Pse Edi Rama e bëri të rëndësishme Shqipërinë në krye të Këshillit të Sigurimit?

20 Shtator 2023, 19:50Editorial Mero Baze

Kryeministri Edi Rama u bë yll i shtypit ndërkombëtar brenda disa minutash, për shkak të polemikave me ambasadorin rus në OKB, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit .

Edhe pse ndërhyrjet e Edi Ramës ishin në kufijtë e etikës diplomatike që ka tradita zyrtare e Këshillit të Sigurimit, ato i dhanë nerv një prej mbledhjes më të rëndësishme të atij institucioni dhe e bën Shqipërinë më të rëndësishme si kryesuese e këshillit të Sigurimit për disa arsye.

E para kishte të bënte me pozicionin e qartë të Shqipërisë pro Ukrainës në konfliktin me Rusinë dhe batutat e hidhura të Ramës pro pranisë së presidentit Zelenski në sallën e Këshillit të Sigurimit. Duke mbrojtur praninë e Zelenskit në sallë dhe të drejtën për t'iu adresuar Këshillit të Sigurimit si viktimë e një agresioni të paprovokuar, Shqipëria afishon vetën në krahun e së drejtës ndërkombëtare dhe si zë i Perëndimit rreth këtij konflikti.

Ambasadorja e SHBA në Këshill e cila pasoi qëndrimin e Edi Ramës e bënte më të dukshme aleancën e Shqipërisë me SHBA dhe vendet perëndimore rreth kësaj çështje, në sytë e gjithë botës. Dhe kjo është një ngjarje e madhe për imazhin e një vend të vogël, njohja për të cilin në pjesën tjetër të botës përveç Evropës , ndoshta është e papërfillshme.

E dyta ka të bëjë pak dhe me fatin e shqiptarëve, pasi përveç Shqipërisë që drejton Këshillin e Sigurimit, në një periudhë që është dhe Sesioni i Asamblesë parlamentare të OKB, dhe ku aty janë gjithë liderët e botës, edhe OSBE përfaqësohej në Mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, nga një politikan shqiptar, Bujar Osmani si Ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut.

Ishte kjo arsyeja që ambasadori rus, pas pranisë së Zelenskit kishte bezdi praninë e shtuar të shqiptarëve në mbledhje, duke protestuar ndaj pranisë së Bujar Osmanit.

Ironia e Edi Ramës se ky “nuk është një Operacion special i presidencës shqiptare” kundër Rusisë, jo vetëm që i dha fund polemikave me ambasadorin rus, por e bëri atë krye lajm të mbledhjes, duke i kujtuar Rusisë gënjeshtrën me të cilën nisi luftën në Ukraine.

Së fundmi, Edi Rama gjeti rastin të mbrojë historinë e çlirimit të Kosovës nga Perëndimi, duke hedhur poshtë krahasimet me të drejtën e Rusisë për të pushtuar Ukrainën, duke theksuar se liria e Kosovës nuk mund të shërbejë si një arsye për të rrëmbyer territore dhe për të shkaktuar vuajtje dhe shkatërrim për popullin e Ukrainës

Pra nëse pati një meritë Edi Rama si kryesues i Këshillit të Sigurimit, ishte aftësia e tij personale, për ta bërë Shqipërinë të rëndësishme në temën që diskutohej, duke përdorur herë aftësinë e tij për polemika, e herë kombinimin e problemeve shqiptare me konfliktin ndërkombëtar.

Dhe mbi të gjitha duke na afishuar një vend Perëndimor në sytë e gjithë botës drejtuar tek Salla e Këshillit të Sigurimit.

71 Komente

  1. B
    Ben

    Rama nje Bravoo te madhe ???? ???? ???? ???? ???? ???? ???? ???? ???? ???? ???? ???? ???? ????

    1. b
      ben.

