Në orët e vona të darkës, në një rrugë plot rrëmujë të Ksamilit, i cili tani nuk ngjan, as si qytet as si fshat, por si një kamping gjigand që ka hapur çdo derë dhe ka kthyer në restorant çdo trotuar, një turmë e madhe të huajsh prisnin në një vend që mendohej se ishte stacion autobusi. Prisnin të ktheheshin në Sarandë apo në ndonjë pikë gjatë rrugës për Sarandë. Në orën 22.30 ata kishin së paku gjysmë ore që prisnin.
Në fakt prisnin kot. Nuk kishte më autobusa urban, por disa djem kishin bërë xhentilin dhe herë pas here i luteshin një furgoni të vinte t'i merrte “se kishte punë”.
Një skenë të ngjashme e shikon dhe në rrugët e Sarandës, në vendet ku ka tabela autobusësh. Nëse këtë situatë e zhvendos në Durrës, Golem dhe Kavajë është edhe më dramatike.
Turizmi në Shqipëri nuk ka prekur kurrë majat të tilla. Statistikat e Korrikut mjaftojnë të përmbysin çdo shifër të çdo viti më të mirë, duke kthyer Shqipërinë në një destinacon ndërkombëtar të këtij viti. Dhjetëra shkrime në gazetat më të mira botërore rreth Shqipërisë, janë ndoshta marketingu më i fortë që i është bërë Shqipërisë në gjithë historinë e saj.
E di që shumë shqiptarë mërziten po tu thuash se këtu ka meritë dhe qeveria, stabiliteti financiar i vendit dhe ritmi i zhvillimit të tij, por më mirë të mërziten ata dhe Shqipëria të marrë frytet e miliona turistëve që kanë vërshuar drejt saj.
Por vërshimi i tyre zakonisht të godet në pikën më të dobët. Dhe na e ka gjetur. Është transporti publik. Shqipëria ka ndoshta rrjetin më mizerje të transportit publik, i cili i përshtatet rutinës së përditshëme të 12 muajve dhe jo ndryshimit drastik të vendit për shkak të turistëve.
Dhe ka tre probleme të rënda me transportin publik. Është i pamjaftueshëm me këtë fluks vizitorësh, është i parregullt me oraret dhe destinacionet duke qenë i paparashikueshëm dhe së treti është i padobishëm për shumicën e territoreve të plazhit.
Sarandë- Ksamil dhe kthim, me këtë fluks ka nevojë për dhjetra autobuzë, ndërsa destnacionet nga Rinasi dhe Tirana drejt plazheve kryere të vendit duhet të jenë të llogaritshme me orare fikse dhe të shtura për sezonin.
Mijëra të rinj nga ai tip turisti eksplorues që vijën në vende si i yni, i shikon sot të rraskapitur në bregdetin e Jugut, dhe në zonat më elitare të tij, siç është riviera nga Palasa në Borsh, ku askush nuk ka ndonjë përgjigje nëse ka autobus, furgon, në çfarë orari e ka dhe akoma më keq se si mund të shkosh nga një shtëpi në Palasë apo Vuno, deri në bregdet, ku ke shans të flesh në një dhomë 40 euro dhe të paguash një taksi 30 euro për të shkuar në det.
Ekspertë që merren me turizmin, thonë se shumica e pyetjeve që bëjnë të huajt kur marrin shtëpi me qira në Airbnb apo booking, ka të bëjë me transportin publik dhe qasjen e shtëpisë me detin.
Transporti publik është një problem i Shqipërisë edhe pa këtë fluks të jashtëzakonshëm turizmi, por me këtë bëhet gangrenë. Dhe kjo nuk është diçka që ndjejnë shqiptarët. Ata janë vetë mësuar me këtë sistem dhe bëjnë zgjidhjet e tyre duke hipur të gjithë në veturat e tyre për çdo punë dhe kur shkojnë të blejnë bukë.
Këtë e kupton tek shumica e plazheve të bukur, ato vendit që nuk kanë akses makine afër dhe ti shikon se popullohen vetëm nga të huajt, pasi ata janë të vetmit që janë të gatshëm që mund të ecin me këmbë drejt detit. Shqiptarët jo.
