dhe shkelzeni duhet te kalben ne burg dhe te mos dalin kurre qe andej.Per vrasjen e nji njeriu ligji te denon 25 vite burg ,per 26 njerez te pafajshem ,llogarite le ti bejne gjyqtaret matrapaze dhe te koruptuar. Bjeri kokes ketyre monstrave ,do mbetesh ne histori Si njeri I kontributeve dhe qetesimit te shpirtit te viktimave .Ndihma yte eshte e cmuar e sidomos per rastin ne fjale.Te faleminderit z gazetar.
Altin ik e haja ka*** Shkelzenit
Spaku do tu vome tek dera te protestojme se ju mbroni familje mafioze te sali berishes dhe familjen meta kryemadhi.
Gjykata leshi, gjykat mbrojtëse e vrasësve të popullit të pafajshëm dhe të shkatërusve të ekonomisë dhe të injorimit të kombit. Gjykata që mbron me dinjitet vrasësit dhe kriminelet dhe merret me shperdorusit e detyrës dhe mirë ja u bënë. Preu pyllin kryetari i bashkisë që i bëri rrugën fshatit, po na do ta kalonte rrugën në stratosferë, ai është kryetar i popullit nuk është o lepujve dhe o ujqërve të pyllit. Vaj medet për shtyrjen e këtij gjyqi, turpi që nuk ka as anë e as fund.
SPAK dhe Gjykatat perseri do ta nxjerrin pa lagur kedo nga e djathta. Do ta shikojme. Vazhdojne te jene te kapur nga Berisha-Meta.
Shkoni merni hak mos beni gam gam .vritini ne mes te ruges dhe kaq mbaron .se ska prekuror qe te denoj kta mafioz .
Meqe po e con topin serisht te Gerdeci 15 vite me pare...ku eshte fsheh ai Ahmetaj Bytheci pas Edi Rames me i famshmi Zagar?
Kot shpresoni... SPAK eshte thjesht nje zgjatim ekstremist i PD LSI. Plani eshte te burgose 95% te PS perfshi Ramen, ne menyre qe ti japi fitoren opozites ne 2025. Keni per te pare po nuk ndodhi keshtu
O SPAK ! Ktheni Timonin nga Sali Kerma ,e bile familisht,nga Like Hajdut-Spiuni ,bashke me Baxhellen e semaforit,e me rradhe Fatke republikanin e me rradhe te Gjithe "Sojlinjte e Korrupsionit Madhor "
...nje zv/min e denua per nje arke me peshq...pra paska ligje qe te denojne...mehdiu vrau 26 njerez e thua se s'ka ndodhur ...Tani eshte i pandehur...ti behet skaner pasurise se tij...ashtu si ahmetaj...te behet publike pasuria e tij ...ajo qe dihet e ajo qe dyshohet...Mediat pse heshtin sot per Gerdecin..?? Gerdeci eshte Hiroshima jone..
U desh arratia e lajmeruar e zv.Kryeministrit hajdut te Edi Rames qe ti kujtohet Gerdeci ...(ashtu si Nastradini qe kur zihej ngushte hapte qitapet e vjeter)
Zalooooo ! Jane viktimat e Fate SAali Gerdecit Zaloooooooooooo .
Mero! Analiza jote është korrekte nga ana politike por nga ana juridike çalon. Prandaj përpara se të shkruash duhet të konsultohesh me ndonjë avokat. Termi gjykim i shkurtuar është term i ri, i futur nga Kodi i Procedurës Penale të Shqipërisë, miratuar në demokraci. Po ashtu është plotësuar dhe pasuruar nga praktika gjyqesore ku një rol të veçantë kanë dhënë Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese. Gjykimi i shkurtuar nuk ka të bëjë fare me fajësinë, por me gjendjen e akteve juridike që ndodhen në dosjen gjyqesore që është duke u gjykuar. Pra i pandehuri ose avokati i tij, bëjnë kërkesë për gjykim të shkurtuar pa u shprehur fare për fajësinë, por duke deklaruar solemnisht (kërkesë paraprake me shkrim gjykates) se janë dakord me nivelin e akteve gjyqësore që janë materializimi i veprimeve proceduriale të kryera deri në atë moment. Pra pranojnë gjendjen e akteve dhe mendojnë se çështja mund të zgjidhet me themel pa kontestuar veprimet hetimore apo vlefshmërinë e akteve, por pa u detyruar të shprehet për fajësinë apo pafajesine. Thjesht është futur si koncept juridik duke u parashikuar nga një kapitull më vete në KPP për ekonomi gjyqesore, për të kursyer burimet njerëzore dhe financiare duke kursyer kohë në zgjidhjen e çështjeve. Dhe nqse pranohet nga gjykata, i pandehuri perfiton 1/3 e dënimit perfundimtar. Në rastin e Fates, djalit të fatorinos se trenit, që në demokraci na u be boss, i paprekshëm, ky i fundit nuk ka pranuar asnjëherë fajësinë në gjykate. Këtë lojë proceduriale që po ben tani duke u tërhequr nga kërkesa për gjykim të shkurtuar po e bën me një plan të paramenduar për ta zgjatur pambarimisht këtë ceshtje, për të përfituar me procedurë, në afatet proceduriale, ato të hapjes së ceshtjes penale dhe kohëzgjatjes se gjykimit. Kjo strategji ka funksionuar më së miri në gjykatat shqiptare në të shkuarën, ku shumë të pandehur, të paraburgosur gjithashtu kanë fituar lirinë. Fate trimi po luan te gjitha guret në gjykatë dhe sic duket fatkeqësisht ka për t'ia dale.