Poshtërimi i SPAK nga Berisha, tregon problemin real që ka opozita 

8 Shtator 2023, 18:26Editorial Mero Baze

Në kushtet kur SPAK ka dërrmuar autoritetin e qeverisë duke arrestuar ministra, zëvendëskryeministër, deputetë, pesë kryetarë bashkie dhe rreth 40 zyrtarë të lartë, natyrisht çdo opozitë në botë do të ishte e lumtur. Në një farë mënyre SPAK po bën atë që ata nuk e bëjnë dot dhe po forcon në Shqipëri autoritetin e ligjit ndaj zyrtarëve të shtetit.

Kryeministri i vendit po i mban nervat dhe po kafshon gjuhën duke shtuar paralajmërimet ndaj të vetëve se janë të zbuluar para ligjit, duke i dhënë mbështetje SPAK.

Të njëtën gjë ka bërë dhe Lulzim Basha në emër të Partisë Demokratike zyrtare. Ai ka mbështetur çdo veprimtari të SPAK dhe ka pranuar se do të bashkëpunojë me drejtësinë për çdo rast, duke e njohur reformën në drejtësi si një vepër dhe të partisë së tij.

Përkundër tij, Sali Berisha, ai që pretendon se udhëheq opozitën më të madhe në vend, dje u shfaq në televizionin e djalit të tij, për të poshtëruar SPAK, duke i kërcënuar “të guxojnë të nxjerrin këmbën nga rrethi”.

E përsëriti disa herë duke folur me kode si një mafioz plak, që u kujton bashkëpunëtorëve ngjarje dhe histori që i “komprometojnë”, duke thënë fjali pa kuptim, ose me gjysmë kuptimi, duke përmendur emra në pushtet si të përzier me ta dhe duke këmbëngulur “po ua mbajti le ta nxjerrin këmbën nga rrethi.” 

Egërsia me të cilën fliste për SPAK, detajet që përmendte si kode mafiozësh, dhe historitë gjysmake që tentonte të tregonte, plotësojnë tërësisht portretin e një njeriu të kapur nga krimi dhe panikosur nga drejtësia, që në orët e fundit të tij bën si i fortë dhe dërgon mesazhe poshtëruese për të treguar që atë nuk guxojnë ta prekin.

Dhe në këtë anë, ai ka me vete historinë. Çfarë nuk ka bërë këto 32 vjetë dhe nuk e kanë prekur. Është i pari që ka shkatërruar zgjedhje, i pari që ka bërë luftë civile në vend me mijëra viktima, i pari që ka nxjerrë në pritë dhe ka vrarë themeluesin e PD, i pari që ka vrarë për të vjedhur në Gërdec, dhe i pari që ka pushkatuar njerëz pa u pyetur kurrë për asgjë nga këto me 21 ianar 2011. Si i tillë, ai e ka krijuar mitin e të paprekshmit në këtë vend, dhe kërcënimet e tij poshtëruese ndaj SPAK, ngjajnë të besueshme në vazhdimin e kësaj tradite.

Shumica e shqiptarëve besojnë vërtet se Berisha mund ta poshtërojë SPAK, mund t’i telendisë ata prokurorët dhe ata të mos guxojnë ta prekin për asgjë që ka bërë këto 32 vite. 

Por le ta lëmë mënjanë këtë se çfarë do bëj SPAK, se ajo është punë e SPAK, jo puna jonë. Puna jonë është të diskutojmë se si mund të jetë shpresë dhe opsion për pushtet në një vend, një udhëheqës opozite që gjithë energjitë e tij i harxhon të poshtërojë drejtësinë duke e kërcënuar të mos merret me të apo fëmijët e tij hajdutë.

Përveçse tregon arsyen e vërtetë pse ai nuk shkon në shtëpi, por shkatërron opozitën për hallin e vet, ai nga ana tjetër po na tregon ne më shpejt se SPAK (si me qenë Klodiana Lala), se djali i tij dhe vajza e tij janë nën hetime intensive, njëri për boronicat e Gërdecit (dhe jo 26 të vrarët e Gërdecit për ironi të fatit), e tjetra për aferën e klubit Partizani. 

Pra gjithë ai tërbim i Sali Berishës, gjithë ajo gjuhë mafioze me kode dhe turfullime shpellari, gjithë ajo përpjekje për t’i poshtëruar prokurorët e SPAK, janë thjeshtë gjuha e një njeriu të frikësuar që dekonspiron dhe motivin pse ai ka zaptuar opozitën. 

