Pacienti “Fuga” dhe "aktorët" që vajtojnë për të

2 Gusht 2023, 19:21Editorial Mero Baze

Kam parë shumë reagime histerike rreth rastit të pacientit Fuga. Dhe të gjitha nuk kanë të bëjnë me shëndetin e tij, por me dëshirën për të bërë politikë me shëndetësinë. 

Njëra palë, janë raca e atyre që janë gati ta shikojnë dhe të vdekur Fugën, boll që të kenë rast të shajnë qeverinë. Tjetra, nga raca e populistëve të rinj, që kanë zbuluar që shteti të paguajë një më një çdo pacient që i rrezikohet jeta si rasti në fjalë, se “ndaj paguajmë taksa”.

Unë personalisht kam pas një rast të tillë katër vite të shkuara. Një djalë i vetëm i një familje nga vendlindja ime, pati një goditje cerebrale njësoj si aktori në fjalë, dhe përfundoi tek neurokirurgjia. Familjarët e tij që nuk i njeh askush dhe që ishin të lumtur që u kishte ardhur dhe ambulance, më kërkuan të lidhem me mjekun të kuptoj nëse mund të shpëtonte. Mjeku më tha se nëse për dy orë nuk i bëjmë ndërhyrjen në fjalë, me aparatin të cilin e ka vetëm Spitali Amerikan, ai do të vdesë. Për disa minuta mua pa asnjë faj dhe përgjegjësi më ra në pjesë të merrja vendim a duhet të rronte apo të vdiste ai njeri, vetëm për faktin se e kisha nga vendlindja.

I thashë ta çojnë tek Spitali Amerikan se do flas unë me ta, pa ditur fare sa kushtonte.

Më pas mora vesh çmimin që tani e dimë të gjithë, që ishte shokues. Nuk u thashë familjarëve, por mu desh të bëj disa kontrata afatgjata me spitalin, për shlyerjen e tij. 

Me siguri ka dhjetëra apo qindra raste që përfundojnë në vdekje. Ajo lloj goditje nuk pyet nëse je i njohur si aktori Fuga, apo i panjohur si ai i njohuri im nga vendlindja që për fat shpëtoi. Ajo sëmundje do para që pacienti të shpëtohet.

Dhe nuk ka asnjë qeveri në botë që i paguan ato para dhe asnjë spital në botë që ta bën atë falas. 

I vetmi mjet rregullator në këtë histori është sigurimi shëndetësor i përshkallëzuar.

Sigurimi shëndetësor bazë që ne paguajmë, përveçse për hir të së vërtetës është i ulët, mbulon nevojat jetike të shëndetësisë falas, kontrollet mjekësore, ndërhyrjet e lehta dhe trajtime te sëmundjeve kronike. Nuk jam ekspert të them nëse duhet të mbulojë më shumë apo më pak, por në gjithë botën sigurimi bazë ka një kufizim ndaj ndërhyrjeve speciale apo sëmundjeve të rënda.

Turqia që e ka më të konsoliduar skemën, ka një shkallëzim deri në katër nivele të siguracioneve shëndetësore, të cilat vlejnë për të gjitha spitalet publike dhe private. 

Perëndimi, përveç Britanisë së Madhe, ka shkallëzime të ndryshme, por modeli është i njëjtë. Ka sigurim bazë, sigurim të shkallës së dytë që mbulon sëmundje më speciale, dhe sigurim të plotë për gjithçka që të gjen. Britania e Madhe ka një taksë shtetërore për gjithçka, por mirë është mos ta provosh sistemin për sëmundje akute si kjo.

Histeria ndaj spitalit dhe histeria ndaj qeverisë nisur nga rasti në fjalë, është një përpjekje për të bërë politikë me fatkeqësinë, çka është më e keqe se fatkeqësia.

Ajo që duhet të bëjë shteti shqiptar është reforma në sigurimet shëndetësore, dhe njohja e peshës së siguracionit në të gjitha spitalet. Shkallëzimi i siguracioneve mbi sigurimin bazë, është nevojë urgjente. 

