Edi Rama si alibi për të tredhurit nga Berisha 

31 Gusht 2023, 19:04Editorial Mero Baze

 

Të gjithë ata që nuk duan të shikojnë në sy problemin e përçarjes së opozitës shqiptare përpiqen të gjejnë një alibi, dhe ai është Edi Rama.

Ideatori i parë i kësaj teze është Sali Berisha, fajtori vet. Njeriu që u vu në qendër të strumbullarit të përçarjes së opozitës dhe që i tha PD -së “ose me mua, ose vdis”, shpiku tezën se “mua nuk më ka nxjerrë non grata SHBA, por Edi Rama”, për të përçarë opozitën.

Në fillim pas kësaj marrëzie shkuan normalisht vetëm trushplarët e tij. Të tjerët rezistuan deri në betejën epike të 8 janarit, kur me vare, sfurqe e bomba dore, ju turrën selisë së PD.

Pas asaj beteje, e cila u duk se ndau përfundimisht në dy pjesë PD, në fakt filloi një proces i ri dekompozimi. Heronjtë e Vrana Kontit brenda Kështjellës së SHQUP filluan të ndjehen të gjithë Skënderbe, dhe në varësi të delirit filluan të marrin pozicione më të buta ndaj Berishës, duke ndërruar alibinë e përçarjes e duke shkuar tek Edi Rama.

Kjo në fakt është nje vijë demarkacioni për të kuptuar se si e mendojnë të ardhmen opozitarët shqiptarë.

Unë njoh plot njerëz dinjitarë, por që jeta i ka lënë peng tek Sali Berisha, por që së paku në tavolinë ta thonë që gjithë këtë rrëmuje e kemi prej Sali Beirshës, edhe pse qëndrojnë me të se nuk pëlqejnë Lulin apo të tjerët.

Kjo kuptohet. 

Por gjithë të tjerët që janë me Bashën apo neutralë, apo kundër Bashës e Berishës, apo ndoshta dhe me veten e tyre dhe nuk konsiderojnë Berishën fajtor për përçarje, por Edi Ramën, në fakt janë me Berishën. Kot rrinë rrugëve, të shkojnë me Berishën.

Edi Rama është shumë i lumtur kur e akuzojnë që ka përçarë PD. Është një nga ato dekoratat fals që atij i shijon shumë.

Edhe pse nuk ka asnjë meritë dhe asnjë ngasje për të qenë përçarës i tyre, por natyrisht është përfitues i madh i asaj përçarje, dhe argëtohet shumë kur e akuzojnë për përçarës. Shumë socialistë fanatik të mërzitur me të që i ka lënë pa punë apo pa biznes dhe ndihmon ndërkohë njerëz të rrethit të Berishës të bëjnë dhe kulla, kur dëgjojnë që ky ka përçarë Saliun me Lulin, kënaqen dhe nuk duan “as ujë, as bukë”. 

Opozitarët janë duke ngritur një mit fals të fuqisë së Edi Ramës, që do t’i përndjekë deri kur të mbetet demokrati i fundit që do fikë dritat e SHQUP.

Të pafuqishëm, të pazotë dhe të paburra për ta parë të vërteten në sy dhe të drejtojnë gishtin tek Sali Berisha, ata në fakt janë kontribuesit kryesorë të përçarjes së opozitës dhe më shumë se Berisha, pasi mbajnë në këmbë një gënjeshtër e cila nuk është arsyeja pse ata janë të përçarë. 

Ata janë të përçarë prej Sali Berishës. E kuptoj që nuk kanë bythë t’i thonë ik Sali Berishës, po të paktën të mos i gënjejnë opozitarët e thjeshtë duke u thëne se i ka përçarë Edi Rama, pasi kështu do shtyjnë dekada në opozitë dhe nuk do ta zgjidhin problemin derisa të vdesë Sali Berisha dhe tu dalë atyre frika të thonë më në fund që nuk i ka përçarë Edi Rama, por ai që mbuloi balta.

Por deri atëhere mund të kenë vdekur dhe vetë.

 

25 Komente

  1. R
    Respekt

    Mero je filozof dhe largpames!

    1. P
      Pogi

      O serborus i pidhit te sateme, o karpushaq i mjero pederit kur nuk i din gjanat mshile qenefin moterqim se kosovaret ti shkerdhejne motrat po u solle keq. Ne Kosoven e Albin Isaboletin Kurtit te qihet nona e motra po bone legenin dhe nuk sillesh siq duhet. Ketu eshte KOSOVE dhe rregullat i bojme na, ne shtepine tone. Zhduku klysh kurvet. Rrnofte Albin Kurti, poshte Ramuti!!!!!!

