Suksesi i turizmit shqiptar është liria e zgjedhjes mes mungesës së standardeve  

20 Gusht 2023, 18:37Editorial Mero Baze

Në rrugët e Sarandës deri pas mesnate dëgjon vetëm italisht spanjisht dhe frëngjisht. Dhe këto nga mosha të reja prej 18 deri 30 vjeçare. Ecin trotuareve të ngushta të qytetit shpesh të zaptuar nga makina që hipin sipër, kryqëzohen në labirinte makinash parkuar si në Kandahar dhe vazhdojnë rrugën drejt diskove të qytetit apo vendeve ku duhet të kalojnë natën, pa asnje ankesë. 
Shpërthimi i turizmit shqiptar nuk është çmimi. Ndoshta ai është një karrem për të tërhequr vëmendjen.  
Me aq sa ndjehet qartë nga mbresat e tyre këtë verë, miliona pushues që kanë zbarkuar në Shqipëri, ajo që i tërheq më shumë, është liria për të bërë pushime në një vend pa shumë rregulla.  
Edhe pse duket pak kontroverse, për miliona të rinj evropianë, Shqipëria është një zbulim. Adoleshentë që vijnë me prindërit e pinë alkol, disko që ofrojnë muzikë të mirë, restorante me kontraste të thella nga ata që mund të marrin yje deri tek ushqimi i rrugës, çmime nga ato të San Tropes deri tek ato të Divjakës, gjithçka është aq e ndryshme, aq e paparashikueshme, aq pa rregulla dhe aq e gjallë, sa është e parezistueshhme. 
Për fat, këtë verë nuk ka pasur ngjarje të rënda.  
Ngjarja më gazmore e verës është ikja e katër të rinjve italianë pa paguar në një restorant në Berat, një ngjarje që më gëzoi më shumë se çdo gjë tjetër, pasi e bën turizmin natyral të vërtetë, me gjithë problematikat e tij. 
Edhe sjellja e stafit të restorantit ishte perfektë. E vetmja gjë pa vend ishte përfshirja e dy kryeministrave të Italisë dhe Shqipërisë në këtë histori duke e marrë seriozisht si kompensim dëmi. 
Nderi që na ka bërë ai gjest nuk paguhet me 80 euro. Gjesti tregoi se jemi vend normal, dhe se në një turizëm kaq masiv dhe kaotik, ka vend për gjithçka dhe për mashtrime të vogla dhe zhgënjime ashtu siç ka vend për argëtim.  
Mendoni dy vite me parë, Mihal Kokëdhimën që i ndiqte me thikë t'i vriste pse ikën pa paguar se nuk u pëlqeu shërbimi dhe stafin fantastik të Beratit që e morën me humor. Kjo është Shqipëria edhe e Mihalit dhe e Beratit. 
Ajo që ne në dukje na tremb, kaosi në rrugët e Ksamilit dhe turizmi masiv në Golem e Shëngjin për shumë të huaj janë eksperienca të reja.  
Vërshimi i turistëve perëndimor në Shqipëri, është një shkollë më vete për turizmin shqiptar, jo vetëm se janë më të pasur, por se kanë një kulturë argëtimi larg falsitetit apo standardeve të sigurta të një turizmi në Perëndim. Ata e dinë ku po vijnë.  
Në një bar në Ksmail, dy turistë italianë po mësonin baristin, një nxënës shkolle pa përvojë, si bëhej Mohito, duke e improvizuar me gjërat që gjenin në banak dhe me nje degë mente qe e këputën mbi rrugë. Qeshnin me të madhe pse në atë bar gjetën dhe një shishe vere Luce të shtrenjtë. 
Çmimet e ulëta që duket se janë në krye të arsyeve pse vijnë turistët në fakt nuk janë në krye. Dhe ato janë aq të shumëllojshme si gjithë gjërat e tjera të truizmit të pakoaliduar shqiptar. Edhe ato i ngjajnë rrëmujës së rrugëve pa trotuar, mungesës së adresave, mungesës së transportit publik, mbijetesës për të gjetur dhoma që lëvizin nga 30 euro në 300 euro, dhe gjithçka tjetër.  
Turizmi shqiptar po i tërheq të huajt kryesisht ata të rinj, si një eksperiencë e re, nga ato që nuk lejohen më në Perëndim. Aty ku e di ku do shkosh, sa do harxhosh e çfarë ke të drejtë të bësh. Këtu nuk llogarit dot asgjë. Ndonjëherë as si do të kthehesh. 
 