Spitali nuk mund të fajësohet siç po bëhet, pse ka blerë një aparaturë të shtrenjtë që shpëton jetë njerëzish kundrejt parave, dhe qeveria nuk mund të kthehet në bankomat për çdo sëmundje të rëndë. Por qeveria duhet te jete konkuruese me spitalet private dhe duhet ta kete dhe ajo nje oferte te tille. Per shembull kardiokirurgjia e ka zgjidhur vendosjen e stendave vetem se nuk ka rene ne kete kurth.

Qeveria shqiptare ka listën më të gjerë të barnave të shtrenjta të rimbursueshme për sëmundjet fatale, kryesisht sëmundjet e rënda tumorale apo hepatit c, që ka ndonjë vend i rajonit, dhe është ndër më të avancuarat në Evropë. Provoni të keni një të afërm me tumor, që kërkon 5 mijë euro në muaj kurim dhe të mos jetë ai bari tek lista e rimbursueshme, dhe pastaj provoni të kërkoni llogari për taksën qesharake që paguajmë për sigurimin shëndetësor. Kjo është pikërisht përgjegjësi e qeverisë, reformimi i sigurimit shëndetësor, dhe garancia për sëmundjet fatale, përmes një fondi special. 

Të tjerat duhet të mësojmë t’i zgjidhim përmes një sistemi të rregulluar siguracionesh. 

Për fat aktori Fuga si pacient është gjallë, por aktorët e tjerë që vajtojnë në emër të popullit të sëmurë, nuk ndjehen rehat. Ata presin pacientin e radhës të fillojnë të derdhin lot përsëri. Por në fakt kjo punë zgjidhet duke derdhur para. Të gjithë, jo vetëm shteti.

44 Komente

  1. L
    Lavdosh

    Mero djali, edhe pse ke shume te drejte ne arsyetimet e tua, nuk duhet te mbrosh qeverine qe ka deshtuar te ofroje nje sistem vlerash dhe ka humbur ndjenjen e pergjegjesise dhe ka lene njerezit ne meshiren e fatit . Kane patur gjithe kohen per te bêre reformat e duhura, vetem mendojne per tendera, ppp, blerje pajisjesh qe nuk u dihet fati

    1. L
      Lloji

      Mendoj se tani qe diskutimi i dites eshte fix tek neglizhenca e drejtorise spitalore; Drejtoresha po i bie me gisht p!dhit dhe si rruhet fare…. Po flasim per spitalin me te madh ne Shqiperi pra ne Tirane, jo ne Pogradec, Laç apo Tepelene….. Nderkoh masturbimi me gisht vazhdon…

      1. M
        Me dashuri Erion Veliaj

        Kush fshihet mbas Spitalit Pseudo-Amerikan ( turk safí) ?? Kush është Klodi dhe nga burojnë miliardat e tij? A është e vërtetë që Klodi po nderton në vëndet e Afrikës spitale " amerikane" si ky joni? Kush është aksioneri politik aktual I Spitalit AmeroTurk dhe me cfare I bleu aksionet? Klodi billioneri cfare pastron me garat e kuajve? Çensura na rrofsh trapin mqs Ymeri ka kontrata afatgjata me Klodin.

    2. K
      Klaus

      Pervec sigurimit te shkallezuar dhe njohjes se sigurimeve ne te gjitha Spitalet, reforme qe duhet ndermarre sa me shpejt nga qeveria, ku jeni shume i sakte, me duhet t ju shpreh respektin dhe vleresimin njerzor per rastin e bashkepatriotit tuaj, sepse te gjithe e dime se si gjendesh ne situata ne te cilat nisesh te besh mire, por ngel brenda problemit ne anen financiare se ke folur, e je ne medyshje, ta besh nderin "tamam" te egzagjeruar ( me kosto financiare jashte parashikimit kur u nise te flasesh ) apo deri aty ku eshte logjike dhe te takon pa marre persiper pjesen financiare. Zoti ta shpeblehte per mire e mbaresi te femijet e tu, per nderin qe u ke bere. Respekte!

