Nëse do të japësh apartamentin tënd në airbnb apo booking në Athinë nuk është aq e lehtë sa në Shqipëri. Për tu regjistruar klient i airbnb, duhet të shkosh së pari tek zyra e taksave dhe të marrësh një numër tatimor falas, në të cilin duhet të deklarosh si aktivitet dhënien e apartamentit në airbnb.
Pasi ta bësh këtë airbnb të regjistron, ndërsa zyra e taksave në fund të vitit të kërkon deklarim taksash njësoj si biznes për të ardhurat nga apartamenti. Nëse ato kalojnë mbi 15 mijë euro, tatimi kalon në 35 për qind ndërsa ti je i kufizuar që apartamenti të jetë në airbn vetëm 3 muaj fizikisht. E njëjta gjë ndodh dhe kur jep apartamentin me qira normale mujore apo në platforma të tjera.
E gjithë kjo është një kuadër rregullator që mundëson që çdo qytetar të nxjerr fitime nga apartamenti i tij por të mos kthehet në një konkurrues të industrisë së hoteleve dhe nga ana tjetër të jetë tërësisht i fiskalizuar dhe i deklaruar.
Kjo bën që Greqia të ketë statistika perfekte për turizmin, duke përjashtuar një informalitet normal për njerëzit që operojnë për të ofruar shtëpi me qira për miq apo të njohur, jashtë operatorëve të tregut.
Por në Shqipëri shifrat janë shokuese.
Saranda ka të deklaruara 2400 dhoma dhe 4800 shtretër në dispozicion të shërbimeve turistike. Me këtë shifër i bie që Saranda të mos ketë të deklaruar as një të pestën dhomave që jepen për shërbime turistike jashtë hoteleve.
Kryetari i ri i Bashkisë, i cili po shqyrtonte pritshmërinë fiskale nga bumi i turizmit, e kishte të pamundur ta besonte. Një ekip verifikimi në terren provoi se kaq dhoma gjenden vetëm në një lagje periferike të qytetit.
Informaliteti në shërbimet turistike në Shqipëri është në fakt problemi kryesor i kësaj industrie dhe konkurrencës së pandershme brenda saj, i cili duhet të zgjidhet përmes një sistemi fiskal interkativ me agjentët e mëdhenj turistik të cilët shmangin informalitetin.
Një rrugë e duhur është marrëveshja zyrtare e shtetit shqiptar me airbnb dhe booking si në rastin e Greqisë.
Këto marrëveshje duhet të synojnë formalizmin më shumë se penalizmin. Pra nuk është e domosdoshme që ne të shtojmë taksa për ata operatorë, por e rëndësishme është që kush shet dhoma në airbnb dhe booking ti deklarojnë dhe të paguaj taksën e ulët 6 për qind që është për shërbime hotelerie.
Kjo është një mënyrë e shpejt për të pasur një kulturë ët re të shërbimeev turistike dhe rritjes së përgjegjësisë së ofruesve të shërbimit.
Ata janë kështu të identifikuar, të tatuar dhe mbi të gjitha pjesë legale e industrisë së turizmit.
Shqipëria jep sot dhoma me qira në airbnb dhe booking nga qendra e Tiranës deri në fshatrat më të thellë që nuk i shkon mendja askujt dhe kjo është një historie e re zhvillimit e cila ka nevojë për legjislacion të ri por jo penalizues, por formalizues.
Të gjithë ata që bëjnë sikur çuditen se në Shqipëri hynë 7 milion turistë por vetëm 1 milion vet flenë nëpër hotele, në fakt nuk duan të kuptojnë se pjesa tjetër është informale. Nuk është se ata nuk paguajnë, por thjesht është biznes në të zezë.
Ndaj formalizmi përmes agjentëve gjigand të kësaj industrie si airbnb, Booking dhe platforma të tjera, është nevojë jetike.