      Asnje kryeminister tjeter europian, nuk foli si rama, asnje kryeminster tjeter europian nuk sulmoi rusine si rama, asnje kryeminister tjeter europian nuk beri batuta si rama. Kam 1 dileme??? Rama dhe ne jemi me te rendesishmit ne europe, apo thjesht me karagjozet?? Kjo ishte 1 nga shfaqjet me te turpshme qe 1 perfaqesues shqiptar ben ne bote. Une e kam 1 ide pse kete karagjozin e marin si lecke dhe e perdorin lart e poshte ,krysisht amerikanet. McGonigal eshte pergjigja. Megjithate ka edhe letra te tjera higjenike, qe shohin te rama te ngjashmin e tyre dhe kenaqen.

      1. r
        rrnofte Lexhenda !

        U shofshin Zagaret !!!!!!!!!!

        1. l
          lana

          Tradhetar koke e kembe je o Ben mortja. Ju dermoj Edi Rama me polemikat qe per Zelenskin ishin si mesazh paqeje qe po lajmerojne Fitoren e Ukraines!

          1. b
            ben.

            Delenxhie. Nese duhet te jesh delenxhi, rrote cari dhe legen qe te quhesh patriot, po patjeter une jam tradhetar.

          2. K
            Koferenca e Londres.

            Pjerth o Serb muti se ke gjetur

        2. N
          Noci

          Shajeni perseri tradhetar Ramen.Ne organin me te larte nderkombetar Keshillin e Sigurimit e mbrojti perseri Kosoven,ashtu si Ukrainen dhe çdo vend i vogel qe mund te pushtohet nga agresore te ndryshem.Sot e gjithe bota e ka respektuar Shqiperine

          1. M
            Mal Cori

            O Noc, ky asht miku i Vuqiqit. Le çka flet me fjalë. Me vepra asht pro serb e pro rus.... . Nuk ka nevojë Kosova me mbrojt Edvin Ramoviçi.... . Kosova ka në krye të madhin Albin Kurti, mretin e tan shqiptarvet.

            1. E
              Eri

              Po tall karin me Albinin besoj apo jo? Albini ka 2 vjet merret me targa, me ngjitëse targash, shfrenon imagjinatën e tij të ushqyer nga paranojat dhe bën gabime të mëdha strategjike në politikën e jashtme, ndërkohë që Rama ulet në karrigen e Presidentit të OKB-së dhe merret me politikë të madhe. E bën dot ndryshimin? Njëri i izoluar dhe s’ja hedh qurret kush, tjetri ne zenithin e politikës botërore. Rama ta kthen mbrapsh Vuqiqin, Albinin dhe i q. tre herë pa e marrë ata vesh ende ç’po ndodh. Albini është yllkë në politikë, akoma s’është bërë fatos, lëre më të marrë shallin e pionerit në qafë.

              1. V
                Vranakonti

                MAL CORI! Njerzit zakonisht flasin per ate qe shikojne dhe jo ato me hamendje. Ti thua se Edi Rama eshte me Vuçiçin e me rusin,gje nuk eshte keshtu. Njerziit e pane me syt e tyre,qe edhe ti e ke par qe,Edi Rama u ndesh ball perpball me rusin ne KS te OKB-s dhe nuk tha ate qe thua ti se ai eshte me rusine. Keto pordhe mbaji dhe haj per vete dhe jepu ndonje tjetri. Kurse per Kosoven ai beri detyren e tij si popull vella,dhe e mbrojti ne sy te gjithe botes,kurse ty te paskan plasur syt.Persa i perket Albin Kurtit, Rama nuk e permendi fare emrin e tij,por vetem per Kosoven Por ju maloket jini mosmirenjohes.

                1. T
                  Taulant

                  As trute e gomarit nuk ke. Me Albinin ti je mbret i gjithe botes. hahahahahaha

                  1. D
                    DinPak

                    O Mal Qori! Si mos te shikojme cfare flet Rama, po t'i shikojme veprat. Po cilat vepra? Veprat e politikaneve jane fjalet, sepse me fjale i bejne punet, nuk i bejne me kazme, edhe punet e mira edhe ato te ligat. Kur flasin mire, e kane bere punen mire, kur flasin keq, si ai mbreti tend i shqiptareve, edhe punen e kane bere keq.

                    1. çudi..

                      si mund të jeni kaq loqe mor aman!!