      1. B
        Bk

        Per keto shkrime kemi kaq shume nevoje. Nuk e di si mund te ndiqet kjo pune tani qe u kap deri sa te perfundone. Shkon Kryeminisyri neper TV dhe i bejne pyetje idiote, me the te thash dhe nuk i shttojne pyetje te tilla.

        1. K
          Klodi ( CEO Spitali Amerikan)

          Druže Ymer! Kalo nga Spitali Amerikan te marresh çekun. Ke bere nje mbrojtje pa top , te shkelqyer. Ja fute Bolinos sa krahu. Te dy nje mut jeni. Ai merr leke duke me sulmuar. Ti merr leke duke me mbrojtur. Ti merr me shume kuptohet. Kontrata afatgjate. Çekun kesaj rradhe e ke me bonus. Kujdes nga SPAK daku. Çensura eja rradhë!

          1. B
            Byrektore SHQUP-i

            Kodi, mos je specie viçidoljane e ngjizur me rrahën sërbe!?

        2. L
          Lima

          Po Mero, ke anashkaluar vetem nje gje te thjeshte. Kush e coi pacientin Fuga te Amerikani? Djali i asaj familje pati fat qe te takoi ty dhe te pergezoj per gjestin fisnik. Ajo qe qahemi te gjithe eshte se sa do te vazhdojme te mbetemi ne dore te fatit, a ka nje njeri qe do mendoje para se te ndodhe fatkeqesia, gjema dmth?

          1. v
            vlora

            Z.Mero ti ngrite nje problem te drejte.Te gjith duhet te paguajne qe te sigurohen dhe simbas pageses se siguracionit do maresh dhe sherbimin,por kujdes ka ca sherbime jetike qe duhet te perfshihen ne siguracionin baze si psh kjo semundje qe po nuk e more sherbimin brenda 6 oreve vdes.Atehere ti leme njerezit pa kete sherbim dhe te roj kush te mundi?Pse eshte shteti?Mos me keqkupto nuk dua qe shteti te behet bankomat,po shteti te kontrolloj dhe mos te lejoj monopol,shteti te hyj garant per pacientin duke i mare parat pacientit pak nga pak.Neqoftese kete sherbim do e ofronte spitali publik te jesh i sigurt qe spitali privat do e ofronte me nje vlere shum me te vogel.Une jetoj ne Amerike ku kam vajtur i madh dhe nuk kam punuar asnje dite po me ofrohet nje sherbim qe ne shqiperi as qe mendohet.Po te radhis sherbimet qe kam mare deri tani qe ne shqiperi ku kam kontribuar 45 vjet nuk do i merja kure falas .Kam vendosur 2 stenda,kam bere nje katarakt,pata ckolitje te retines dhe u operova,pa te permendur analizat cdo 6 muaj dhe ilacet qe mar pa leke se jam mosh e madhe me probleme.Ketu te kapitalizmi i "eger"po vajte ne urgjence do te te shpetojne jeten dhe do vij fatura ne shpi e ne pergjithesi nuk paguhet kure ,kurse kapitalizmi te ne eshte cnjerezor.Mero ne mburemi me qendrat shendetesore po nuk kane mjek,kemi spitale qe nuk japin sherbim dhe kemi nje ministresh qe zgerdhihet per "SUKSESET" e shendetesise.

            1. A
              Ardjan Dajti

              Pjesa e siguracioneve eshte nje pjese e zgjidhjes z Baze. Perderisa keto procedura ne spital privat realizohen nga mjeke shqiptar( per te cilet ky shtet eshte investuar shume dhe qytetaret i vleresojne/ respektojne) pyetja eshte perse shteti nuk krijon kushtet qe keta mjeke te realizojne keto procedura(e plot te tjera si keto) ne QSUT?

              1. g
                gjon gjini

                Ka modele si Amerika qe bazohet kryesisht ne skemen e sigurimeve ka dhe modele si Anglia dhe Europa qe bazohet kryesisht ne shendetin falas, por kjo eshte njekohesisht dhe ceshtje kulture ne bledhjen e taksave dhe strukturimit te ekonomise te secilit vend. Ndersa tek ne behet fjale per aparatura te prishura ose jo te mirembajtura etj...

