Kur Taulant Balla u tha zyrtarëve të lartë të policisë në takimin e tyre të parë me të, se kërkon të luftojë çdo grup kriminal që ka “imunitet” politik, natyrisht zyrtarët kryesorë të policisë së shtetit e kanë marrë jo dhe aq seriozisht. Është një fjali që e kanë thënë shumë ministra më parë. Dhe nuk është çudi që për ta vënë në provë, ata i kanë ofruar në rastin e parë, një gjellë që është e nxehtë për pushtetin aktual.
Policia e Shtetit dhe organet ligj zbatuese kanë ndërmarrë sot një nga operacionet më të rëndësishme në historinë e këtyre trIdhjetë vjetëve, përsa i takon distancës së politikës dhe pushtetit nga krimi. Për herë të parë në një listë arrestimesh përfshihet një ish-Prokuror rrethi, një ish Drejtor i Forcave speciale të policisë dhe të akuzuar të tjerë si pjesë e një grupi kriminal.
Ajo që një javë më parë quhej sfida reale e Ministrit të ri të Brendshëm Taulant Balla, dhe që është goditja e grupimeve kriminale me influencë politike, sot është një bilanc suksesi.
Pothuajse të gjithë të arrestuarit përfshi zyrtarin e lartë të policisë, janë konsideruar si të afërt me pushtetin e socialistëve.
Ky operacion mund të ketë një efekt afatgjatë në rritjen e vetëbesimit të policisë dhe në bilancin e ekipit të ri të Ministrisë së Brendshme.
Kalimi i këtij testi, dhe përfundimi me sukses i operacionit është tani një kambanë alarmi për të gjithë ata zyrtarë të lartë policie, që kanë menduar se mund ta shtyjnë lidhjet e tyre me krimin dhe politikën si “lojë luftash”.
Por duhet të jetë një alarm dhe për opozitën dhe pozicionimin e saj qesharak ndaj këtij operacioni. E vetmja gjë që thonë, është se të arrestuarit kanë lidhje të forta politike me Partinë Socialiste dhe fillojnë e riprodhojnë akuzat e tyre.
Por në vend që të pranojnë se shteti po lëviz, dhe të falënderojnë Policinë e Shtetit që po goditen edhe njerëz të lidhur me pushtetin, sillen sikur këta arrestimet i ka bërë një forcë ndërkombëtare që ka zbritur në mëngjes në Tiranë dhe qeveria nuk di gjë.
Arrestimet i ka bërë kjo qeveri, edhe pse shumë prej të arrestuarve janë të afërt me pushtetin e saj. Dhe kjo është një kambanë alarmi dhe për të gjithë ata grupe kriminale, dhe të “fortë” të Berishës që sillen lart e poshtë nëpër Shqipëri si shtet paralel dhe që Berisha nëse i preket qoftë dhe një prej tyre, hidhet përpjetë.
Ndaj nga sot e tutje të gjithë duhet të kuptojnë se beteja e vetme që ka mbetur të bëhet në këtë vend, nuk është më beteja elektorale. Ato duken si beteja të fiksuara derisa opozitën ta mbajë peng në gërmadha Sali Berisha.
E vetmja beteje që Shqipëria ka përballë, është beteja ndaj lidhjeve të krimit me politikën. Dhe sot është një ditë që duhet ta kenë frikë të gjithë ata që merren me politikë, që janë zyrtarë shteti, apo që janë zyrtarë të lartë ligj zbatues, përfshi dhe këta që janë në krye të Policisë së Shtetit. Bëni kujdes! Nuk është më si më parë, edhe pse duket sikur janë të njëjtët.
A ju kujtohet 14 Shkurti kur jau pat qi nonen Albin Kurti. Apet ka mjav qi.
Eshte teresisht si me pare Z.Baze. Kriminelet e lidhur me te majtet kane qene gjithmone shenjester e lehte per policine dhe drejtesine. Zyrtari me i larte i arrestuar ndonjehere ne Shqiperi eshte i majte.Quhet Fatos Nano. Kur ne burg te shkoje Sali Berisha atehere mund te thuhet qe gjerat nuk jane si me pare.Por gjasat jane qe Trump e Putin do shkojne ne burg perpara se Sali Berisha apo Ilir Meta.
Fiks për fat të keq.