                      1. T
                        Tirana

                        Me injorant shpellash si ben e mal cori nuk mbrohet shqiperia.Rama nuk esht i perkryer por Shqiperise i del zot shume mire.

                        1. S
                          Sadiu

                          Edhe pak dhe Kurti do tu nisë me zetora dhe traktora siç u nisi serbin drejtë Shqipërisë, por merak mos kini se prapë do të vijnë autobusët e Evropës dhe të SHBA e do tu kthejnë në Prishtinë, Gjakovë, Prizren.......etj etj. Ju vazhdoni dhe shajnë Ramën se dhe gjiza nuk i prishet atij, por mjerë ju me mëndjen e prishur që kini që mbroni kryeministrin më të dobët dhe më koti që ka patur kombi ynë që nga 1912.

                        2. F
                          Fjalët i merr era

                          Harroi Babloku t'i thoshte Ukrainës që të njohë Kosovën. U morr vetëm me karagjozllëqe rregulloreje me përfaqësuesin rus, për të rënë në sy.

                        3. L
                          L.Xh

                          Krenar për kryeministrin tim Edi Rama.

                          1. R
                            Robert Papa i papune ne Amerike analist ne Tirane

                            Miushi nongrates emigranti qe jetone me ndihme sociale ne amerike Robert Papa deklaron ne nje kazane shqiptare qe : Edi Rama nuk vjen dot ne Amerike se e arrestojnr... ky kazan duhet ta detyroje kete emigrant te papune te shqarohet per shpifjen e bere publike

                            1. P
                              Poseidon

                              GJIGAND,JO VETEM NE PERMASAT TRUPPRE POR NE PERMASAT E AFTESISE KOMUNIKUESE E DEBATUESE,,,,,,,,,,,I PERMASAVE BOTERORE........FAT I MADH PER SHQIPETARET.......ZGEDHJA E TIJ NE KRYE TE VENDIT ISHTE EDHE AFTESI E SHQIPETAREVE QE E ZGJODHEN ....PRA NJE NJERI I MADH QE JA RRIT VLERAT SHQIPETAREVE NE TE GJITHE BALLKANIN E ME GJERE..........TANI DO TA NDJEJNE VEHTEN TAMAM SHQIPETARE PERVEC SE SERBE,GREKE TURQ APO ME EMRA TE NDRYSHEM NE TE GJITHE BOTEN..........DO JA ARRIJME,TA SHOHIM NDRYSHIMIN........

                              1. K
                                Kastriot

                                Rama sot ishte i shkëlqyeshëm!

                                1. I
                                  Ilirjan

                                  Kjo eshte historike.Cdo shqiptar duhet te ndjehet Krenar.

                                  1. S
                                    Sali qen bir qeni rrugëve do ngordhësh

                                    Mero duke ngritur Ramën ,ti do bësh që Saliu të pësoi ndonjë goditje në tru,do çmëndësh çeçenët dhe do rrëmbejnë molotovët të djegin Shqipërinë,do bësh Almat të xhvishen e të luftojnë korrupsionin me gojore. Ah të ishte Saliu me atë anglishten e tij me theks tropojan,do ishim kënaqur.... Po Edi Ramën nuk e le Robert Papa të kthehet në Shqipëri se po e pret me prangat gati,por siç thotë një tjetër qe Edi është ngujuar në ndërtesën e OKB dhe nuk ja mban të dalë se Roberti me FBI po e presin jashtë me urdhër të nongratës lexhenda e çeçenëve saleh

                                    1. L
                                      Lloji

                                      Me siguri Rama do mbaje post te rendesishem nderkombetar pas postit aktual

                                      1. N
                                        Nikoll Kamshi

                                        Çfarë shkruan Mero Baze për qendrimin e Ramës në OKB,mjaftojnë.

                                        1. S
                                          Shqiptari i Ilirisë

                                          EDI RAMA ky vigan libertador! Si Rama as ka patur, as ka,dhe as do ketë tjetër Shqipëria!

                                          1. 6
                                            60 vjec

                                            rama eshte i talentuar per te qene i tille

                                          2. t
                                            tpc

                                            Mediat e Albin Kurvit ne Kosove nuk i permendin fare fjalet pro kosoves te Rames.

