Kandidati i opozitës Shkëlqim Hoxha humbi thellë në Rrogozhinë në përsëritjen e zgjedhjeve vendore këtë të diel. Nuk na zhgënjeu as reagimi i opozitës së Berishës pasi e kishim të qartë se çfarë do të thoshte pa dalë në konferencë shtypi. Është ajo që ka thënë 32 vjet sa herë humbet.
Por zgjedhjet ishin një test i mirë për të skanuar sëmundjen vdekjeprurëse të opozitës shqiptare.
I pari ishte kandidati. Për të gjithë ata që nuk e njohin, opozita tentoi të fitojë një qytet periferik, me një figurë simbol të korrupsionit të saj në pushtet. Ndoshta më simbolikun në gjithë historinë e politikës shqiptare. Shkëlqim Hoxha, një ish-emigrant në Bruksel, i kthyer më 2005 si sponsor fiktiv i Partisë Demokratike, vetëm se dy herë ka shërbyer si taksist i Berishës kur shkonte në Bruksel, është etalon i zyrtarit të lartë të administratës si i korruptuar. Ai u bë fillimisht nëndrejtor i Përgjithshëm i Doganave dhe mbahet mend për faktin se u dërgoi gjithë doganierëve nga një letër paralajmëruese shkarkimi, dhe brenda dy javësh ata u paraqitën për tu prezantuar dhe nuk morën kurrë një letër zyrtare shkarkimi, pasi dorëzuan zarfat. Më pas, historitë e tij të frikshme si Drejtor i Lojërave të Fatit dhe Sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, janë anekdotike.
Nëse doni një monument korrupsioni për zyrtarët e lartë të administratës shqiptare që të përfaqësojë dhe të shkuarën dhe të sotmen dhe të ardhmen, e keni Shkëlqim Hoxhën. Në krah mund të rrijë plot dinjitet Gazmend Spahiu që është emëruar pronar i syri.net, nga familja Berisha, dhe të tjerë të racës së tij, përfshi dhe këta të Edi Ramës. Por ky është etalon i paarritshëm, për nga grykësia, injoranca dhe bindja se me pare mund të blesh gjithçka..
E vetmja kënaqësi që pata nga humbja e tij është se harxhoi dy herë lek në përpjekje për të fituar, duke paguar dy fushata. Është e vetmja mënyrë që populli të marrë hak ndaj një hajduti të këtyre përmasave si ky. Fakti që Sali Berisha guxon të fitojë me një zyrtar simbol të korrupsionit 2005- 2013, në vitin 2023, tregon se ai është në betejë për të mbrojtur sektin e hajdutëve të tij dhe jo për të ndryshuar të ardhmen e opozitës apo Shqipërisë.
Së dyti është përçarja e opozitës për shkak të Sali Berishës. Ka shumë pyetje përse më 14 Maj rezultati ishte më i ngushtë dhe sot ishte humbje më e thellë.
Është shumë e qartë.
Më 14 Maj, kundërshtarët e pabythë të Sali Berishës në opozitë, të kompleksuar prej tij dhe retorikës së tij, vendosën në një mënyrë të pazakontë të mos marrin pjesë në zgjedhje, të mos kandidojnë dhe madje të mbështesin kandidatët e Berishës. I vetmi njeri i kthjellët në atë betejë ka qenë Enkelejd Alibej dhe i vetmi kandidat Roland Bejko. Të tjerët ishin nën sindromën e Stokholmit prej Berishës.
Shkëlqim Hoxha personalisht ju përgjërua Lulzim Bashës se po të fitonte do ishte me të, ju përgjërua Gazmend Bardhit se po ta mbronte në KAS apo Kolegj do ishte më të dhe natyrisht që ishte kandidat I Berishës.
Praktikisht opozita më 14 Maj në Rrogozhinë, për turp të saj, ishte e bashkuar rreth këtij kandidati, dhe bëri çfarë ishte e mundur, edhe kundrejt pareve të tij që ai të fitonte.
Këtë të diel nuk ishte. Lulzim Basha më në fund ka vendosur të dalë në betejë pas gjumit të rëndë të 14 Majit dhe grupimi i tij i Partisë Demokratike zyrtare nuk e mbështeti në këto zgjedhje. Gazmend Bardhi dhe gjithë të tjerët e grupit të tij po.
Rezultati 1500 vota minus, ka brenda atë që quhet peshë politike e Lulzim Bashës dhe PD zyrtare në opozitën shqiptare.
