Keqkuptimi është trashëgimia demokratike e PD 

2 Shtator 2023, 19:06Editorial Mero Baze

Lulzim Basha formalizoi rikthimin në krye të një partie të re me emrin e vjetër të Partisë Demokratike. Rikthimi ashtu si dhe dorëheqja e tij, kanë lidhje gjithnjë me Sali Berishën. 

Kur dha dorëheqje shpresonte se këtë do ta bënte dhe Berisha dhe opozita të bashkohej jashtë atyre të dyve, tani u rikthye me shpresë se do mbajë në këmbë një elektorat i cili po ngelej rrugëve meqë Sali Berisha është i vendosur të mos iki nga politika.

Ka plot kritikë të tjerë në opozitë ndaj tij dhe në shumicë janë ata që ishin dakord të ikte Sali Berisha pas shpalljes “non grata”.

Nuk është se nuk kanë të drejtë për shumë gjëra që thonë. Procesi i rikthimit të Lulzim Bashës, mund të ishte kthyer në një ngjarje të rëndësishme opozitare, duke bashkuar edhe më shumë se sa fluksi që ishte dakord me Bashën pas 9 shtatorit 2021, kur zbuan Berishën. 

Mund të ishte bërë joshës dhe për plot anëtarë të Foltores që tani e shikojnë se Berisha e bëri gjithçka për hallin e vet dhe kundër interesit të opozitës. 

Mund ta kishte kthyer në një ngjarje dhe për elektoratin gri të shoqërisë, që nuk është as me Berishën, as me Bashën e as me Ramën.

Natyrisht që e bëri më mirë dhe me më pak hipokrizi se sa Sali Berisha rrëmbimin e Foltores.

E vetmja pikë e fortë e tij, e cila u shpreh qartë dhe në kuvendin e sotëm, është qëndrimi i qartë kundër Sali Berishës dhe përcaktimi i aleancës me SHBA dhe BE si prioritet të partisë së tij.

Ajo që më çudit është se të gjithë kritikët e tij kanë problem mungesën e një loje të hapur demokratike dhe e kanë këtë si arsyetim për të mos ju bashkuar Bashës, apo për ta kontestuar atë.

Dakord jam, por kjo është trashëgimi e Partisë Demokratike dhe ne kete pike Basha e “meriton” vulën.

E di që ka shumë nostalgjikë që mendojnë se duhet mbrojtur trashëgimia e PD dhe se beteja është për historinë e saj, por duhet të vijë një ditë dhe mendoj se janë boll 32 vite, që të kuptojnë se ajo parti nuk ka qenë kurrë demokratike dhe se ka trashëgiminë më të keqe të mundëshme të një partie politike në Shqipëri, sa i përket demokracisë së brendshme.

Është keqkuptim i madh edhe të kritikosh Bashën, edhe të mbrosh trashëgiminë e PD. Po mbrojtët trashëgiminë e PD, Basha është lule. Puna është ta nisni punën duke dënuar trashëgiminë e PD dhe duke e fshirë këtë keqkuptim të madh në pluralizmin shqiptar, që i referohen si Parti Demokratike. 

Nëse nuk bie ky mit, dhe nëse të gjithë nuk mendojnë si të nisin një gjë të re, atëherë Berisha do të mbijetojë përjetësisht sa të ketë ymër, dhe natyrisht Basha do të jetë siç e meriton, një kundërshtar i ashpër i tij politik. Ky është identiteti i tij politik sot. Dhe është i vetmi identitet që ka krijuar vet.

Por ju lutem mos akuzoni kot se PD nuk e meriton këtë fund. PD meriton dhe më keq. 

Opozita nuk meriton më trashëgiminë e PD!

Aq më keq, kur ata që ndjehen të pakënaqur nga Basha, në fakt i kanë sytë nga Berisha. Nga ai që nuk i la asgjë demokratike PD-së.

18 Komente

  1. L
    Lulezimi

    O Mero ...po Basha nuk eshtè I sapoardhur ne PD ka 18 vite drejtues I pare nè PD...( nuk po llogarisim qe ai si mashtrues thote qe eshte dhjetorist)...