Një udhëheqës opozitar i qetë që synon pushtetin, do t’i kishte thurur sot SPAK, himnet më të mëdha të mundshme dhe mund të kufizohej vetëm nga droja se mos i thoshin se po përdor SPAK për të ardhur në pushtet, me ato që SPAK ka bërë kundër pushtetit. 

Vetëm Sali Berishës dhe opozitës sonë mund t’i ndodhë që SPAK praktikisht t’i lidhë kundërshtarin me pranga, dhe ky të ulërijë e t’i thotë mos mu afro se të vrava. Kjo tregon sa i kapur është lidershipi i opozitës dhe pse ai nuk ngjall shpresë kurrë.

Do të mjaftonte vetëm mënyra se si ai flet për SPAK, gjuhën mafioze që përdor, fokusimin e tij tek detaje për të na treguar se ai e përgjon SPAK çfarë bën natën dhe ditën, ku shkojnë, ku hanë, ku flenë, ku marrin dosje, ku blejnë letra higjienike etj., për të kuptuar se ky njeri nuk ka rival as Edi Ramën, as Lulzim Bashën, por SPAK. 

Pra “ai jeton e punon si në rrethim nga SPAK”, siç do thoshte Tritan Shehu dikur në rininë e tij. 

26 Komente

  1. S
    Spak i kapur nga klani Meta - Berrisha

    SPAK varet nga koka e krimit nga familja kriminale Berrisha , qellimi i SPAK eshte rrezimi i Edi Rames dhe ardhja ne pushtet i non grates Berrisha . Kjo vertetohet qarte nga tallja dhe assuranca ne gjyqe e Fatmir Gerdecit . Duket qarte arrestimi i Gecit per nje sexe orale i provokuar e filmuar nga nje femer qe mund te aludoshe e futur nga non grata eshte turpe per drejtesin te izoloshe dike per nje sexe orale nuk ndodhe ne bote nje arrestim i tille do te mjaftone thjeshte nje denime prove dy vite dhe deligjimitet per jete ne funksione shteterore . I arrestuar ish kryetari bashkise Durres per nje leje ndertimi para 12 vitesh dhe qendrone i lire nje vrases si Sali Berrisha . Sexi orale i Gecit perbene krime me te rende se Gerdeci ? Leje ndertimi i Dakos perbene krime me te rende se kater te vrare para kryeministrise? Arka e peshkut te sekretares perbene krime me te rende se 1997 ? Akuza qe i behet zotit Koka perben krime me te rende se dosia Çez ? E tjera e tjera e tjere se jane shume mos flisni per SPAK se eshte turpe

    1. f
      flisni aresyes!

      SAKTE !

      1. N
        Ndosha edhe SPAKU done kohen e vet??

        SPAk duhet inkurajuar dhe mbeshtetur pa as një dyshim, nga çdo Shqiptar i ndershem qofte edhe me kaq pune që po bën. Normlisht që shumica dermuse nga ne presim që të hetone dhe të vën para drejtesise, së pari Sali Berishen dhe familjen e ti mafjoze, së dyti Ilir Meten, dhe në fund fare edhe Edi Ramen qofte edhe kure të lëne kyministrine. Ndoshta edhe SPAkU done kohen e vet.

      2. E
        Eleniqia

        Ne Evrope ka rene cmimi i pidhit ne bordello dhe semafore se kane mbi kapacitet inflacion me kurva nga Shipnija.....

        1. P
          Peleniqia

          Atje ke motren tende ne semafore po bente gojere falas thoshte i kam ngjare mamit kurrve valait pede

          1. L
            Llapisti

            Dhe kurves merushe I ka rene cmimi

          2. S
            Sotir Margjekaj

            Deri sa SPAK-un e ka drejtuar Arben Kraja, i cili vazhdon të jetë prokuror po në këtë institucion, është i parashikuar edhe rezultati i punës goditëse ndaj mafiozëve Sali Berishë

            1. S
              SPAK = 12 LLALLA

              Si ore Mero nuk eshte puna jone se c'fare do te beje SPAK? Nga do te vije drejtesia nqs jo nga njerezit qe paguhen me taksat tona per te bere drejtesi? Keta 12 lepuj ne SPAK po pershurrin mbi konceptin e drejtesise. Te mos arrestohet Berisha per krimet makabre qe i ka bere ketij vendi eshte tallja me e madhe me te ashtu quajturen reforme ne drejtesi.

