Të vetmit, që nuk kanë merita në debatin për kullën, janë denoncuesit 

13 Gusht 2023, 17:42Editorial Mero Baze

Debati për kullën në qendër të Tiranës, nuk do ishte kaq i fortë, sikur palët të mos kishin reaguar kështu si reaguan. Të gjitha argumentet e tyre dhe gjithë mënyra se si debatoi qeveria dhe Berisha, ishin ato që krijuan bindjen se brenda kësaj historie ka një gjë qe i bashkon 
Argumenti i parë se kur kulla u miratua nuk pati zhurmë, është më i dobëti i gjithë argumenteve. Qysh kur u miratua, pati zëra që e thanë këtë, por nuk pati zhurmë se as qeveria as Berisha nuk reaguan, i injoruan madje e kontrolluan heshtjen mbi këtë debat. Dhe patën sukses. 
Tani debati nuk ngjiti se folën disa gazetarë apo politikanë. Debati tani ngjiti pikërisht se pati zhurmë nga autorët. Pati reagim nga qeveria që shfajësonte berishët si pronarë dhe pati reagim nga berishët që shfajësonin qeverinë për lejen.  
Pra argumenti pse nuk pati zhurmë në Mars por në gusht, lidhet me autorët e paktit. Atëherë patën pakt të heshtnin, tani me sa duket I lëshuan nervat dhe filluan të mbrojnë nëjri-tjetrin. Pa e bërë këtë, askush nuk do të bindej se kanë diçka mes tyre. 
Ndaj argumenti që nuk pati zhurmë në Mars, nuk është pro tyre. Përkundrazi është më i keqi kundër tyre, pasi tregon se ka pasur pakt për heshtjen dhe sapo debati u hap, instiktivisht filluan për të mbrojt njëri tjetrin. 
Argumenti se debatin e kanë nxitur njerëz ziliqarë, hakmarrës gjobaxhinj, gozhda të vjetra urrejtjeje, e ku di unë çfarë tjetër, nuk është ndonjë alibi.  
E zëmë se të gjithë ata që kanë folur për kullën janë ziliqarë, hakmarrës, gjobaxhinj e çfarë të duan dy palët.  
Puna është a ka pakt a nuk ka pakt.  
Dhe pakti është që grupi i investitorëve që janë rrethi i Berishës, ka dhënë garanci se nuk do debat për kullën. Tani nëse nuk është e vërtetë që ka pakt, nëse gjithçka është shpifje, trillim, hakmarrje, gjobë e çfarëdo gjë tjetër, nuk e kuptoj gjithë këtë shqetësim si nga qeveria si nga berishët. Pse duhet të shqetësohen për një gjë që nuk është e vërtetë.  
Po të mos ishin shqetësuar ata, nuk do ishte bërë kaq e madhe. Dhe mbi të gjitha, këto janë palë me shumë pushtet në Shqipëri dhe nuk kanë si bëhen kaq nervozë nga një gënjeshtër e thënë nga sharlatanë gjobaxhinj, hakmarrës, siç thonë se janë këta njerëzit që kanë ngritur shqetësimin.
Në opinion nuk ka zënë shumë vend çfarë kanë akuzuar këta që fyejnë autorët e paktit, por shqetësimi i tyre. Dhe ata nuk para shqetësohen kollaj nga akuza të gënjeshtërta. Përkundrazi argëtohen me to. 
Së fundmi argumenti që këtë kullën po e ndërton një njeri që quhet Ilir Shtufi, dhe jo Shkëlzeni me emër të vet, e bën akoma më qesharak debatin.  
Po të shikosh historinë e biznesit të Ilir Shtufit, këto vite pushteti socialistësh shikon se ai është 20 fishuar, pikërisht përmes paktit që u ka ofruar disa ministrave socialistë, të tipit më jep leje për parqe fotovoltaike se nuk do të sulmojë Berisha në Kuvend, më jep tenderë rindërtimi se nuk do të sulmojë Berisha në parlament, më jep jep leje ndërtimi se nuk do të sulmojë shtypi i Berishës e kështu me radhë. Dhe Kulla këtë pazar ka. Ai thjesht u ka gjetur socialistëve dhuratën që ata kanë nevojë të mos i shqetësojë njeri në punët e tyre.  
Pikërisht ky mekanizëm paqeje me berishët është problemi. Pastaj si i ndanë katet e Kullës Shtufi, kë fut nënkontraktorë e si përfundon është tjetër plan biznesi. Atë mund ta verifikojmë gjatë rrugës.  
Atë që mund të verifikojmë tani, është se shumë ministra dhe ofiqarë të lartë socialistë, kanë preferuar të kenë partnere në biznese që ka nevojë për licenca një njeri të Berishës pasi e kanë më kollaj me të, si për të qenë të pa përfolur ashtu dhe për të marrë ndonjë pjesë të tyre.  
Një biznesmen i afërt me PS, apo krejt i pavarur, nuk është aq i pëlqyer nga ministrat socialistë se as i marrin dot gjë, as kanë garanci se nuk përfliten. Ndaj “emërohen’ biznesmenë” tipa si Shtufi, që shërbejnë dhe për të blerë qetësinë. Ky është i vetmi talent i Shtufit. Të tjerat janë plan biznesi i qeveritarëve të PS me berishët. Pa qenë nevoja të ulen e të bëjnë pazar. 
Madje në fund, debati degradoi aq shumë nga dashuria e palëve për njëra-tjetrën sa të dy palët po përpiqeshin t'i gjenin armiq të brendshëm te pala tjetër. Këta të Saliut u përpoqën të gjejnë si armik Erion Veliaj, kurse këta të PS t'i kujtonin Saliut, Lulin si bukëshkalë. 
Në fakt as njëri as tjetri, nuk kanë asnjë përgjegjësi në këtë histori. Veliaj si gjithë ministrat e tjerë socialist kanë “respektuar” Shtufin si biznesmenë të emëruar konsesual, ndërsa Luli, i cili po ashtu deri më 2021 e ka pas Shtufin në oborr të vet, herë si shok të Gridës e Salianjit, herë si mik të Zenit e herë si të partisë, thjesht e di kush është Shtufi dhe nuk mund të bëjë si budalla të besojë që s'ka lidhje me Berishën. 
Ndaj në këtë debat nuk kanë asnjë rol apo meritë denoncuesit. As unë, as kolegët e mij, as Qorri as Luli askush tjetër.  
Të vetmit që kanë merita për këtë debat janë autorët e paktit. Mënyra si u shqetësuan mënyra si u mbrojtën dhe mbi të gjitha mënyra se si përpiqen t'i gjejnë armiqtë në këtë histori, tregon që një gjë e kanë të përbashkët. Dhe ai është Shtufi.  
Por kujdes, se Shtufi është një lloj shkëmbi i butë me rërë të ngjeshur, i cili nuk mban dot kullë sipër vetes. Ndihmojeni ta mbajë! 
 