Ndaj dhe nuk e ndjejnë aq shumë mungesën e transportit publik në plazhe. Ai shqiptar që nuk ka veturë, nuk ka as lek për të shkuar në plazh kështu që nuk del nga shtëpia.
Problemi është tek miliona turistët që po vërshojnë në vend.
Nuk kam ndonjë recetë se si mund të zgjidhet tani në mes të skëterrës së këtij fluksi, por bashkitë bregdetare së paku me urgjencë duhet të qindfishojnë pikat e informimit dhe shenjat treguese se si mund të shkohet nga një plazh në tjetrin, nga hoteli në plazh, nga shtëpitë me qira në plazh etj. Dhe natyrisht tu kërkojnë linjave të licencuara që përveçse të shtojnë mjetet qoftë dhe të marra me qira përkohësisht të shtojnë frekuencat dhe oraret e zgajtura për punë. Nuk do zgjidhë gjithçka por do bëjnë diçka.
Por mbi të gjitha duhet të shtojnë informimin. Gjithkush duhet të dijë, nëse ka shpresë të vijë një autobus kur ti rri pret në stacion, apo jo. Dhe të bësh këtë kur je i huaj në një vend si Shqipëria, është dhe më dëshpëruese, ndërkohë që ke vendosur të vish për qejf në Shqipëri, pikërisht për shkak të marketingut marramendës falas që po na bën shtypi botëror.
Me këtë rast ndoshta përfitojmë të gjithë nëse politikat e qeverisë ndaj transportit publik ndryshojnë rrënjësisht. Është tregu i turizmit që e dikton atë.
Mero, e kuptoj qe shqetesohesh per turistet e huaj. Mbase po te mos kishim turiste kjo teme nuk do te te dukej hic interesante. Por vuajtjen e vertete e heqin qytetaret e ktij vendi qe e perdorin transportin publik 12 muaj ne vit. Mungesa e transportit hekurudhor, terminalet ne periferi te Tiranes qe jane torture me vete sepse me shpejt shkon nga terminali deri ne Durres sesa nga qyteti deri ne terminal. Oraret skandaloze ku pas ores 19 00 nuk ka me ttransport jasht qytetit. Furgonat shoferet e faturinot krejtesisht amatoriale. Kjo eshte vuajtja e vertete. mos u qaj hallin turisteve se ata e perjetojne si aventure, jemi ne vendasit qe torturohemi dhe sinqerisht na ka ardhur ne maje te hundes.
Shqiprija ështe shume vendi i bukur si natyre. Por problem ështe se ne kurre nuke kemi pasur Shtet, dhe një Zot, e din se kure do Kemi një dite Shtet që mendone për njerzit dhe për Shqiprine turistike
Shtet ke pas 45 vjet deri sa i vute kamzen, fabrikave, uzinave, trenave, çdo gjeje! Shtetin e ben çdo nje nga ne, nese do te donim. Por ne duam te na bije nga qielli!
Pyet Lexhenden .
I shkreti Mero, meqe duhet te fuse ndonje levdate per 'rilindjen' ne nje shkrim kritik per qeverisjen socialiste qendrore dhe vendore(meqe kane 90% te bashkive) germoi sa germoi e gjeti stabilitetin ekonomik dhe ritmet e zhvilimit, 2 togfjalesha qe nuk kane fare rendesi per turistin.
