Vendosja e sekuestros konservative mbi projektin e inceneratorit të Tiranës, po sjell disa zhvillime pozitive, sa i përket rritjes së autoritetit të SPAK dhe tronditjes që ka pësuar politika prej drejtësisë.
Së pari, vendimi i jep fund pagesave në vazhdim në favor të kompanisë nën akuzë për gjithë skemën e inceneratorëve dhe tani bashkia do të financojë administratorin shtetëror që do të marrë kontrollin. Nëse ky akt do të kryhej nga Bashkia, kontrata përfundonte në arbitrazh dhe mund të kishte pasoja të tjera të forta financiare. Kur një kontratë ndërpritet për shkak të akuzave për korrupsion me akte të gjykatës dhe prokurorisë, i shpëton këtij rreziku.
Së dyti, vendimi ruan integritetin e procesit të hetimit të SPAK mbi gjithë projektin e inceneratorëve, duke u shtrirë dhe në Tiranë, duke i lënë pa tekst ata që deri më sot akuzonin për hetime selektive apo ndërhyrje politike në këtë proces.
Ndryshe nga Elbasani dhe Fieri, projekti i inceneratorit të Tiranës ishte koncesion, dhe as shteti, as bashkia, nuk është investitore, por janë të përfshirë në procedurat e realizmit të këtij koncesioni.
Hetimi mund të sqarojë shumë paqartësi, por dhe spekulime rreth këtij projekti në Tiranë, dhe natyrisht dhe shumë përfitues, disa prej të cilëve me rroga marramendëse në bordero si partnerë të inceneratorëve.
Së fundmi, që është më kryesorja, vendimi rrit ndjeshëm besimin e opinionit publik tek SPAK për një dorë të ashpër dhe të pakompromis në raport me qeverinë.
Është aq e dukshme kjo rritje autoriteti, sa njerëzit kryesorë të opozitës, sot duken më të frikësuar se ata që duhet të ndjehen të frikësuar nga ky akt dhe tani po ankohen pse nuk po arrestohet Edi Rama.
Edi Rama ja ka dorëzuar gjithë pushtetin e tij drejtësisë, dhe ndoshta do hyjë në histori si kryeministri që më shumë zyrtarë dhe politikanë ia mori drejtësia, se sa betejat politike apo kundërshtarët.
Edhe pse në disa raste ndalimet krijojnë drejtësi selektive, siç janë arrestimet e bashkiakëve për leje të tejkaluar ndërtimi apo rrugë fshati me lekët e komunitetit, pasi për të njëjtat vepra penale mund të dënohet shumica e zyrtarëve shqiptarë, sërish askush nuk po e akuzon SPAK për këto akte.
Problemi është që qëndrimi ndaj SPAK të mos bazohet tek emrat e përveçëm apo anësia politike ku godet, por tek cilësia e veprave penale. Vetëm ky kriter do të mbajë ende të lartë besueshmërinë e tij, dhe nëse goditjet ndryshojnë fushë politike apo emra të paprekshëm këto 32 vjet.
Ndaj nëse ndodh të dëgjojmë ndonjë çudi të radhës, apo emër që nuk ka lidhje me qeverinë, mbani të njëjtin qëndrim ndaj SPAK. Siç bëni sot që dukeni të gëzuar!
Po u prek ndonje hajdut i saliut do shikosh ti,foltoren e lulin e ilirmoniken se si do protestojne e si do cirren kunder aspakut,por nuk ka gjasa qe aspaku te gjuaj nga e djathta se jane me dosje dhe komshinj me saliun dhe ilirfloririn
SPAK eshte thjesht nje zgjatim ekstremist i PD LSI. Plani eshte te burgosi 95% te PS ne menyre qe ti japi fitoren Berishes dhe Metes ne 2025. Nga ana tjeter, do bej ca hetime sa per te thene te ish zyrtareve te PD LSI por ceshtjet do mbyllen se nuk do kete prova. Pas Veliajt rradhen e ka Rama dhe rruga hapet per rikthimin e Berishes ne 2025. As Gazidedja i 1996 nuk ishte kaq ekstremist i PD sa eshte SPAKu sot
Franz mos e ekzagjero! Unë për vete kam besim që të gjithë do marrin dënimin e merituar. Duhet pak durim. Goditja ndaj PS-së, mendoj unë, bëhet sepse duhet të marrë fund korrupsioni i së ardhmes. Kjo nuk do të thotë se do falen ata që vodhën dje.
Druže Ymer, Po je burrë zamani dhe pa komplekse apo frikë shkruaj ose deklaro i pari nga merobazetaria e rripjelljes, sa lekë ke marrë nga inceneratorët. Nese ben kete, ke bonus gratis, nje mbjellje fllokësh ne te gjithe tullën, sqetullat, testikujt dhe anusin. Floket dmth rrenjet jane te zgjedhur nga qimet pubike te nje tribuje ne Amazonë. Ata flenë në pemë duke te varur nga qimet pubike. Aq te forta I kane. Do besh buje ne Pështan zuzar. Do I terbosh mullarët. Kujdes çensura Ymeri në rrezik!
