Debati mbi kullën më të lartë të Tiranës ndodhi befasisht. Edhe pse leja ishte dhënë qysh në muajin mars, disa zëra që e kishin përshkruar atë si një “qokë” të pushteti për familjen Berisha nuk është se u morën shumë seriozisht. Në të vërtetë, grupi që ndërton kullën, është më i madh se ai që ka emrin dhe po lakohet. Në thelb grupi që qëndron jo vetëm pas kësaj kulle, por pas rreth 1 miliard eurosh ndërtime në Tiranë, ka brenda vetes pronarët e mëdhenj të grupit “Klan”, të cilët shërbejnë si telefon i prishur mes Berishës dhe Ramës. Ramës duke i shitur pallavra për Berishën dhe Berishës duke i shitur miqësinë me Ramën si kërcënim për ta braktisur, po nuk i dëgjoi.
Janë të njëjtët që ndërtojnë në fund të “Rrugës së Kavajës”, duke shkatërruar qysh në kohë të Berishës, ndoshta muzeun më të mirë në Ballkan që ka pasur Shqipëria, atë të Shkencave të Natyrës, dhe në disa kantiere të tjera në zona të mira të Tiranës. Brenda këtij grupi, Ilir Shtufi është thjesht njeriu që i ka dhënë garanci pushtetit se brenda atij grupi ai është njeri i Berishës dhe për këtë kullë Sali Berisha nuk do të bëjë zhurmë.
Por brenda grupit ka dhe biznesmenë të afërt me ministra socialistë, që kanë ndihmuar njeriun e Berishës të marrë dhjetëra licenca për parqe fotovoltaike dhe tenderë rindërtimi.
Zhurma filloi pikërisht kur u pa se ky premtim i tij po mbahej. Për muaj të tërë Sali Berisha dhe njerëzit e tij jo vetëm që shmangën çdo shenjë agresiviteti ndaj projektit, por e kishin ndërtuesin sponsorin e tyre kryesor në çdo aktivitet të Foltores. Dhe këtë më mirë se pjesa e pushtetit e dinë vetëm militantët e Foltores.
Ndërtuesi është pjesë e njerëzve të besuar të Shkëlzen Berishës në fushën e investimeve të ndërtimit, pasi ndërtuesi është kushëri i parë i Shkëlqim Beshirit, që shfaqet befas pronar atu ku kthehen tokat e Teqes së Zallit në Ksamil, ku kthehet prona e familjes Delvina në Sarandë, apo ku merr lejen si investitor strategjik në Lalëz tek ish- toka e investitorit arab që u rrah nga banditët lokal aty.
Kush ka kuriozitet për të si investitor mund të ndjekë linkun e kompanisë së tij që është publike. https://lim-em.al/godinat. Mendoni pak Berishën tani të lejonte njerëzit e kundërshtarëve të tij politik, të bënin qoftë dhe një godinë. Ua çonte rruspat natën.
Ndërsa kushëriri i tij i pare, që është ndërtuesi i kullës, aktualisht ka këto kantiere në Tiranë bashkë me këta ortakët që përmenda më lart. Kompania Nova construction në Tiranë në fushën e ndërtimeve si më poshtë: https://novaconstruction.al/al/
Ka 85 mijë metra katror e gjitha sipër dhe nën toke, 200 metra e larte pas TOB (Kulla)
Ka ne proces ndërtimin te muzeu i shkencave “Garden building”, kompleks pallatesh 27 mije metra katror
Ka ne proces ndërtimin te “Mine Peza”, te marketi Vefa, 35 mije metra katror
Ka ne proces një te “Komuna Parisit”, objekt i madh 30 mije metra katror investim. Sapo e ka nisur këtë.
Ka ne proces ndërtim ne Laprake 15 mije metra katror
Ne proces përballë “Casa Italia” 5 godina banimi 50 mije metra katror
Kulla te oborri i “Gardës” 15 mije metra katror.
Pra ka gjithsej 257 mijë metra katrorë ndërtimi leje vetëm në Tiranë, që shkojnë tek rreth 1 milard euro. Të mos vazhojmë më tej nëpër Shqipëri.
