Stërmundimi i Berishës për telendisjen e opozitës 

25 Korrik 2023, 18:32Editorial Mero Baze

Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me deputetët që mbështesin atë dhe u ka kërkuar që të angazhohen të gjithë që Gazmend Bardhi të ketë mundësi të organizojë një mbledhje ditën e enjte, për tu konsideruar si mbledhje e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për një mbledhje me ish anëtarë të këtij Këshilli që tani janë me Berishën, që të delegjitimojë Kuvendin e zgjedhjes së Bashës.  
Ka pasur disa hezitime nga deputetët që mbështesin Berishën. Kushti i parë i tyre ka qenë, që të njohin Berishën për kryetar. Të tjerë më pak servilë, kanë shprehur dyshimet se mbështetja ndaj Bardhit dhe Tabakut do të dëshpërojë demokratët, pasi Bardhi ka paditur partinë e Berishës. 
Por Berisha ka qenë i prerë në kërkesën që ata të dy duhen mbështetur me çdo kusht, mjaftojnë që t'i bashkohen grupit të tij. 
Në të vërtetë nga e gjithë kjo energji e harxhuar për makinacione brenda ish-PD, bie në sy fakti se i vetmi që është në krye të punëve për ta mbajtur PD e ndarë është Berisha dhe këtë jo përmes betejash të hapura dhe parimore, po përmes kulisave si këto. 
D.m.th. Berisha është gati t'i japë hua anëtarë të Këshillit të tij Kombëtar, dy deputetëve që ende nuk i ka në grupin e tij, me qëllim që ata të bëjnë një gjest publik kundër Bashës dhe pas kësaj, ai t'i marrë ata dhe t'i shpërblejë brenda grupit të vet, me shpresë se kështu bën shumicën e grupit parlamentar, pasi ata kanë dhe 5 deputetë të tjerë pas vetes. 
Kjo stërlodhje numrash, kulisash, tradhtish, besnikërish të pështira, dhe mbi të gjitha kjo përpjekje për të vazhduar telendisjen publike të opozitës nga vetë Berisha, shpjegon gjithçka se çfarë është ai për opozitën dhe pse ajo nuk mund të ngrejë kokë, derisa ai do ta trajtojë atë si mall të vetin. 
E zëmë për një moment se Berisha do t'i bëjë të gjitha këto. Edhe Bardhi do bëjë një mbledhje, edhe pastaj do bashkohet me Berishën edhe Luli do zgjidhet kryetar, edhe do ketë secili nga një vulë, edhe do t'i japin dhe një vulë tjetër Berishës…Në fund e gjithë kjo prodhon më shumë dëshpërim në opozitë se sa sikur secili prej tyre të kishte bërë nga një parti. 
E vetmja gjë që ka kuptim, është që Bardhi të shkojë tek partia e Berishës si kryetar i saj, duke eliminuar Berishën si shkak i ndarjes së opozitës dhe pastaj të vazhdojë betejën kundër Bashës për ndarje ose bashkim me të. 
Por kalimi nga vartësi i Bashës, në vartës të Berishës, tregon më shumë makthin që ka Bërisha nga Lulzim Basha, se sa vlerën që kanë ish-vartësit e Bashës për Berishën.  
Berisha e do fushën e pastër në opozitë dhe ka kuptuar se Basha dhe mbështetësit e tij, aq sa janë nuk i hapin rrugë. Ndaj është në betejë të kompromentojë politikisht çdo kënd që ka qenë mbështetës i Bashës, duke bërë pazare të tilla,  me qëllim, që të mos kenë asnjë të ardhme në politikë, duke i djegur si politikanë të pavlerë.  
Në këtë aspekt ai mund të ketë sukses të djegë Bardhin, Tabakun dhe të tjerë pas tyre, duke i bërë pis në fund të betejës, madje ta zvogëlojë dhe Lulin, por përsëri ai nuk e pastron dot fushën nga antiberishizmi. Ai nuk e ka problemin me Lulzim Bashën. Edhe me atë mund të bëjë pazar. Ai e ka problemin me 30 për qind e opozitës së sotme, që Berisha as e fsheh dot, as e fshin dot. Pasi ata nuk duan asgjë në këmbim. Duan që të ikë Berisha. 

12 Komente

  1. A
    Alniku

    Futeni në bythë Ra-mut Serb Vuçiqin.

    1. D
      Dakord

      Alnik po ti ç'pate?? Po flitet për saliun këtu?

    2. P
      Populli

      PD ka qene cdo gje, por nuk ka qene kurre parti politike. Eshte kjo arsyeja themelore pse u shkaterrua dhe pse nuk do behet me kurre!

      1. N
        Niko Shpiragu

        Mero: po haexhoni shume kohe me kete te ashtuquajtur PD. Ajo ka qene nje bande e Berishes dhe kaq. Ndrhyrja e amerikaneve beri qe nje pjese e kesaj bande te largohet nga ai. Asgje me shume.

        1. a
          astrit

          Berishizmi ka vdekur.Mund te beje lojra sa te doje nje i vdekur por ne fund te vorezat do shkoje. Shqiptaret me voten e tyre e thane fjalen e fundit "Berishizmi te varoset"

          1. m
            mero haleja

            Kur te vdese Berisha ,do hash vetem MUT ,se nuk do paguhesh .

            1. S
              Sulo Qorri

              Mut më të madh do hani ju siç po hani duke lëpirë bythën e fishkur të një plaku të të rrjedhur nga trutë .

              1. m
                mero haleja

                Po te erdhi keq per Meron, haje ti ne vend te tij

            2. V
              Vuco Pasha dhe fansi i tij Ram jevgu

              Nuk kemi c'na duhet asnje Sali Ram sa kohe kemi kete Edi Ram akoma poshte tavolines se Open Ballkan. Edhe ne Serbi te zhvillohen zgjedhjet per kryeminister te Shqiperise ky Edi Ram do fitonte bindeshem...e ku do gjenim neve me te bindur kryeminister se Ram Edin ne Tirane?

              1. t
                tani

                pasi eshte i pa shprse saliu spe merreni me te? apo ju ka dhene lali eri ndonje kocke kjo eshte tamam media kazan sic ka dhene edi

                1. m
                  meshirojeni ushtarucin Mero

                  Stermundimi i Meros per te mbuluar byt..en e zbuluar te kesaj qeveri Rama nga ai capaculi Arben Ahmetaj!

                  1. d
                    detto tra noi

                    Stermundohu nje cike o Mero Baze e na thuaj (nese nuk perben ndonje Sekret Shteteror) - a e shkarkoi Timonieri ate Ibrahimen ministreshe budallaqen nga Ekonomia dhe kush eshte Arben Ahmetaj i rradhes nga Rilindja qe do vere kazmat aty. Tung.

                    Lini një Përgjigje