Meqë Berisha e ka pas qejf 6 Marsin si test brenda opozitës ja ku e ka prap. Edhe më 6 Mars kandidati i PD së Berishës me atë të Bashës nuk ishin shumë larg njëri tjetrit në Rrogozhinë. Zgjedhjet e së dielës e provuan përsëri. Diferenca është stoli që Lulzim Basha dhe PD zyrtare i kanë hequr Sali Berishës për ta ekzekutuar politikisht.
E treta ka të bëjë me pasojat dhe jo me rezultatin.
Edhe një ditë pas 6 Marsit, gjëja e parë që bëri Berisha pasi festoi fitoren imagjinare ndaj Bashës, është që nxori Salianjin dhe një grup deputetësh të kthenin në çështje dite largimin e Bashës nga PD.
Fatkeqësisht kështu ndodhi dhe sot. Grupi “triumfator” që udhëhoqi zgjedhjet e Rrogozhinës dhe theu kokën keq, sot nuk merret më me humbjen, por me faktin se si ti prishin Kuvendin Lulzim Bashës që të mos i prishë terezinë Berishës në të ardhmen dhe ai të vazhdojë të qëndrojë si pengmarrës i madh i opozitës.
Të gjithë ata që humbën dje pasi u krekosën në tavolina si të fortë, sot janë bërë të fortë me Bashën.
Kollaj është me të.
Mund të turreni prap me qysqi e vare t'ia merrni vulën të dielën, por opozitës nuk ka për t'iu ndarë vula e humbjes derisa të binden se më lehtë e kanë të heqin dorë prej Sali Berishës dhe të bëjnë një opozitë të re, se sa të përsërisin humbjet e vjetra, për shkak të tij.
Nëse, sa herë humbasin vrapojnë të mbrojnë karrigen e Sali Berishës, i garantoj se nuk do jetojnë keq si opozitarë, pasi edhe qeveria është gati t'i ndihmojë për këtë gjë. Por puna është si të mundin Edi Ramën, jo si të mbrojnë Sali Berishën.
E imagjinoni cfare ndodh te votojne shqiptaret qe jetojne jashte haaaa kryeministri Rama fitone me rrezultate akoma me te thelle . Pse : Shembull : Ke nje kolege pune portugaise allemand français kur thote isha ne Shqiperi u kenaqa , pamvarsisht qe nuk jetone ne lShqiperi ndihesh krenar . Ke nje kolege pune te thote çfare ishte 1997 ndihesh keq ahhhhh o komunist o kriminel o malok cfare na bere na diskretitove dhe menjehere te krijohet nje urrejtje e brendeshme per non graten Berrisha . Ne vendin ku jetoje erdhi njehere Berrisha sa turpe te vinte kur dhane disa imazhe ne lajme i veshur si dudum me nje ecje qe anonte nga e majta ne mos gabohem ( duhet te kete problem me trurin e vogel per ekuilibrin ) nuk ikte drejte dhe me nje anglishte qe vetem ai e kuptonte se anglisht nuk fliste Tani shikoni Edi Ramen kur takone homologe europien dhe beni nje krahasim shikon inagurim rrugesh dhe kujtoni grusht shtetin 1998 tanke ne Tirane shikoni fluksin e turistit dhe kujtoni 1997 shikoni imazhet perle te jugut dhe kujtoni Gerdecin ky eshte Berrisha per ne qe jetojme jashte nje moster komuniste ne sherbim te agjentursve te huaja per shkaterimin e vendit se tjeter nuk ke cfare thua .- Dikush mund te thoje pse Rama nuk ka gabime po ka gabime nese nje kryeminister nuk do gabonte do ishte i perjetshem por kur e krahasone me keta rrugace te foltore-nevojtore jooooo Rama eshte nje star i vertete Nuk jam as aktivist i PS dhe as votues i saj por duhet dhene Çezarit cfare i takon atij
Foltorja ose "Shoqata e Berishës" ( për analogji me "Shoqatën e Enverit"), ka brënda saj dy kategori njerzish, ata që bëjnë sikur e duan Berishën sepse ju duhet dhe ata që vërtetë e duan si idealistë. Kategoria e parë janë të hurit dhe të litarit, pa din e pa iman, kurse të dytët janë për t'u mëshiruar, fatkeq nga mëndja dhe dritëshkurtër, që nuk kanë aftësinë për të bërë analiza. Të parët janë të gatshëm t'a harrojnë dhe ti dalin kundër Berishës qysh ditën e parë pas vdekjes së tij, të dytët do të vazhdojnë t'a kujtojnë me nostalgji deri ditën kur do vdesin vetë. Berisha tashmë i përket historisë, ndaj njerzit e arsyeshëm, neutral, që lumturinë e tyre e shikojnë në kuadër të zhvillimit të gjithë shoqërisë, e ndjejnë si nevojë lindjen e një shpresë të re, shpresë që kurrë nuk mund të vijë nga njerëz të vjetër.