                1. D
                  Drin

                  Mero te hyfte ne prapanice spitali amerikan. Ti e di fare mire se aparaturat jane ne QSUT, madje i blejne dhe akull te reja se duhen bere tenderat, por i mbajne "te prishura' qe operacionet te behen te privati. Skuth i pacipe

                  1. P
                    PRoShi

                    Si gjithmonë i saktë Meto. Urime.

                    1. k
                      kafe e hidhur

                      qoka e radhes kjo ne mbrojtje te spt amerikan???!clidhje ka sigurazioni me mungesen e sherbimit ne shtet???clidhje ka hepatiti c qe ne shqiperi sdi ne ka raste me gishtat e dores ne krahasim me iktuset qe eshte patologji e shpesht ne popullate.eshte nje sherbim qe nuk mungon asgjekundi te pakten ne evrope.siguracionet rregulloi,sh dakort,po ofro sherbimet.siguracionet nuk punojn per spitalet private.te paguajn te gjithe thote merua....me fal njeh ndonje pacient qe nuk paguan ne shqiperi???!!!do ishte biles i kenaqur qe ate pagese ta bente ne menyre te rregullt jo nendoras..aspakt objektiv dhe i llogjikshem ne kete rast.nuk i plas njeriu te bej politik me fugen,por eshte shembull me me shume vizibilitet per te treguar handikapet e nje sistemi te kalbur,qe merua e justifikon.me monopolin e shendetsis private,qe ka zaptuar dhe shtetin nuk flet...permend siguracionet!!!!a pika ne per gjithologet tane.

                      1. N
                        Nari

                        Mero i ke rene pikes me kete shkrim.Ndjej neveri me lumin e loteve te krokodilit,te shume horrave e qorrave qe mezi presin te vdese dikush me emer,per te zbrazur gjithe helmin dhe vrerin qe mbajne brenda dhe qe jane ai soj e sorollop,te cilet nuk thoshte asnje fjale kur para 10 vjetesh QSUT ishte nje rrumpalle e madhe,ku parkoheshin autobuzat e furgonat nga te gjitha qytetet dhe ishte i mbushur me kafene,restorante,bilardo,lloto,rroba te gabit etj dhe pavionet e te semurve si shetitore ku hynin e dilnin njerezit si ne panair.

                        1. l
                          luzati

                          Mero nuk e njeh situaten ,kjo procedure eshte bere ne shtet ne QSUT para 7-8 vitesh ,por per aresye subjektive ,ku nje mjek aty Petrela vendosi qe te punoje edhe ne shtet dhe rpivat duke terhequr edhe neuroradiologet qe e bejne kete procedure ,pra eshte komplet faji i shtetit , qe nuk rinovaon aparaturen dhe nuk sjell pajisjet kateter dhe substanca .....eshte komplet nje nje neglizhence koruptive e Drejtorise se QSUT

                          1. S
                            Shkodrani pa buke

                            Mero kjo procedure eshte bere para 10 viteve ne QSUT ,nuk behet tani thjesht nga korupsioni qe ka mberthyer shendetesine.

                            1. S
                              Saliu

                              Zoteri, e ke deri diku gabim. Spitali shteteror ka kapacitetet dhe aparaturat qe mund te vihen e kryejne trombectomi me cmim shume me te ulet se privati. Fatura e privatit eshte pertej normales (10000 deri 8000 shkon kudo ne perendim) dhe pjesa me e madhe e cmimit eshte puna e personelit dhe hoteleria. Cmimi eshte abuziv. Edhe stentat, shumicen i nderrojne me ato te privatit sepse te shtetit jane me te mira. Pra, kembejne materialet. Shume e thjeshte. Ka abuzim dhe influence te paligjshme nga drejtues e mjeke me konflikt interesi.