Debati për kullën u bë i prekshëm kur vendi u rrethua dhe grupimi i Arlind Qorrit protestoi para rrethimit për prishje të lulishtes. Kur unë fola para disa muajsh, as që e vuri njeri ujin në zjarr, çka tregonte se Berisha po e mbante fjalën.
Pastaj dolën zëra të tjerë që provuan lidhjet me Berishën dhe ai u bë viral.
Ky debat tani ka ri-rreshtuar politikën dhe natyrisht shtypin, duke vënë në siklet dhjetëra opozitarë dhe qeveritarë.
I gjithë spektri i shtypit që mbështet Sali Berishën, me një lehtësi të padurueshme filluan të relativizojnë lidhjet, edhe pse e i njohin mirë investitorët, duke u sjellë si “njerëz normalë” dhe duke e trajtuar si biznes ligjor. A thua nuk janë këta që akuzojnë gjithë dynjanë pa asnjë lidhje, as faktike, as logjike, jo vetëm për biznese, por qoftë dhe nga “qytetari digital”.
Në siklet janë vënë mediat e mëdha, për shkak të aleancave me njëra- tjetrën, për shkak të përfshirjes në këtë histori të pronarëve juridik dhe partnerëve të grupit Klan.
Akoma më në siklet ndjehen segmente të qeverisë, ministra dhe ish- ministra, që e kanë të njëjtin investitor partner të tyre dhe e kanë mbushur me licenca dhe tenderë, gjithmonë duke u premtuar se për ta nuk do flasë Doktori.
Që ti bie shkurt, kjo histori në fakt tregon thjesht se si funksionon politika në Shqipëri dhe çfarë shesin tek dy palët sekserët e politikës.
Edi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe të tjerë, do të ishte më normale të takoheshin vet me njëri- tjetrin nëse duan të bëjnë pazare dhe Shqipërisë do t’i kushtonte më pak. Në këtë histori ata janë më shumë të përdorur se sa përfitues. Përfshi dhe Sali Berishën, në këtë rast më dhimbset pak (që mund ta merrni me mend sa mend më dhimbset), se nga “kapadai” që shfaqet në publik, është kthyer thjeshtë në një dordolec që e urdhërojnë sekserët që i flasin në emër të Edi Ramës.
Këta që bëjnë si “besnikë” të Berishës, drekojnë e darkojnë me Edi Ramën duke i treguar atij “qyfyre” nga Berisha, pastaj darkojnë me Berishën duke i treguar se ishin tek Rama dhe i thanë ashtu e kështu për të, pastaj kapin ministra të Ramës dhe u kërkojnë punë për njerëz të Berishës dhe u thonë se Berisha nuk flet, pastaj kapin Berishën dhe njerëzit e tij dhe u kërkojnë pjesën që u rregulluan punë, dhe kështu pafundësisht.
Kur nuk funksionon, kur ngecin tek ndonjë minister, dalin në TV si analistë të pavarur dhe godasin “korrupsionin” e qeverisë Rama dhe në këtë rast pronari i TV Klanit bën si i nxehur se nuk e “pyesin”, se janë të pavarur.
Pra nuk është puna se janë një grup biznesmeno- meditatik që mbështet Berishën apo Ramën. Të jesh me Berishën apo Ramën është zgjedhje personale dhe nuk ke pse i merr leje askujt. Këta janë ata që për të rrjepur Edi Ramën duhet patjetër të mbajnë në lojë Berishën, pasi nuk kanë më arsye pse të jenë pastaj sekserë mes tij dhe Berishës.
Kaq është gjithë historia jo vetëm e kësaj kulle, por dhe e gjithë miliardave që ky grup po bën në Shqipëri, që aktualisht ka një vlerë ndërtimi që shkon tek 4 miliard euro, nëse ua fotografon vetëm lejet publike që kanë në gjithë Shqipërinë.
Sa për dijeni, meqë keni hallin e se kjo aferë u shpik nga unë dhe të tjerë për të mbuluar aferën e inceneratorëve, përveçse nuk kam asnjë lidhje me asnjë personazh të inceneratorëve, kam dhe një neveri për stilin prej gabeli me të cilin janë kryer gjithë pazaret në atë histori. Por që të jeni të qetë, gërmuesin e dherave të inceneratorëve e keni pjesë të këtij grupi dhe paratë e shpenzuara deri tani për inceneratorët, megjithë vjedhjet, janë para xhepi për këta.