Meroooooooo!Lëvizjetnuk iben Dhendurri Sali po krushka Serbi! Tre moskeDhjeret 'Edvin Sali Muti' dhjesin ne te njejtin qypdhe jane kunder 'kurban Bashes' qe u ka dale nga rrjeshti ikapur per koqesh nga pertej oqeanit...
Harrove te permendesh dhe Boden qe orientonte Cimin nga Hajdarja si te sillej me shtetin. Mire ishte t'ia kishin len dhe Rrogozhinen te beheshin 2 pisa, nje ne BSh dhe tjetri ne pushtet lokal.
Ne cdo vene te botes shumica e qytetareve jane me te majten, kurse ne Shqiperi e majta ne te vertete eshte shume me e madhe. Ne te vertete e djathta ne Shqiperi eshte nje pakice. Kur votohet te gjithe te djathtet shkojne ne votime dhe duke e ditur qe jane vetem nje pakice ata mundohen te blejne vota, te manipulojne se nuk kane zgjidhje tjeter per te fituar. Ndersa e majta duke e ditur qe votueset e saj jane me shumice, nuk interesohet shume se mendon se e ka fitoren te sigurte. Keshtu nje pjese e elektoratit te majte nuk shkojne te votojne me mendimin se fitorja eshte e sigurte edhe pa ata. Pra keshtu e djathta zmadhohet me shume dhe e majta tkurret sa ne plot raste e djathta arrin te fitoje. Duke pare rrezikun e humbjes nje pjese e atyre qe nuk shkuan ne votime heren e pare shkuan kete here dhe diferenca u thellua. Jam i sigurte se prap shume te tjere si ata nuk kane shkuar se po te kishin shkuar te votonin, raporti do te ishte shume me i thelle. Ai qe ka shumicen nuk ka arsye te vjedhin vota se i ka me shumice ato, ndersa ai qe s'ka vjedh, manipulon dhe ne fund ankohet se ia vodhen votat edhe pse e di qe nuk i ka .
Mero, do ja degjosh avazin ketij muhabetit te zgjedhjeve cdo vit qe do vije. Keq e me keq ka per t'u bere. Edhe per ty qe Edi Rama s'po ta varr me. Dhe ti do lesh Saliun dhe ke per t'u mare me Ramen. Te rrojme e te shohim. Ishalla nuk del ky deduksioni im.
E paska thënë mirë Namik Hoti:"Maloku Berisha po hipi në kalë nuk zbret më prej kalit, vec në ngordhtë kali'. Kështu që Berisha do të iki kur të shuhet PD, ose kur të iki në botën tjetër. Prapë e ka mendjen e mbledhur se do ta zëvendësojë i zgjedhur i tij zëvendës lideri doctor Noka. Fati i Edi Ramës që do plaket në pushtet se nuk ka më të mirë se ai që të votojë populli.
I ndjeri Hoti ka thene se malokun vetem plumbi e zbret nga kali.
Eshte bere berisha me keq se enveri,ka mbledhur rreth vetes nje tufe dudumesh dhe talebanesh dhe luftojne me pushke druri.Dhe nga ana tjeter kemi liderin suprem qe argetohet me budallenjte e berishes per qef te rakut dhe tall trapin gjithe diten,kurse populli ka shku me pushime
Pas 13 vjetve si bojaxhi ne Bruksel shkëlqim Hoxha me ndihmen e Berishes e "pronarit te tij" Ridvan Bode kthehet ne 2005 e bëhet Zevendes-Drejtor i Pergjithshem i Doganave! Pasi vjedhi miliona euro aty për llogari edhe te padroneve të tij u bë Drejtor i pergjithshem i lojrave te fatit, e pastaj Drejtor i pergjithshem ne ministrin e financave! Ne te 3-ia keto poste ka vjedhur miliona euro ne bashkepunim sidomos me eprorin e tij Ridvan Bode. E tani krenohet se eshte i pasur dhe i takon te bëhet edhe kryetar Bashkie, ngase organet e drejtesise nuk i kerkojne llogari se nga i ka bere gjithe kete pasuri!?Verifikimi eshte fare i thjeshte:te ardhurat si bojaxhi ne Bruksel rroga e tij 8 vjete ne Shqipëri e pastaj dalin pasurite e bëra me milionat e vjedhura!