                                            1. P
                                              Pickaxhiu

                                              Albini nuk e ka pa hiq...asht te ballkoni i hapun... ashtu ka do pune

                                            2. s
                                              shqiptar

                                              ESHTE GJIGAND KY KRYEMINISTER:

                                              1. T
                                                Trotski

                                                E kam thene dhe here tjeter .Ne 110 shtet shqiptar Edi Rama eshte Shtetari me i sukseshem per ngritjen e Dinjitetit te Shqiperise.ketij i duhet kenduar dhe Kenga ;Edi Rama O Tungjatjeta .............

                                                1. A
                                                  Ari

                                                  Do te shkruaj gjate historia per kete ngjarje te Madhe. Sigurisht, ketu nuk.e kam fjalen per shkencetaret historiane te tipit Berish Metaj...????

                                                  1. A
                                                    Ari

                                                    Dhe, imagjinoni ne vend te Edit aty te ishte Berisha ose, me interesante , te ishte shoku Meta????????????????

                                                    1. D
                                                      Demokrat

                                                      "Inat" e kam, por i jap hakun. E ka qyteterimin ne subkoshience, nuk ka komplekse inferioriteti, ka ineligjence te lindur prandaj na perfaqesoi denjesisht. Eshte cilesisht lart dhe di ta shfrytezoj mbeshtetjen amerikane. Eshte i cmuar dhe per ata, ne planin nderkombetar edhe per ne. Akoma s'po gjen mekanizmin e brendshem te ndaloje hajdutet shqiptar ta vjedhin pas kraheve ne mos qe u jep leje vete e ne fund ben sikur nuk dinte gje vete. Shpresojme te behet me mire gjithmone Shqiperia! P.s Demokratet e rinj do ta bejne adninistraten jo hajdute!

                                                      1. D
                                                        Dakord

                                                        Demokrat, po të mos ishte Rama, nuk do shihje as ministra në burg. Drejtësia e re është merita më e madhe e Ramës. Ngadalë por sigurtë, Shqipëria do pastrohet njëherë e mirë. Tashmë jemi duke u ngjitur drejt majës dhe ska më kthim prapa, ska më 97 e 98. Më në fund brezi i ri do jetojë në paqe në një vend të bukur e të civilizuar dhe kjo më bën të mos ndjehem keq që më iku gjysma e jetës.

                                                        1. D
                                                          Demokrat

                                                          Ju jap të drejtë. Themli është Reforma në Drejtësi. Por nuk ja hoqa dhe meritat për mentalitetin qytetar që ka. Kam besim që do bëhet më mirë dhe shpejt!

                                                      2. T
                                                        Thujini Pallosh

                                                        Po Micua i Taqos e mori vesh se me ke ka te bej? Apo ju duken rastesi ,ndodhite e Kacifhes Se Bularatit dhe Beleres se Progonatit?!

                                                        1. A
                                                          Adashi

                                                          Nuk e kam qef por nga dita në ditë bindem se kryeministër më të mirë se ky Shqipëria nuk ka patur dhe dyshoj se do ketë ndonjë herë.

                                                          1. V
                                                            Vali

                                                            Ashtu eshte, por do ta filloja fjaline : Nga dita ne dite bindem me shume ....