Tani quajeni si të doni Berishën në këtë histori, në daçi viktimë, në daçi të kapur, në daçi pronar, por e gjithë historia tregon se korrupsioni politik i Berishës dhe nevoja që të qëndrojë në politikë me çdo kusht, në fakt ka prodhuar miliarderët e shekullit në Shqipëri.
Nuk e kemi hallin tek Berisha por tek keta ne pushtet qe do punonin ndryshe nga Berisha. Dolen me mut thote populli. Kane 10 vjet ne pushtet dhe e bastarduan vendin akoma me keq . Betonizuan e shkaterruan gjithcka.
Domethene edhe per lejet qe firmos Rama fajin e paska Berisha! Keshtu ishte dhe per zogun e Safetit! Dhe e bukura eahte se mediat e Rames na thone se kush duhet te jete opozita e kush jo! Ik se e kenu qelb fare
Nje pyetje kam. Keto lejet i ka dhene Berisha apo Rama? Se ky po qe shoku e lidhja e besuar e Shkelzenit keto kullat do i kish ndertuar kur ishte Saliu kryeminister por ne fakt po i nderton tani qe eshte Rama! Prandaj kjo histori nuk me ben shume sens! Se po te jene te verteta keto qe thua i bie qe mut i mutit del Rama qe u ka dhene lejet!
Ha ha ha Rilindja te dhjet se qeshuri. Sa ishte berisha ne pushtet keta ishin bisnesmene normale. Me ardhjen e rilindjes dhe erionkes ,keta kane 10 vjet qe marin miliarda tendera dhe leje. Njelloj si kastrati e te tjere Fajin e ka saliu. Te shkrimi i rradhes ,Merua do na thote se median ne shqiperi e kontrollon saliu. Sepse edhe pronari i Klanit , edhe pronari i Temes kane qene bashkepuntore te afert te saliut. Dhe populli delenxhi dhe trim rilindas , do kenaqet qe fajin e ka saliu.
Shkurt muhabeti , ti , Mero Baze je i Madh !!! Je i vetmi gazetar , njohesi i politikes e realitetit shqiptar , qe flet e shkruan me vertetesi . Je i vetmi qe une çdo mbremje mezi pres te te lexoj . Faleminderit !
Jam i nje mendimi me komentin qe bene vetem desha te shtoja qe Mero Baze eshte dhe me i zgjuari nga te gjithe kopeja e uqerve qe bejne pjese ne kazanin mediatik fale liçencave te gazetarit. Mjer ky popull qe nuk di te lexoje sepse minimalisht pas ketyre shkrimeve ne mos do qe ngritur do qe revoltuar ne vetvehte!
Bravo EDI RAMA .Te zente syte vota e popullit,qe te besoi .Edhe ti nuk je me i mire se para-ardhesit.TURPI te mbulofte per keto pazare qe ben
Na le pa goje Mero! Viktime Berisha?! Edi?! Nuk po i permend te tjeret te cilet ti i liston ne shkrimin tend. Qe ka tarafe, grupe, çeta horrash, kete e dime. Por qe Shqiperia, te katandiset ne kete derexhe, krejt te pa shprese siç thua ti! Qe jemi ne dore vagabondesh e trutharesh - duhet te ikim te gjithe prej ketej nje ore e me pare. Jam realisht i befasuar (ne fakt i tronditur) pasi ti Mero ne ke shkruar ndonjehere keshtu: ne hava, thote populli - perjashto kohen kur ishe prane Berishes
Mero je brilant para ktyre molusqeve qe kujtojne se kan miliona dhe jane te mencur .leket ne shqiperi i kan injorantet dhe te poshterit maloket .kaq e thjesht bravo .
Se mos gabohem, a eshte i njejti Edi qe i conte te fala Sandrit? Ja paska kthyer te falat Sandri, qenka djale me norma
Tu lumte "pena" e arte. Mbi kete analize, nuk ka vend per shume koment.
