Lajmi se programi IPARD II, ka pezulluar pagesën prej rreth 450 mijë euro si detyrim i radhës për disbursim për qeverinë shqiptare për shkak të verifikimeve për korrupsion në AZHBR, nuk është një lajm i mirë për aftësitë menaxhuese të AZHBR dhe aftësisë së saj për të qenë partner i besueshëm I IPARD.
Nuk është lajm i mirë jo për shkak të faturës 450 mijë euro, por për shkak të imazhit të krijuar për agjencinë shtetërore, e cila më 2018 mori për herë të parë menaxhimin e fondeve të IPARD. Më parë IPARD e ka bërë vet menaxhimin e tyre. E keqja më e madhe që mund të ndodhë pas kësaj është që AZHBR të dalë si partner i pabesueshëm i IPARD dhe fondet të vazhdojnë siç kanë vazhduar më parë nga vet IPARD.
Ndaj në këtë debat nuk jemi para ndonjë rreziku që të bllokohemi nga BE, por jemi në problemin tonë të përhershëm, atë të betejës me korrupsionin e brendshëm, i cili në shumë prej institucioneve që kanë në dorë fonde, kthehet në gangrenë.
Për më tepër AZHBR, nuk shquhet vetëm për skema klienteliste dhe korruptive, por dhe për politika rimbursimi të cilat nuk janë efiçente për bujqësinë dhe blegtorinë.
Le të marrim shembullin e zvogëlimit të tufave të bagëtive të lira që ka ndodhur kudo në kullotë në Shqipëri. Numri i tyre ka rënë në mënyrë drastike. Natyrisht nuk është AZHBR fajtore kryesore për këtë problem, por është përgjegjëse për mos nxitjen e mbijetesës së tyre.
Rimbursimi për tufat e bagëtive, bëhet bazuar në numrin e krerëve dhe sidomos në faktin se kush aplikon më shpejt. D.m.th nëse janë dy vëllezër, me dy tufa, ndodh që njeri klasifikohet që duhet ndihmuar, se ka aplikuar më shpejt e tjetri jo. Si përfundim njëri është i favorizuar në treg, se përveç produkteve ka dhe subvencion, kurse tjetri shet tufën se falimenton.
Qeveria ka bërë një reformë shumë të mirë duke pajisur blegtorët dhe fermerët shqiptarë me NIPT falas. Rimbursimi i blegtorëve fare mirë mund të bëhet duke u bazuar tek prodhimi i tyre, nëse tufat i kanë për qumësht, apo për mish. Ata dorëzojnë qumështin në baxho me NIPT, baxho u pret faturë tatimore, dhe shteti vendos të rimbursojq një kg qumësht me aq lekë sa ka mundësi. Nëse ka mundësi 1 lek aq le të japë, por ama t'ia japë çdokujt që prodhon një litër qumësht, jo atij që klasifikon sistemi i AZHBR, pas të cilit qëndrojnë sekserët dhe konsulentët që e kanë çuar në këtë pikë të zezë. Njësoj për ata që duan të prodhojnë mish apo produkte të tjera.
Ajo që dua të them është që Shqipëria duhet të adaptojë rregulla rimbursimi për bujqësinë dhe blegtorinë të cilat duhen konsideruar si e drejtë e bujkut dhe blegtorit dhe jo si garë e tij. Ato duhet të jenë detyruese, që blegtorët dhe bujqit të mos jenë në dorë të burokratëve të AZHBR për të marrë rimbursimin.
Ata duhet ta kenë të qartë se nëse prodhojnë një litër qumësht do marrin x lek rimbursim, nëse prodhojnë perime apo grurë do marrin x lek rimbursim për sasinë, nëse bashkohen në kooperativa dhe bëjnë magazina frigoriferike per të ruajtur prodhimet do rimbursohen x lek për energjinë etj.
Pra nëse duam ta bëjmë të qartë ndihmën për bujqit dhe blegtorët duhet ta bëjmë të qartë dhe të llogaritshme të drejtën e tyre për rimbursim. Ata duhet ta kenë këtë të drejtë të garantuar dhe nuk duhet të hyjnë në garë për të. Hyrja në garë për të rimbursuar tufën që aplikon më parë, është thjesht korrupsion dhe prishje tregu.