                                                          2. S
                                                            Shqiperia Etnike

                                                            Rama e bëri Shqipërinë të rëndësishme nga KS?! Çfarë hajvanllëku është ky?! Edi Rama njësoj si Sali Berisha nuk ka bythë as të ngrejë interesat vitale të vendit të tij. Të provojë të diskretitojë në KS ligjin e luftës së Greqisë, si thikë në gërrmazin e Shqipërisë?! Të provojë të dënojë shtetin gjenocidal grek që ka zhytur në errësirë dhe terror gjithë minoritetet?! E shkërdhejnë BEja me SHBAnë dhe Greqia bashkë me t'a? Lider i një shteti të këputur që nuk ka takat të mbrojë as interesat e veta, "trimërinë" dhe lirinë në KS për të rrahur Rusinë, e merr nga Amerika. Lexon ato që i shkruajnë dhe pështyn ku i thonë. Kaq! Se bën askush! Asnjë vend që ka pak respekt për veten, përveç një vendi të depersonalizuar që prostituon për llogari të padronit të rradhës. Ajo që ka bërë Rama është diçka tmerrësisht e përçmueshme nga të gjithë vendet sovrane të botës, përfshi edhe gjithë vendet perëndimore. Ka ekspozuar edhe Shqipërinë jashtëzakonisht rrezikshëm përballë shtetit më të madh të Europës. Mjaftojnë gjithë konjukturat ruse në Europë dhe shërbimet e saj sekrete që të shpërbëjnë një shtet letre si ai i Edi Ramës. Gjithë luftën çlirimtare të Kosovës kundër gjenocidit serb, në Hagë e ka. Amerikanët dhe europianët gjykojnë dhe vazhdojnë aparteidin serb ndaj shqiptarëve, faktet dhe qëllimet i dikton Rusia me Serbinë. Kur Irani i shkriu shërbimet sekrete, meqë ky i kishte dalë për zot luftës së perëndimit me muxhajdinë në Iran, a e prishi terezinë një shtet i vetëm në Europë?! Pse perëndimorët bëjnë sikur nuk e shikojnë dorë ruse në destabilizimin e Kosovës dhe jugut të Shqipërisë?! Çfarë përgjegjësishë ka Shqipëria në luftën në Ukrainë, për të marrë rreziqe dhe përgjegjësi ka të mëdha që nuk i takojnë?! E ndihmuam Zelenskin me gjithçka, Kosovë e Shqipëri, pa pasur kurrë ndonjë ndihmë nga Ukraina kur kishim nevojë. Pse nuk e njeh Kosovën?! Vonesa e tij është e pajustifikueshme. Ndihmën, sakrificën dhe rreziqet që ekspozohet Shqipëria për Ukrainën i pretendon Zelenski edhe pa i pasur asnjë borxh shqiptarët, por nuk është i gatshëm aspak të konsiderojë edhe nevojat tona. Edhe ne kemi halle! Edhe ne kemi nevojë për miq që të na ndihmojnë, siç pretendojnë ndihmën tonë për hallet e tyre. Po shkërdhehemi për interesat e të tjerëve për të marrë një kar në bythë, si gjithmonë.

                                                            1. e
                                                              e

                                                              Koment juaj, ka vlere te madhe, sa prej atdhetari dhe aq artistik. Nuk kam koment. Ke vene pikat mbi i. Qe do t’a emertoja polemiken e tij ne Kesh. e Sigurimit:” Te hyfte vehtja ne qejf, o brekgrisur e i pa takat”

                                                              1. s
                                                                skelari

                                                                Nuk e mohoj qe vargu i kendveshtrimeve te tua eshte i lidhur me fill logjik, por eshte gjithsesi nje kendveshtrim subjektiv i yti. Te gjithe njerezit kane filtra te tyret per ti pare gjerat, dhe zgjedhin te shohin vetem ate pjese te realitetit qe ilustron bindjet qe kane... ky filter eshte edhe me i ashper kur personi eshte pale ne nje konflikt politik, sic duket edhe personi yt (te tradheton kryesisht pasioni me te cilin pershkruan shkerdhimet tona, sipas teje).

                                                                1. P
                                                                  Putin Gelboqja

                                                                  ti me kete goje me te ndyre se bytha e jevgut do na japesh mend ne te tjereve? Ik mor hale!

                                                                  1. I
                                                                    Illo

                                                                    Une jam Dakord me komentin. Sidomos me fillimin dhe fundin e tij!

                                                                    1. S
                                                                      Shqiperi e rilindur

                                                                      Me shum se fjala ne KS, Rama po Ben shqiperne vend Touristik si kurre me pare. Vend te zhvilluar ne te gjitha fushat si kurre me pare. Per Gogolin nga vicidoli kam dileme, nese ka qen peng I serbeve ose pjell e tyre per shkaterrimin e shqiperis. Ish Qeverusja e tij ne vend ska ekzemplar as ne afrik per demtim te vendit te vet. 1 shembull I Vogel kalon TAP miliarda kub gaz permes territorir shqiptar PA arketuar as ni cent, thuajse jemi shprehje gjeografike. PA Le tjerat qe snumrohen dot.

