Katër emrat e rinj që hynë në kabinetin e Edi Ramës janë për herë të parë katër njerëz që kanë bërë vet historinë e tyre.
Ervin Mete, ministri i ri i Financave, është nga të paktët prurje të Universitetit më te famshëm të botës, Harvard, në Shqipëri, i cili ka ndjekur një nga një shkallët e karrierës politike dhe administrative me një përkushtim profesionisti. Ai ka pasur disa poste të larta në administratën e shtetit, përfshi dhe zëvendësministër financash dhe së fundmi ka qenë drejtor i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Aftësia e tij për të strukturuar punët në institucionet ku ka punuar është e spikatur, duke i dhënë atij identitetin e një burokrati modern financash, i cili me siguri do ta çmendë Edi Ramën, me vështirësinë për të firmosur çdo letër që i vënë para.
Igli Hasani, ministri i ri i Jashtëm, është po ashtu një diplomat i shkëlqyer shqiptar, i shkolluar mirë në Akademinë Mbretërore në Britaninë e Madhe, dhe që ka qenë pjesë e administratës së lartë të shtetit shqiptar deri ambasador i OSBE në Vjenë.
Prej aty ai dha dorëheqje pasi OSBE i besoi postin e koordinatorit Ekonomiko-Ambiental të OSBE-së, pozicioni më i lartë i mbajtur ndonjëherë nga një shqiptar në Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë.
Ai po ashtu shkëlqeu si diplomat në vitin që Shqipëria kishte kryesimin e OSBE, duke lënë një imazh të mirë tek gjithë partnerët ndërkombëtarë.
Arbër Mazniku është po ashtu një njeri i rritur politikisht në rrugë, dhe një profesionist i zoti, që u del zot debateve publike në të gjitha postet e zyrtarit të lartë ku ka qenë si zëvendësministër apo nënkryetar bashkie, ndryshe nga ministra dhe zyrtarë që fshihen nga debati publik.
Detyra e tij e re si ministër i Pushtetit Lokal, është një hap normal dhe i sigurtë, që e plotëson atë politikisht.
Ministrja e re e Shëndetësisë, vjen po ashtu nga një përvojë e gjatë dhjetëvjeçare si drejtoreshë e Administratës Publike të Shqipërisë, në krye të një institucioni i cili ka pasur këto dhjetë vite suksese dhe dështime të cilat kanë turbulluar politikën shqiptare.
Lëvizjet e tjera brenda qeverisë, natyrisht që nuk janë ndonjë lajm i ri, por dhe ato përpiqen të ruajnë profilin e disa politikanëve që kanë ende çfarë të japin.
Shumica e kryeministrave, por sidomos Edi Rama, nuk gabojnë kurrë kur heqin njerëz, por kur emërojnë njerëz. Këtë radhë të paktën i shpëtoi këtij rregulli.
Cfare meritash ka ministria e re e shendetsise? Burimet njerezore nuk kane lidhje me shendetsine. Eshte tjeter profile dhe shume shpejte Rama do ta kuptoj qe shendetsia do njerez luftarake. I vetmi njeri i provuar eshte Ervin Mete ndersa Mazniku eshte ne profilin e tij asgje e re.
Eshte e habitshme me Meron Thote MERITROKATE!!! Ervin Mete...meritokrate! Ervin Mete eshte nje medioker,i paafte te drejtoje,qe fitoje nje pozicion fale menjanimit qe i beri i ati ceshtjes se hetimit te Ben Ahmetajt dikur. Te gjithe e dine ate histori....pak flasin. Pas saj ai u vendos si ZVminister i Ben Ahmetajt!!! I ati i Ervin Metes u denua ne te gjitha shkallet me 15 vjet te ndaluara te ushtrimit te profesionit.Te gjithe flisnin per korrupsionin e te atit me shtepira dhe toke ne Lalez. Kjo toka ne Lalez u ble kur Ervini ishte Zv i Benit dhe te gjithe e dine qe Beni bente me leke te gjithe ata qe punonin per te,nga sekretare te te tjere ne Ministri. Ervini ishte nje nga ata dhe atje te gjithe e dine,por asnjeri nuk flet. Ervin Mete,Mero,u shkollua nga paret e vjedhura te babait si prokurore dhe jo nga aftesite ,sepse eshte medioker,me nje IQ te nje nxenesi mesatar te UT(ku dihet si behesh mesatar) Keshtuqe...RRofte BABI! RRofte Beni, RRofte Rama...sepse i pelqen servilat dhe ata qe i ka ne dore(nga qe u di gjera) Dhe asnjegje ska ndryshuar. E kisha pelqyer Ramen per cbente dhe si punonte,por vone kuptova se di te luaj bukur me gure qe di ti zgjedhe dhe manovroje. Ne fund te fundit Bravo rames,por eshte turp,absurde te vendoset Mete ne pozicionin e MF,kur kurre,kurre,nuk e ka ate kapacitet te drejtoje dhe nje kateder shkolle. Absurde!
Bravo ke folur dhe per mua… Me burimet njerezore nuk mund te behesh minister shendetesie!!!!