              1. t
                tan 27

                sa i pa fetyre je o ymer qorapja. si gjithmon i pa sakte me kto analiza te tuat, duke mbrojtur edi ramen. ti je me i keq e i poshter se edi rama. rrace e pashter.....

                1. K
                  Kosta

                  Dhe te gjitha infortmcionet i merr nga "qytetari digjital" qe dikur ka qene nen urdherat e tij e qe sot ka marre rrolin e dikurshem te Saliut te pare!Mero per Saliun kushdo qe hyp ne pushtet betohet qe nuk do ndeshkohet !Kjo eshte dhe nyeja se perse Sali Berisha sot eshte i paprekshem e kurajoz te luaj me emra te perveteshem!Tashme edhe me budallai e di qe ai "nuk preket deri ne ndarjen nga kjo bote" sepse ka qene sherbetor i verber dhe udherzbatues i disa tragjedive ne Shqiperi.

                  1. S
                    Sali qen bir qeni rrugëve do ngordhësh

                    Lulashi Saliut po të dojë të ndihmoj e bp me spaku,bën rolin e të penduarit dhe të tregoj krimet e Sali Berishës dhe jo të na thotë mbrroçkulla,por ky bytheci është implikuar më keq krimin dhe trembet. Spaku e kam thënë dhe e them se janë po këta skutha që kanë mbyll dosjet dhe nuk ja ka mbajt suma të thërrisnin salimetën apo t'i hapin dosjet,dhe këta skutha të tipit Llalla,Kraja e Dumani Dum Dum ,nuk mund të bëhen trima se u formua spaku. Këta skutha me sa kupton populli,kanë marë udhëzime nga Saliu apo ndonjë fuqi madhore që të arrestoj kupolën e PS (ca me të drejtë e ca me intriga)dhe të vij salimeta në pushtet dhe hajdutët,pollo,Ruli,Bode,Imami e co të dalin pa lagur

                    1. "
                      "BOHOTINA"

                      O SPAK! A e donj kete vend? Sigurisht, nuk kam pse dyshoj... Atehere beni nje veper te shkruheni ne histori te vendit me shkronja te arta. Arrestoni SaliH Berishen dhe Ilir Meten. Te nesermen e ketyre arrestimeve jemi ne BE...

                      1. T
                        Tersi

                        Kot lodhesh z.gazetar duke ndërsyer spak kundra berishës sepse berisha i ka tredhur me gjyqëtarë e prekurorë qysh nga 90 e deri më sot! Edhe po ka ndonjë që tenton të dal nga rreshti ai di si ta kapi për koqesh! Mos gënje njerzit me atê gjoja spak sepse misioni i tij i vërtetë është ti shërbej saliut për ta rikthyer në pushtet dhe bashkë me të edhe bandën e korruptuar të ish prokurorve dhe gjyqëtarve të larguar nga vetingu!. Mjafton të shikosh vendimin e gjykatês sot për fatmir mediun për të kuptuar se si do veprohet me dosjet e tjera si për familjen berisha ashtu edhe për familjen meta!.

                        1. c
                          cuf dabjoni

                          o Meroooooooo !!! ti e di Fort mirè se Luftè Civile nuk benin dot police e Agim Shehu qè I dergonte pa arme as betejat e Zanit me Kakamin dhe te tjeret ne Berat e Elbasan... Saliun nuk e vuri para pergjegjesise Ed/Edvi qe sapo mori qeverisjen kur electorate nuk deshte Berishen, sepse perdori terrine e Prof. Shalt qe vodhe ti do vjedhim dhe ne... duhet drejtesi por mungon vullneti dhe I partnereve...dhe sic te shkruajta para do ditève janè vllezer sianez ne hajni

                          1. D
                            Dani USA

                            Me lulin e ndrite Mero ai po e mbeshtet spakun se e ka shpetuar nga denimi per rrugen e kombit e shpetoi me raporte doktori.

                            1. V
                              Vranakonti

                              Sali Berisha, ka hapur lajmin se ka banda te armatosura ne shqiperi dhe ne Kosove (Albin Kurtin), financon dhe i trajnon per nje dite te zeze kur SPAK ta arrestoi. Nga kjo eshte trembur SPAK dhe e gjithe drejtesia. Prandaj Saliu flet pafrike dhe i bene presion drejtesise. Fakti eshte,ashtu si e thote dhe zoti Mero,se ai mund ta poshtroj SPAK-un,pavaresisht se ka bere gjithe ato krime.