E kuptoni pse ne antikitet na njifnin si barbar ja per keto lloj sjelljesh ne komunitetit
Pushteti lokale ne Shqiperi pothuajse eshte inexistante... Ne shqiperi ajo qe punone eshte ( qeveria dhe privati ) por njerzit shpeshe nga injoranca e ngaterojne pushteti lokale me qeverine. Nje here e kam vizituar Shqiperine para tre vitesh periudhe covid pasi lejohesh hyrja pa teste mora nje makine me qerra dhe vizitova nga Tirane Durres Vlore Sarande deri ne Ksamil e bukra ishte se shkova ne ksamile nuk kishte vende chesselongues pasi ne shqip e atikullonin si kosovaret ,sllavet me ( ll )shesllong. Dhe u ktheva Sarande. Impresioni im ishte njerzit punojne shteti punone pushteti lokale fareeee .Persomalisht kam vozituar shume qe nga Canada états-unis Singapour Thaïlande Malaisie Chine vendet e Maghreb Maroc Tunisie Taiwan Tokyo Hongkong ( Macao me ka pelqyet shume shume ) ehh vleresimi im per Shqiperine ishte me noten 1 sur 10 . Ne Sarande kam paguar 205 euro nata per tre dite me mori 610 euro 5 euro mi fali se i thashe ke duchin e bllokuar ke tele qe nuk punone dhe ne cousine ke miza dheu dhe drita ne korridore nuk punonte sinqerisht nukb e justifikonte as 20 euro po me sa kuptova cmimi vendosesh sa krevate kishte apartament .ne Tirane mora nje hôtel ( Bohème) me kater étoiles te blloku por asgje nuk kuptova cfare ishte blloku vetem njerez me makina te vjetra te markave te shtrenjta qe vinin rrotull haaa kur merje assensori ne hôtel se ishte panoramique dukeshin terracat e vjetra me bote uji catastrophiques. Fale punes se kryeministrit Rama qe eshte mjeshter ne comunication po vijne turiste por do zhgenjehen po nuk ndryshuan dhe do kete nje drame per investitoret e turizmit
Ti ‘Bubuzhel’ është mirë që komenton po po mi ngre pak nervat me këtë shqipe tënde. Nëse shqipja është gjuha jote e parë, të të vijë pak turp se nuk kuptohesh fare. Nga fjala ‘vozit’ duket se nga cila anë e trojeve shqiptare je. Ngule në kokë tani dhe mëso se fjala ‘Vozit’ në fjalorin e gjuhës shqipe është ‘ngas barkën me lopata’ / ‘lundroj’. Ti me vozit do të thuash ‘ngas/drejtoj automjetin/ i jap makinës’.
Falcon nuk e di fare cfare eshte vozit po gjuhen e kam te mesur jo ne shkolle ne dhkolle kam bere gjuhe tjeter dhe e dyta portabli im apo téléphoni nuk e njeh gjuhen shqipe edhe sikur ta shkrusj lorrekt kurce envoyer dergoje ndryshone dhe me origjine jam ngs Berati nga qyteti egsactesisht Rrespecte i nderuar
Bumi i turizmit ne Shqiperi zgjat vetem 3 muaj por sjell te ardhura sa per 9 muajt e tjere. Gjate 9 muajve te tjere bashkite dhe qeveria ne vend qe te mendoje se si te maksimizoje te ardhurat ne vend gjate veres flejne dhe kujtohen vetem kur media si kjo e Bazes u terheq vemendjen.C'fare ju kushtojne tabelat informuese ne shqip dhe anglisht? Edhe nje cope leter e futur ne plastams e ngjitur pas nje shtylle eshte informacion i mirepritur. Pse mos te ulesh taxat qe paguajne shoferet e kompanive te autobuseve per 3-4 muaj ne vere apo te subvencionosh nje pjese te karburantit nqs ofrojne transport per turistet?
Jo vetem problemi i transportit publik, duhet te rregullohet me sesben rrjeti elektrik dhe furnizimi i ujit dhe mos te vazhdohet me me nderprerje tani qe turizmi po behet nje nga pikat me te rendesishme te ekonomise. Nuk duhet te kete me justifikime, sepse po nuk u be tani, do te zvarritet keshtu pergjithnje.
Hallall Mero!
Mire e ke o Mero po kush ta beje Belinda e mbajti fjalen ja coi rrugen zamir manes,blendi fevziut beni iku nuk e provoi ne palase,pse ta vrase mendjen per transportin publik neper rrethe,lere per ne bregdet qe cdo gje ja kane dorzuar privatit,zyrtaret e saje vrasin mendjen ku te vjedhin se per transportin publik as ju shkon ndermend,jep licenca pa kriter dhe asgje dhe digjen si zhapiku turistet e shqiptaret e varfer,edhe lideri global ka folur shume per tyrizmin po nuk e ka permendur kete teme per transportin publik ne bregdet apo ne rrethet e shqiperise.
