Andreas Dushi me romanin "Droja" triumfon në Panairin e Librit të Prishtinës!

20 Qershor 2026, 14:17Kulturë TEMA
Andreas Dushi me romanin "Droja" triumfon në Panairin e Librit

Këto ditë po mbahet në Prishtinë dhe Panairi i Librit “Prishtina 2026”. Sot janë ndarë dhe çmimet speciale të Panairit.

Fituesi i çmimit “për prozë” është shqiptari Andreas Dushi me romanin e tij të dalë së fundmi me titull “Droja”.

Duket se Dushi, që është një prej zërave të rinj dhe më të veçantë të letërsisë shqipe do të ketë një të ardhme të ndritur.

Ai njihet më herët për romanet “Pragu i braktisjes” dhe “Në besë të tatuazhit tënd”.

Libri “Droja” është botuar nga e mirënjohura shtëpi botuese “Onufri” e cila dhe shpërndau lajmin e triumfit të Dushit në fb.

“Andreas Dushi nderohet me Çmimin për Prozë me romanin "Droja" – shkruan botime “Onufri” në fb

A.K./TemA

Lini një Përgjigje