    1. H
      Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

      Me respekt, nje sqarim të vogel. Pikerisht kete thotë edhe Mero Baze. Nuk mund të luftosh Bashën dhe të mbrosh Berishën mbi bazen e demokracise. Sepse te dy nuk kane asgje demokratike.

    2. L
      Ladi

      Ti Mero i ben skaner PD-s, me kuptimin e plote te kesaj fjale. Kjo parti qe u krijua ne bodrumet me te errta te PPSh, grabiti te ardhmen demokratike te shqiptareve dhe shkaterroj Shqiperine ne menyren me kafsherore, duke e detyruar kete popull te emigroje edhe sot, per me shume se 30 vite me rradhe.

      1. F
        F-22 Raptor

        Mero, Basha betejen nuk e ka vetem me trashegimin e PD-se por sidomos me trashegimin e vet, e cila eshte e mbushur me rekordet me negative, deri antikombetare. Nuk ka nevoje te rikujtojme bemat e tij, ndersa mosndeshkimi ligjor duket ka ardhur nga disa lojra e llogari nga perteje oqeanit.

        1. E
          Evisa

          PD sot nuk ka pikën e lidhjes me interesin publik. Ajo është thjesht një stan i disa njerëzve të zgjedhur deputet, të cilët për mision të vetëm kanë rizgjedhjen e tyre deputet. Janë krejtësisht të hallakatur pasi nuk e dinë nga mund të zgjidhen, me përkrahjen e Berishës apo të Bashës? Kaq është jeta politike e kësaj partie.

          1. U
            Ushtaraku

            PD nuk ka qene kurre parti por nje sekt krahinor, kriminal dhe familjare. Te tjerat jane pordhe demokratike. Sektet kane te njetin funde me vdekjen biologjike te liderit.

          2. s
            spektatori

            Rikthimi i Bashes ne PD eshte marveshe e fshehte per mosprekje dhe rruajtje te figures se Sali Berishes ndryshe nga soialistet e pasviteve 90 qe e denuan udheheqesin e tyre Enver Hoxhen dhe pas tij marresin e fronit (Gorbaçovin shqipetar ) Ramiz Alia i cili si edhe udheheqesi i Rusise vinin nga e njejta shkolle dhe nen vezhgimin e sateliteve Amerikane!Tonet e Berishes pas prmtimeve te Bashes per deri reabilitim te tij nese merr pushtetin do te jene gjithe ne shuarje ,ku kjo ka çuar edhe nje krisje te re midis Berishes dhe Metes duke i kujtuar ketij te fundit aleancen qe beri me Edi Ramen! Tashme Berisha eshte i bindur qe Lulezim Basha eshte nxenesi i tij perjete e per rrjedhoje do te perpiqet qe te ribashkoje forcat,me nje xhaket te kthyeme siç ka pas thene i madhi Lym Alla!Lulezimi duket se eshte zgjuar nga gjumi ,por harron qe perdorimi i hapeve per nje kohe te gjate eshte i demshem,ndaj ai perseri do filloje te fleje siç ka bere tere keto vite ne politike sepse i mungon vertyetesia.Kundershtari i tij Edi Rama qendron ne politike se kurr nuk ka genjyer,por ka qene i drejtperdrejte,duke drejtuar nje force politike te majte pa u premtuar qe do luftoje per te majten qe tu rritet mireqenia,qe te punesohen,qe te drejtojne vendin :Jo ai me te ardhur ne drejtim iu drejtua elektoratit te majte qe "Une kam nje mision ,dua dhe do te beje Shqiperine e nepermjet saj gjithe popullin dhe po e mbane premtimin.Ky eshte vizioni i tij dhe vertetesia ,ndersa Luli u prmton te djathteve qe do i ktheje perseri ne hajdute,te vjedhin te abuzojne me pushtetin pra te kthejne vendin si ne vitet 90 e kete ky popull nuk e ha me se nje jete ka dhe e ka per vehte.Qe te çoshe vendin perpara duhet te jesh vizionar dhe jo endrimtar ,qe te punosh e tia dedikosh mendjen dhe fiziken asaj dhe jo te enderosh duke fjetur gjume ne kolltuqet e zyres!Ky eshte ndryshimi i premtimit te Lul Bashes dhe kundershtarit te tij Edi Rama.Qe te rrezosh Edi Ramen nuk duhen me hedhje te shtyllave ne ere per te risjelle teror,por duhet qe me largpamesine e nje lideri te jesh tre hapa para tij ne kete larpamesi!Ndaj edhe populli e voton edhe pse po i mbushen tre mandate.Nuk rrezohet Edi Rama me rapsode me qifteli e llapaqener dritaresh te kazanit mediatik,por me njerez me ideal qe duan ta ndertojne kete vend e ku vizionin e tyre e kane pertej interesave te ngushta karrieriste e perfitimi.Ndaj rrikthimi i Lul Bashes eshte nje rikthim i pamotivuar e perse jo nje kontribues perçares i mardhenieve Shqiperi -Kosove ku kryeministri i Kosoves fondamentalisti Al Bin do ta perdori kete pert interesa te veta,kuptohet nese ky i fundit vazhdon e qendron perseri ne krye te qeverise se Kosoves.