Transport publik? Ne zonat tona turistike nuk gjen vend as per te bere stacionin e autobuzit e jo me transport te mirefillte. Saranda dhe Ksamili jane dy grumbuj betoni qe duhen prishur dhe rindertuar nga e para.
Shume e vertete dhe shume e hidhur... Urgjentisht plan masash te pakten per vitet ne vijim nese kjo gjendje nuk do te minoje turizmin ne te ardhmen.
Balluku pidhi e ka mendjen te kari se ben dhe palester dhe del me cabriolet. Dhe kurvat e bllokut ne ate kohe kshu hapeshin shalesh
Turist gangster interneti sikur dikush te shkruaj per motren tende qe.e ke kurrve dhexqe duhet ta kesh kurrve pooo boll brte cubin te fshehur mbas ekranit si legena duke ofenduar ose komento e kritiko ose shko gerric bythen langaraq rrugesh .
Ke bere mire o Mero qe ke shtruar kete teme per ate gangrene.Te krahasosh pak disa qytete turistike rreth Shqiperise qe pretendojme t'i rimarrim dhe ti betonizojme,, Preveze, Parge, Oher, Struge, Ulqin, Tivar,, si nata me diten ne krahasim me qyetet tona, edhe rivieren e mrekullueshme nga Palasa deri poshte ne Lukove, e shkaterruan "patriotet" talebane qe jane bere zoter ne token qe vendasit e kane mbrojtur me gjak ne shekuj nga turku, e moren me metodat e poshtra per ta bere Kandahar si gjithe Shqiperine. Shkruajta per keto qytete turistike ne te cilat edhe ku ka shqipo, ka nje qeveri larte qe s'kane mentalitetin e Tiranes dhe si lene te bejne katrahure, duan apo s'duan, ndjekin ritmin dhe ligjin e shteteve qe bejne pjese. Kryeqyteti jone ne krahasim me ata te rajonit. Padishahu i Surrelit, dje pretendonte t'ia kalonte aeroportit te Beogradit e meqe ka qene disa here, duhet t'a kete pare si funksionon atje, zbret ne nje aeroport dhe ke te gjitha opsionet per te shkuar po ne nje qytet Europian, tek ne, qe ne Rinas fillon fillon cmenduria lere me Ksamil e vende te largeta qe jo autobus e sherbime te tjera publike qe jane pertoke, por s'merret vesh ku je e ku shkon. Ne Prishtine kam qene heren e pare disa muaj pas lufte, pertej asaj qe ndodhi, pash se kishin nje infrastukture model per kohen, me lagje te sistemuara bukur, gjithcka me planimetri, kam shkuar shume vite me vone, e njejta semundje me Shqiperine edhe pse jo ne permasat tona,, u bene te pavarur te vidhnin dhe pervetesonin cdo gje, t'a benin nje mejhane turke me xhami qe kane mbire si kerpudhat e rreth tyre, geto ndertimesh sipas qejfit. E njejta gje edhe ne Shkup, pjesa Maqedonase, me rregull cdo gje, dukej vertete dora e shtetit dhe njeriut te kulturuar, lagjet e Shqipove, mjerim si te gabeleve. Prandaj, perpara s'e te rrahim gjoksin per Albanomanine, te bejme disa gjera te thjeshta, mire hekurudha qe s'kemi s'è i prishem po te pakten, te veme ne funksion linjat e autobuzeve bashke me stacione , me orare e disipline, te kete kontroll mbi ushqimin, me cmimet dhe yjet e leshit te hoteleve, pasterti e jo plehra ngado, jane pak gjera qe s'na kushtojne shume, mbi te gjitha, tregojme kulturen tone. Ndihma e shpejte te pakten ne zonat turistike duhet te jete prezente perhere, po ashtu qendrat e informacionit qe turistet te dine ku shkojne e mos te perfundojne ne humnera. Keto jane gjera te thjeshta qe bota e qyteteruar, i ka bere me kohe, s'e lame nam, ndonje turisti aventurier, mbase si ben shume pershtypje, po s'jane te gjithe te tille, 95% e tyre, s'te kthehen me!