Kemi kaq kohë që bëjmë pyetjen,ku i gjen paret Sali krimineli qe bredh me nevojtoren e tij nëpër Shqipëri,aspaku hesht dhe asnjë nuk e pyet se si mban gjithë ata injoranta qe i mer me vete dhe i paguan me miliona,te mos themi për tv sypeshkaqenin dhe tv te tjera qe del cdo natë dhe na bën për te vjellë,sa i paguan Taborin e gazetarëve enveristo berishist.A deklarohen paratë e ketyre zeqove e shtufa tartufa e co qe i japin kësaj partie terroriste me Sali Rahman Karaxhiç.Kulla do bëhet,por Luli Saliut do e vonoj ca kohë me aspakun,se po vepron ashtu si Rama ,qe i bllokoi pallatet te diga kur ishte ne opozitë dhe kur erdhi ne pushtet i lejoi mbas gjoja gjyqit qe fituan,por me shume do kenë fituar gjyqtarët,kështu do veprohet edhe me kullën ku secili do marë pjesën e vet ,dhe qorrat qe protestojnë do spostohen te kulla e radhës.Më e bukura e protestës sotme me 20 vetë,sapo pushuan thirrjet o Erion o beton,filloi te pëlliste hoxha arabisht,ndoshta edhe ai shante Erionin ose Saliun....
RAMA DHE BERISHA KARSHILLËK TË HAPUR NDAJ PERËNDIMIT.--------------------------------------- Bashkimi Europian e kundërshtoj dhe bllokojë nismën ligjore të Edi Ramës për legalizimin e të ardhurave të shqiptarëve që me rrugë joligjore janë krijuar në perëndim, duke e vlerësuar këtë si një përpjekje për të pastruar para që vijnë nga burime të paditura. Mafiozët, të cilët komandojnë si tu dojë qejfi Berishën dhe Ramën, për interesin e tyre, në këtë rast dhe shumë të tjerë si ky, i detyruan të dy palët të veprojnë kundër ndërhyrjes bllokuese të BE. Kjo ka për të patur pasoja njëjtë me ato të vitit 1997 kur bllokimi i skemave mashtruese çoji në rrëzimin e shtetit e për rrjedhojë rrëzimin e Berishës. Duket këtë radhë ai që ka për të përfunduar politikisht por edhe juridikisht me këmbë përpjetë është Edi Rama.
Xhezo e ke gabim! Ne rastin e mashtrimit me skemat piramidale te 97, humbisnin te gjithe investitoret e vegjel/populli, ndersa aktualisht fitojne te gjithe dhe parate materializohen ne funksion te zhvillimit urban. Une them shume here me mire qe keto para nga aktivitete te paligjeshme, investohen ne Shqiperi sesa jashte saj.
Sqarimi qe me jepni ka brenda tij gjithcka qe ka te beje me interesin e skajshem, nje pragmatizem i pafre, por vetem me nderin dhe nje politike te ndershme nuk ka te bej. Llogjika e Berishes dhe sidomos e Rames ka qene dhe mbetet, qe nderi eshte nje 'ves' i budallenjeve, i te paafteve dhe njerzve qaraman, qe jane mesuar ti ushqeje qeveria sikur te jene bebe akoma te pangritur ne kembe. Por nuk eshte keshtu. Nje qeveri qe buron nga populli duhet te punoje per popullin dhe jo per nje grup njerzish qe ajo i klasifikon si te zote e te sukseseshem. Mos kujto se une nuk e di se si mund te behet leku ne menyre te pandershme, por une kurre nuk do ti lejoja vehtes te futesha ne nje udhe joligjore. Natyrisht, une jam nje individ, ose sic shprehen ketu shumica, "jam nje qime bythe", qe askush nuk do tja dije nese rroje apo jo. Kurse per nje qeveri ti hyje kolektivisht rruges joligjore dhe te mburret se po zhvillon vendin mbi veprime ekstraligjore, kjo eshte te luash vendit. Pikerisht, pse ka bindjen e patundur se parate jane kurdohere te mira dhe mund te perdoren per zhvillim, pavaresisht nga e kane burimin, Edi Rama dhe Sali Berisha as jane shqetesuar ndonjehere dhe as qe shqetsohen se nga vijne dhe si vijne, mjafton qe ato sjellin ndryshim dhe zhvillojne vendin. Pra shkurt, sipas kesaj dysheje mjafton te zhvillohet vendi, pa se nga vijne dhe kush perfiton ne kete rast, pune e madhe. Europa nuk ja lejoi Edi Rames te legalizoje parate e shqiptareve jashte