Rizgjedhja e Lulzim Bashës dhe poshtërimi i Sali Berishës 

29 Korrik 2023, 19:32Editorial Mero Baze

Lulzim Basha po i çmend të gjithë. Demokratët e zemëruar me të që tashmë janë me Berishën natyrisht janë më të zemëruarit. Qetësia me të cilën ai në pikun e kësaj vape, bënte fushatë formale zgjedhore brenda PD, organizonte takime në salla dhe përsëriste mesazhin për vetingun e politikanëve, ua çonte nervat në qiell. 
Njeriun që e adhuronin se ua solli Berisha dhe e urrenin se u përball me Berishën, tani nuk e shikonin dot si një njeri që po bënte një punë vetë, pa leje të Berishës madje duke marrë mallkimet e tij. 
Dhe nuk është se s'kanë të drejt të tërbohen. Qetësia me të cilin ai zhvillon një fushatë sikur nuk ka ndodhur asgjë, edhe pse bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, e braktisën në mes të vapës madje qysh gjatë zgjedhjeve të majit, i kishte rritur shpresat që ky nuk do shfaqej më.  
Rishfaqja, e cila ka plot nota teatrale, nuk u nda as nga chati digital i Gazmend Bardhit i cili thotë se ka prova që ka folur me rreth 270 gra dhe burra onlinë që nuk janë dakord me këtë që bën Basha. 
Po kaq të çuditur me të janë dhe mbështetësit e Bashës. Natyrisht më të paktë në numër se ata të Berishës, por më pak të dëshpëruar se ata. Ndryshe nga mbështetësit e Berishës, që makthi i mos ardhjes në pushtet shtohet kur mendojnë se shkak është Berisha, mbështetësit e Lulit janë më të qetë pasi së paku e dinë që shkaku i mos ardhjes në pushtet nuk është Luli, por Berisha. Kjo është e vetmja diferencë e madhe sa i përket nervozizmit mes tyre dhe demokratëve të Berishës. 
Dhe ata janë shumë të çuditur se ku e gjen gjithë këtë fuqi Basha që në pikë të vapës të bëjë zgjedhjet formale në parti dhe të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë. 
Të hutuar janë dhe kundërshtarët politikë në pushtet. Edhe pse kanë hallet e mbi pushtetit të tyre, dhe zullumet që burojnë nga qeverisja pa opozitë, shfaqja e Lulzim Bashës sot si kryetar i PD, i huton dhe pyesin njëri tjetrin: “Po ky çḑo?” 
Por është një njeri që ndryshe nga gjithë të tjerët, nga ata që çmenden nga inati, nga ata që çuditen dhe të tjerë që habiten.  
Është një njeri që në fakt është i tërbuar nga gjithë kjo histori vere.  
Është Sali Berisha.  
Përpjekjet e tij dyvjeçare për të marrë monopolin e opozitës dhe siglën e PD, sot i duken të pashpresa. Nuk është se e ka shumë problem siglën dhe vulën, por ka problem faktin që fusha nuk është vetëm e atij. Madje një cep i fushës, është i një njeriu që tani është në politikë vetëm për shkak të tij dhe vetëm kundër tij.  
Kjo e tërbon atë me Lulzim Bashën më shumë se çdo gjë tjetër në këtë vend, më shumë se skandalet e qeverisë, më shumë se arrestimet e SPAK, më shumë se hetimet ndaj djalit dhe dhëndrit dhe ndoshta më shumë dhe se sa një fund i keq për të, nëse e çojnë në burg. Të gjitha këto, ai mendon se e heroizojnë.  
Shfaqja e Lulzim Bashes si kryetar i PD e bën atë të ndjehet i poshtëruar.  
Ndoshta për kaq ja vlen ta durojmë të gjithë këtë rizgjedhjen e Lulzim Bashës sot.  
Çdo lëvizje politike zgjidh një çështje dhe kjo zgjidh çështjen e heqjes së monopolist të Sali Berishës mbi opozitën. 
Të tjerat kur të vij koha. 
 
 
 

29 Komente

  1. B
    Beni

    O Mero,Luli po mbahet me shiringat e americanve.Nuk eshte zgjidhje e duhur,nuk e ben dot Luli vezen e liderit,eshte dru complet.Duhej ndonje tjeter ta luante kete rol,jo Luli.Do shohim vetem traplliqe nga Luli.