                              1. k
                                katarakti

                                Jo. Problemi më i mprehtë është mungesa e pajisjeve në spitalin publik (prishja e tyre me qëllim) që pacientët të detyrohen t'i drejtohen spitalit apo klinikës private. Ky është Far West-i apo kapitalizmi i egër që praktikohet në Shqipëri. Bollino e ka ngritur sot këtë problem që është thembra e Akilit e sistemit shëndetësor në vend. Është e vërtetë se në Perëndim ka disa lloje sigurimesh shëndetësore. Në Europë psh sigurimi bazë dhe minimal është i detyrueshëm. Përveç tij ekziston edhe sigurimi spitalor, fakultativ, por shumë më i shtrenjtë. Etj Etj. Në Perëndim ekzistojnë po ashtu edhe spitale publike, pothuajse falas, ku pacienti paguan nga zero deri në 10 përqind të shpenzimeve. Sipas gjendjes së tij ekonomike. Por që të kurohesh atje duhet të presësh gjithmonë më shumë se një apo dy vite! Normalisht në Perëndim njerëzit nuk u paguajnë bakshishe mjekëve. Në Shqipëri problemi janë mjekët/peshkaqenë, që punojnë në shtet, në spital privat dhe në klinikën e tyre. Ata i marrin pacientët nga spitali publik dhe i çojnë së pari në klinikën e tyre dhe pastaj në spitalin privat ku bëjnë punën e "tretë"! Një zgjidhje është rembursimi i paracaktuar dhe i njëjtë te privati dhe publiku, meqë njerëzit paguajnë sigurime shëndetësore. Shteti që është shtet vendos psh çmime fikse të operacionit edhe te privati, në rast se ai duhet të rimbursojë pacientin. Supozojmë se një operacion apandesiti kushton x lekë në spitalin shtetëror. Ky çmim duhet të vendoset edhe në spitalin privat, në rast se pacienti dëshiron apo duhet të rimbursohet.Ndryshe mbetet spitali shtetëror. Dhe privati ngelet me gisht në gojë. Pra shteti cakton çmimin e njëjtë të operacionit, sasinë e rembursimit dhe fitimin për mjekun, qoftë ky te privati apo te publiku. Spitali, ndryshe nga ç'shkruan Mero, fajësohet se nuk i punojnë aparaturat, të cilat te privati funksionojnë për bukuri! Pse, si, nga kush?! Pse qeveria nuk kontrollon dhe nuk kërkon llogari?! Spitali publik duhet të ketë përparësi ndaj atij privat. Dhe duhet të funksionojë po aq mirë sa edhe te privati. Se publiku ka për qëllim shërbimin, ndërsa privati fitimin! Pra nga çdo anë ta rrotullosh çështjen është mefshtësia e qeverisë e mbushur me Ahmetaj e kompani që i detyron njerëzit të paguajnë qimet e kokës te privati.

                                1. a
                                  agushkari

                                  Omer me kete shkrim e ke dhjere, ndonese jemii kapitalizem, por prishja e pajisjes ne Qsut eshte krim, petrella eshte mafja me e rezikshme qe e ben ministreshen te dhjese gjak. Ky kar petrella eshte I lidhur me klodi mutin e sp.american

                                  1. a
                                    agushkari

                                    Omer me kete shkrim e ke dhjere, ndonese jemii kapitalizem, por prishja e pajisjes ne Qsut eshte krim, petrella eshte mafja me e rezikshme qe e ben ministreshen te dhjese gjak. Ky kar petrella eshte I lidhur me klodi mutin e sp.american

                                    1. B
                                      Ben

                                      Zoti Mero, fole shume, na tregove per sistemin e sigurimeve, por s‘na the dy fjale pse nuk behet kjo nderhyrje ne QSUT ? Madje e ditke prej vitesh, kemi ujkun mos kerko gjurmet !

                                      1. L
                                        LORA

                                        Qyshkur nisen te ngrihen klinikat e spitalet private,,,,,nisen te mos funksionojne aparaturat e spitaleve publike !!!!!!!!!! Zoti Baze, siguracionet shendetsore te pashkallezuara e sollen kete kete gjeme?

