Oferta e Edi Ramës për çështjen Beleri  

27 Gusht 2023, 18:33Editorial Mero Baze

Besoj që Edi Rama ka mërzitur shumë njerëz në Athinë me gjuhën e butë dhe anashkalimin e replikave me homologun e tij grek Micotaqis, duke bërë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Nëse kësaj beteje i heq zhurmën, ajo nuk ka asgjë tjetër dhe këtë e dinë më mirë se kushdo ata që po përpiqen ta mbajnë gjallë. 

Në intervistën për gazetën më të njohur greke Kathimerini, Edi Rama mbrojti pozicionin e qeverisë shqiptare lidhur me çështjen Beleri, dhe kritikoi opozitën e majtë greke, që i hedh benzinë zjarrit, duke nxitur qeverinë kundër Shqipërisë, në vend që të bënte të kundërtën. Por aktet e kryeministrit Micotaqis kundër tij, i anashkaloi pa koment, duke i konsideruar nevoja politike të tij, të cilat çojnë mesazhe të gabuara.

Duket se intervista nuk synonte Micotaqisin, por opinionin publik grek dhe opozitën, e cila mund të luajë një rol pozitiv në zbutjen e histerisë antishqiptare.

Por megjithëse Rama nuk u tërhoq nga asnjë pozicion i derisotëm rreth çështjes Beleri, përveç gjuhës së ashpër që përdori ndaj tij në fushatë, ai duket se dha një dritë shprese për të ardhmen e Belerit, por jo për t’u liruar, me qëllim betimin.

Rama sqaroi se qeveria dhe ai personalisht nuk ka asgjë në dorë që të lirojë kryetarin e zgjedhur të Himarës për të bërë betimin. Lirimi nga paraburgimi është çështje e gjykatës dhe të tre shkallët ja kanë refuzuar këtë kërkesë. 

Por duke shmangur konfuzionin që ekziston nga pikëpamja ligjore për të ardhmen e mandatit të tij, Rama sqaroi se ajo që ka në dorë qeveria është të mos bëjë asnjë veprim për shkarkimin e tij apo ndërprerjen e mandatit, derisa të përfundojë gjykimi në tre shkallë.

Ky premtim i tij zhbën gjithë panikun fals të ngritur në Athinë se qeveria nuk e lejon Belerin të betohet, se do t’i djegë mandatin pas tri muajsh. 

Kujtojmë se qeveria shqiptare ka kompetencë të ndërpresë mandatin e një bashkiaku kur është nën akuzë dhe Edi Rama e ka aplikuar disa herë për bashkiakët e tij, si ai i Lushnjës, Bulqizës, Peshkopisë, apo Kuksit.

Meqë rasti Beleri është një precedent i ri, nuk ka ndonjë standard ligjor se si duhet vepruar në raste të tilla, ndaj premtim i Ramës që qeveria do të presë tre shkallët e gjykimit të tij për të marrë një vendim, është një distancë serioze nga çështja dhe një mënyrë për të rrëzuar gjithë presionin që bëhet për t’u betuar sa më shpejt, me arsyetimin se digjet ndonjë afat. 

Në zgjedhjet e shkuara kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi qëndroi gati 3 vite e ca në detyrë, pasi kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Shkodrës nga Partia Socialiste u penalizua nga ligji i dekriminalizimit sapo u zgjodh nga populli. As ai nuk arriti të bëjë betimin, edhe pse ishte i lirë dhe kryetarja e mëparshme qëndroi në detyrë derisa u bënë zgjedhje të reja.

Pak a shumë kjo është formula që do aplikohet dhe në Himarë. Beleri duhet të presë të gjykohet në tre shkallët për të fituar pafajësinë, ose për të humbur mandatin. Ajo që Edi Rama premtoi është se qeveria nuk do të pëzihet në këtë proces derisa të flasë drejtësia. 

Kjo mund të shuajë paksa zhurmën e atyre që besojnë vërtet se qeveria do ta mbajë Belerin në burg. Kurse ata që e dinë të vërtetën por duan zhurmë, natyrisht nuk i ndal dot.

25 Komente

  1. A
    Av . Bledi Dumani

    Beleris kapis sapunis

    1. A
      Alfredis

      ....in sumis !

      1. n
        nacionalisti

        hahahhahahahhaha

    2. I
      Interviste ballkanike

      Greqi membre e unionit européen nga viti 1981 haaaaa .Sinqerisht edhe Afganistani po te ishte membre per 42 vjet do kishte evuluar 1000000 here me shume se Greqia . Shqiperia ka difektet e veta por ne krahasim me Greqin Serbin Rumani Bullgari ...Shqiptaret jane me te devlopuar me kozmopolit me te hapur . Rama e si mjeshter ne komunikation e kanalizoi bukur intervisten por ishte ishte interviste pa interes , thjesht per publikun Grek interviste per Bej lerin nga Progri i vetshpallur Grek asgje e re nga fronti . Rama e toleroi gazetarin per mos ta vendosur ne pozite te veshtire nuk i permendi qe Bejleri ka djegur flamurin Shqiptare dhe ka qene i denuar me dy vite burge por qe u arrstise ne Greqi .