            1. 6
              60 vjec

              "po mbrojtët trashëgiminë e PD, Basha është lule"/ nga teksti

              1. J
                Juristi

                Problemi eshte se Basha eshte asgje.Ky njeri as ta çon as ta ul.Nuk e di se si do ja beje ky qe te kete votues.Eshte super i pa afte.Organizimin e partise e ka berrnut,edhe deputet qe i ka marre vete ne politike,po ja fusin.Nuk e kuptoj qe americanet shpresojne tek ky.

                1. m
                  mos me paragjykoni !

                  PD duhet te ishte shkrire dhe ngrire siç bente dobiçi sheqeres me Ngjelen, Azem Hajdarin, Amdi Baleten (mo po rron ky Amdi Baleta ambasadori Enver Hoxhes ne OKB ! se dikur e kam pare e shkruante tek gazeta Bota sot, nje gazete qe genjen aq shume sa edhe pranohet nga shqiptaret e perbaltur nga vetvetja) e tjere. Sepse ne ate shoqate karaxhiçjane qe nga fillimi apo fazlliçjane, sa themelues te asaj partie kane ngele ne te qe jane gjalle?! Cila eshte biografia e tyre? Dhe ku fshihen tani kermat qe u bene pjese e fazlliçjaneve. Ej, jane bere miljardere po fytyra brashnje, me Imamin, Ceken, Meksin, Dash Shehin, Boden.............................. Ja keshtu e perdoren partine keta qener te ndyre. Lulezimin une s'e kam pelqyer kurre edhe nga bemat e prejardhjes edhe nga ato te qeverisjes, frikacak dhe i ploget, pa ide dhe politikan medioker, por ne qoftese arrin qe te beje ate qe beri Edi Rama me ps qe i zhduku gjithe barbaret dhe ata qe koha nuk i donte, mund ti sjelle diçka opozites. Pluralizmi nuk eshte te mbashe ne qoshe Kastriot Islamin apo te mburresh Nanon!

                  1. P
                    Populli

                    Z. Mero, është shumë e thjeshtë. PD po përfundon misionin për të cilin u krijua: zhdukja e plotë e të gjitha kapaciteteve dhe e çdo trashëgimie demokratike që nuk kishte arritur dot regjimi komunist. Kushdo që ka udhëhequr atë parti, përfshi Lulin, kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Ky mision i ka udhëhequr në 1997 kur përdorën ushtrinë dhe rezervistët e Veriut për të shtypur popullatën e Jugut të Shqipërisë, kur përdorën Gardën e Republikës për të masakruar me armë zjarri të 100.000 protestues më 21 Janar 2011. Opozita e djathtë shqiptare duhet të krijohet nga fillimi. Çfarëdo inkurajim se do jenë PD-ja që duhet të ndërtojnë të djathtën, është thjesht vijim i krimeve që ka kryer po kjo PD.

                    1. A
                      Artibr

                      Nuk e di se cfar meresh me me pd ajo seshte me parti ajo banda fisesh qe ta geryene cfar ka mbetur aty ajo eshte nje skelet qe shqyhet nga hije at të pa meshrshme bbb berisha bardhi basha Ska me ajo zgjedhjet e tjera jep shpirte dhe lsi nuk rin dot pa vjedhur skan cfar vjedhin keshtu qe eshte parti e varosur.