Rrofte Spaku se per Taulant Ballen nuk e rrun askush se e kane dashnoren e vet
Sakt. askush nuk e vret mendjen per taulantin qe esht dashnorja e te fortit te elbasanit. po rroft a-spaku per kaq pak sa po ben.
Drejtesia po godet majtas me sa po shikohet ajo kerkone ti hape rruge Sali Berrishes per te ardhur ne pushtet te meresh me arestime policesh dhe te lesh te lire nje vrases qe hodhi ne ere 26 viktima qe vrau kater protestues qe shkateroje gjithe industrin ne moton nuk jane eficente rentable si Sali Berrisha vetem drejtesi nuk mund te thoshe . Dikujt do ti duket cudi apo cmendur kur theme qe SPAK eshte i kapur nga familja kriminale Berrisha. Edi Rama ne kete histori po anashkalohet ndoshta nga naiviteti apo deshira per te pastruar polotiken por gabohet SPAK do godasi vetem majtas per te sjelle Berrishe ne pushtet
Bubuzhel mbase ke te drejte.
Bubuzhel jo nga Berati,komunistet e marin kalanë nga brenda....ketë e ka mesuar Saliu qekur hipte te varka Enverit dhe po e zbaton nepermjet aspakut te kapur nga Rama,do arrestoj te gjithve kupolën soc dhe do vij ne pushtet Muli,mziu,Vokshi,Genc Ruli si tano caridi,Bode qe ja la grop ekonomine Rames dhe e caktoi ne banke per te groposur edhe bankën,do vij gjeneral i jugut imam bajalldija e shume e shume hajdut te Saliut qe per aspakun po na dalin qelibar
po te punoj drejtesia dhe ligji,ne kete vend nga 92 e ketej te gjithe zyrtaret,politikanet e shume e shume,duhen futur brenda se kane vjedhur aq shume sa edhe burgu eshte pak.Por nuk ka burgje per te gjithe keta hajdute e kriminel e duhet hapur spaci e burreli e te ndertohen burgje ne vend te shkollave.Ky vend qenka shume i pasur sa ka 30 vjet qe vidhet dhe ka akoma per te vjedhur.Nuk e dime ca behet me genc rulin,boden,imamin e xhin xhonat
Nuk ndertohet demokracia vetem me arrestime. Eshte teze e provuar nga historia. Aq me keq kur nuk ka goditje te rasteve teje te renda, duke lene jashte jo vetem Gerdecin e 21 Janarin, por tere shkaterrimin e vendit ne keto 30 vjet. Kush e injoron kete fakt, heret a vone e peson.
Sa po vjedh dhe ti !!!!
Flakë kashte, oooo Merooo! Dhe ti e di më mirë se kushdo, por t'a do puna t'a paraqesësh si flakë nga një dru i trashë lisi. Është mësuar ky popull me aksione "me goditje të përqëndruar", janë thjesht për propagandë. Rezultatet e kësaj forme të punuari i pamë në fund të komunizmit. Por mjerë ne, thuaj, që paskemi qënë të mallkuar nga zoti për t'i përjetuar dy herë gjatë jetës marrëzirat komuniste.
Ky SPAK i mbjelle, vaditur e me pas krasitur nga vullneti absolut i ketij pushtet Rama na doli se paskesh qene i kapur nga familja e Saliut! Se Arben Ahmetaj i shkrete nuk ka asnje shkelje ligji a vjedhje ne kurriz, as ajo ish-shefja e tij e Kabinetit qe fshihte mbi gjysem-milion Euro ne njeren nga 7 shtepite ne pronesi e nuk i mbante mend se te kujt ishin (!) Pse jo? Edhe me "Fajin e ka Saliu" mund ta shtyje me tej ky pushtet kur ka Bubazhele qe ja gelltisin akoma kete Marmallate...
Mero, kjo avokatia jote, qe nuk ka te sosur, eshte krejt bajate dhe banale. Njeriu qe me ndergjegje e respekton ligjin dhe rregullin ne pune, nuk I frikesohet askujt dhe asgjeje! Problemi eshte se Rama, duke patur alergji ligjin dhe procedurat ligjore, do I viktimizoje gjithe punonjesit dhe vartesit. Te "njome" e te " thate" do digjen njesoj!....
Sistemi Mero ,sistemi!Nje bure i zgjuar pat deklaruar kur i kerkova qe te behet njeriu duke mu pergjigjur:"Njerez te ndryshem ne kohe te ndryshme veprojne ndryshe"!Besoj se kjo eshte esenca e asaj ç'ka kerkohet dhe jo e asaj ç'ka thuhet"!Sistemi,Mero sistemi qe prodhon kriminele,haduta e shoqeri te pa moraleshme.
