Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë tani dy udhëheqës formal të opozitës, të ndarë në dy parti. Është e qartë që Sali Berisha po përpiqet të marrë me çdo kusht primatin mbi opozitën për ta pasur fushën bosh, ndërsa Lulzim Basha po përpiqet të mbajë pas vetes pjesën anti Berishë të opozitës. Deri këtu gjithçka duket e qartë.
Ajo që është e paqartë, ka të bëjë me sjelljen e këtyre grupimeve ndaj njëri- tjetrit.
Sali Berisha ka një sjellje shumë të qartë. Ai e konsideron Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike zyrtare, një armike të opozitës së tij, me të cilën nuk ka ndërmend as të bëjë koalicion, as marrëveshje, dhe as të bashkëpunojë në asnjë formë.
E thotë këtë me shumë qartësi, për të dekurajuar çdo përpjekje të PD zyrtare, por dhe njerëzve të tij, që herë pas here i kërkojnë të bashkëpunojnë, sidomos para zgjedhjeve.
Atij i duhet bosh fusha e opozitës dhe për këtë nuk bën asnjë tolerim, ndaj kujtdo që do t’i përzihet nëpër këmbë.
Përkundër tij, PD zyrtare e ka të paqartë qëndrimin ndaj Berishës. Ajo e sulmon atë, e konsideron fatkeqësi për opozitën, e konsideron të inkriminuar, madje dhe bashkëpunëtor të Edi Ramës, por kur vjen puna tek zgjedhjet, ajo ja lë atij fushën bosh.
E bëri këtë në mënyrë të pashpjegueshme më 14 maj dhe nuk e bëri se nuk kishte kandidat apo mbështetës. Kishte madje me shumicë. Por e bëri me një arsyetim gati më shumë se idiot, që duke mos kandiduar, nuk do kuptoheshin sa vota kishin dhe do t’i kërkonin pastaj llogari Berishës pse humbi.
Berisha humbi, i fajësoi ata për humbjen dhe vazhdoi punën e tij, ndërsa Lulzim Basha tani mbledh 120 këshilltarë gjithësej në gjithë Shqipërinë në një sallë, fryt i fushës bosh që i la Sali Berishës më 14 maj.
E njëjta situatë duket se po përsëritet dhe në zgjedhjet e pjesshme të Kuksit. Berisha bëri primaret e veta, duke përjashtuar çdo shans bashkëpunimi me PD zyrtare, ndërsa kandidati i mundshëm i PD zyrtare nxori emrin dhe e tërhoqi pasi “i mungoi mbështetja e Berishës”.
Tani PD zyrtare duhet ta ndajë mendjen që nuk ka punë me Sali Berishën. Ai as i mbështet, as i duhen, as do t’ia dijë se ç’punë bëjnë ata. Ai thjesht i ka klasifikuar si armiq.
PD zyrtare nëse do të mbetet ende parti, duhet të hyjë në gara elektorale, të marrë vota dhe fusë partinë në një gjimnastikë demokratike, të përfshirjes në zgjedhje.
Deri para zgjedhjeve të 14 majit, PD kishte privilegjin e shumicës së komisionerëve. Me atë që bëri më 14 maj, duke ja lënë fushën bosh Berishës, e ka humbur atë shumicë dhe ja ka lënë Berishës dhe Metës. Nëse vazhdon kështu, do ta humbasë dhe atë komisionerë dhe mund t’ia marrë ndonjë parti e tretë e opozitës.
Ideja që PD të përfaqësojë shumicën e heshtur të opozitës kundër Berishës pa hyrë në garë, është ide jo elektorale. Shumcia e heshtur opozitare kundër Berishës duhet të përfaqësohet në beteja elektorale, jo në debate politike. Ata nuk kanë nevojë për një kishë ku të falen, por për një parti ku të votojnë dhe të bëhen faktor politik në Shqipëri.
Është e vërtetë që Edi Rama e mund Berishën dhe Metën edhe nëse nuk kandidon PD. E tregoi dhe gara e Rrogozhinës të njëjtin fenomen, pasi shumica e heshtur anti Berishë nuk shkon ta votojë Berishën.
Por kjo shumicë nuk është me Edi Ramën. Ajo ka nevojë të përfaqësohet. Duke e e lënë rrugëve, ajo në fakt kthehet në një lloj pasurie për Edi Ramën, i cili njësoj fiton, si të mos përfaqësohet kjo shumicë, si të përfaqësohet nga PD. Por PD, nëse vazhdon t’u shmanget garave, do të bëhet e padobishme për të gjithë, edhe për anti berishistët, edhe për opozitën madje dhe për vet Lulzim Bashën.
Hahah pronto zdralan.. i Hašim Cergarit te Radojkes se Radojqiqit e nipit te popit Jovan Danilloviq qe po dhine ne HAGE..qe asnje here ne jete QEVERI PA SHKIJE SKENI FORMU..hah PRONTO PDK AAK LDK..LISTA SERBE SERPSKA REPUBLIKA!!!!! PRONTO HAŠIM TAČI PRONTO RAMUSHK GJOKO GJOKOVIČI PRONTO ISA PUTINOVIČ LUBOMIR DOLINA...PRONTO CUBA....!!! Nonen n'pidh jau qift ALBIN ISABOLETIN KURTI...!!!!!!