Qeveria bën më shumë dëm se sa nder duke ndërhyrë në një treg ku njërin e ndihmon e tjetrin e fundos. Mos të them pastaj për fushat e tjera të investimit në turizmin malor apo ato që quhen bujtina, pasi aty humori i zi nuk ka të sosur.
Fjala vjen restoranti më i shtrenjte i turizmit në Dhërmi është financuar nga AZHBR si biznes “agroturizmi” meqë është lart në fshat dhe meqë është quajtur pronare gruaja e një biznezmeni që bën 20 milionë euro xhiro në vit nga lekët e tenderave të qeverisë.
Mos të them pastaj komedinë kur Edi Rama përuronte si bujtina të AZHBR në Qarkun e Gjirokastrës gjatë fushatës së shkuar elektorale, gjithë kryetarët e LSI që kishin marrë fonde nga AZHBR, dhe në mëngjes u përuronte bujtinat e në mbasdite i shante si kundërshtarë.
Arsyeja ishte se AZHBR ishte foleja e tyre. Shumica e donacioneve të AZHBR nuk kanë prodhuar turizëm të qëndrueshëm pasi janë para të dhëna jo për skema reale biznesi por për klientë të tyre. Njësoj mund të thuhet për bujqësinë dhe blegtorinë. Situata të tilla komike prodhuar nga klientelizmi dhe korrupsioni kanë bërë që të ketë këtë besueshmëri të ulët AZHBR.
Ndaj nuk është problemi thjesht pse IPARD ka pezulluar një pagesë. Ndoshta pezullon dhe tjetrën të radhës, por projekti nuk do të bjerë. IPARD do të vazhdojë të ndihmojë ekonominë shqiptare, por thjesht mund të ndërrojë partnerin që i besoi më 2018.
Ky nuk është një alarm për ndonjë prishje me BE, por një alarm për një agjenci që duhet pastruar nga hajdutët dhe sekserët dhe mbi të gjitha, për politika eficente në ndihmë të fshatit. Dhe kjo nuk është një histori që mund t’u lihet në dorë ca njerëzve vanitozë të cilët kam frikë se ende e dinë që qumështin e bën dyqani dhe jo bagëtitë. Se ata në fakt në “dyqan” punojnë.
Nje big????
Eh Mero, të dish skemat e vjedhjeve nga AZHBR, duhet një natë e tërë dimri.......................... - 1-Ndërtimi i magazinave dhe frigoriferëve për grumbullimin e prodhimeve. U ngritën me fondet e IPARD. Dhe u shitën pa e kryer asnjë ditë funksionin e tyre................. . - 2 - Ndërtimi i serave që asnjëherë nuk u mbollën. Është një kronikë televizive në një fshat Lushnje. Fermeri që kishte investuar djersën e emigracionit dhe nuk shiste dot prodhimet, tregonte për fqinjin e tij, bos, të cilit serën ja ngriti AZHBR. Ai nuk e mbolli kurrë serën. Me preventivat e fryra të ndërtimit, ai nuk kishte nevojë të mbillte....... . Ke dhjetra sera të tilla ne Shqipëri, që sot nuk ptodhojnë dhe janë vënë në shitje......................................... -3- Mbjellja e vreshtave. Meret fondi 50 milion lekë. Mbillen ca kalema hardhie ( jo fidanë, kalema pa lek) , ngulen në tokë. Pas nja 3-4 muaj shkulen nga bosi, dhe raportojnë se ja kanë vjedhur........ . Lekët futen në xhep........................................................ - 4- Skema e naftës falas. Bosët me ndihmën e Drejtorive të bujqësisë, marin nga fermerët që nuk ndodhen në Shqipëri, ose ata që nuk e punojnë, tokën me qera. Sa thua ti? 100 ha. 200 ha . Marin naftën, e shesin. Pa punuar asgje 13 milionë lekë, apo 26 milionë lekë pa punuar fare. Të tjerat, disa i ke thënë vet.