Tu lëmë kohë të profilohen. Por jam i sigurtë me një narcist dhe dinshum si Rama do ju dalin thinjat shpejt këtyre specialistëve dhe do thonë "Ç'mu desh që i hyra kësaj brazde". Gjithsesi. Suksese
O komentatori ushtaraku mero thote disa jo te gjithe a po do te japesh vlersime se di shume ti se je ushtarak.
Aaaa Mero sa shpejt e sa bukur i ke hequr penelatat.. po i vrisni njerezve shpresen Mero...e pastaj nuk do t u mbeten me fakire per te genjyer kaq paturpesisht. Po gjithsesi tik tok, tik tok....
Ky ervin mete eshte ai qe nuk la call centre mashtrimi pa' ju dhene licencen apo gabohem
Ka qënë një me nick-name Scorpion që s'linte ditë pa shkruar.Shante Ramën dhe lartësonte PD. Nuk e di ku humbi. Le që ka të drejtë.Ramën s'ka si e shan dot se flet puna,PD po ka përfunduar aty ku e ka merituar prej dekadash,në qenef,kështu që Scorpioni ka të drejtë që ka humbur si shurra pulës.
Më shumë lekë për Tiranën...as për ajër sdo dalin më lekët jashtë TR
Ish drejtoresha e DAP ( departamenti i kazanit) dhe tashmë ministre e shëndetësisë është një nga figurat që ka fshirë dhe trazuar bajgat e të gjithë hajdutëve publikë,majtas e djathtas, duke e kthyer meritokracisë në bajgokraci. Dhe nuk flas sepse kështu kam dëgjuar....por sepse kështu e kam përjetuar rastin personalisht me të. Aq shumë e i ka lyer duart me dhjamin e kazanit sa që jo vetëm SPAK por as "opozita" nuk ja ka përmendur kurrë emrin për çorbën e gatuar me familjarët e tyre të sistemuar brënda së ashtuquajturës Adm publike. Apo jo z.Mero.
Mero të lutem.! Arabian Mazniku tecknokrat ?? MJAF-tist , 99-ç po, por asgjë më shumë. Albania Koçiu teknorate ?? Nejse, mendimi yt... Unë mendoj që ky është fillimi i "hapjes" së krahun të Ramës. Më ca show (alla asamble) , t'u i lënë stafetën Lal 99-çit. Jo se ka zgjedhje, ose se ky e meriton. (Po ashtu është një punë... (Për të mbajtur partinë në kontroll e mos n'a ik nga duart)).
Të paktën me këto mdryshime,kanë efhe diçka që asnjëri,nuk e përmënd.Sidomos me heqien Xhaçkën dhe Krifcën.No përforforcohet bindja që KM Edi Rama personalish nuk qëndron në krye të drejtimit të Shqipërisë për të vjedhur,pasuruar apo për të përmbushur dëshirat e tjera të ti,që nuk kanë të bëjnë me drejtimin e një vëndi.
Arber Mazniku kambaruar me 5 gazetarine. Eshte aty vetem se eshte shok me Erjon Veliajn qe ne kohet e gjimnazit
Ibrahimaj mori nje post sa per meshire, si goce e urte, lepe peqe. Gjynah ta flakesh se i prishi qefin Ballukes. Por edhe vjehrra e saj nuk ka luajtur rol te vogel, ulkonje e vjeter ajo.
Si e pesove ore ti Mero ziu, qe aq shume u mundove ne preher te Saliu / tani te ky Stani i Rames Sulltan, po i thua Meritokrat c'do kokrre hajvan / ashtu Meritokrate i ke quajtur vet me par, edhe ato palo-ministra qe hoqi Rama gomar /
Me llogjike I bie qe perpara qeveria ishte nje grup te paaftesh. Atehere ku ishe ti Mero? Nuk ka asgje me merite ne kete qeveri. Pronari i saj eshte Rama. Ministrat jane vetem kukulla. Mero! Bej gazetarin neutral e jo me ushtarin e Rames
O Imer ,a ka mundesi qe nje dite mos te hash mut.Ka nevoje per pushim edhe nje ndyresire si TI
Pervec Ministrit te jashtem qe nuk ka koment per te shtuar, te tjeret jane prodhim i sistemit "rilindas" qe cdo vit sa vjen e shtohet gropa ne xhepat e qytetareve. Suksese ne detyren e re te dashur kalimatar qe do rrezikoni Spakun shume shpejt :D
Nuk i fi keta te tjeret, po mazniku eshte nje krye hajdut i paafte
Me nje fjale ne te gjitha ministrite ku ka pasur vjedhje dhe SPAK po heton Zevendes Ministra paskan qene meta “kolopuçat”!!!! Tani qe u mesuan si te vjedhin u emeruan KRYE-HAJDUTA!
Meritokrate? Sipas kritereve te Edvinit per meritokracine?! Cfare mbikqyrje financiare ka ndodhur ketu?! Paraja kriminale vershon lume!!!....
Domethene o Mero trimi me ne fund po sheh teknokrate dhe kete e quan pozitive. Po pse deri tani nuk ke ngritur zerin per te metat e panumurta te qeverise? Apo stani i Rames te jep shume qumesh? Lakej te pandreqshem...
Gabim i madh mete zvendes i ahmetaj behet minister.E cuditshme me kete ramen valle ska njerez te tjere ky vend