    1. B
      Bejkush

      Deri tani Lulëzimi ka qenë një dështim! Vetëm pse ka qenë nën hijen e Berishës e kanë mbështetur edhe pa e dashur ,por sot puna është ndryshe: Sali Berisha derisa të rrojë nuk vjen më në pushtet,dhe Edi Rama sa të rrojë nuk lëshon pushtet! Çdo bëje ti Ben po të kishe fuqinë e amerikanëve për të ndihmuar Shqipërinë në këto rrethana? Do vendosje një ekuilibër të ri pozitë -opozitë me dy figura të reja të besuara! Kush mund të ishte ? Basha jo njëherë... E kush pra? Nuk ka asnjë rëndësi më çfarë bën Berisha apo Basha ,PD në formën që ne njihnim ka vdekur!

    2. E
      E njejta MONEDHE

      Lulzim Basha alias Sali Berrisha, Sali Berrisha alias Lulzim Basha njeri i ka sherbyer tjetri de dy e njejta monedhe ...

      1. P
        Pa vlere

        Krejt dakort. Monedha eshte 'Dinari Serb' . Keta te dy i ka Setbi ne xhep. Sa nuk ka aktivizuar ndonje tjeter.

      2. A
        Aron

        Te zhduken qe te dy, se jane nje mut i ndare ne dysh.

        1. T
          Tonin

          Po ik o mero

          1. P
            Ps

            mero, as ti nuk i duhesh më Ramës a e kupton. Ska më nevoje as per lepirjet e tua. Aq i fuqishem eshte. Je nje nga te shumtet

            1. .
              .......

              Përse e bllokoni shfaqjen e komenteve. Është i vetmi shkak i suksesit tuaj si gazetë. Deri më sot ju kanë ndjekur sepse i jeni përmbajtur lirisë së shprehjes,por duket bukdhënësve tuaj nuk i ka pëlqyer një liri kaq e madhe, ndaj mund t'ju kenë pajisur me frena. Ky besoj duhet të jetë shkaku që po bëni një hap prapa në mbrojtje të lirisë së shprehjes.

              1. i
                i drejti

                ridhjerja e lulit brravo mero kalove ne orgazem vetem se luli eshte kunder berishes haaaaaa kot e ke qe i lepihesh lulit ska per te arritur kurr atje ku ka arritur berisha po tallen te gjithe me te eshte veshur si ai bythqiri zelenksi qe qoi pupullin e vet ne kasaphane per te treguar se kam amerikanet mbrapa haaaaa ku pjerdh amerika per shqiperine e per lulin

                1. L
                  Ladi

                  Mire Mero mire, ndoshta ke te drejte - kemi nje jete qe i themi derrit dajo! - po keshtu: nga inati me vjehrren vete fle me mullixhine! - ndoshta ja vlen?! Po, po, ke te drejte.

                  1. P
                    PeDeja i Salehut!

                    Shumë brilante ato që shkruante Gopisti I NSHRAKU-t. Por këtë për PeDen e Salehut super brilante. ... Moj PeDe në 30 vite/ Polle nja 40 partiçka/ Mbarsu, pill derisa e ndrite/ Moj PeDe të lumtë p..ka/... Asgjë e re, maximum do të jetë e 41-ta. (Gjithmonë Salehu nga mbrapa)

                    1. N
                      Nemesis

                      Rrnofte Sorrosi, baba i lexhendes Sahale, rrnofshin ne Sorrosjanet.

                      1. I
                        Inceneratori

                        Bythqir ti bythqir lul basha. Kush duhet te meret seriozisht me plera sis ju

                        1. K
                          Kujtim Nurcellari

                          Mos e ke gabim o Mero???!!!Shkaku i zullumeve te Qeverise,mungesa e Opozites?!Po ujku .... s'pati faj fare?!

                          1. r
                            raul

                            Gradualisht brenda nje viti pjesa e shendoshe e demokrateve do braktisin perbindeshin 80 vjecar te foltores se vucidolit se nuk kane asnje shans per te ardhur ne pushtet me kete monster sic e tregoi dhe 14 maji qe ngjyrosi roze 92% te teritorit shqiptar. Prandaj shpresa e shqiptareve demokrate per te ngritur nje pd te paster pa trushplaret e perbindeshit do forcohet cdo dite dhe Lulzim Basha do te ngrihet ne lartesine e liderit vizionar shume shpejt dhe ne zgjedhjet e 2025 do beje surprize me partine demokratike.

                              1. S
                                Siar Omeri

                                Saktë!

