Përse Albin Kurti ka nevojë për një fabul armiqësie me shtypin?

28 Korrik 2023, 18:14Editorial Mero Baze

Qeveria e Kosovës ka urdhëruar mbylljen e televizionit më të madh në vend, Klan Kosova, me arsyetime teknike, se kompania e biznesit që është bërë pronare e Klan Kosovës e ka biznesin e saj të regjistruar në Serbi. 
Edhe pse televizioni është një subjekt tregtar i Kosovës dhe i sistemit të taksa tatimeve të saj, qeveria po përpiqet të sajojë një skenar në dukje me fabul nacionaliste, por realisht revanshiste kundër shtypit, me qëllim përfshirjen në një konflikt të ashpër me shumicën e shtypit të pavarur në Kosovë. 
Albin Kurti e ka të nevojshëm këtë konflikt për disa arsye. 
E para për shkak të skandaleve korruptive që i kanë ndodhur dhe që i ka zbuluar shtypi. Skandali i një dite më parë me Ministren e tij për pagesat e një malli që s'ka mbritur kurrë në Kosovë, tregon anën e errët të shpërdorimeve skandaloze në qeveri, ndërsa një muaj më parë shefja e grupit parlamentar të tij u dëgjua në audioincizime duke folur me radikalët serb në Kosovë duke bërë plane politike kundër veteranëve të UÇK. 
Kjo mungesë mëshire e shtypit të lirë kundër Albin Kurtit e bën të nevojshme përfshirjen e tij në konflikt me shtypin, me qëllim që të relativizojë akuzat dhe t'i konsderojë ato si hakmarrje personale. 
Bashkë me Klan Kosovën, qeveria ka paditur Berat Buzhalën për detyrime fiskale të diskutueshme për të cilat do të vendosë gjykata administrative, por që deputetët e Vetëvendosjes i bëjnë publike çdo ditë në facebook sikur të kishin një shtet privat. 
Së dyti qeveria e ka të nevojshëm konfliktin me shtypin për të justifikuar skandalin e dështimit në veri. 
Deri më sot qeveria e Albin Kurtit është përpjekur të justifikojë rezistencën kundër Perëndimit dhe tensionin në Veri ndërsa tani i duhet të justifikojë zbythjen nga Veriu dhe dorëzimin para presionit të Perëndimit.  
E pafuqishme për të justifikuar me të njëjtat argumente dhe rezistencën dhe zbythjen, po përpiqet të krijojë konflikt me shtypin, me qëllim që debati të relativizohet. 
Së fundmi qeverisë i duhet një konflikt me shtypin dhe për ta diferencuar atë sipas shkollës së vjetër të Titos kush është me qeverinë dhe kush kundër saj.  
Me sa duket aty shumicën e ka kundër.  
Të vetmit që po i dalin zot janë disa adhurues të tij nga Shqipëria që janë dhe të majtë dhe me Berishën dhe me Kurtin. Por ata më shumë i prishin punë në Kosovë se sa e ndihmojnë. Pasi ata nuk e duan Albin Kurtin për atë që bën në Kosovë. E duan se u mungon Albini i tyre në Shqipëri. 
Ngjarje të tilla të rënda për qeverinë vënë në provë dhe integritetin e shtypit dhe Albin Kurti po e përdor këtë rast për të parë kë ka pas vetes në ditë të keqe, e kë jo.  Është rasti i artë për të parë sa dëm i ka bërë lirisë në Kosovë. 
  
 
 

12 Komente

  1. T
    Trotski

    A ka mundesi te sikteriset nga Qeverisja Bin Laden KURTI ,se Boll i ka bo DEM Kosoves dhe Çeshtjes Shqiptare ne Teresi.Veprimtaria e Bin Laden KURTIT eshte qysh heret antishqiptar -Ka qene kunder Rambujese,Kundra Bombardimit te Serbise ,Kundra UÇK ,kundra Perendimit ,Kundra SHBA-ve dhe BE. Po krijon Tollovi te panevojshme ne Veri te Kosoves.

    1. R
      Raimond Vlonjati

      Mos i qani hallin Kosoves o bajga, qe nuk i postoni komentet qe ju kundershtojne mendimin prej qelbesire te shkrimeve tuaja , Legena ! Kosova e ka vendos ne rregull punen e saj, sepse nuk ka ne krye hajdute , sic keni june Tirane spiunin e Vucicit, Rama hajdutin, qe po vjedh e po shkaterron te ardhmen e Shqiperise . Shikoni Shqiperine qe po vidhet perdite nga kjo qeveri e mbushur me hajdute e kriminela , qeveri qe vepron tamam si nje Organizate kriminale. Kjo qeveri hajdute qe ben sikur paguan 80 mij dolare ne dite, tek nje firme fantazme , sic eshte ajo e djegesave dhe ju nuk flisni qe te ndalet kjo pagese e cila esht enje vjedhje e hapur e parave te buxhetit te shtetit nga vete Qeveria hajdute

    2. p
      ptc

      Cila nga mediat e shkruara ne Kosove eshte kritike ndaj Kurvit? Pothuajse te gjitha jane servile dhe i puthin bythen atij dhe VV.