atdheut, pasi ato nuk dihet nga burojne. Shteti ka rregulla. Dhe kur shtetaret behen njesh me shkelsit e ligjit dhe arrijne deri atje sa ta vene gjithe makinerine shtetrore ne sherbim te ketij kontigjenti, i cili e ka per norme te operoj ne menyre te jashteligjeshme, dije i nderuar Taulant, fundi eshte i njejte si ai per piramidat. Bota perendimore prandaj vleresohet nje bote e qyteteruar, sepse operon mbi rregulla dhe ligje qe mbrojne interesin publik dhe jo te nje grupi te caktuar ne shoqeri. Ketu do jemi, dhe do shikojme. Sot Edi Rama, per te qendruar ne pushtet, i thur elozhe Bace Pacollit, duke i thene se ka ndertuar gjysmen e Kazakistanit, por kur aeroporti i Vlores te mbetet shkrete si ai i Kukesit, atehere do shikojme se te gjithe duhet ti japim Baces Pacoll cdo vit deri ne nje parate qe ka investuar, nese ndertimi mund te rezultoje me humbje katastrofike. Kjo eshte sikur te hidhesh me koke nga nje lartesi, pa e ditur thellesine e ujrave ku do te zhytesh. Vetem aventurieret dhe njerzit e lidhur fort me pushtetin dhe te ligen mund te bejne eksperimente te tilla me jeten e nje populli dhe shoqerie.
Para doca viteve pata arrite ne kete perfundim: Te ne nuk dihet ku fillon mafja dhe ku mbaron shteti, si dhe ku fillon shteti dhe ku mbaron mafja. Editoriali e sotem i gazete Tema, i tregoi "sinoret".... Nje shkrim embleme per gazetarine shqiptare. Nderime dhe respekt autorit, z. Mero Baze.
Ja hangsh karin Albin Kurtit.
Mos shkruaj me Mero se me kete i ke qire miun e mureve komplet.
Mero, duhet të fillosh punë te spaku si këshilltar
Edi Rama dhe Sali Berisha po u qijne ne vesh prej 2008 me ndryshimet e kushtetutes,ti gezoni????????
Kosovaret per qdo vit nga 1 miliard euro ju lojne pacovave banditave te kristaq shkaut ne Shypnin m*t .., dhe prap shkiet e kristaq shkaut as nuk jane mirenjohes ndaj kosovareve, perkundrrazi na urrejne, nuk na dojne, nuk na rrespektojne, … na ofendojne, na thojne koqovarre koke trrashe………., mas shkieve trranohen———— mire po na bojne !. Dhe me te verrtet kosovaret jane koke trrashe si jav lojne miliarda euro. Ju boj thirrje kosovarve bojkotone detin e shurravt te Shypnis.
Ajete mire nana u ka qi se e ka zakon, po ty tu paska qi edhe baba. Dmth baba bythqim. Yyyyyyt rrac pederi
Çmimi per gazetarin me te mire t’i jepet Mero Bazes! Te tjeret jan pjese e grupit, bythlepires…(!)
I paska shkruar vet gjysmat e komenteve Meroja hahaha
Per Belinden e ke fjalen kur thua ca ministra socialist? Se ajo i ka dhen gjithe ato leje e licenca per fotovoltaik Shtufit…
Mgjt duhet të dini se kështu funksionon kapitalizmi, të kthehesh nga socializëm në kapitalizëm, s’është përparim për njerëzit e thjeshtë, por për një grup njerëzish. Problemi është se kur ndrron forca politike, nuk do të thotë të ndrrohen investitorët, ata që ndërtojnë, ata që pas tyre kanë një masë njerëzish që me punën tek këta ndërtues, mbajnë familjet e tyre e kështu me radhë… Frymën e ndyrë të ndryshimeve deri dhe pastruesja, e futi Sali Berisha, që shkatërroi gjithë sistemin e drejtësisë dhe punësoi juristët e Plepave, që i bënë gropën gjithshkaje të ruajtur edhe nga regjimi socialist. Gazetarët bëjnë detyrën duke denoncuar, pa paragjykuar, siç bën dhe Mero, që vjen me fakte. Është detyrë e sistemit të drejtësisë, jo e qeverisë, të vërtetojë atë që thonë gazetarët e denoncuesit. Vetëm kështu do forcohet besimi i njerëzve. Komentuesit anonimë që shajnë e fyen, duhet edhe këta të vihen para drejtësisë. Mos ardhtë kurrë sistemi dhemokratik që drejtoi shkatërruesi Berisha. Ai duhet të paguajë për shkatërrimin që i bëri vëndit dhe jetët e humbura për shkak të tij.