26 Komente

  1. M
    Maloku

    Kjo është mëse e vërtetë, dhe aspekte të kësaj duhen ruajtur - sidomos qetësia publike duhet të jetë sakrosankt. Por gjithashtu pak më shumë rregull duhet, sidomos të transportit publik.

    1. M
      Myzeqari

      Kur më erdhën disa të njohur nga jashtë, i pyeta: - Doni të shkoni në një vend luksi, apo në jë vend të këndshëm dhe ku hahet mirë.....?.................................................................................................. - Dhe i çova në Divjakë. U kënaqën me gjelbërimin e pyllit, por dhe hëngrën sa u shqepën.......... . Dhe sa paguam..........Na ra nga 20 mijë lekë secili dhe u ngopën me gatime deti, sigurisht, jo vetëm peshk....................................................................................................... Dhe sa herë që vijnë, thonë: ' Do shkojmë atje ku hahet mirë.

    2. F
      Fansi

      Jo kur eshte esëll Mero djali qëllon në shenjë skam çthem...

      1. T
        Te fala nga vuku

        Jo Z.Mero fale respektit qe kam per ju,nuk ashte e vertet,te rinjte qe vine nga euvropa mesa di une nuk vine per per pak liri ne thonjza sic thua ti ( nuk e perjashtoje) por vine per nje aventure te re sepse nuk e kane provuar,jo per droge,atyre ju pelqen pritja nje buzqeshje dhe nje ushqim i lire,nipat e mbesat e mira jane krenar kur vine ne Shqiperi tani me shoket e shoqet e jo para 10 vjet kur drejtonte qaf largut

        1. V
          Vlorak

          Ke te drejt per kete ne vlore pershembull pudrosesh gjiandej me even e mutit dhe vecanerisht ne zones me te bukur orikum keshtu dhe perndimoret berne nje rouge e dy pune ku ka me mire keshtu kjo eshte parajsa

          1. V
            Vlonjati puro

            Vlorak pa dinjitet dhe totalisht injorant .

          2. F
            Frat

            ja Mero dhe pak do presim, sa te mbaroje hoteli jot ne sarande dhe do kthehen standardet

            1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

              Sivjet,kolonat turistike me 70 vjeçarët, janë zëvendësuar me moshat e reja. Fillimisht i shikon në rresh të lëvizin, por shpejt ju del "frika",duan të provojnë të jetojnë si ne,të ushqehen dhe të pijnë si ne. Çmimet nuk i trembin. Janë mësuar të paguajnë me karta krediti,jo kesh. Për ditët e pushimit duan të jenë shqiptarë!

              1. M
                Mara emigrante ne Itali

                Mero djali ,me duket se e ke haruar se çfar ere vinte Shqiperia ne kohen qe drejtohej nga larg qofti salike,po perse nuk ja kerkonit edhe saliut kur ishte ne pushtet keto qe i kerkoni qeveris Rama ? Si u bekan te gjitha gjerat pernjehere si me shkop magjik ? Ju dhe rruget , punen ,qejfin dallaveret i doni tju realizohen pa mare fryme ? Merni fryme o analistqener ,gazetar dhe komentues ,ku ishim dhe ku jemi ,çdo gje do te rregullohet ne lohen e vete ,prandaj mjaft mbroclullitet per te metat .

                1. p
                  ptc

                  C'fare aventure eshte te presesh ne 40 grade celsius per autobus e per furgon pa e ditur se a do te vije nje qe te te coje diku? Eshte mire qe te mos idhullizojme kaosin dhe gjerat qe jane gabim dhe ti quajme "aventure".

