Ka shumë alogjizma që njerëzit nuk i shpjegojnë dot në diarrenë e Sali Berishës ndaj SPAK. Brenda një deklarate ai e lavdëron që ka arrestuar zyrtarët dhe ka hetuar thellë korrupsionin, pastaj e quan SPAK i partisë që nuk ka arrestuar atë që thotë ai, më tej e lavdëron prapë që ka zbuluar korrupsionin, pastaj e qorton pse s’ka punuar dhe më shumë të arrestonte dikë tjetër që e do ky të arrestuar e kështu me radhë.
Nuk ka asgjë për t’u çuditur në fjalorin e tij ndaj SPAK. Kjo është mënyra se si Berisha e ka trajtuar gjithmonë drejtësinë në Shqipëri, si një organ varësie të tij.
Një ditë korriku në vitin 1993, thirri prokurorin dhe kryetarin e Gjykatës Tiranës në vilën nr 4 dhe i kërkoi të arrestojë Fatos Nanon. Ja bënë për 24 orë.
Pastaj i zuri të gjithë me radhë për 4 vite deri më 1997, çdo prokuror a gjyqtar që kishte çështjen dhe merrej vetëm me ata. Ndonjë që i dilte nga rreshti, shkarkohej menjëherë dhe syrgjynosej.
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Zef Brozi, që reflektoi për krimin, për pak u arrestua, por nuk i shpëtoi linçimit. Ai e përndoqi Fatos Nanon në burg në çdo orë të ditës, në çdo muaj dhe vit, kush i shkonte, me çfarë foli, me kë foli, përndiqte ata që i shkonin, përndiqte çdo njeri që fliste mirë për të, derisa më në fund revolta popullore e vitit 1997 e rrëzoi nga pushteti dhe ai doli nga burgu.
Në kulturën e tij politike, kundërshtari është i burgosuri i tij dhe ai e përfytyron atë vetëm në burg dhe e gjen veten, vetëm duke urdhëruar prokurorë, gjykatës, avokatë, shtypin e këdo tjetër, ta linçojnë atë.
Kaq është i gjithë shpjegimi pse ai sillet sikur SPAK është institucion varësie dhe ky çdo ditë në orën 12 bën analizën e punës së tij dhe i jep disa lavdërime dhe disa vërejtje për detyra, për t’i zbatuar.
Nuk ka asgjë të re në kulturën e tij politike, pasi ai është i vetmi politikan i lartë shqiptar që ka kaluar një mandat në pushtet jo duke qeverisur Shqipërinë, por duke qeverisur burgun e Fatos Nanos, kundërshtarit të tij.
Dhe tani e ka instiktive këtë historinë e të marrit me SPAK.
Kjo përsa i përket anës së tij.
Por këtu ka merita dhe SPAK. Përveçse SPAK është thelluar në një punë të lavdërueshme në hetimin e çdo skandali qeveritar, dhe nuk ka hasur asnjë pengesë për këtë gjë, por ka gjetur mbështetje, për shkak të retorikës së Berishës, është frenuar të thellojë hetime si ka grabitur vajza e Sali Berishës klubin sportiv Partizani, si nuk është hetuar për pastrim parash me Fazliçin, si është toleruar ryshfeti i saj 3 milion euro për një firmë të babait në rastin e biznesmenit pakistanez që donte të ndërtonte termocentral në Durrës, si nuk është hetuar djali i tij që del pronar tokash me të njëjtin emer shoku nga Lalëzi në Ksamil, pas çdo kthim prone të një familje të madhe shqiptare, apo teqeve e kishave të Shqipërisë, si shpjegohet që ndërton fabrikë boronicash në një tokë në Gërdec, e cila ka dhe ajo një histori shitjeje bashkë me projektin e Gërdecit, si pastron para duke u paguar dhe nga AZHBR e qeverisë me boronica, etj.
Por mbi të gjitha shkëlqen si rekord botëror fakti që një kryeministër që ka vrarë, nuk është pyetur asnjëherë nga drejtësia e këtij vendi, pse ka vrarë, qoftë dhe për ta dekoruar si vrasës, se për të dënuar nuk bëhet fjalë.