                                        1. G
                                          Gazeta

                                          Shendetsia ne Angli nuk eshte falas por do paguash sigurimin nacional qe te hiqet nga paga me detyrim pervec takses. Edhe sikur te kesh sigurimin privat perseri te merret nga paga. Por nese je pa pune ta mbulon shteti kujdesin shendetsore. Megjithate sistemi shendetsore anglez eshte nga me te dobtit ne vendet e zhvilluara. Problemi eshte se Rama meqe i mori koka ere nga Toni Bler dhe loqet e anglise qe mblodhi pas vetes premtoi shendetsi falas pa e patur idene.. Te kesh shendetsi falas se pari duhet te kesh njerez qe jane te gatshem te sakrifikojne sic benin ne kohen e qofte largut Enver. Nuk ka me njerez te tille por plehra qe marrin para te te fusin pa rradhe ne operacion dhe prishin makinerite per ti detyruar njerezit te shkojne tek privati. E vetmja menyre eshte siguracioni i detyrushem qe duhet mbledh me fatura e dritave per te mbuluar rastet e vecanta si keto qe jane te rralla..

                                          1. K
                                            Kumi

                                            Anal Ize ti themi kesaj me shpikje dhe justifikime kot. Ne evrope nuk egziston ku model pa lidhje qe thua ti babuc. Dhe kam jetuar ne 4 vende te ndryshme. Ne shqiperi ka vetem mafjoze ne shendetesi dhe kerer di dhe e ka provuar cdo shqiptar ndersa ti na tregon perralla 1. Pse nuk ka spitali shteteror aparatura 2. Pse Tek Amerikani kushton 2 here sa ne Italy 3. Cfare konflikt interesi Kane mjeket qe punojne ne shtet me spitalin amerikan 4. Jeton ne shqiperi Apo ku zotrote?

                                            1. Y
                                              YMER QELBAZA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CYPIT

                                              ZENI I BABIT JA FUT LLAPEN NE PIDH ARMINA MEVLANIT ANDI BUSHATI JA FUT KARIN NE PIDH BALINA BODINAKUT

                                              1. B
                                                Bejkush

                                                Genjeshtar fshati

                                                1. M
                                                  Mos kerko kur nuk kontribuon me taksa

                                                  Bravo zoti Baze per ndihmen qe ju i keni dhene te semurit . Ka shume kritika nga komentuesit per spitalet por me cfare ndertohen spitalet me fjale gazetash apo me euro dhe nese ndertohen me euro ku gjenden ato nese njeh sistemin qe keni zgjedhur spitalet ndertohen me taksat e paguara dhe nese 54 % nuk paguan taksa cfare spitalesh dhe mjekesi kerkoni ? . Ne Danemark nje studente merte nje ndihme ekonomike dhe paguante takse e pyete gazetsri française si ka mundesi je studente dhe preke ndihme nga shteti perse paguani takse ehhhh ajo u pergjigje edhe une duhet te contribue me nje takse te ulet . Paguani taksat pastaj kerkoni llogari shtetit per rruget trotuaret spitalet nese s'paguani taksa mos kerkoni sherbime shendetsore.

                                                  1. M
                                                    Mos kerko kur nuk kontribuon me taksa

                                                    Bravo zoti Baze per ndihmen qe ju i keni dhene te semurit . Ka shume kritika nga komentuesit per spitalet por me cfare ndertohen spitalet me fjale gazetash apo me euro dhe nese ndertohen me euro ku gjenden ato nese njeh sistemin qe keni zgjedhur spitalet ndertohen me taksat e paguara dhe nese 54 % nuk paguan taksa cfare spitalesh dhe mjekesi kerkoni ? . Ne Danemark nje studente merte nje ndihme ekonomike dhe paguante takse e pyete gazetsri française si ka mundesi je studente dhe preke ndihme nga shteti perse paguani takse ehhhh ajo u pergjigje edhe une duhet te contribue me nje takse te ulet . Paguani taksat pastaj kerkoni llogari shtetit per rruget trotuaret spitalet nese s'paguani taksa mos kerkoni sherbime shendetsore.