                              1. L
                                Landi

                                Spak esht i kercenuar nga Berisha dhe kane frike nga ai prandaj dhe rrine si mut

                                1. c
                                  chp

                                  Ne vitet 70’ kam patur nje debat (me sakte rrezik) se pata deklaruar HAPUR qe nuk behem komunist edhe pse kisha oferta se donin te inkuadronin intelektuale PPSH kjo eshte histori e gjate dhe paks e pabesueshme..Sot me vjet turp qe jam shqiptar sepse shoqeria shqiptare eshte vene ne hallatet e nje nga mostrave me kollare me te peshtira qe ka nxjerre Historia Moderne ne 200 vitet e fundit..Me vjen turp si qytetar amerikan perderisa admistrata e Presidentit Biden po pranon te perdhoset nga Usaliu I tyre apo eshte loja ? Po disapora shqiptare ne Amerike gjysem miljoni me ne krye Biberin ..akoma merren si nekrofage me Enverin..Nese doni ta hidhni Enveri sot realisht..PRANGA BERISHJVE FAMLJARISHT..Ne te kunderten Bideni me Ramen po ja ngrene monumentin xhaxhit 64 kate dhe quajne Mali Enverit e meriton…E pata thene para dy vitesh qe Non Grata eshte radioloje qe kur Kimja e beri Bashen “boyfriend politik” edhe pse kishte 3 super krime bashke me siamezin berishe ( 21 janari-deti jon dhe rruga kombit)..

                                  1. U
                                    UNE

                                    Vertet njesoj ndodh dhe sot, sikurse dikur, kur Dritani ish ne rinine e vet. Krahasim i madherishem, qe vetem Mero di ta beje.

                                    1. U
                                      UNE

                                      Vertet njesoj ndodh dhe sot, sikurse dikur, kur Dritani ish ne rinine e vet. Krahasim i madherishem, qe vetem Mero di ta beje.

                                      1. e
                                        elmaz bufi

                                        Oooo Kont Urani...!!! Saliu të ha munë. Nuk është trim por veç frikacak. Askush nuk e ndihmoi dhe mbrojti në 1997...veç 200 veta i vajten në Presidencë, që më vone i hiken si Jaho Salihi, kur panë se nuk ishte burrë e largoi me metoda mafioze ata që po mbronin shtetin e shqiptaret. Është gjetkë trimëria e Saliut ..quhet Edvin të cilin edhe se e ka zili e pranon, nga e keqja se po i jep, e jo pak...

                                        1. D
                                          Drejtesi pa frikacake e berishiane

                                          Z. Baze edhe durimit i erdhi fundi. Kemi 3 vjet qe presim nga SPAK qe te hetoje fajtoret e Gerdecit, 21 janarit Cez- Dia etj dhe ka zvarritje pa fund. Me keta prokurore ky gjysmes prej tyre i shpeton shurra nga dyshja Berisha-Meta e gjysma tjeter jane berishiane eshte e kote te shpresosh. Qytetaret shqiptare duhet fillimisht ti kapin per flokesh keta prokurore e ti hedhin ne koshin e plehrave e pastaj te zgjidhen nga e para prokurore te ndershem e trima.

                                          1. e
                                            enter””

                                            Mero bej lojen. Aq naiv nuk eshte. E di qe spaku eshte thjesht sa per te genjyer popullin. Por duhet edhe te shkruaje ndonje artikull. Spaku po te ishte sic duhej fuste ne burg nga Rama deri tek Berisha

                                            1. L
                                              Londinezi

                                              Merushi ehte nje nga problemet . Mero I shkollon femijet ne londer, po na jep mend ne te tjereve. Rrace shkerdhte

                                            2. R
                                              Roberti

                                              Prokuroret e Spak jane frikacake e shurraqe. Behen trima vetem me eksponente te PS pasi i ka thene Rama keni dore te lire e nuk i kercenon.

                                              1. E
                                                Epopeja e Rilindjoteve

                                                Problem e mbi problemet, eshte tek kjo Ram-Qeveria / kete mbaje veth ne vesh, mor shoku Mero mavria / Se vete Mekembesi i Rames ne ate palo-Qeveri, ai pra Benko Ahmetaj ka marre arrati / dhe SPAK mori leje per ta arrestuar, vetem kur Benko kufirin na e kish kaluar /

                                                Lini një Përgjigje