      1. V
        Vetefundosje organizate terroriste

        Nuk dua ta paragjykoje por ky zoteri posedone passeport Serbe dhe regjistrimin e shoqerise ne Maqedoni a nuk do ishte me mire qe ky te merte passaporten e etnise se vete Shqiptare dhe ta rregjistronte ne Tirane ? Ishte po ky zoteri mbrapa polemikes qe u krijua per ardhjen e kengetarit Serbo - Boshnjak ne Korce thjeshte se ishte konkurrent i birra korces . Jam kunder mbylljes se nje biznesi por mos mendoni se eshte i paster sic pretendon pasi birra e tije ka nje lidhje me nenen Serbi dikush mund te thoje qe koqevaret 75 % e bejne me nene Serbin dhe 25 mije shqiptare posedojne passaporte Serbe duke filluar nga gazetari kazanit ..... Mushkolaj idhetar i kosovo centrismit kunder bashkimit me Shqiperine por kjo familje investitoresh nuk eshte thjeshte nje individ popull jane njerez me rendesi ndaje marksiste-leninisti Kurti ka zbuluar diçka ..

        1. L
          Ladi

          Po e çon Kosoven ne zgrip. Edhe Millosheviçi do ta kishte zili kete ngrehaluc provincial.

          1. Po praa…se na bëre merak…kishe dy ditë pa shkrujt për Albini :)

            1. B
              BashkimKosova

              Bazo do t vjen rendi edhe ty mos ke merak. Kontrolloi letrat Bazo a i ke n rregull. Lexo Bazo ma posht: Çdo biznes me veprimtari në Republikën e Kosovës, e ka për obligim që të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë. Ndërsa, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është e vendosur për të mbrojtur rendin dhe ligjin në çdo rast brenda fushëveprimit të saj, pa përjashtim e pa diskriminim. Fakti që një biznes sh.p.k., mes shumë veprimtarive të tjera, merret edhe me media, nuk e amniston aspak prej llogaridhënies për shkeljet ligjore që i kryen, sado i fuqishëm që të jetë ekonomikisht apo politikisht. Për sa i përket vendimmarrjes në kuadër të MINT, procedimi i rastit Klan Kosova sh.p.k. ka përfunduar. I ftoj Policinë e Kosovës dhe prokurorët kompetentë, që të ndërmarrin hapat e nevojshëm ligjorë për të hetuar, deri në fund, shkeljet ligjore të kryera nga ana e këtij biznesi, si dhe nga ana e disa zyrtarëve të ARBK, për të cilat shkelje ligjore kjo Ministri ka parashtruar kallëzim penal para disa javësh.

              1. E
                Eni

                Shiko Bechetin o Mero dhe median Shqiptare ne dore te oligarkeve dhe bisneseve..lere Kurtin se ka shtet e gjykate...

                1. E
                  ELEKTORATI GRI

                  Lere Albinin te beje detyren e tij .Duke u marre me Albinin u jeni shmangur megaskandaleve te qeverise . Ju shikoni qimen ne syrin e Albinit por nuk shikoni trarin ne syte e Rames .Sot MERO merru me qeverine dhe me opoziten .Ka gazetare plot Kosova qe te merren me punet e qeverise dhe te opozites ne Kosove .

                  1. p
                    pyetje nga publiku

                    Mero, ndonje haber mo nga ai ish zv. Kryeministri i suksesshem i Rames qe ka marre arrati...a eshte gjetur pusete WC ku te strehohet a jo?

                    1. F
                      Franz Kafka

                      Kot merreni me kosoven. Eshte ceshtje mbyllur. Kurti do e coj deri ne fund shkaterrimin e kosoves se kosovaret jane te trashe dhe analfabete dhe nuk kuptojne asgje se cfare po ndodh. Do mjaftonin vetem sanksionet ose largimi me shba per te kuptuar gjendjen ku eshte Kosova por aty skupton njeri asgje dhe as qe do kuptojne ndonjehere

                      1. B
                        Berthold

                        Taksa ,tvsh etj, kush i ka marrë dhe çfarë duhet bërë me to?

                      Lini një Përgjigje