Pse Gazmend Bardhi e meriton të jetë lider i Foltores? 

5 Shtator 2023, 19:43Editorial Mero Baze

Ka vetëm një objektiv i cili mund të rezultojë i suksesshëm në rastin e Gazmend Bardhit, pasi bashkoi deputetët e mërzitur nga Basha, me deputetët që janë mërzitur më herët nga Basha. Dhe ky objektiv është shmangia e Sali Berishës nga kreu i Foltores.

Duke u bashkuar me deputetët e pakët të Berishës, Gazmend Bardhi praktikisht është lideri më i pranuar tek grupimi i Berishës.

Ndryshe nga Berisha që mezi bën dhjetë deputetë, ai ka mundur ta çojë në 43 numrin e deputetëve që kanë pranuar të ulen më të në një tavolinë.

Në këtë rast, nëse flasim me logjikën e Berishës që numrat vendosin, atëherë ai duhet t’i hapi rrugën Gazmend Bardhit për kryetar partie.

Logjika e numrave është e tillë që provon se Gazmend Bardhi është më shumë figurë bashkuese brenda grupit të Berishës, se sa vet Berisha.

Dhe logjika ta do që ai të marrë drejtimin e partisë së tij.

Por këtë, në radhë të parë duhet ta kërkojë vet dhe të bëjë betejë për këtë. Nëse Berisha tërhiqet dhe e pranon këtë logjikë, atëherë mund të themi se operacioni i tij është i suksesshëm dhe aleatët perëndimorë, atë që nuk e arritën dot me Bashën, mund ta arrijnë me Bardhin.

Në rast se ai nuk e kërkon këtë, por i ka çuar deputetët në vathën e Berishës, atëherë jo vetëm që nuk kemi asnjë ngjarje, por kemi një lartësim të grupit të Bashës, i cili së paku ka ruajtur konsistencën e vet që nga 9 shtatori 2021, duke i qëndruar besnik idesë se me Sali Berishën nuk kanë punë dhe se do të mbeten një parti e orientuat nga Perëndimi dhe jo nga të perënduarit.

14 Komente

  1. E
    Evisa

    Ky shkrim është thjesht zgjuarsi. Është e vetmja mënyrë se si mund të trajtohej politikisht sjellja e Gazmend Bardhit.

    1. b
      ben.

      Sjellja e Bardhit, eshte sjellja me e llogjikshme qe mund te beje 1 njeri e jo me politikan. 1- Sali Berisha ka elektorat ka numra, vetem pa parti, pa logo, pa financa mori me shume se 500 mije vota. Dmth mundesia per te qene deputet dhe edhe per te fituar te berisha eshte shume e larte. Te basha qe mer me pak vota se arlind qorri, vetem qorat mund te rine, sepse e kupton edhe me idioti qe te partia e bashes ne zgjedhjet e ardhshme as basha nuk del dot deputet. 2- Ka edhe 1 faktor tjeter qe edhe ata 2 veta qe jane te basha do ikin. Te gjithe e dine qe basha eshte 1 pabyths dhe i pabese, qe kur ja futi berishes qe e beri njeri nuk e ka pergje tia fusi kujdo, qe do i japi leje taulant balla. Pra ngado qe ta kthesh e ta perdredhesh te basha do ngelen gjithe gjithe 5 veta, alibasha , ergys mertiri, fitim zekthi dhe ca eshte 1 me mbiemer llapa nga berati. Pra ne zgjedhjet e ardhshme edhe sikur mos te fitoje opozita ,nuk do jete me si ndermarje pastrimi qe e takon naten balla dhe i jep direktivat, ca duhet te thote e ca duhet te beje.

      1. E
        Evisa

        Ben, ju lutem, a mundet t'na bëni të qartë se si opozita vjen në pushtet nën drejtimin e zotërinjve Berisha dhe Metaj, që edhe ne të shkojmë e të votojmë për të?

    2. c
      ceni

      Mero ju jeni te gjithe te ardhur por Tirona ka patur nje "Besim dy lekeshi"keshtu i thonin!Edhe Gaz Bardhi eshte tejet i ngjashem me kete personazh!Ndaj lere dhe mos e nxt me tej sherrin midis rrumpalleve qe nuk kane objektiv se ç'fare alternative do mund te paraqesin per qeverisje pas 30 vitesh,por si do mund te rrezojne Edi Ramen dhe pasketaj lulunia e uqerve te qeverisi kete vend deri ne 2027 si ne 1997 duke e riçuar perseri ne lufte civile kete popull me heshta gati neper duar.

      1. s
        specialisti

        Mero Duhet ndare nje here kush e perfaqeson zyrtarisht Partine Demokratike ?. Me qe Basha eshte zyrtarisht kryetar, ai vazhdon te jete ne krye e nuk ka Bardh e Berishe qe e heq. PD cope cope. Te shohim ngjarjet,

        1. S
          Safo Satka

          Patjetër që Gazmenda Bardhoshku do të jetë Liderrrrrja e PiDhisë, sepse kjo parti, gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet parti pederastësh, LGTBQI, etj…..

          1. B
            Bejkush

            Saktë o Mero!

            1. D
              D

              Kot lodhesh me analiza Mero,ata jan qe te gjithe njelloj,mut njeri kake tjeter,i ka nxjer Saliu nga hundet.

              1. G
                Gjergji

                Saliu më parë zgjodhi për " kryetar të PD" ca koqe si Azemi e Selami.Pa sukses.... Më pas serialin e vazhdoi me pakoqe si Tritan preshi dhe Lul brava.Përseri bosh.... Atëhere e ktheu drejtimin te homoseksualët ose kategoria "vdes për koqe". Mbase kësaj radhe ka sukses! Sa më larg koqeve(jo figurativisht),aq më afër pushtetit Ky është slogani i ri i Foltores!

                1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                  Shumë shpejt Berisha do ta sfidoj Bardhin, është në karakterin dhe në formimin e tij komunist. Jo vetëm në numra, por dhe në futjen me vonesë ,dhe në vendet e ndenjes, Bardhi nuk i kishte lënë mundësin për superioritet, Berishës. I forti i foltores stanoi në sallë.

                  1. F
                    Fcb

                    Kujdes Ymer Corapja mos kalosh në depresion , erdhi dita që t'a shohësh Berishën me me shume se 50 Deputetë , kujdes shëndetin Ymer Corapja.....ha..ha..ha...i modh Sala , ku e gjeti ...Ymer Corapja :))....paska desh me kalu makinën me çorape pa doganë....Ymer Corapja...:))

                    1. L
                      Labi

                      Kush eshte pro SPAK do jete opozita,dhe pozita e se nesermes

                      1. G
                        Gazeta

                        Bardhi, Salianji, Balliu e te tjere i genjen mendja se Saliu do ju garantoj postin e deputetit.. Pse tall trapin e Mero? Njesoj si mori Bellua qe e genjeu mendja e nuk di ku gdhihet sot. Loqe njerez!

                        1. o
                          opozitat e sajuara jane te Deshtuara

                          Mero si gjithmone shpreh shqetesimet e brengat qe bart pusht-shteti. Edhe sot vihet re qarte brenga qe ky pusht-shtet ka nga qe maraku i bashkimit te opozites pa ate gagacin Basha brenda eshte mjaft i larte.

                          Lini një Përgjigje