                                                                      1. A
                                                                        A

                                                                        E ke thene shume drejte. Ngrifet dhe ben te fortin (ne fakt karagjozin) per ceshtje globale qe jane shume te medha per nje vend te vogel ballkanik te shpopulluar dhe te zhytur deri ne gryke me halle dhe probleme dhe pa shume lidhje me Shqiperine, ndersa kur vjen puna per interesat konkrete te vendit, si nderhyrjet dhe agresiviteti i Greqise ne vendin tone, qe i interesojne kombit, hesht dhe nuk ja mban ta ngreje si ceshtje para nderkombetareve, por merret me Ukrainen, qe i takon per tu marre vendeve te medha me kapacitet ekonomik dhe ushtarak, jo Shqiperise.

                                                                        1. U
                                                                          Urrejtesi profesionist

                                                                          Qenke keq fare, ska cte ben as Saliu qe die ne darke shikonte fshehurazi Ramen

                                                                        2. A
                                                                          Andrea

                                                                          Kollosi Rama!

                                                                          1. c
                                                                            chep

                                                                            Me vjen mire qe Rama na perfaqsoi qytetarisht por nuk duhet sillet me amerikan se amerikanet..sepse ndersa po ben cope cope Putinin ne Amerike…eshte Salini Viqidolit qe po ben cope cope Jo vetem Ramen por dhe Non Graten e Bidenit..

                                                                              1. N
                                                                                Noke

                                                                                Mero per gjithcka qe shkruan mund dhe e ben vetem i madhi EDI RAMA njeri i zgjuar energjik , pse megjithse me ironi po ja njohin meritat edhe ata te foltores e quajne LIDER BOTEROR sepese c’a ka bere ky njeri per Shqiperine e per Kosoven se ka bere askush deri me sot

                                                                                1. P
                                                                                  Po Froku?

                                                                                  https://gazetadita.al/video-djali-pa-shkolle-i-kristaqit-te-eger-apo-fisniku-me-baba-artistin-e-madh-analisti-behet-meme-shikoni-si-flet-per-ramen/

                                                                                  1. është lart shume

                                                                                    është lart shumë!!

                                                                                    1. T
                                                                                      The truth

                                                                                      Fol Edver te lumte goja fol e mbro te drejtat tona. Eh sa popull debil jemi.

                                                                                      1. U
                                                                                        UNE

                                                                                        Sot jam krenar. ( Sa gjate kam mbetur me koken poshte pse jam shqiptar. Litari pret fajtoret.)

                                                                                        1. N
                                                                                          Nje Nene

                                                                                          Per te gjithe keta komentuse qe mbrojne Rusin : Po ishte e drejte LUFTA qe hapi RUSI ne UKRAINEN dhe shkateroi nje popull te tere ? Ca ishte e tepert qe tha Rama eshte pro paqes dhe jo shkaterimit, per kete duhet te jemi te gjithe sidomos ne SHQIPETARET .Eshte per te thene nje BRAVO te MADHE per Kryeministrin tone.Pac gjithmone nje mendje te kthjellet te maresh vendime te drejta Te ruajte zoti nga njerzit e keqij.

                                                                                          1. V
                                                                                            Vali

                                                                                            Bravo i qofte !