                      1. U
                        Ushtaraku

                        PD ishte loja e madhe e hajdutve dhjetoriste te 90. Sot po dalin te gjithe ish bashkepunetore te sigurimit apo te sherbimeve te huaja, te korruptuar dhe vrases. Genjeshtra anti- komuniste ishte loja te vidhej vendi dhe ende investohet shume ne kete genjeshter. Nuk ka shanc ky brez qe eshte gjalle sot te kuptoj te verteten. Fevzo kokzbathuri dhe armata e shkullakeve dhe pekerva me bushate kane 30 vjet qe investojne fort ne kete genjeshter per te mbrojtur aksionet e tyre e nuk kane ndermend te largohen nga ekranet. Mero ziu ti e di shume mire kete pune se ke investuar vete por ti dogjen aksionet....

                        1. T
                          Taulant

                          PD si me Bashen, si me bishen dmth berishen eshte nje parti e vdekur. Te dy jane Zombie, personazhe filmi dhe nuk mund te ndikojne ne jeten publike. Fat i keq per Shqiperine qe nen nje sistem pluralist demokratik edhe per ca kohe do ti mungoje nje opozite solide. Shoqeria civile duhet te ndergjegjesohet dhe ne kete situate te krijuar ka detyren patriotike te monitorje dhe denoncoje poziten ne afera koruptive.

                          1. D
                            DP

                            Zoti Mero. Lodhesh kot. Nuk behen keta. Edhe une sikurse ti kam kontribuar per vite aty. Fiozofia e mosndryshimit e ka kaperthyer kudo. Luli me kete 'rikthim' pas humbjeve kronike beri shume mire si bisnesmen politik. Kur Mediu, Ndoka, Meta, Dule etj., ka 30 vite qe nuk dynden nga sofra, pavarsisht se humbin, pse te ike ai? Ndersa keta trimerine me madhe kane sharjet per F. Nanon e E. Ramen qe nuk i preken fije floku ndokujt, ky zoteria qullac goditi ballas Berishen, qe te jemi te sinqerte, deri ne shtator 2022 ishte shembulli i gjese se pamundur.

                            1. U
                              U shofshin zagaret e Lexhendes

                              Zoti email mallkofte PeDe - not even krijuar nga Serboboshnjaku Ramiz Alia. Zoti I mallkofte per fatekeqesite qe ju krijuan shqpetareve. U shoshte rraca e zagareve te Lexhendes. Rrofte shkaterruesiLexhenda.

                              1. d
                                demokrati

                                Z oti Baze, me gjithe respektin dhe vleresimin per shkrimet tuaja, ky nuk me duket i arrire. Une e kuptoj qe ju e urreni Berishen, p[or kjo nuk do te thote te mbeshtesni Bashen. Ju e njihni mire qe Basha nuk ka kapacitet per te drejtuar ate parti dhe dyshoj ne te gjithe veprimtarine e tij, cdo gje e ka te falur apo marre me zor. Ky nuk mund te jete modeli i nje kryetari partie, qe as me shume e as me pak po imiton Berishen dhe Enver Hoxhen. Jo mero ai duhet hequr sa me pare, ta lere te qete partine

                                1. D
                                  Dauti

                                  Nese Basha nuk mundet qe te kompaktesoje frontin anti-Berishe atehere eshte ose i pa-afte ose luan lojen e Saliut (dhe Rames?). Ne te dyja rastet Basha duhet te largohet nga ai fron sa me shpejte. Nese Basha eshte investim Amerikan atehere t'u thuhet miqeve nderkombetare qe ky nuk eshte njeriu i duhur. Kishin Bejkon, Acken dhe Gjekmarkajn e shume te tjere intelektualisht me te afte se ky qoftja qe ben te fortin kot. Si mund te premtoje hapje ky trapi kur nuk po gjen gjuhen dhe autoritetin qe te sjelle Kadillin e shume anti-Berishe te tjere ne PD? Ke kujton se mund te gjenjeje ky tip qe nuk eshte as i afte per te qene i sinqerte? Plus qe nuk ka prerje per kryeminister ky njeriu qe qesh. Nese do qe Basha te hyj ne histori, ta bej PD nje forum te hapur demokratik dhe te behet me te vertete kurbani i pare.

                                  Lini një Përgjigje