                  1. M
                    Mbresat e mija per Tiranen

                    Kam tre dite qe jam larguar nga Tirana ku qendrova per 15 dite per qellime dentaire ne nje klinik. Impresioni : Pasi vija per here te dyte ne Tirane . Sherbimi ne aeroport ne frontiere duke vendosur passaporte ne aparait dhe komunikimi policit top me mire se shume vende europienet. Mora nje hotel te rruga kavajes afer sheshit Skenderbej perballe hotelit nje xhami Dine Hoxha ku decibeli kur pelliste si gomar ishte mbi 200000 decibel njerez me mjeker mendova se isha Afganistan vajza te vogla veshur me perce koke e kembe ,rruga pis ,plehra rrugeve, lypsa plot, qene rrugesh ,te semure mendore rruges, trotuare te prishur , shitsa misrash fshatar qe shisnin tre domate nje shishe qumeshtv,lulishte apo xhungel nuk e diferencoje dot rrethe sheshit ishte bere pylle , sheshi skenderbej pa ndricim . Tymi makinave me pluhurin e rruges ishte pudre falas e dhuruar nga bashkia e Veliajt. Tregu fruta perimeve si ne kabul mizerje cdo gje e prishur e kalbur nuk e di nese ne Tirane egziston nje ispektore shendetsie . Autobuzet mizerable kabllet elektike telefonike varrur si ne Kalkuta Asnje aktivitet artistik pashe nje tabele publicitere nje komedi nga J.Deda ku po ndertohet teatri ri ku nje turk shiste akullore pa date e vende per shfaqe Cmimet dy here me te larta se ketu te nje supermarche C....d nje couplé nga Napoli kur caissier i tha 29 euro atyre i ngriu gjaku auuuuu tha dy here me shtrenjte se te ne. Mendova te vizitoja Dajtin pasi lexova se kishte teleferik dhe mora autobuzin L 15 per kinostudio duke mendusrcse te cone autobuzi kur vjen faturino verse mua i vinte goja ere desh volla ushqimin nje vajze 18 vjec hante miser te pjekur haaa zbrita kombinat s'kishte as teleferik as information vendi peisazhi merde dhe kthehem te sheshi te sheshi kot fare Nuk e di si ka qene Tirane me pare po per mua qe kam visituar nga kanada e amerike meksike e Vietnam Marok e Oman Tunizi e Maleizi Hong Kong e macao Tokyo e shume e shume shqiperia eshte vendi me i shemtuar dhe i ps zhvilluar qe kam pare . Pozitive . Njerez te moshave 25 - 35 shume te edukuar vendi shume i sigurte . Rreziku per tu islamizuar eshte kembane per Shqiperine naïve . Nese do isha votues nuk do ta votoja Erion Veliaj

                    1. L
                      Lani

                      Çudi se si paske guxuar të bësh edhe dhëmbët!!!!

                      1. n
                        nje banor i Tiranes

                        Ato mbresat e tua per Tiranen , futi ne bythe , zagar i felliqur , Tirana jone rritet e zhvillohet cdo dite . Tirana nuk ka aktivitete ? Vetem kete vit , jane zhvilluar nje sere koncertesh me disa nga kengetaret me te mire te botes . Tiranen e kane vizituar nder politikanet me te rendesishme te Evropes e botes dhe te gjithe jane shprehur me fjalet me te mira per ndryshimet positive dhe zhvillimet cilesore te kryeqytetit tone . Tiranen e kane vizituar deri tani , kete vit , mbi 5 milion turista , duke shprehur konsideratat me te mira . Ti , paske pershtypje te keqija dhe kraheson Tiranen evropiane me Marok , Oman e Tunizi ?! Turp te kesh , zhduku nga Shqiperia e sidomos nga kryeqyteti yne dhe mos e sill koken perseri ne vendin tone . Maskara .