      1. Q
        Qytetari!

        Mos iu pergjigjni Pogit. Me shume gjase eshte seriozisht nje serb qe di shqip ose nje nje agjent shqiptar (i Kosoves a i Shqiperise) qe shkruan kastile keshtu, per te krijuar urrejtje e ndasi mes shqiptareve. Varja ketyre maskarenjve!

        1. R
          Raimond vlonjati

          Budalleqet e Meros , per te kenaqur keta budallenjte qe vegjetojne ketu. Dihet qe Berisha eshte i shkelqyer ne Opozite, dhe vec Berishes eshte edhe Meta. Keta te dy e diskretiojne Rama hajdutin , sic e kane diskretituar deri tani, duke e detyruar SPAK te rrasi ne burg gjysmen e qeverise hajdute te Rama hajdutit. Por Rama ka prishur regullat e Demokracise sepse ka ngritur nje sistem vjedhje vote nepermjet spiuneve te tij patronazhiste tamam si diktaturat .

          1. H
            Hasjani

            Ju shkofsh mbrapa o Rajmond Vlonjati , te ŕruaçin e i befsh per krushq . Ti je nje gdhe qe nuk ha pyka dhe nuk i kie 2 gram tru .

        2. M
          Moterqisitat

          Po kti hales kush i foli...

      2. K
        Ke mendoni ju te vendosim ?

        Supozojme qe iku Sali Ram Sheqere Berrisha nga shpella e Viçidolit iku edhe kanishi tij Lulzim Basha qe eshte fajtore po aq sa Berrisha kush mendoni ju ta mari drejtimin Flamur Noka apo Edmond Bilbili Soaho iken dhe keta te dy kush mendoni ju Tritan Preshi apo Vokshi po i heqim dhe keta te dy kush mendoni se do ta drejtoje Babale apo Deputeti Sharqi i Lushnjes po i flakim edhe keta mendojme per Boçi dhe Jevgun Kellici do thoni jo keni te drejte atehere vendosim Gazmenta Bardhin me Grida Dume nuk jeni dakorde ehhh pi keta jane opozita e degjeneruar kriminale

        1. L
          Likja

          Ke te drejte,,,opozita eshte ke te qaj me pare,,,,Jan te gjith per tu qare,,,

          1. V
            Vlonjati 12

            Je shume i sakte . PD - ja , nje stan me lepuj , njeri me mut nga tjetri .

            1. B
              Bureto

              Kë mendojmë ne të vendosim? Hajde mendje hajde! Dhe na rendit si alternativa Nokat e Palokat; Tan preshin apo Vjollca baldosën etj etj. Por jo mor mik, jo! Kaq nuk kupton? Asnjërin nga këta, sepse me largimin e Salehut, e gjithë kjo kope do ikë nga sytë këmbët. Njëjtë dhe me ca nga ata që ndjekin Bashën, që njëlloj si pjellë e Berishës, duhej larguar dhe ai. PD eshte drejt shuarjes. Demokratët, duke filluar nga baza të fillojnë reformimin dhe ashtu siç një godinë fillon nga themelet, të ndërtojnë një forcë politike me emër e logo, lidership e statut krejt të ri. Nevoja për një parti opozitare me besueshmëri të lartë, që do përfshijë gjitha ata shqiptarë, si anëtarë apo jo, por si votues të saj që janë lodhur nga tranzicioni katovician udhëhequr nga Salehu, Nano, Gjinushi, Godo (Mediu) etj, do jetë shpëtimi i Shqipërisë. Po nuk u bë kjo, po nuk fillon sa më shpejt, 2025 do jetë një përsëritje e 2021 apo 2013, në mos më keq. Do vazhdojmë të kemi një demokraturë pa fare opozitë. Është e vështirë? Jo dhe aq! Deri në pranverën e 2025 ka mjaftueshëm kohë, mjafton që intelektualët atdhetarë me instikt politik të spikatur, deri më sot të pa kompromentuar me shkaktarët e të kaluarës dhe të sotmes, të dalin në mejdan dhe të marrin në dorë të ardhmen e vendit. Ndryshe inercia e makinës së ndryshkur të tranzicionit, duke u rrokulludur nuk dihet se kur do ndalojë.

              1. P
                Patronazhisti sufllaqexhi

                Boll me mitin e liderit, ka te tjerë intelektualë jo si muli loqe fare. Po sikur doli Rama ne pension kush e merr PS-në braçja apo tao Kur nderton mitin e liderit si enveri sepse ne rrejne kemi akoma mentalitet komunist duket sikur s'ka jete me. Sikur iku enveri do ikin të gjithë dhe jeta vazhdon

                1. N
                  Nje qytetar

                  Mero djali , te te them je i madh , kjo dihet . Ti je patologu i kesaj kufome qe quhet PD , dhe ti , jo vetem qe e njeh mire kete kalbesire por i ke bere edhe autopsine , ( sepse PD ka vdekur , veçse nuk e di akoma qe ka vdekur ) .