                                                    1. H
                                                      Hashim Thaçi nipi i popit Jovan Danilloviq

                                                      Hahah pronto zdralan.. i Hashim Cergarit te Radojkes se Radojqiqit qe po dhine ne HAGE..qe asnje here ne jete QEVERI PA SHKIJE SKENI FARMU..hah PRONTO PDK AAK LDK..LISTA SERBE SERPSKA REPUBLIKA!!!!! PRONTO HASIM TACI PRONTO RAMUSHK GJOKO GJOKOVICI PRONTO ISA PUTINOVIC LUBOMIRI...PRONTO CUBA....!!! Nonen n'pidh jau qift ALBIN KURTI...!!!!!!

                                                      1. K
                                                        Kopili i VV

                                                        Nonën, motrën ty, bythqim që bërtet mbas ferrash!

                                                      2. A
                                                        Artibr

                                                        Me fal po po spekullon shume rende cdo lloj operacioni perfshi dhe trasplantet ne te gjithe europen eshte falas dhe ne greqi qe besoj se e njeh ke vajtur ku pefitojne njeres qe Jan dhe me perkraje sociale qe nuk paguajne asnji lloj takse me vjen shume keq po me kete editorial keni ulur veten jeni ne dizinformim te plot duke mbrojtur shtetin Ska cfar te beje shteti le ti coj lekt e zigurimeve te privati te sheroj njerezit kete te bej shendecia falas ne te gjith europen te gjitha llojet e operacineve falas falas.

                                                        1. s
                                                          sali

                                                          Le te vejne ne amerike e le ta gjejne falas,te paguash insurance $ 400 ne muaj e pastaj $ 40-5000 Shteti nuk mban as edhe nje pergjegjesi.nuK KA SPITALE SHTETERORE.SIGUROJU VETE E BEJI HALL KOKES,Ne shqiperi vazhdon akoma ideja e kohes se komunizmit .ku shteti ishte pergjegjes per gjithcka,I uroj te shkuara aktorit e bravo shtetit per ndihmesen

                                                          1. d
                                                            doktori pacient

                                                            Epo ç’të bëjmë, kjo është pasoja e taksës që po na marrin këto 30 vjet, që Argita e Monika të shtrojnë bythën te pronat e tyre te Gjiri i Lalzit, me 40 dhoma, 10 hale, 1 hale për qenin, 1 hale për macen etj …

                                                            1. P
                                                              Pal Melyshi

                                                              Fuga pleh e kemi perseitur , djali i Veres kushurires se Enver Hoxhes c" merreni me kete Pederast Bastard Enverist...

                                                              1. L
                                                                Liljana

                                                                Hahaha, me kenaq ky Pal Kelyshi, duket si idiot i klases se pare, debil dhe loqefishkur. Nuk e dija qe Enveri paska qene çifut, ma mesoi ky trapi. Kush e di çfare I ka bere Genci ketij Palit?!

                                                              2. P
                                                                Pal Melyshi

                                                                Fuga pleh e kemi perseitur , djali i Veres kushurires se Enver Hoxhes c" merreni me kete Pederast Bastard Enverist...

                                                                1. E
                                                                  E verteta e vertete

                                                                  Mero fol dhe pergjigju konkretisht dhe direkt argumentave te Bollinos dhe mos bej apollogjira te tipit “ kur budallait i tregonin me gisht Henen, budallai shikonte gishtin”. Se qe nuk je budalla por perkundrazi…, kete e dine te gjithe, prandaj mos bej shejtan budallain dhe pergjigju direkt ceshtjeve qe ngre Bollino, qendrojne apo jo?! Me qe hyre ne kete diskutim dhe nese ke bythe t’i shkosh ne fund. Sic ke bere dikur me emisionet investigative e denoncuese per doktor mavrine e qe te duartrokisnim te gjithe. Nese jo, me mire hesht se je me i nderuar!