SPAK eshte nje deshtim dhe keto jane lufte klanesh. Te gjithe akuzat bazohen ne te dhenat e sjella nga Klodian Zoto dhe Mertiri qe jane zene per pazaret e tyre dhe si tipik shqiptare te vegjel e veshderra i ben edhe gropes vetes. Tani, meqe ra fjala ky SPAK perse refuzon parate qe ju dhane/sponcor mediave per marketing te ketyre projekteve? Jane para te pista keto qe kalonin ne media.
Ua Mero me gjithe tundimin e madh nuk e permende kurre Saliun ne kete shkrim. Kjo eshte shenje e mire per ty. Ke filluar te sherohesh nga fiksimi psikopatologjik per nje pensionist dinjitoz te politikes shqiptare. Urime!
Nuk ja përmendi se i vjen për të vjellë siç më vjen mua nga komenti yt.
Do nje dyshke mo?
50 perqind e skapit Sic thote saliu Jane ne kuptimin e plote te fjales salinj,militant paraushtarak estremist,duan te influencojne ne politile te ndryshojne pushtetet nepermjet proceseve gjyqesore..e kjo do jete humbja me e madhe e drejtesise e nje ndihme e madhe per partine ne pushtet..do rris bashkimin me te madh te ushtrise se majte te cilet veprimet e drejtesise se sotme i vleresojne negativish,selektive,inatcore e nje deshperim i madh per humbjen seriale te partise zhgarravine te saliut.si po' vepron drejtesia ne shqiperi tregon se ajo esht nje shtojce e keqe e drejtesise se vjeter..pa' u gjykuar tragjedite kombetare 97,98,2008,2011,2019,privatizimet ne energji,miniera,shkaterrimi i industrise,territorit nuk do kete progres qe njerezit presin
Sa here qe ben gjoja analistin, hap pa dashje portofolin e mbushur nga horrat dhe hajdutet e rilindjes se qindra krimeve ne 10 vite; e qe ti nuk flet per 70% te Qelbesirave qe Ramovici i futi ne qeverine e votave te vjedhura e te blera. Dhe ti mor horr i kamufluar, dikur bythelepires i Sales, na jep moral. Mendon se harruam qe je tipik hajdut tepelenas, qe merr ne mbrojte kriminelet qe soi yt mbushi Parlament e Qeverisje; Drejtesi e polici. Paskeni qene as me pak e as me shume muter te qoftelargut, qe nuk po bindeni se sa dem i keni sjelle atdhut, qe edhe Serbet, qe na “ duan aq shume”, do u kishin zili, per corben e prishur qe keni instaluar ne kete vend; qe vetem kallashi mund t’a ndaje.
Z.Baze ! Ju thoni tekstualisht "Ndryshe nga Elbasani dhe Fieri, projekti i inceneratorit të Tiranës ishte koncesion, dhe as shteti, as bashkia, nuk është investitore, por janë të përfshirë në procedurat e realizmit të këtij koncesioni" Ju lutem por nuk kuptohet pse paguan bashkia 80.000€ ne ditë (sipas mediave) per nje sherbim që nuk ekziston???
Se gjen gje Kurtin nga gelbazat tuaja. Jeni thjesht antishtet e ai shtet ndaj e sulmoni me qurre.
Ne që ngritëm komunizmin më barbar në Europë pas Luftës së Dytë Botërore, ndërtuam po ashtu edhe demokracinë më të korruptuar në kontinent ! Shkatërruam të gjitha fabrikat dhe uzinat e ngritura me gjak e djersë. Shitëm gjithê armatimin. Madje edhe shkollat dhe spitalet nuk i lamë në këmbë. Dhe më e tmerrshmja: Shitëm apo dhamë me koncesion për një copë buke të gjitha pasuritën kombëtare që i takonin një populli të tërë! Naftën, kromin, bakrin, minierat... Tani thuhet se do shesim edhe një lum, sepse jugu i Italisë ka thatësirë! Edhe sikur Krishti me kamxhik të vijë nuk e bën dot këtë vend. Jo më një SPAK i politizuar dhe i trembur në kulm.
E gjithe zhurma,eshte tymnaje per ti hedhur hi syve popullit.SPAK-u ka lindur i vdekur.Ne fund te kesaj zhurme do te shohim se ndonje do te denohet per "shperdorim detyre".Eshte nje akuze qe benin dikur ispektoret e arsimit gjate kontrollove"ka te meta ne pervehtesimin e njohurive,po ku konkretsht nuk thuhej".Shqiperia eshte rrenuar nga themelet dhe ne vazhdojme te bejme politike.Popull trushpelar dhe mosmirenjohes.