                  1. D
                    Doni me per Belulin

                    O Mero ziu , mjaft me NON GRATA-n se asaj pune i doli Boja tashme . Nuk pi uje me . Sa per ate çka beri Edi ne ate Histori dolen shume fakte qe e rendojne Edvinin. Shpallja ne parlament perpara se ta bente Amerika. Deklarata e Grenell qe nuk kishte pare as degjuar gje per Berishen. Pytjet pa pergjigje te kongresmenit drejtuar Blinken. Pazaret e Edvinit me Mc Gonigal. Dosja e Gabrielit per drejtesine shqiptare qe nuk mberriti akoma. Plani ishte thurur mjaft mire por dinosauri Berisha i Rezistoi me kurajo dhe guxim te pashoq.

                    1. A
                      Aleanca për mbrojtjen e tallashit

                      Mero djali,PD-ja i ngjan atij majmunit që mbante në kurriz kufomën e majmunit të vogël që kishte ndërruar jetë me ditë të tëra lartë e poshtë ,mirëpo e ëma nuk e kuptonte(majmun hesapi) Majmuni është PD-ja,Sahaleja është kulishi i majmunit që ka kthyer patkonjtë nga dielli. Apo është e kundërta?! PS:Mero djali,rroli e Edi Ramës nuk e ke trajtuar si duhet,sepse ai po e kanalizon në mënyrë mjeshtërore gjithë k'të dramë të o-bo zitës në interesin e tij! E keqja më e vogël! Të na rrojë Shpiragu!

                      1. d
                        daku

                        Ky editoriali dedikohet trushpelareve si puna e Markagjonit e koompani.Uroj ta kuptojne bishat qe edhe pse jane te kollarisur e me kostume perseri te pagdhendur duken!E meritojne kete editorial Mero.

                        1. M
                          Më falë, kam një pyetje

                          Mero i nderuar, ti si thua? E ke vërtet këtë konkluzion, apo si të gjithë; ke edhe ti të drejtë, t' ja fusësh ndonjëherë kot!? Po për çfarë " demokratësh " flet o zotëri!? Unë them se të Djathtë që të luftojë Amerikën, nuk mund të gjesh në Botë dhe jo më në Shqipëri! Po mirë të gjitha, po Çekun e Bardhe të Amerikës, që solli Saliun në pushtet, kush mund ta harrojë!? Tani këta që " luftojnë me Amerikën, për të mbrojtur Saliun, demokratë i quan ti!?

                            1. E
                              E verteta

                              Shkrim I persosur

                              1. P
                                Pusht-shtet (Ko)Doshesh

                                Percarje te opozites do kishte sikur ajo te ishte e ndare ne 2 pjese. Por opozita nuk eshte e ndare. Ajo qe duan te quajne OPOZITE ZYRTARE eshte thjesht nje emerim i saj me vendim qeverie (VKM) dhe vendosur ne krye te saj nje mjeran pa asnje mbeshtetje ne elektorat - Te ndare opoziten duan ta paraqesin sherbetoret mediatike te pushtetit Rama si te vetmen alibi per te justifikuar masakrat e fasadat zgjedhore qe ky pushtet ben duke perdorur ne diten e zgjedhjeve krejt Shtetin kunder opozites duke nisur nga blerjet e votes, administrata si ushtri zgjedhore, drejtesia ne funksion te pushtetit, mediat, 'cunat problematike" qe cuditerisht punojne per te mbledhur vota per pushtetin, e deri te nje non-grata i pasur qe zbraz thaset sa here ka zgjedhje (per kete e kane emeruar dhe si kryetar PSD)

                                1. G
                                  Gazi

                                  I madh Mero Baze!

                                  1. Q
                                    Qytetari dixhital

                                    Sa bukur ja u ke qendisur bre Mero

                                    1. A
                                      Argon

                                      Sa i kthjellët je mor burrë. Një bravo të madhe Mero. Nderime.

                                      1. c
                                        cuf dabjoni

                                        Do nuk do ti Mero...Ed/Edvini èshtè alibi per Salen.. por...por ..po aq eshtè dhe Sala pèr Edin...jane si dy vllezèr siamez si dikur nè 2002 me Tosin

                                        1. k
                                          kirurg

                                          Mero, pse dukesh i nxehur sot? E paske lëshuar edhe fjalorin... Çfarë, nuk të pritet sa të vdesë Berisha? Kam frikë se nuk do të mbarojë berishizmi me të, ka lënë shumë pasardhës.

                                          Lini një Përgjigje