Halli i vërtetë i një familje hajdutësh, janë hajdutët e tjerë 

23 Gusht 2023, 18:32Editorial Mero Baze

Po vrisja mendjen çfarë dëmi të madh mund t’i kem bërë Saleh Berishës këto kohë që del në pikë të diellit dhe në gjysmë fjalie lavdëron gazetarët që po zbulojnë të vërteta mbi korrupsionin dhe në gjysmën tjetër më sulmon mua për kullën e të birit në mes të Tiranës. 

Të them që i kam bërë dëm tek kulla, nuk i kam bërë ndonjë dëm, se puna po vazhdon, edhe pas trazimit që kanë pasur aksionerët pas debatit. 

Maksimumi që ka ndodhur është se janë grindur me Shkëlzenin, pse po na vini në pozitë të vështirë. 

Shkëlzeni vazhdon të banojë tek vila luksoze që kushton mbi 10 mijë euro në muaj, për të cilën Berisha ka pas telendisur ambasadoren e BE, Romana Vlahutin, pse e ka marrë një vilë si ajo, për zyrat e BE, por për djalin e tij është dakord se i takon, ngaqë e ka në emër të Shtufit, “pronarit” të kullës. 

Të them që nga ky debat ka fituar shumë Luli, nuk e them dot, edhe pse Berisha e ka akuzuar se qëndron pas sulmit.

Talibanët e tij nuk është se janë njerëz që mendojnë, skuqen, apo turpërohen nga ndonjë bëmë e tij. Po të kishte ndodhur kështu, ai nuk do kishte Shkëlzenin me vete. Puna është se ata janë pas tij për të mbrojtur gjëmat e tij dhe jo për t’u distancuar prej tyre.

Kështu që as kjo nuk më bind që e ka tërbuar.

Të them që nga ky debat, ai është i shqetësuar që dëmtohet Rama dhe fiton Erion Veliaj, siç e ka thënë gjithë enturazhi i shtypit të tij, dhe ai vet, nuk është serioze. Ai e ka thënë më shumë që të duket bashkëvuajtës me Ramën, që siç pati ky një besëprerë, do ketë dhe Rama, prandaj i bëri thirrje të qëndrojnë bashkë rreth kullës.

Të them se debati mbi kullën e ka dëmtuar pasi e ka nxjerrë të dobët, të korruptuar dhe mbi të gjitha një langaraq që vrapon pas kockave të Edi Ramës, është e besueshme, por ai nuk është se ka turp për faktet. Nuk e ka problem të thotë që është kulla e Lulit.

Të them që është trembur nga padia e PD rreth kullës dhe hetimi pasuror i Zenit dhe rrethit të tij me këtë rast, nuk besoj, pasi SPAK ka dhënë prova deri tani, që derisa nuk merr ende Berishën në pyetje për vrasje, nuk ka ndërmend të marrë njeri në pyetje për punë lekësh nga ajo familje.

E vetmja gjë që më shkon në mendje, është pak perverse. Më është mbushur mendja se mos këta shokët e Shkëlzenit, në emër të të cilëve ai ka hedhur tokat në bregdet nga Lalzi në Ksamil, pallatet, kullën e çdo tjetër, mund t’i kenë dhënë shenja që s’kanë ndërmend t'ia kthejnë, se do kenë telashe. 

Ose i kanë rritur çmimin për këtë shërbim të rrezikshëm, kur kanë parë që mund t’i gjejë si këta të tjerët që po dënohen se kanë prona në emër të shokëve dhe shoqeve.

Ky duket tamam hall për një familje hajdutësh, që mbajnë pronat në emër të botës dhe është e vetmja gjë që i shqetëson. 

Do ishte lajm i mirë, pasi në mungesë të drejtësisë që duhet të vinte nga sistemi, është një drejtësi që e vjen nga frika e sistemit.

Dhe në këto raste, halli i vërtetë i një familje hajdutësh, janë hajdutët e tjerë. Ndonjëherë kjo është dhe zgjidhja.

16 Komente

  1. N
    Nikoll Kamdhi

    Mero Baze,fenomen!Ka të drejtë SB që shqetsohet.Nga Ti do i vijë fundit.