E përsëris që nuk duhet të shoqërohet me taksa të tjera shtesë, por me detyrimin të dorzojnë bilanc në fund të vitit për dhomat e dhëna me të paguajnë taksën minimale 6 për qind të turizmit. Pastaj do të shikoni që Saranda nuk ka 2400 dhoma por ndoshta 24 mijë dhe në Shqipëri nuk kanë fjetur vetëm 1 milion turistë, por ndoshta 7 milionë.
Ne ebay per cdo mall qe shet te mbahet taksa e cila mblidhet nga eBay per llogari te tatimeve. Megjithate Mero shqiptaret perseri do ta mallkojne vendin dhe shajne qeverine. Kjo nuk eshte pune taksash por mendesie. Airnb dhe Booking eshte thjesht nje fenomem por ka edhe shume te tjere duke filluar nga transporti ( taksit, autobuzet, fugonet, skafet etj) e deri tek fshataret apo tregtaret e vegjel. Ne shqiperi eshte dukshem qe 60% e ekonomise punon ne te zeze. Shqiptaret qe bejne para por nuk paguajne taksat dhe shumica mallkojne shqiperine, qeverine dhe kerkojne pensione te larta per pleqte e tyre. E krahasojne vetem me Gjermanine por nuk duan te paguajne si gjermanet.
Zhvillimi i ekonomise eshte ceshtje komplekse. Ideja e Meros te kujton Ramiz Aline qe zgjdhjen e krizes se sistemit e gjente te dhenia e nje keci apo disa pulave. Shteti duhet te shikoje, se pari, rolin e vet ne ekonomine e vendit. Administrata pasive dhe e pa mirekontrolluar mendon si te rrisi te ardhurat e veta, jo per zgjidhjet e duhura.
Po ndonje ide se ne c'grope WC-je po e kryen stazhin e ilegalitetit fort i (c_)nderuari Veziri i Larte Ahmetaj ke o ti Mero, ngaqe helbete je ca afer emireve te Sulltanatit d.m.th...
Mero le te pasurohen nje here shqiptaret vecmas, pastaj shteti. Deri tani parate e hedhura ne shtet eshte si ti kesh hedhura ne pus.
A ke pare investimet qe ka bere qeveria? Me cfare behen, me pordhe?
Mburrja e qeverisë se në Shqipëri priten 7 apo 8 milion turistë është një denoncim që vetë kjo qeveri i bën vetes së saj, se ne nuk kemi qeveri, për rrjedhojë nuk kemi as shtet. ................................ Qeveria e Malit të Zi nuk mburret me numrin e turistëve që hyjnë e dalin nga ky vend, por me rritjen e të ardhurave nga turizmi nga shteti dhe nga privati.............................. Atje shteti ka statistika sa ju rritën të ardhurat subjekteve private dhe sa shtetit................................ . Por ajo që të bën tja therësh vrapit, është krahasimi i arkëtimeve në shtet në Shqipëri dhe Mal të Zi...................... . Me 500 mijë turistë Mali i Zi arkëton në shtet dy fish më shumë se Shqipëria që mburret me 7 apo 8 milion turistë................................................................. . Këtu nuk lëshon fatura tatimore as hoteli, as rezorti, as restoranti, as mjeti që mer me qera, as çadra që mer deri 50 euro, as parkimi që paguan, as autobuzi, as pika e karburantit, as servisi i mjetit, pa le pastaj, siç thua ti shtëpitë apo apartamentet private............................... . Pra qeveria nuk e kontrollon shtetin dhe më e keqja është se nuk duket asnjë sinjal se kjo gjë mund të fillojë dikur............. . Pra si 7 turistë si 70 milionë turistë, çfarë vlere ka?............ . Le pastaj për pushuesin e brendshëm, sepse edhe shqiptarët me banim këtu i frekuentojnë, hotelet, rezortet, restorantet, etj....... . Paguajnë lesht e kokës, pa marë asgjë mbrapsht, sepse ndryshe do të rriteshin rrogat e pensionet, dhe do të përmirësoheshin shërbimet.................... .