                              2. S
                                Skenderbegasi

                                Fajin e ka saliu se meriu dhe luliu jetojn ne nje bote surreale. Hajde kar hajde. Po nuk u lodhe qe e shkruajte kte cope lecke? Po kush e qin lulin dhe tu bashke. As ramiu nuk ju qin me se nuk I duheni

                                1. S
                                  Sali pordha

                                  O llulli to saliu sallatorin keni.

                                  1. F
                                    Franz Kafka

                                    Pavarsisht se Luli duket si njeri bosh, manekine ose si grua tyryfycke qe flet gjera kot, ne thelb ai eshte nje berishe perderisa pranoi me vetedije te ishte per 10 vjet nen diktatin e tij pa thene gjysem fjale madje duke e puthur ne faqe ne cdo takim qe kishin

                                    1. A
                                      Açka

                                      Luli nuk ka bythë të përballet me Saliun. Tani e tutje nuk do ketë një luftë PD-PS, por luftë brenda llojit, brenda asaj që ka mbetur nga PD. Luli u përzu si dështak dhe e kthyen për të katërten herë në krye të PD. Është e sigurtë se në zgjedhjet më të afërta ai do të humbë sërish dhe përsëri do lobojë për t’u rikthyer për të pestën herë.

                                      1. r
                                        raul

                                        Shume shpejt perbindeshi i vucidolit do te abdikoje nga froni se shkoi 80 vjec dhe ka dhene shenja demence te theksuar mendore si Hu Xhintao 80 vjecar i PK te Kines qe e nxorren per krahesh nga kongresi i PK para nje viti. Vendin e perbindeshit te vucidolit pritet ta zere strategu i madh i Astirit Klevis krrici i faro pace qofte pilafit me kollaro, me dy gishta lart hipur mbi furgonin e policise duke bere garipin para selise se PD zyrtare gjate mbledhjes se kolegjit te kryetareve me kryetarin legjitim te Pd Lulzim Bashen mbas fitores se zgjedhjeve me 29 korrik.

                                        1. L
                                          Londinezi

                                          O raul o Mexicani I motres. Yyyyy rrace e keqe

                                        2. T
                                          Texas

                                          Sali Berisha varremihesi I PD. , Lul Basha mirembajtesi I varsity te PD

                                          1. B
                                            Bariu

                                            I kullote lopet o cowboy's i texasit. Vazhdo me dhite tashti o "delusional peace of human garbage". Cope muti perkthehet ne shqip

                                          2. P
                                            Pd

                                            Po si e pranojne ata qe jane demokrat me te vertete gjithe kete loje ,nje fshat qe duket nuk do kallaus dhe me i humburi e kupton.

                                            1. O
                                              Olti

                                              Eh mo Mero. Ti thua, hajde te shkojme nga shiu ne bresher per inatet qe ke ti me Zenin. Kur do behesh njeher gazetar. Do ngordhesh dhe nuk do flase njeri per ty. As per byth lepires nuk do permendesh se byth lepiresit nuk ngelen ne histori, por tradhetaret ngelen. Luli do ngelet ne histori si tradhetar nga ata qe te ngulin thiken mbas shpine. Nuk eshte as i pari as i fundit. Po ti ku do ngelesh? Gjynah se shkruan bukur por per llogari te politikaneve qe te perdorin si lavire nga nje deg ne tjetren

                                              1. Z
                                                Ziguri.Guri I Zi

                                                Luli kur merr poste shteterore kthehet ne super arrogant dhe po ti shtosh paftesine per te drejtuar imagjinoni si vete puna me keq se ne bashkine e Tiranes ne vitet 2011 2015.ky eshte nul nuk ka asnje parim

                                                1. S
                                                  Siar Omeri

                                                  Je shumë gabim, ishte i Vetmi kryebashkiak me vizion, ai i tha boll olgarkëve dhe ndaloi çdo ndërtim, rregulloi gropën e madhe mbrapa operas; krijoi një plan për bulevardin e ri dhe gjeti dhe lekët për blv e ri, e cila nëqoftëse do të ndërtoheshte më shpejt pa pengesat e Edi Ramës, do të ishte një vepër shumë e bukur, aty do të ndërtoheshin pallatat e mëdhaja jo ngjit me sahatin siç e bën Erion Veliaj. Krijoi një plan për transportin dhe me tranvaj, dhe për plehrat që të ishin në tokë. Këtë iden e fundit e përdori lali eri tani. Kështu duhet ti shohësh gjërat nga disa këndëvrështrime të tjera e jo vetëm nga disa.

                                                Lini një Përgjigje