                                                                  1. E
                                                                    E verteta e vertete

                                                                    Pra sic thoshte i madhi Veria te Kapedani “….mos mu hidh nga amerikanet ne Vietnam te nderzimi artificial…”

                                                                    1. D
                                                                      Demotakercita

                                                                      Z.Mero,askush nuk po kerkon qe te zgjidhen ne nje dite dhe te gjitha ti bej shteti.Shteti duhet te dale zot jetes te qytetareve te tij.Kur shteti s'ka mundesi te jape sherbimin,te rekomandoj tek privati.Ne keto raste shteti (per shendet falas) te paguaj pjesen e madhe dhe pacienti te paguaj nje pjese te vogel.Sa mire ky shtet mbulon shpenzimet spitalore jashte shtetit per politikane,te majte e te djathte,kurse per njerezit ne nevoj nuk ka asnje ndihme. Z.Mero,ben mire qe merr ne mbrojtje shtetin e privatin po te vobektit kush do i ndihmoje? Nga sa njoh,askund ne bote nuk te ben pazar me jeten por te shpeton qofte edhe privat.Ketu tek ne hapi i pare eshte fatura e pastaj po shpetove.Shteti duhet ti rregulloj me mire keto probleme.

                                                                      1. E
                                                                        E verteta e vertete

                                                                        Ke nje merite qe s’ta mohon njeri. Komentet nuk i censuron dhe per kete Bravo!

                                                                        1. G
                                                                          Genti

                                                                          Sa leke merrte dhe merr Petrela nga Amerikani ?Plot 67 milion ne muaj. Po Gerta X ? Marrë sipas databazes së rrogave qe doli në qarkullim muaj më parë! Janë 200 -400 paciente në vit që kanë nevojë për Tromboctomi !!! Nga te cilet 100-150 e bejne ke amerikani shuma del 2- 3.5 milion euro në vit! Te tjeret vdesin se nuk kane lekë ose pësojnë invaliditet të plotë ku shoqeria shqiptare dhe familja paguan 7-10 mijë euro për cdo person shuma del e konsiderueshme por invaliditeti vazhdon mw vite , mendohet sa lek bëjnë , qindra milion lekë në vit! Nëse ka ka një ndërhyrje që është kost efektive më shërim thuajse të plotë kjo duhet të ishte realizuar me vite më pare! Tani kjo përben veprim kriminal te Petrelës i cili për vite të tera eshte paguar nga Sp Amerikan dhe nuk ka ngrutur zerin duke qënë bashkëpuntor në vrasjen e njerëzve tl varfër! Prokuroria duhet te hape dosjwn për Petrelën , Ogerta Manastirlin dhe drejtoreshen e QSUT Albana Ficon!! Prokuroria duhet të bëjë analizën e vdekjeve që vijnë me shkak nga mos ndërhyrja në shtet dhe për paspje humbjen e jetëve të panumërta dhe rritjen e shkallëes se pa aftësise ose siç quhet invalididet me pasoje humbje të medha financiare nga çifti Mentor Petrela, Ogerta Manastirliu! Pasojat përbejnë krimin e nje mafie shtetërore ku bluzat e bardha bashkëpunojnë me Qeverine!

                                                                          1. J
                                                                            Jeni

                                                                            ...I nderuar Mero.... Te falenderoj pa mase per ndihmen qe i ke dhene djalit te semure nga krahina jote. Eshte nje gjest qe duhet ta bejme te gjithe sipas mundesive. Te lutem me ilunino me dy gjera nese ke dieni........ 1. Mjeket qe shpetuan djalin nga krahina juaj ishin Shqiptare ( qe punojne ne spitalet publike) apo mjeke te huaj ? 2. Sa leke / euro kushtojne gjithe aparaturat per te kryer kete nderhyrje ? Do ta vleresoja shume pergjigjen tuaj Faleminderit

                                                                            1. S
                                                                              Sokoli

                                                                              Shko shiko cfare ndodh tek Onkologjiku dhe te kuptosh politikat sociale te qeverise. Rini gjithe diten neper zyra,pirdhni ne te njejtin kungull te bere si uturak dhe i thurni lavde udhehesit te ladishem! Shkoni..shkoni dhe shikoni se cfare ndodh me paciente tek Onkologjiku e kudo neper spitalet e keti vendi! Shoni dhe shikoni jo te shetisni!

                                                                              Lini një Përgjigje