22 Komente

  1. Q
    Qimi

    Mero, e vetmja gje qe vlen ketu eshte si u peshkuan keta gazetaret e Saliut te mbronin Ramen. Dhe per kaq ja ka vlejtur.

    1. I
      Idrizi

      Nuk duhet shume zgjuarsi ta kuptosh sikletin e Saliut ne kete histori. Te Rames po ashtu

      1. K
        Koli

        Dy gjera jane thelbesore. E para qe Shttufi i ofron perjetsisht vilen Zenit dhe e dyta qe Damiani e paska mbushur me licensa fotofoltaike. Te tjerat shpejgohen vet

        1. D
          Defrimi

          Mero ja ke fut kot. E paraqet kete Shtufin si budalla. Ky qenka bir kurve. Paska zbuluar skemen me te thjesht duke pas si aset vetem Saliun. Lodhu kot Sandri jo Tv jo emisine jo reklama. Njeriu e zgjidh me Sakliun

          1. D
            Drejtesia e munguar

            Shtufini do bëjë mirë të shikojë mirë se ku shkon e ku futet se rasti Santo nuk është zbardhur akoma...

          2. M
            Mona

            Perpiquni ta ndani ne rregull kete jkullen se do ta kemi ne mes te vendit. Tu jepet te gjtiheve nga nje cop te biem rehat.

            1. B
              Bravo te qofte Mero Baze

              Radiografia e qeverive Rama nga 2013 dhe ketej! Ky eshte shkrimi me i fort qe ke ber ndonjehere. Eshte me i forti se eshte me demaskuesi dhe nuk mban krah vec krahun e te drejtes dhe te neperkemburve, tregon realitetin qe Rama

              1. A
                Arti

                Te pakten kur ti dhuroje katet Saliut Rames dhe Metes do jemi te sigurte se do sherre te forta se asnjeri prej ketyre nuk pranon te kete tjetrin larte .

                1. S
                  Shaqo

                  Mos folni marrina, kush ka leke, ben investime. Mero, edhe ti je pak xheloz, po ke leke hidhu, ose prit kur te kesh. Ky eshte kapitalizmi, jemi ne hapat e pare, rrjedhimisht eshte i eger, si ka ndodhur neper bote, edhe ti kaq munde, s'te la me shume hapesire ish shefi yt, nuk te besonte me shume, je nga jugu, cecen Tepelene, jo cecen malokerie. Ti nuk vret dot...ata te rjepin ose ripen per para, jo per pune. Sofizmat i ke kot, nuk vlejne.