Cfare do te thote “rrjepin Edin”? Ja la gjyshja Edit Shqiperine me testament? Ndertuesit rrjepin populllin shqiptar duke perdorur Ramen dhe Berishen.
Mgjt duhet të dini se kështu funksionon kapitalizmi, të kthehesh nga socializëm në kapitalizëm, s’është përparim për njerëzit e thjeshtë, por për një grup njerëzish. Problemi është se kur ndrron forca politike, nuk do të thotë të ndrrohen investitorët, ata që ndërtojnë, ata që pas tyre kanë një masë njerëzish që me punën tek këta ndërtues, mbajnë familjet e tyre e kështu me radhë… Frymën e ndyrë të ndryshimeve deri dhe pastruesja, e futi Sali Berisha, që shkatërroi gjithë sistemin e drejtësisë dhe punësoi juristët e Plepave, që i bënë gropën gjithshkaje të ruajtur edhe nga regjimi socialist. Gazetarët bëjnë detyrën duke denoncuar, pa paragjykuar, siç bën dhe Mero, që vjen me fakte. Është detyrë e sistemit të drejtësisë, jo e qeverisë, të vërtetojë atë që thonë gazetarët e denoncuesit. Vetëm kështu do forcohet besimi i njerëzve. Komentuesit anonimë që shajnë e fyen, duhet edhe këta të vihen para drejtësisë. Mos ardhtë kurrë sistemi dhemokratik që drejtoi shkatërruesi Berisha. Ai duhet të paguajë për shkatërrimin që i bëri vëndit dhe jetët e humbura për shkak të tij.
Te lumte per shkrimin Mero deri dje besoja se Rama do bente ndonje gje per shqiptaret por tani shikoj se ate qe i beri berisha qe ja beri koken mute gropa gropa i futi dhe shkopin ne bythe tani ne pushtet po ja shperblen dyke i dhene prona saliut ilurit dhe kelysheve te tij me kete kullen vajti muti 60 kate i them Rames bolle se na cave bythen me propogande dhe po na bene cirak te saliut ilirit kelyshve te tyre dhe te vetes tende me lali herin dhe kokqethurit e ato cickat qe ju zente mallkimi i popullit dhe kur te vdesin sa me shpejte do zoti te pellasin si GOMARI qe te thote populli po vuan saliu ililiri rama luli lali heri dhe kelyshet e tyre me shume se dy kunjtal dhe nuk do marin gje tjeter.
Te lumte per shkrimin Mero deri dje besoja se Rama do bente ndonje gje per shqiptaret por tani shikoj se ate qe i beri berisha qe ja beri koken mute gropa gropa i futi dhe shkopin ne bythe tani ne pushtet po ja shperblen dyke i dhene prona saliut ilurit dhe kelysheve te tij me kete kullen vajti muti 60 kate i them Rames bolle se na cave bythen me propogande dhe po na bene cirak te saliut ilirit kelyshve te tyre dhe te vetes tende me lali herin dhe kokqethurit e ato cickat qe ju zente mallkimi i popullit dhe kur te vdesin sa me shpejte do zoti te pellasin si GOMARI qe te thote populli po vuan saliu ililiri rama luli lali heri dhe kelyshet e tyre me shume se dy kunjtal dhe nuk do marin gje tjeter.
Bravo per te verteten e madhe qe e di cilido qe ka dy pare mend ne koke. Mero nuk ke pse e kursen me Edi Ramen. Cilen lekure po i rrjepin Edi Rames, ate qe i la Aneta apo Kristaqi?! Edi Rama eshte duke vjedhur Shqiperine bashke me Berishen. Saimir Mane, Cet Kastrati apo Sandri etj jane ata qe kane gjerat e ketyre te dyve (dhe Metes apo Lulit) ne emer te tyre. Edi Rama shkaterroi PS dhe tradhetoi besimin e popullit tek nje pushtet ndryshe. Dhe keto per bythen e tij.