Njeriu dhe qenia e tij morale eshte produkt I ambienti dhe vete ambienti eshte produkt I sistemit .C'eshte morali ? Dhe cila eshte e moraleshme ? Morali eshte sjellja etica karakteri ect dhe cdo gje e pranueshme nga shoqeria .Sot shoqeria pranon te fortin hajdutin te korruptuarin ect prandaj kushdo qe eshte ne pushte ekonomik pa tjeter qe do qe do te cfaqe moralin e sistemit ku jetojme
Dëgjo ti Debatikas, që flet për sistemin dhe ke parasysh sistemin që mos ardhtë kurrë më, që flet për moralin dhe nuk e ke të qartë se morali i sotëm është produkt i "Njeriut të Ri", species nën njeri që krijoi sistemi komunist, një specie hipokrite, servile, shpirtkeqe, aspak sociale, gjithë vese, pa besë dhe fe dhe mbi të gjitha, pa atdhe. Krijimi i "Njeriut të Ri" me normat e moralit komunist është përpjekja më e papërfytyrueshme e ideologjisë shkatërrimtare komuniste, është deformimi më skandaloz që ju bë natyrës njerëzore, është një përçudnim deri në infinit i vlerave morale që kish ngritur shoqëria njerëzore në shekuj. Dhe ja ku i kemi sot në të dy anët e politikës tonë, shiko se çfarë po i bëjnë këtij vëndi mbi bindjen e ngulitur thellë se në këtë sistem që po jetojmë sot, njeriu për njeriun është ujk. Më thuaj një politikan të vetëm që gjatë jetës së tij të ketë shkelur në kishë apo xhami, veç për hipokrizi në ditën e festave fetare. Shpirti i tyre është katran me bojë, blozë, nuk duan asgjë në këtë botë veç vehtes se tyre, janë specia më e pashpirt në planet. Dhe e gjithë kjo nga edukata që kanë marrë qysh në djep.
Sistemi kapitalist nuk mund te ndertohet dhe te zhvillohet me politikane varfanjake qe rrisin ne unison rrogat e tyre per te mbuluar vjedjet dhe korrupsionin.
Shoku Ymer ! 1. Direktiva e partise eshte te shkruash vetem per Saliun dhe Albinin. Ku je me keto detyra?? 2. Guruja që " trajnon" gruan e Gjikës plot Nur ( Damianit) ka kerkuar takim me ty. (!?) Mund ti raportosh partise psenë ( trajta urdherore) 3. Mos ha gishtat se rrezikon te kthehesh ne kanibal. Ha fara. Fara fshese. Ti shpëtosh edhe fshesës që po vjen.
Të arrestuarit kanë ngritur strukturat e veta, në polici, prokurori etj. Duhet të ketë dhe të tjerë, për të realizuar objektivat.
Mir boni qe rrini sus para ligjit se me radhe e keni. Do denoheni se keni perkrah felliqesine njerzore te tranzicionit komunist. Me politikane me shtetare me biznesmene kriminele me analesha me gazeta e media ne site do kaloni te gjith.
Nga kampi i Saliut nuk ka prekur SPAk_u se i mbron vetë Saliu që nga mëngjezi në mbrëmje viziton të gjitha stacionet tv.Shqiptarei duke mbjell terror edhe ndaj vetë spakut të shoqëruara me kërcënime me njerzit e vet ,që i ka mbjellë në çdo qelizë të shtetit Shqiptar!A nuk kërcënoi ai në 21 Janar edhe Presidentin edhe KM. edhe Prokurore e përgjitheshme dhe deklaron sot kudo nëpër tv.e blera apo të kërcënuara edhe ato se ; " po të më jepni qoftë edhe nji fakt të vetëm të.fajsis..unë jap dorëheqje"!?Si mund të heshtë drejtësia e çdo instancë shtetërore përpara këtij përbindëshi që i ka bërë të heshtin edhe ata.që.duhet të kishin vepruar qysh në '97 nga i ndjeri Bashkim Fino , Fatos Nano ,Edi Rama ,Rexhep Mejdani ,Alfred Moisiu e ministrat brendshëm apo edhe ata të sigurimit të shtetit!