Komenti me I sakte! Super koment! Sidomos ne lidhje me krahasimin prej 7 mln turistesh e fjaline e fundit!
Sa ide "brilante" e nje hajvani. Dmth te varferit po japin dhomat e tyreper te perballuar varferine dhe lemien ne rruge nga shteti dhe ja ...hop idea brilante. Perpara se.shtetite taksoje duhet te mbroje shtresat e varfera me minimumin jetik Duhet gjithashtu MOS LEJONE QE VENDET E PUNES NE SHTET ti rrembejne familjet e politikaneve dhe nepunes e te larte. Duhet gjithashtu qe Shqiperia te normalizone indeksin e larte te korrupsiont. Pas ketyre masave, doshta mund te taksoni edhe perdoruesit e Airbnb. Nje pyetje per Meron; i paguan taksat vete rregullisht ti qeros?
Shume sakt. E lexon opinionin e Meros ti?? Ai ka hallin e hoteleve, se u behet hotelve konkurence e pa ndershme. A thua hotelet paguajn gjithe taksat. Hotelet nuk u paguajn as sigutimet punojsve. Kane ngel keq shoket dhe sponsorizuesit e Meros si Mane etj.. dhe shkruan Mero…
--Asd-- Kush janë të varfër? Shumica e atyre që lëshojnë shtëpi me qera nuk janë të varfër. Ke qenë në jug ti? Kanë nga dy, tre, apo katër shtëpi, lë pastaj ata që kanë gjithë pallatin e ri të tyre. Nuk paguajnë asgjë dhe të rjepin me qeranë. Pale ata që kanë kapur ndonjë shesh tokë shtet, dhe e kanë kthyer në parkim. Lekë pa asnjë investim.... . Janë të varfër thotë Asd---- Ti shkon atje dhe ata as shqip nuk flasin. Vetëm , KËTU TOKA GREKU- Ju qifsha rracën. Kanë të drejtë. Nuk paguajnë asgjë. Se andej nga është vërtet toka grekut, jua qi robt greku. Jua mer taksat dhomë për dhomë.
Te kesh 2-3 shtepi nuk do te thote automatikisht te pasur. Dhe turizmi nuk eshte 12 muaj te vitit. I ke pare ti si jane te veshur ata qe te kan pritur ne apartament? Te kan pritur gje ndonje qiradhenes i veshur me lacoste qe dalin nga furistrada ty?. Ke quan te pasur ti? Ata nxjerrin nje gjysem rroge nga ajo qera. Pastaj kujdes kur ankohesh me cmimet, sepse taksat qe i ve shteti asnjeher nuk do ti marre persiper qiradhenesi. Ne fund fare ti do ti paguash. Dhe pastaj do ankohesh si gjith patriotet e tjere, qe nuk behet plazh ketu, sepse eshte me lire jashte. Peshku qelbet nga koka, ka shume gjera qe duhet te formalizohen para se te arrihet ketu. Nuk kemi ngel te prapambetur se nuk taksohen apartamente e turizmit, qe vetem 5 vjet ka qe ka marr zhvillim me te huajt…
Sot ikin dritat anembane Shqiperise dhe Mero paska hall te taksoje qiradhenesit. Po. Te taksohen, por kur te tejkalojne 8000 leke sic thote ligji, dhe per ata qe e kane nje biznes nuk duhet te paguajne dy here sigurimet shoqerore.
Po hyri shteti ne mes e dheju punen. Shteti po arriti ndonje marrveshtje me Booking dhe Airbienbi , qe ta marri diçka ne burim ok . Nese futen ne mes strukturat shteterore me inspektore dhe patrulla policore me gjoba dhe "gjobvenie" , do plasi korrupsioni me formulen e vjeter " Me mire 5 per lalen apo 10 per Salen" dhe konkurenca e ndershme qe ka merak Merua do shkoje me pushime .