                        1. R
                          Replike per nje banore te fshatit Tirane

                          Kur nuk e di cfare eshte jashte fshatit tend te duket katundi me i bukur po kur shikon boten kupton qe jeton ne mizere megjithate flm

                        2. S
                          Sali rrocka

                          Dhembet ti beme ne Tirane por trurin nuk mundemi...mdp

                          1. E
                            Elio

                            Ok, ik tani flej gjume se do ngrihesh ne pike te mjesit te pudrosesh sumatricen e ndonje te moshuare ne emigrim dhe kur te vish pas 10 vjetesh ketu, do gjesh me shume emancipim (se sillni ju nga jashte)

                            1. d
                              dyshuesi

                              Nuk e mora vesht perse nuk i rregullove dhembet tek dentisti perballe kishes se shen Pjetrit ne Rome por erdhe tek xhamia e Dine Hoxhes ne Tirane ...... ! Dhe gjeja tjeter shiko te rregullosh dhembet dhe mos u mer me propagande politike ( gjithmone nese je vertet ai qe thua se je , pra emigrant qe jeton ne itali dhe qe ke shetitur gjithe boten)

                              1. D
                                Dyshues mos dysho

                                Dyshuesi nuk jetoje ne itali , italia vende i varfer jane varfanjuk ikin nga restauranti pa paguar jetoje ne Luxembourg dhe jam shtetas luxembourgeois kuptohet me origjine nga jugu ,ne kapitalizem shkone ku ty te interesone. Rrespekt per ju ndryshoni se do beheni Afganistan me xhami e femra te mbuluara do jete vone nese nuk reagoni

                            2. P
                              Pa vlere

                              Fiks fare! E ke goditur Mero. Shkurt, qarte, dhe sakte.

                              1. E
                                Elton

                                Shume e sakte.....Te gjithë te huajt që vine ne Shqipëri kane me shumë eksperiencë në çdo gjë dhe mbi të gjitha në turizëm.....Ata janë shkollë me vete për turizmin tonë.

                                1. N
                                  NE

                                  TURIZEM NE ALBANISTAN. ZBULIM DHE SHPIKJE, NJEKOHESISHT!!!

                                  1. D
                                    D.Didani

                                    Harrove me kryesoren Mero!! Nuk gjen ne asnje vend te botes,grupe te kengeve dhe valleve popullore,ne sherbim te turistave...! KJO ESHTE MBI TE GJTHA. Turistat po kenaqen ne Shqiperi,po argetohen,bile edhe falas....Gallate,te qeshura,kercim te valleve bashke me turistat,kap ne qafe,shkembe telefonat,qyfire,barcoleta,misra te pjekur rrugeve,.........Te gjitha keto nuk i gjen askund ne bote. Nuk ta var njeri neper bote,se ti po ben turizem. Beje,kujt i kercet,ndersa shqipot jane pjese e defrimit te turistave!!!

                                    1. N
                                      Noizy shoku Rames

                                      Mero ben sikur harron kryesoren, vijne sepse nuk i ngacmon njeri te pijne te bardhe, te kuqe apo jeshile

                                      1. T
                                        Turisti

                                        Mirë e ke ti Mero djali, por turizmi ynë sapo ka filluar, ndërsa bota e ka prej dekadash.

                                        1. E
                                          Emiljano

                                          Mero djali,ngatarron aventuren me kaosin

                                          1. F
                                            Fati

                                            Sa me sportivitet e interpreton baza?! Palloshi rama ka kaluar ne gafe diplomatike me rastin e fatures ne Berat. Pa pike takti dhe me tendence vuri ne silklet Melonin, e ekzagjeroi dhe shperndau gjithe situaten me qellim e me ligesine qe e karakterizon. Shkoi aq larg thashethemi i rames deri ne piken e pakuptimte qe detyroi miken e huaj te justifikoje dhe sqaroje disa here ngjarjen. Vec nje idiot politik mund te arrije ne marredhenie te tilla me homologe dhe per me teper miq te Shqiperise.

                                            Lini një Përgjigje