Mero na hape syte. Kam bere 6 muaj fushate ne v 2013 per Ramen, thjeshte i shtyre nga vetvetja. Pas 6 muaj qeverisje te tij, kur pashe qe te gjithe dekretet e tij rendonin mbi masen e njerzve ne nevoje, u hodha kunder tij. Nuk e votova me, por nuk e kam votuar asnje subjekt tjeter. Si i majte stoik, mendoja qe vota per nje subjekt tjeter eshte vote kunder te majtes. Analiza Juaj, i nderuar gazetar, e thot troç: Te votosh Ramen, ke votuar dhe Berishen. Ndersa te djathteve u thote: te votosh Berishen keni votuar edhe Ramen. Pas ketij editoriali, voten time kunder Rames dhe kesaj te majte te shperfytirurar e shoh si mision.
Po ca te majte thua o njeri rama ka 20 vjet qe flet "pertej te majtes dhe te djathtes". Ja per keto qe ka ber keto 10 vite pushtet e ka pas fjalen. Rama ska punsuar nje socialist lere pastaj tju kete dhen nga keto tortat qe i jep Berishes. Rama eshte mashtrusi dhe hajduti me i madh i ketyre 32 vite muto-hajduto-kraci. Berisha votat i ka te vetat personale prandaj Rama ben cicin nga ai. Kurse rama po te ishte shpall non grata as Linda nuk e votonte se eshte i pa afte.
Mbase keto qe shkruhen qendrojne, por fakti qe Shtufi merr kaq shume leje ndertimi gjate qeverisjes se Edit dhe Erjonit, nuk me thote qe i ka punet keq me keta te dy. E para kjo. E dyta, te gjithe e dijne qe Shtufi eshte i lidh me Kastratin. E treta, Shtufi e kompani kane marre para pa fund per rindertimin e banesave qe u prishen nga termeti. Mos ja dha Sala?! Mero je specialist i ngritjes se mjegulles..., por s'bejme dot pa ty... ti te mban gjalle mendjen dhe mendimin.... gjuan me qitje te larget
Ndjej neveri per Edi Ramen mendoja ndryshe por paskam gabuar lengaraq njelloj sì Sali gomari.
Lerini keto brockulla.Shikoni ligjin per taksen mbi shtepite,mbi copen e tokes qe ka fshatari,sigurimin e detyrueshem mbi demet e termetit taksen mbi rezet e diellit dhe eren e te tjera qe po na ngarkon mbi kuriz qeveria. Kur tju djege xhepi do ta merrni vesh se c’po ndodh ne kete vend!
Lerini te ndertojne me parate qe kane vjedhur kelyshet e Saliut, pastaj ja konfiskon Spak. Incerenatoret u bene dhe tani jane prone e shtetit ashtu sic do jene edhe kullat, por sulmojini kur ti mbarojne jo kur fillojne punimet. Rama eshte njeri i zgjuar, po ja merr parate pa pasur nevoje me i gjemuar kontot bankare jashte shtetit! Me ato para po ndertohet Shqiperia moderne, prandaj Mero duhet koha e duhur per te folur.
VRISNI EDI RAMEN DHE SHQIPERIA RREGULLOHET. ESHTE ME MIRE TE VRITET KY KRIMINEL SE SA I GJITH KOMBI TE SHKOJ NE SHKATERRIM.
“Zeusi” më në fund ndërhyri dhe urdhëroi “perëndinë e erës “ që të shpërndai retë. Mbi Golik, aty në gryken e Mezhgoranit është ulur Mero- zeusi ! Më shumë se kaq … ç’ mund të bëjë?!
O Mero, se ti ke muhabet me ramen. Thuaji ta revokoj lejen. Me sebepin e asaj kleckes se konsultimit me publikun. Nderkohe, ti thoje Klanit, ta hqi ate Shtufin si aksioner. po ta verifikoj mire ama. Pastaj te behet konsultimi me publikun e tja u jape prape lejen pa Shtufin. Te shikojme do kercejne perpjete Foltoristet apo jo?