      1. .
        .

        Pislleqet e Rames dalin kaq hapur, sa qe duhesh te ose idjot ose kompleksik qe mos ti kuptosh. $$$$$$$ Ramutit nuk I rruhet aaaaaaspak as per minoritet, as per gjykat, as per ligje, as per patriotizma .... por vetem per te fituar kohe qe te zaptoj gjithe bregdetin. $$$$$$$ Plani I Rams putanes eshte te zvarisi 3 vjet gjygjin e Belerit sa te mos ti dali asnje penges per te vjedhur gjithcka qe te mundet ne Rivieren Shqiptare. $$$$$$$ Prandaj Beleri u votua nga te gjithe Leber dhe minoritar, per te frenuar Hajdutllekun Qeveritar. $$$$$$ Dhe ju o Bageti delirant patriot dhe pa-buksa ferkojini koqet Rames, qe tju qi me forte.

        1. k
          karderri

          Hahahaha foli ne ky loqja qe shkdhet familjarisht nga topefishkuri Sali spiun Berisha

          1. E
            Eri

            Mbase ta q.n Rama fisin ty me kete rast dhe te la pa prona fare se kaq rrace muti sa je meriton vetem kallamoqin e misrit ne b.the. Do ndali Fredi Beleri aferat me tokat?! Po si, qysh, tek?! Çfare ka Fredi ne dore per te ndalur shitjen/zhvatjen/tjetersimin e prones nese vendimin e merr gjykata?! C'leber e votuan ate mut, thjesht koqet e LSI dhe foltores qe ishin ne komisione zgjedhore dhe e kishin detyrim per ta votuar. A thua fitoi me diference 2-3 mije vota dhe jo me nje grusht votash prej budallenjve te Likes dhe Saliut qe s'u punon me shume truri se sa nje urdher i udheheqesve.

            1. Flisni aresyes!

              U votua Beleri nga te gjithe labet?! Qenke pjerdhe nga lendja qe ne fare ti. 19 veta ishin nga te gjithe fshatrat qe moren nga 50 euro atje ku shkoi dhe Ilir Muta dikur me....Kaq per sot, te tjerat me video.

          2. v
            vlora1

            E ndoqa intervisten e k/ministrit dhe me rane ne sy dy konstatime.E para gazetari permendi Himaren si minoritet dhe k/ministri nuk e kundershtoi.Himara nuk eshte minoritet dhe himariotet nuk jan grek,se une jam nga dhermiu dhe nuk kam nenshtetesi greke pra nuk jam grek.Si mund te jen grek vunoi,piluri,kudhesi,qeparoi qe nuk dine asnje fjale greqisht?E dyta la hapur dritaren qe Beleri edhe mund te betohet.Ligji eshte ligj .Neqoftese ligji e ka qe po nuk u betove per 3 muaj e humbet te drejten atehere duhet zbatuar ligji dhe duhen numeruar ditet koker me koker,ndryshe ai nuk quhet ligj po maliq.Ne nje rast te till analog greket nuk do hezitonin te zbatonin ligjin me ashpersi

            1. A
              Andrea

              Bravo Vlora, ndaj të njëjtin mendim me ju. Kryeministri bëri një gafë shumë të madhe,,, konfirmoi që në Himarë ka pakicë greke.... Përfundimisht kjo është edhe arritja më e madhe për grekët mbas gjithë këtij sherri.

              1. Y
                Yyyppp Xhixhi

                Jeni te sakt ne konstatimin tuaj per fat te keq. Greket e arriten qellimin e tyre, e nderkombetarizuan dhe normalizuan pretendimin e tyre se Himara eshte zone minoriteti grek. Me moskundershtimin e qeverise sone ndaj ketyre pretendimeve, sipas parimit te vjeter, “Heshtja eshte pranim”, tashme nje gjemb me shume u fut ne ceshtjet mes dy shteteve, nje gjemb qe zor se do te mund te shkulet me dhe qe do kerkoje te barazoje situaten me problemin Cam. Nga ana e Min Jashtme Shqiptare e kuptoj kete heshtje, sepse jane te paafte dhe jo diplomate karriere por thjesht rrogetar partie, por nga Rama a ishte kjo thjesht nje mospasje vemendje valle??!! Dyshoj per kete.

            2. U
              Ushtaraku

              Intervista ishte e merzitshme me komplekset e se kaluares dhe me teper si nje interviste personale e Rames sesa e nje kryeministri te Shqiperise. Mire qe nuk folen edhe per grate e dashnoret e Rames. Me nje fjale nje kafe ballkanike e nje shqiptari dhe nje greku.