Hej Mero, shprehja e folur "se paku" ne te shkruar behet "te pakten". Beje vete dallimin. Nuk je tu fol me gjyshen tende por po shkruan per publikun, dhe kur shkruan nuk shkruan per veten tende ne shumicen e kohes. Por per te tjeret, per popullin. Shume shqiptare nuk e kuptojne qe ka dallim midis gjuhes se shkruar e asaj te folur. Nuk mund te shkruash mire nese perdor gjuhen me te cilen komunikon me stergjyshen!
Plan masash!Mero po ja jap zgjidhjen gati zotit Rama(sa do kete mundesi ta zbatoje nuk e di).Ne Itali shteti subvencionon trasportin publik me 1 euro per kilometer.Te gjitha te ardhurat nga biletat e abonete i kalojne privatit.Ekzistojne kompani private e shteterore(ne Torino GTT) me orare e tarifa te stabilizuara zakonisht qe ne fillim viti(disa here perditesim ne korrik si kete muaj).Ky eshte organizimi!Tani te flasim c'ndodh jo kur ska pasagjere qe udhetimi do behet se sben por kur per nje arsye ose nje tjeter udhetimi nuk u realizua!Plas lufta i dashur Mero!Kompania shterore apo private i paguan nja gjobe te majme sektorit te trasportit te Qarkut(Regione).Dhe gjobat nuk ti fal njeri(pra paguhen deri ne nje)Oraret se zakonisht fillojne nga ora 6 perfundojne ne oren 23/24.00.Informacionet i gjen ne Google ose faqen e internetit te kompanise.Me thjesht se kaq ska ku te veje!Pyete ate mikun e ben dot?Po se ben lere!Turisti do marre makine me qera(50euro dita).Do vije te shijoje 8 dite e 7 nete,dhe do shkruaj pershtypjet ne internet.Te tjeret pas tij do vijne te pergatitur se cfare gjejne e cfare mungon!Aty cdokush ben vletesimin.Kaq per avion,kaq per hotel,kaq per ngrenien,ja vlen apo jo?Dhe pas jo shume vitesh do na gjeje si Kroacia!Ai i gjati i ka paralajmeruar pronaret e hotel-restoranteve.Kujdes me cmimet. TURIZMI SHQIPTAR HYN TE TURIZMI KURIOZ!Dhe per kuriozitet njerzit vene dhe ne afrike te shohin luanet.PYETJA ESHTE-A DO TE KTHEHEN TE NA VIZITOJNE PRAPE PAS DISA VITESH?Nese po-atehere u ka pelqyer!
Mero vëllai. Prit dhe shtatë vite sa të hyjmë në BE se do të rregullohet edhe kjo punë.
Pas Rames, tani edhe Baze masturbohen pas "bumit" te turizmit...por vetem se bejne sikur harrojne se ky "bum" nuk arrin dot kurre te mbuloje plaget e renda vrastare qe ka mbi kurriz Ekonomia shqiptare me tiparin dallues fukarallekun qe po shpopullon Shqiperine (vec nese kete shpopullim Rama der te Mero e quajne ikje per "turizem")
Duhet vënë në eficensë transporti hekurudhor. Sic ka qenë nga Shkodra në Vlorë e nga Tirana në Pogradec. Ai ka qenë para 32 vitesh. Pastaj brenda bashkive në bregdeti për 3 muaj apo më shumë ta vënë bashkitë. Por informacion duhet të ketë në cdo pikë ku hyjnë turistët.
Me shume vonese po artikulli eshte i drejte. Transporti public eshte inegzistent ne Shqiperi. Sa me shpejt aq me mire ta marrim seriozisht. Ankesa per transport public te paket kishte dhe vitin qe kaloi po me sa duket nuk u degjua. Jam dakord nje komentues me pare qe thote qe kjo duhet bere per shqiptaret ne rradhe te pare pasi ne jetojme cdo dite ketu.