Tani ti ca po thua qe shqiptaret jane hajduter dhe nuk meritojne asnje lek nga BE? Keq tu japesh para e keq mos tu japesh kjo pune. Meqe qenke i brendshem dhe i dike gjerat meso qe kur akordohen fonde duhen "thithur" se ndryshe digjen dhe puna e AZHBR eshte te siguroj qe fondet akordohen. Por populli demokrat dhe liridashes shqiptare qe per korrupsionin te merr gjak ne vetull nuk do te punoj e ka me te lehte te vjedh e te mashtroj. Edhe parate i merr dhe qeverine e shane. Ja kshu funksionon kjo pune. Nuk ka AZHBR , qeveri apo edhe vete BE qe mund te detyroje fshataret hileqare te Fierit e te Mallakastres te punojne.
Po ta lexojë Merua komentin tënd, me siguri do thotë që fajin e ka Saliu me Albinin.
Nuk di shume nga keto gjera se kam 30 vjet ne emigration. Por me pelqen shkrimi juaj ..bravo
Skipetarit nuk duhet ti lesh leke ne dore se i zhduk si ata qe maxhishent e cirqeve.Ku shkel kemba shqiptarit nuk mbin bari.Kemi 30 vjet qe nxjerim hajdute ne cdo fushe,rjepim njeri tjetrin.Politikanet akuzojne njeri tjetrin dhe ja mbathin jashte shtetit,te gjithe hajdutet e politikes e drejtesis me vila e miliona.Prokuror,gjykates i nxjerin jashte sistemit e ata shijojne milionat e vjedhura,del fate gerdeci pas 15 vjetesh dhe fajson serbet per shperthimin ne gerdec e cudira e cudira ne albanistanin e ali babes me 3 milion hajdute qe justifikohen
????
Greku fundosi Europën për vjedhje. Ose Europa e katandisi Grekun në atë gjendje se kështu i intereson të bëhej vasal i saj .
Me rob shpie, ka 6 vjet qe qeveris vetem dhe e ka fajin LSI?????? O mero e di gjithe shqiperia qe ne AZHBR ,po nuk paguaje 50% te lekeve qe merje nuk te klasifikonte njeri. Nga pak pazelli i babezise rilindase po formohet. Njerzia kur ne fund te kuptojne se sa i ka vjedhur rilindja shqiptaret nuk ka qene asnje pushtues qe nga koha e pellazgeve do ti terheqin zvare neper sheshe rilindasit te gjalle dhe jo bust si enver hoxhen. Mero mbase eshte e vertete qe kane mare fonde nga AZHBR edhe njerez te LSI, problemi eshte se edhe ata kane paguar 50% te ed rama si gjithe te tjeret. Kjo nuk ben fajtore ata po tregon qe ed rama ben bisnes me te gjithe ,mer para nga te gjithe , ama nuk lejon qe tia rrezikoje pushtetin asnje qofte edhe ata qe i paguajne leket e korupsionit.
Leket nuk ndalohen do ti sjelle pilli i nanes te Meros
Erion Brace ka kohe qe flete per bujqesin besoj se ka pas te drejt, Edi rama nuk duhet ti lene gjerat te rrjedhin per keq pastaj jo gjithmone pergjegjesia eshte individuale kur dikush ne PS njxjerr flamurin e hajdutit
Mero ne cdo zyre shteterore dhe institution shikon vetem ushtare te saliut edhe likes qe kane hyre ne pune ne 1992-1997 edhe pas 2005 ,Keta jane mjeshtra per te rrjepur njerezit e thjeshte dhe jane edhe pronare biznesesh,agroturizmash,pallatesh etj etj.Nderkohe Rama ben llogje neper televizione edhe tregon perralla per shtresen e varfer.
Ku punoj une nga 290 vere ne 2014 sot kane ngelur 12 vete.....beji hesapet vete.