              1. H
                Haveli

                O ushtaraku i Haxhi Qamil Berishes,duket qe je me virozen e Havelit.Me te zinj se komunistet jane komunistet e kthyer ne antikomunist

                1. U
                  Ushtaraku

                  E ke gabim Haveli, se edhe Rama nje antikomunist eshte, te pakten ashtu e mban veten. Edhe ai me i zi se komunistet eshte si gjithe brezi kriminal i dhjetorit te 90. Sa per Saliun e urrej me plot kuptimin e fjales ashtu si shumica derrmuse e ketij populli. Por me perzihet kur shoh keta anti-komunistet qe bejne kullen 100 katshe ne mes te Tiranes se bashku dhe bejne hartime neper media.. Kur bejne edhe si patriote te vijne zorret ne gryke.

              2. e
                epo kjo pune

                edo prape ne mbrojtje ngele... dil more edhe njehere tek porta grekut... lexoju listen e gjate nga ligji luftes, çameria, arvanitasit, shqiptaret etj qe nuk kane fare te drejta si bukeshkalet qe ndjehen grek nga ne etj, trashe zerin se ashtu na respekton e mos belbezo sikur u kemi borxhe

                1. M
                  Mallakastrioti

                  Intervista qe dha Edi Rama..ishte nje "Mbrojtje" per vete Ramen..qe ne Greqi therrasin se "Burgosi Bejlerin"...por?? Qeverise Greke nuk i INTERSON se C´thote-the Gjykatat Shqipetare ATO DUAN Lirimin e Bejlerit se kane INVESTUAR ne te Miljona... Qeveria Greke e Konsideron Shqiperine si nje "Krahine Greke"..dhe Qeverine Shqipetare me Ramen si nje "Kryebashkiake " Kokeforte qe i shkon per Opozite Qeverise.. Greke.

                  1. K
                    Kasemi

                    Na cuditi me oferten i madhi, kur te mbarojne tre shkallet e gjygjesorit, ka mbaruar dhe 4 vjecari i Bejlerit si kryebashkiak. Cudia me e madhe eshte se sa budallenj i konsideron njerzit i madhi, se ai i shkreti vetem qeveris per te miren e shqiptareve dhe nuk din asgje tjeter, vecanerisht kur e dijne te pakten gjysma e shqiptareve.

                    1. M
                      Mihalis Natsios

                      Mjeshtri i operimit me gjysem te vertetat, Mero Baze, vendos analogjira me rastin e Bashkise Shkoder me 2019. Cila eshte e verteta? Kryetari i votuar ne zgjedhjet pa kandidat alternativ dha doreheqje dhe nuk pranoi te betohej, nuk ja pengoi as gjykata dhe as KQZ betimin. Dhe logjikisht, Voltana Ademi vazhdoi ne detyre, pasi ajo nuk kishte kandiduar dhe de fakto nuk ishte humbese e zgjedhjeve. Dhe zhvillimin e zgjedhjeve te reja aty e pengoi Presidenti i Republikes qe nuk shpallte zgjedhje te reja me pretekstin se ai nuk i kishte anulluar zgjedhjet lokale te 29 qershorit dhe kishte shpallur date tjeter zgjedhjesh ne tetor. Ndersa ne Himare precedenti eshte tjeter. Beleri i fitoi zgjedhjet, po pengohet per te bere betimin dhe aty po drejton paligjerisht kandidati humbes. O tempora o mores!

                      1. P
                        Perfekt

                        Rama është mjeshtër i penës dhe diplomat i madh. Atyre që nuk i pëlqeu intervista e Ramës, thjesht janë vite dritë larg tij. Aq më tepër “ushtarakët” që nuk marrin vesht nga pilitika.

                        1. A
                          AI

                          Shikoni cfar ndodh; Micua u konsumua nga aventura me 'grekun' Fredi sidomos kur solli dhe kryetaret e Selanikut dhe Athines...ngeli zbuluar ne teritor te hapur. Asnje nuk e mbeshteti. Ne kete rast Rama po vepron sipas shprehjes 'bjeri pragut te degjoje dera'...politike e zgjuar!!!

                          1. T
                            Trotski

                            Vlora 1 Respekte.Asnje Leshim Grekut

                            1. k
                              kur shpifja ligjerohet si e drejte shprehje

                              Te paska zene skleroza o Mero qerosi! Edi Rama ku ti ha silazhin e rradhes (pas atij te Saliut kaq vite) perdori gjuhen me te ashper e vulgare kunder Belerit para zgjedhjeve e tani pas arrestimit sipas oreksit tij ben qingjin e urte me gjuhe te bute! Kaq gje ne se e ke harruar, qenke bere per te qare hallin...

                              1. T
                                Taraboshi

                                Me mbarimin e afatit 3 mujor duhet te shpalleshin zgjedhjet per kryebashkiak ne Himare .Ligji eshte ligj drejtesia ka punen e saj

                                1. K
                                  Koli

                                  Mero Ja more ne goje dhe sot Edit?! I mjeri Mero , i duhet te zgjedh midis nderit dhe luksit te familjes...

                                  1. D
                                    Drejtsi

                                    Ju lumte z.Rama. Drejtesia te bej te veten! Drejtesi! Opozita ishte gati te te hapte lufte ne se do shpreheshit ndryshe! Drejtesia te bej drejtesi!

                                    Lini një Përgjigje