    1. R
      Raimond Vlonjati

      Kulla qe ndertohet me Lejen e Rames dhe te Veliajt na qenka e Saluut hahahahaahahahahahaa , Tani e tutje e kemi gjetur , justifikimin : Nderton Rama ne mes Tiranes kulla betoni dhe dihet qe ....Fajin e ka Saliu loooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool Kjo esht si Barsolet Natradini hahahahahaaha..Ne ndertoka Saliu kulle ne mes Tiranes , me lejen e Rames !??? Hajde estrade hajde .Kjo eshte genjeshter vetem per budallenj, dhe eshte tamam per keta koperativistet ketu qe e kane koken te mbushur me mut qeni. Mero mundohet qe vjedhjet e Rames tja hedhi Saliut -hahahahahahaha Hajde gazetari hajde ! Gazetari qe ne sherbim te hajduteve qeveritare

      1. T
        Taulant

        Po nuk i ndertove kullat brenda dhe ne qender te qytetit ku do ti ndertosh or trap? Nuk eshte kulle maloku or taj qe ndertohet zdregjeve, por kulle si ato te New York, Shangaj, Abu Dahbi etj. Nuk eshte faj te lejosh ndertimin e kullave, por eshte zhvillim dhe prosperitet. O Lab i pazhvilluar!

        1. K
          Khalifa

          Perse nuk thoni hajmutet jane te gjith bashke dhe shkon hajqeni dhe I ndan.

        2. k
          k

          Shqipëria është shoqëri pjellore për hajdute, korrupsion, mafje, drogë , vrasës dhe mercenarë. Kur nuk do jetë non grata do mbijne 10000 hajdutë të tjere. Ai komb nuk ka të ardhme.

        3. s
          saliu duhet te shpallet terrorist

          Jo kaq rende Mero,megjthese keta hajdute e kriminel qe mbrohen nga drejtesia,shoqeria e gazetaria servile,nuk pyesin si do qe tja thuash.ketu po nuk erdhen prokuror e gjyqtar nga jashte qe te mos jetojne ne gjirin e lalzit,ky vend do shkoj keq e me keq se te gjithe jane sulur te plackisin.Dhe sa me shume vjedhin te pangopurit,prape ka cfare te vjedhesh dhe me e bukura eshte se pergjerohen per fukarain.Vetem macja e monikes harxhon me shume se sa nje familje shqiptare.Per kete pyesni sonila buzefryren

          1. s
            saliu duhet te shpallet terrorist

            ah!se harrova,Mero mos dil per gjah ose mos u fut neper rrugica se ky vampir vezhgon nga frengjija e kullave te vicidolit,ku ka lindur pabesia

            1. L
              Ladi

              Hahahahahahaha Mu ne çaçke i ke rene hahahaha E telendise kete lecke (rraqe) te dale boje prej shume vitesh tashme. Besoj qe edhe ne ender i del ti Mero

              1. H
                Huh

                Më thën të vertet, si Rama i Erdoganit, si Saliu, si Meta, se cili nga këta i ka Talibanet, e vet që ju shkone mbrapa për arsye nga më të ndryshmet. Islamiket dhe komunistat po të thuash ështe e pamundur që të bëhen njerze. Se pse kët na ka mësue historija ku do në boten komuniste dhe islamike.

                1. N
                  Nikoll Kamshi

                  Korigjim për mbiemrin-Kamshi,jo Kamdhi

                  1. R
                    Real

                    Nuk ke asnje dallim ti sherbetor i njepasnjeshem si i nongrates se sotme ashtu edhe kryehajnit te sotem. Nuk mund te rrish pa i lepire bythen pushte tit ne cdo kohe.

                    1. F
                      Familja kriminale Berrisha

                      Pronat qe ka dhene ne emer te miqve Xen Qose ti harroje pasi nje vrases me pagese kushton kaq lire sa mund ta gjesh kudo . Xen Qose e ka jeten te limituar . Ndersa per kullen rane brenda lojes se Rames ishte gabim amatoresk i Xen Qoses ne kete histori Rama do nxjere geshtenjat me duart e SPAK. Jane vertete familje degjeneruar kriminale qe do kene nje fund tragjike.

                      1. A
                        Aleanca për mbrojtjen e tallashit

                        Mero djali,për hir të së vërtetës,më shumë se analiza jote,"Atë" qoftlargun,e ka tërbuar shtrembërimi i emrit, (Sa - leh)në fakt një specialitet peverz i Dr. mortjes.

                        1. R
                          Rgi

                          ....langaraq... e pelqej kete epitet!

                          1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                            Berisha ka frikë dhe bën presione të vazhdueshme në të gjitha drejtimet, për të mos ngritur kokën asnjë gjyqtar dhe prokuror. Presioni ndaj të tjerëve e ka mbajtur gjallë, ka mbijetuar mbi t'a , është ekspozuar si "trim" !

                            1. P
                              Patrioti cam i M...Bazes

                              Nje pyetje o Mero te kam rixha - Meqe je tek halli i vertete i nje familje hajdutesh qe ka mendjen te hajdutet e tjere...mos e ke gje llafin per Sulltanatin e Surrelit dhe hallin per arratine e Vezirit te Larte Ahmetaj?

                              Lini një Përgjigje