Rames dhe sektit mafiozo-kriminal qe ai perfaqeson, I intereson te beje sa me shume zhurme, tam-tame pa fund, sa te shtjere ne dore resourset kryesore ne kete vend! As qe I plas fare nese turizmi do rezultoje nje fiasko e madhe neser! Efektet anesore qe do prodhoje ky turravrap djallezor do e mundin perfitimin nga turizmi. Qe tani ne Europe jane shtuar zerat se turizmi, ne kushtet kur temperaturat po shkojne cdo vere mbi 40 grade, ne vend se clodhje po kthehet ne stres dhe torture! Italia dhe Greqia po korrin frutet e nje turizmi spekulativ, ku rendet thjesht pas fitimit. Ndersa ne Shqiperi, ku puna fillon nga " catia" dhe jo nga themeli, do rezultoje nje bumerang dhe zhgenjim I madh!....
Edhe ne Afrike trasporti urban eshte me i mire dhe me i organizuar!
TORINO .Jam ketu ne Toriino Torino po deshe te jap adresen e sakte ne SAN MAURO .Me nxorre mallin e shokut ti t vegjelise te cilit ne i thirrnim RRENS .Dhe ti genjen po genjen me leset ti nuk thua P SH sa here ne jave bejne greve autobuzat e sherbimit urban se u rriten biletat e autobuzeve dhe sa u rriten abonete Keshtu vazhdoni ti genjeni Shqiptaret dhe Shqiptareve u ngrihen leshrat perpjete..persa u perket subjestonimeve une nuk punoj ne komunen e Torinos .Edhe ne eshte keshtu si thua ti perseri paguhen nga taksat e qytetareve.
Informohu atehere mor zoteri!Rritja e biletes dhe abonese eshte bere per here te fundit ne 01/07/2023.Kjo jo me deshiren e shoferit/shefit/pronarit.Ne bashkpunim me entin rregullator(mqse jeton e di qe ky eshte shtet me RREGULLA!Eshte 100/100 e vertet ajo qe shkruan!Behen greva nga ana e sindikatave ku shoferet bejne pjese-dhe kjo eshte nje e drejte e garantuar me KUSHTETUTE!Kjo per te permisuar kushtet e punes/pages po sido qe te jete ti dhe une mor zoteri i kemi te garantuara fashat(oraret)dite me perpara se te fillojne grevat!Ma thuaj pak ku jane genjeshtrat e mia?Jam kurioz!
Me orare e tarifa te stabilizuara zakonisht qe ne fillim viti(disa here perditesim ne korrik si kete muaj!Pa lexoje dhe nje here-para se te me krahasosh me rrensin shokun tend!Tani provo te maresh autobuzin nga Vlora per Rinas!Kur ta kesh provuar me shkruaj!Njeriu te beson vetem kur e provon(su la propria pelle).KUR E HEQ VETE NE KURRIZ THONE DIKU ANDEJ NE JUG!
Po kush do ti nise autobuzet urban ne Sarande e Ksamil o Mero? Ketu po vuajne per shofer autobuzesh ne Tirane dhe te gjithe jane prag pensionit. Te rinjte nuk duan te behen shofera apo guzhinjera. Nuk duan as pune ne ndertim, bujqesi dhe blegtori. Pune qe paguhen mire dhe ja vlen. Prinderit idiot qe nuk jane pakice i bihen shkurte i shtyjne te ikin jashte. Se cfare "vleresime" dhe "mundesi" do shohin jashte si emigrante nje zot e di. Me keq akoma nuk e di pse shume terbohen dhe nxijne sa here degjojne te huajt qe flasin mire per vendin. U torturuan gazetaret neper plazhe e neper qytete te gjej ndonje qe shan Shqiperine.
Ju boj thirrje ket kosovarve tmi: bojkotone totalisht detin shqipetar. Qypnin e ka mlu muti. Jau qift nonen Albin Kurti.
Duhet të fillojë sistemi UBER, të rinjtë kanë vetura të bukura, mjafton të futen në sistemin për pasagjerë, zgjidhet trafiku.