Thuaj sa krenare duhet te jete kjo qeveri qe ha leket e cobaneve qe Cohen nga gjumi 0ra 4 e mengjesit dhe flene pas ore 12 te nates. Pa zene ne goje shi bore bresher vape ngrica etj. Dhe ne fund nje kurve qe ti e zure vete si shembull hap restorant luksoz ne dhermi dhe burri I saj miliarder! Ska gje mero . Pergjegjesia eshte individuale ka thene shapllamadhi i qeverise. Ne burg asnje sdo shkoj. Dhe tek e fundit a do ta haj krifca veglen e safetit apo do marr rrugen per janine ooooiiiiiiii oooooooiiiii
Pse ka cobane ne Shqiperi? Blegtoria ne shqiperi eshte nje hobi per pleqte fshatare se te rinjte as qe nuk e kane idene dhe nuk duan ta bejne si pune. Kuptove plako? Me mire pastrojne halet e gjermanit se punojne ne fshatin e tyre. Qeveria dhe ministria vetem ti mbaj ne krah ka ngelur.
Ymer me liber shtepie ku ti kesh. Legen. Po qumshtin pluhur me baze gipsi sdo ta shes une? Po shqiptaret nuk dijne ceshte qumshti. Vinovil jepu I hedhin kanelle dhe e pijne. Qumshti pluhur me baze gipsi ose gelqere eshte mbreti. Pikë.
Nuk ka ndodhur ndonje gje e madhe. Korrupsioni dhe Hajdutlliku ne Shqiperi eshte prane zyres se Edit te Netes dhe ai udheheq Europen drejt Antikorrupsionit! E cfare rendesia ka se tek Ruralet ka Korrupsion !
Sa bukur shkrimi! Kur shkruan me objektivitet dhe per hallet e perditshme te shoqerise ku jeton ben detyren dhe pergezohesh. Kur shkruan per dite per ato gjera qe ste perkasin dhe lepin menderen e qeverise te rradhes thjeshte behesh i pavertete dhe si perfundim i neveritshem.
Boll o Albin Kurvi, se vetem para 3 ditesh u kapen ministrat e deputetet e tu me mijera Euro.
Genci Burimi i papune ne France il touche RMI ( revenu minimum d'insertion ) ne Shqiperi anal-ist haaaaaa monsieur bègue
Mjaft luftuat për karamelet që u hedh Europa, se ata e dinë mirë që eurot vidhen nga të korruptuarit tonë, rendesi ka ti çojnë eurot andej nga erdhën dhe jo në Kinë.
Mero for president of AZHBGRQRSPV
Dhe tek e fundit a do ta haj krifca veglen e safetit apo do marr rrugen per janine ooooiiiiiiii oooooooiiiii haaaaaaaaaaaaaaaaaa ????????????????????????????????
O Mero ti mire e ke por AZHBR e ka akredituar BE qe te merret me fondet e IPARD. Jane trajnuar dhe shpenzuar miliona nga BE qe tu jepet e drejta. Hileqare dhe hajduter ka kudo dhe nuk eshte pune AZHBR por kulture te dhjere qe eshte ne Shqiperi ku njerezit nuk e duan punen por preferojne vjedhjen dhe mashtrimin. Jo te gjithe kuptohet. Fondet po nuk u akorduan digjen dhe kane afate gjerat. Ka arritur deri aty sa ju luten njerezeve dhe bejne nje sy qorr sepse qeveria ushtron presion qe fondet te mos digjen dhe ndodhin keto gjera. Eshte skeme dhe e njejta gje ndodh ne gjithe Evropen lindore. Nuk ka qeveri dhe nuk ka BE qe mund te ndalojne fshataret te mos bejne hile e te mos mashtrojne. Eshte biznes dhe si cdo biznes tjeter ka deshtime, ka mashtrime dhe ka hile. Sa per bagetite ne kete vende nuk po gjejne kamariera e jo me barinj per bagetit. Ti po gjete nje djale 20 vjec bari apo e ka me deshire kete profesion do jete e ralle.
Jo ush po G Gamor...po pse azhbr nuk eshte e qeverise?...
Mero, mer urgent ca pushime se po katandisesh me keq se Saliu.