                  1. B
                    Bojaxhiu

                    Vendi ka nevoje per nje alternative politike pro qytetarit shqiptar. Berisha, Meta dhe Rama jane tre grabitqaret historike te Shqiperise. Edhe pak vite edhe ky vend nuk do tu perkase me shqiptareve te thjeshte. Me te fundit do shuhet edhe kujtesa historike e qytetareve te ndershem apo atyre qe lane kockat per te. Do mbetet vetem kjo felliqesire betoni dhe vilash dhe lukunia e qelbesirave grabitqare

                    1. I
                      Iliri

                      Mero i vleresoj gjithmone shkrimet e tuaja si dhe analizat e sakt qe ben. Por kesaj radhe po na can menderen me fiksimet e tuaja, duke u marre me Shtufra, Xenra, Kuqot e Redbullit, e ku di une cfare tjeter. Thua kane lidhur pakte Rama me Saliun dhe paskan gjetur kete idjotin Shtufi si investitor te pareve te Xenit, kur mund te kishin vendosur si investitor te tjere si Kastratin apo Salillarin dhe Xenin si investitor te fshehte. Se Kastrati me Salillarin kane qene dhe jane kontribues me para per Foltoren e Saliut dhe Xenit qe prej viteve 90. Per mua me e mira duhet te jete se, te gjithe ju nese keni informacione, apo dokumenta qe implikojne kedo cojini ne SPAK, kjo ka vlere dhe jo deduksione se meqe ky njeh kete dhe ai flet me ate, qe eshte dhe komshiu i atij, atehere kjo femra ka ngel shtazan me ate tjetrin qe jeton tek pallati perballe. Po kthehesh ne perserites dhe i lodhshem ne analizat qe ben.

                      1. N
                        Ndeshje e filluar me rrezultatin 2 -0

                        Mero e supozojme qe ke te drejte ( dhe qe ke te drejte ) Rama e ka filluar ndeshjen me rrezultatin 2 - 0 goli pare ndertone nje veper ne Tirane , goli dyte ka futur prokurorine ne loje per verefikimin e pasurise nese eshte para e piste godet grupin pa meshire nese eshte e paster nje kulle pluse pe Tiranen

                        1. S
                          Shpenka pe Korçe

                          Me duket gjykim i sakte dhe pa pasion .

                        2. w
                          we the people

                          Ne fakt dhe zoti Mero eshte shume I vonuar te hape frontin e luftes mediatike me Ramen.Qe ne prill 2014 kur ne Kukes ne nje pervjetor te rastit Rama lavderoi Salin si nje atdhetar qe kishte ndihmuar Pamvarsine e Kosoves,pastaj ne perurimin e e librit Zogut nga Fejziu ne pallatin e Brigadave ku ka episode komike me Sandrin

                          1. G
                            Gjon

                            O Mero shyqyr qe qenke kthyer ne realitet. Kisha kohe qe nuk lexoja shkrimet e tua.

                            1. L
                              LAL DHJERI E TALL KEQ YMERIN

                              YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CYPIT DHE LEPIJA KARIN OLSI RAMES

                              1. X
                                Xinxilushe

                                Mero gelbaza pse po censuron komentet re te qifte gruan ne zuze t'pidhit Albin Kurti.

                                  1. L
                                    Lul derdimeni

                                    Mero. Meqë fole për ziliqarët, mesa duket ziliqari i parë qënke ti. S’e kuptoj se si ngulmon për të gjetur gjilpërën në kashtë, ndërkohë që punimet për ndërtimin e kullës tashmë kanë filluar. Nqs je burrë, për pretendimet që ke, drejtohu SPAK-ut apo ke frikë se të djegin makinën.

                                    1. n
                                      nani

                                      Moteli me5 yje do te quhet "ZEBRA"(inicialet e emrave pjesmarres) dhe katetperkojne me vitin e lindjes se njerit prej firmetareve.

                                      1. r
                                        romeo

                                        Tirana do ndertohet.Nuk me duhet fare se nga vine parate. Per kete kemi, shik , hetusi ,gjykate the organe te tjera invesitgative.Per aq kohe sa nuk vidhet dhe abusohet me parate e buxhetit te shtetit , ku aty kane pjese gjithe populli,, pjesa tjeter sme intereson . Edhe ne Amerike investimet gigante jane bere ... duke filluar me Al Caponen ...e me rradhe ... romeo..

                                        1. T
                                          Taulant

                                          E rendesishme eshte te ndertohet dhe perfundoje kulla se zbukuron qytetin dhe shperblen pronaret e truallit. Nese me vone SPAK konstaton pastrim parash nga financiesit, sekuestron pasuri te tyre dhe ja kalon shtetit. Pra edhe kulle kemi dhe asete publike njekohesisht. Kesaj i thone win win. Pra me Edin fitojne te gjithe Ec aty!

                                          Lini një Përgjigje