“Shumica e heshtur”! Ju ltm mos tallni menderen ndjekesit e Bashes jane thjesht nje pakice e shitur qe tashme nuk i menaxhon me as Rama si ne 2017 por Taulant Balla
Ne cfare gjuhe ke shkruar , more hajvan Hashimja dhe cfare ke dashur te thuash ? Valle kur do t'a mesoni shqipen ju hajvane kosovare dhe te shpreheni ne menyre te kuptushme ? Po cfare mut shkollash kini bere ju , a te vrare ?
E provoi partia e lulushit, garen kryesore ne shqiperi, tiranen. Dhe u legenosen, dolen mbas arlind qorit. Kuptohet i vetmi qe nuk u ndje i legenosur ishte ai koke mastrolindua, roland bejko. Nuk eshte se nuk do lylka te kandidoje , problemi eshte se nuk ka mundesine te gjeje legene , te klasit te roland bejkos ne cdo qytet.
Hashime... Dukesh që je një thëngjill i mbuluar ( nëse e kupton shprehjen popullore) ,megjithatë po ta shpegojë. Hiqesh si kosovar po brënda vetes je një sërb.Shan të gjithë krerët e partive që luftojnë për Kosovën përball Sërbisë dhe lëvdon Kurtin që lufton Kosovën për Sërbinë. Shikoje ku e katandidi Kosovën që t'i vënë sanksione shtetet që e çlirusn nga Sërbia.
@xheJ.eN.Bitha o serborus i pidhit te sateme, kur nuk i din gjanat mshile qenefin moterqim se kosovaret ti shkerdhejne motrat po u solle keq. Ne Kosoven e Albin Isaboletin Kurtit te qihet nona e motra po bone legenin dhe nuk sillesh siq duhet. Ketu eshte KOSOVE dhe rregullat i bojme na, ne shtepine tone. Zhduku klysh kurve. Rrnofte Albin Kurti, poshte Hajnshim Uçkurc Ramuti!!!!!!
Nje ish drejtues i larte i PD qe para nje viti me ka thene dhe vazhdon te thote se Lyl Basha ben loje per Berishen mos shiko qe bejne sikur e shan . Koha do na tregoje sa eshte e vertete .
Po mirë o Mero: a është i aft Lulëzim Basha????
lyrzim bytha basha eshte debil koqe kanari, m e mire ne holande se ketu
lyrzim bytha basha eshte debil koqe kanari, m e mire ne holande se ketu
lyrzim bytha basha eshte debil koqe kanari, m e mire ne holande se ketu
Bir Selmani I nenes ke te qaj me pare, njeri eshte shurdh e tjetri topall...te dy jane hajdute e kriminele....
Mero djali,mutin(më falni për shprehjen) sa do dhe si do që ta ndash,mut ngelet. Gjithë kjo që po ndodh me PD-në është një skenar i mirëmenduar nga"AI" qoftlargu i Viçit që doli "me kullot". Skenari është i qartë:"S.B." nuk vjen më në pushtet,në k'të jetë.Atëhere kalohet në variantin B. Pushtetin le ta mbaj Rama,S.B. opozitën. Pat situacion,të dy aktorët mbijetojnë. Krimet e kryera shtyhen me procedur. Lulja ka rrolin anësor gjasme është kundër S.B. me shpresë të bëhet kryeministër. Atëhere ujku hedh poshtë lëkurën e deles dhe nxjer dhëmbët. Po qe se ndarja S.B.- Lule moj Lule do ishte serioze,ata do i kishin hapur petët e lakrorit dhe do kishte marë muti sheshin. Kjo e gjitha është një shou me bekimin e Edi Ramës. Gjarpri,gjarprit nuk ja nxjer sytë
Logjika e Meros te shkrimi eshte e sakte. PD antiberishe duhet te qartesoj mendjen e veprimet e saja ne raport me elektoratin qe e voton. Elektorati antiberisha eshte i madh por kjo nuk do te thote se ndjek verberisht Bashen e te tjere lidere qe gjer tani jane zhgenjyes. Ato e kane te qarte se sa te besueshem jane lideret e partise anti Berishe kur gjer dje kane qene bythe e breke me Berishen. Zoterinjte e zonjat e kryesise se PD te bindin elektoratin se jane konsunguent ne atiberishizmin e tyre ne kunderten karjera e tyre politike e morale ka mare fund.
Mero me urdher nga pushteti instaloi per 9 vite nje Antene brenda familjes se Kunatit te Bashes. Pastaj kur Basha u bo "personazh pozitiv" per pushtetin, ate Antene brenda familjes Mero u detyrua te mbaje ne shtepi te vet deri kur Pushteti ti jape urdher tjeter instalimi...