Ka ndonje Institucion qe nuk vidhet ky vend ? Po vetem hajdutat po na drejtojne
Sa te bukura i kishte floket Krifca kur doli dhe minimizoi lajmin! Para qe jane vjedhur nga AZHBR me idete idiote te akademise se barinjve, e te tjera sa te duash nuk numerohen. Po si gjithmone Naltmadhnia e tij nuk dinte gje, jane ata legenat e vegjel qe vjedhin dhe kur shkon deri tek ministri e sulmon vete Skenderbeu qe ben si i ofenduar se i kane shperdoruar besimin!
Keq e me keq do shkoni deri sa jo te kuptoni por derisa te reagoni qe PS PD PL dhe partickat rreth tyre te mos votoni .Ky do te jete REVOLUCIONI.
Thirri mendjes o Rrote - Kujt ti levroje fonde BE o Mero... Ketij pusht-shteti qe i leshon mandat arresti ish zevendes-Kryeministrit tij Hajdut fill pasi ai arratiset nga Shqiperia?
Gruaja e biznesmenit qe ka marre tendera me vlere 20 milion euro (ne fakt jane 200 milion euro,ARSH,Bashkia Himare,DPUK,etj) eshte gruaja Lenc Gjikurise,pronar i firmes "Gjikuria" dhe nqse AZHBR i ka dhene fonde per restorantin ne Dhermi qe nje pjate kushton 20.000 leke eshte turp dhe skandal,personat qe kane firmosur duhet te japin llogari sepse ne dyert e AZHBR jane me qindra qytetar dhe fshatar qe kerkojne fonde per te ngritur nje biznes per te mbijetuar kurse firma "Gjikuria" ka mbi 30 vjet qe fiton tendera te dyshimte dhe i ndihmuar nga i aferti i tij Afrim Qendro,ish nen drejtor dhe drejtor ne ARSH(tani mori dhe rrugen e Dukatit ne fakt zgjerimin e saje me vlere 13 milion euro,rrugen Lozhan-Moglice,etj)prandaj Edi Rama ti thirri mendjes dhe te marr masa se po i rreshqet qeverisja ne humnere. j
Po nuk është e vështirë që të parashikohet edhe një klauzolë në kontratën e përfituesve që në rast se biznesi nuk është aktiv për 10 apo 15 vjet lekët të kthehen mbrapsht si kredi me gjithë interesat. Që përfituesit brenda 15 viteve të mos kenë të drejtë ta shesin biznesin. Pra mundësi ka për të administruar sa më mirë fondet thjesht kërkon interesim e përgjegjësi...
Po nuk është e vështirë që të parashikohet edhe një klauzolë në kontratën e përfituesve që në rast se biznesi nuk është aktiv për 10 apo 15 vjet lekët të kthehen mbrapsht si kredi me gjithë interesat. Që përfituesit brenda 15 viteve të mos kenë të drejtë ta shesin biznesin. Pra mundësi ka për të administruar sa më mirë fondet thjesht kërkon interesim e përgjegjësi...
Bravo Sara! Pas 15 vjetesh kur ti mos kesh me fuqi te kurverosh. Kur edhe shurren mos e besh dot. Te ta nxjerrin me shiringe. Cfare bajgash jane keto Rilindaret.
Mero po flet nga maja e malit Golik ! Ke hapur “Kutinë e Pandorës”! Tani shejtanët , duke dalë nga “kutia” , do shkelin e do shtypin njëri- tjetrin. Për të mbajtur derën hapur, me siguri do të ndihmojnë komentuesit , me shëmbuj konkret. Jo vetëm ju ke nxjerrë shejtanllëqet e bëra , por ke treguar dhe zgjidhje të mundeshme . Fushat e shejtanllëqeve (hajdutllëqeve) janë të gjera, por kryespecialistët ishin dhe janë kryesisht nga LSI -ja , (për të mos u ngrënë hakun.) dikur të prishnin qeverinë!!! Vlera e këtij artikulli do të jetë e paçmuar , veçanërisht në sektorin e bujqësisë dhe blgtorisë , në se qeveria do t’a vlerësoi . Zeusi do të të dënojë si Prometeun , se i ke dhënë zjarrin vdekatarëve … ,dhe bashkë me zjarrin u ke treguar dhe zejet !