I gjithë ky komoditet i krijuar nga SPAK për të dhe familjen e tij, e ka bindur atë akoma më shumë që SPAK është një organ varësie i tij, të cilit ai mund t’i japë dhe lavdërime, dhe kritika, dhe udhëzime, dhe direktiva, dhe mund të vërë dhe fletërrufe. Se nuk i shkon mendja që mund të jetë pas hekurave me një copë letër të tyre.
Mero ka ardhur koha te jesh me i drejtperdrejte me lexuesit e tu. SPAK eshte deshtim kolosal.Nuk i ben sherbim vendit tend duke toleruar nje institucion qe eshte totalisht i nje anshem. Nuk mund te quhet organ drejtesie kur injoron krimet dhe kriminelet me te medhenj te ketij vendi. Berisha tall bythen duke e quajtur SKAP, por eshte e vertete asnje organ drejtesie nuk ka treguar guxim te KAP Berishen.
Ta KAP Berishen nga bolet -thua zotrrote? Se per çfare ta kapi tjeter, pa prove dhe fakte? Apo me gazeten e Meros e tja tundi ne gjyq !
Pse Ymeri e trajton SPAKun si organ jashteqitjeje te Edvin Sumës ??
Shko e bej nje vizite tek varrezat e Gerdecit o Karabush.
Fatos Nano e meritonte BURGUN . Pak njerez e mbajne mend por ai ABUZOI me ndihmat qe dha shteti Italian. Qarte dhe thjeshte , ai zgjodhi kompanine qe deshi , dhe ajo bleu asokohe me çmime super te larta duke bere qe shqiptaret per vleren e dhuruar nga qeveria italiane te merrnin GJYSMEN e mallit qe mund te blihej me çmimin e tregut. Per tifozet , e thene thjesht . Ta zeme per 10 mije Euro , ne vend te dy kamioneve me sheqer , kompania solli nje.
Sulmi , ka qenë dhe është arma kryesore e Berishës , për t'i friksuar kundërshtarët. Sulmin e fillon me epitete, si p.sh SKAP, vazhdon me mediat e varura prej tij,ku rolin kryesor e kapin opinionistët profesionist, Lubonja, Hoxha, Shkullaku etj. Arsyet e mos përballjes me organet ligjzbatuese është se nuk i le të marrin "frymë". Përditësimi i tij,çdo ditë përpara kamerave është mbijetesë për të, për të thënë: çfarë tha Berisha?! Pra një person Non Grata po mbijeton nëpërmjet mediave, dhe kur i ndërpritet fjala në Kuvend, del jashtë për të shfrytëzuar mediat. " Trimërinë" e ka tek komunikimi,jo tek mbështetësit politike.
SPAK-ut tashme nuk i ka mbetur gje tjeter, vec'se Saliun ta shpall anetare nderi te drejtesise !
Fakti qe SPAK-u nuk ka arritur ta therrase dhe 1 here te vetme,qofte dhe si destinare tregon qe o nuk kane kellqe te zbatojne ligjin njelloj per te gjithe,ose ai ka brenda tij persona qe punojne per te.Ndryshe nuk ka si shpjegohet qe ai tall bythen duke e quajtur Skap.Sa per ceshtje per shkelje te ligjit jemi lodhur me akuza qe nuk kane nevoje per tu verifikuar.Eshte vet personi ne fjale,duke bere prokurorin dhe gjykatesin per ato shkelje nderton alibi qesharake.
Berisha dhjet ne hale, e ky nuk rri dot 3 here ne dite pa ja lepire Saliut.Qenie e ndyre. Me ligesine qe ke ,nuk do te mbaje toka.Dikur sulmoje Edin ,sot Saliun
I dashur Gjergji. Ke mangesi te theksuar llogjike dhe formimi. Nuk llogjikon per cka flet artikulli por merresh me biografi si ne kohen e shokut Enver kur tha se “ ti beqir balluku je qen bir qeni “….
Mero. Exelent si përherë.
Mos ia qi motrën Mero. Pyet veten tënde të parin, dhe ata shëmtirat që u mblodhën në PD si mizat në mut që në fillim fare, pse i dhatë Salës sekretarit të PPSH pushtetin e drejtimit, vulës, procedurës? E mësuat keq të ligun, o Mero e tani qani si çupka të përdhosura!