                                                                                            1. R
                                                                                              Robert papës i ngelën prangat t'ja vër vetes

                                                                                              U tërbuan këlyshët e Saliut,por akoma nuk ka filluar të lehë gërdalla komunist Sali që të nxjer vrerin e tij siç e ka zakon njeriu i poshtër...... Edhe gazeta që boton lajmet nga i biri komunistit Robert Papa ,asnjë fjalë për fjalën e Edi Ramës në OKB,por kishte një shkrim nga i papuni Robert" lajmet e fundit të Robert papës"por mos u mërzit Bob Papa se do e arrestoj Sali nongrata kur të kthehet në Shqipëri dhe thuaj ndonjë fjal atyre të FBI që t'ja heqin nongratën familjes kriminale Berisha që të mban me bukë.Më kujtohesh këtu me ato këpucët e grisura dhe me një Pardesy dhe flokë të gjata,tani duhet të jesh bërë një plak i pështirë shurraq me pamje homlesi që pret lëmoshë nga gazeta që të boton rrenat e tua dhe na hiqesh si smart ass që ke lidhje me autoritetet e USA

                                                                                              1. 7
                                                                                                77

                                                                                                Perëndimi do t'i kthehet pragmatizmit të tij tipik, pasi ekonomia dhe paraja për të është më e rëndësishme se çdo parim. Nuk janë nga ata që bar do hanë dhe parimet nuk i shkelin. Përkundrazi luftrat e tyre për hegjemoni i zhvillojnë në kurriz të shteteve të papjekur si Ukraina dhe Shqipëria. Nuk do jetë e largët dita që me Rusinë si superfuqi lëndësh të para minerare dhe energjitike, Perëndimi t'i kthehen bizneseve frytdhënëse. Për mos të thënë që asnjëherë nuk e ka ndërprerë për vete tregëtinë me Rusinë apo Kinën, por e ka ndërprerë për vënde si ne. Bashkë do t'i kthehen tregëtisë, aleancave dhe intrigave dhe ligji i luftës do të ngelet vetëm për Shqipërinë me Rusinë. Serbët Rusia i ka armatosur deri në dhëmbë. Me Greqinë e BEsë janë e njejta gjë. Klerikalo fashistë. Por këtë të fundit e dopon vetë Perëndimi me histori FAKE, miljarda dhe armë. Ndërsa Shqipëria është në koliben e qenit prapa mureve të BEsë, pa ndonjë shpresë se mund të integrohet ndonjëherë. Pyetja është pse nuk e bëri Greqia (pjesë e BEsë) për Perëndimin, ndërhyrjen brutale në këshillin e sigurimit të OKB, meqë nuk kanë lënë miljarda dhe armë pa e furnizuar në 200 vjet, por e bën vendi më i margjinalizuar dhe i këputur i Europës?! Patjetër që do flasim gjithë Perëndimi për Edi Ramën! Kush nuk i do shërbëtorët që të lëpijnë bythën dhe hidhen në zjarr për ty, falas?! Kush nuk i do qentë besnikë?! Askush prej tyre nuk e bëri për veten, por e bëri qeveria shqiptare për t'a! Shqiptarët duhet të bëjnë me mënçuri dhe urtësi interesat e tyre, pa u ekspozuar kurrë kaq shëmtuar në luftrat hegjemonike që bëjnë fuqitë e mëdha! Në fund përfitojnë vetëm ata që kanë parë interesin e tyre dhe hanë me 500 lugë si Greqia, që të vë zjarrin dhe e bëjnë sehir të gjithë pa e prishur shumë terezinë. Për "qentë" mjafton kolibja që të jenë besnikë, puthadorë dhe të lumtur.

                                                                                                1. r
                                                                                                  redaktori

                                                                                                  Baze ne ekstaze - "Kryeministri Rama u be yll i shtypit nderkombetar..." Thirri mendjes or rrote! Thjeshte ka hapur seancen atje ne Keshillin e Sigurimit e kjo eshte bere nga tere vendet me rrotacion biles edhe nga kryeminister islandez vend me 340 mije banore.

                                                                                                  1. E
                                                                                                    Ethem Lalaj

                                                                                                    OK-M.BAZE: -FLD E.Ramën që më bëri krenar me drejtimin e Shkëlqyer të KS OKB -Dje,KM E.Rama nën drejtimin shembullor të KS OKB ngriti në ZENIT në arenën nd/Kombëtare Shqipërinë e vogël të nënvleftësuar e nëpërkëmbur nga shumë Shtete të botës,,Tregoi edhe një herë vlerat e tij personale si KM Orator,Trim,Paqsor..që jo rastësisht drejtoi OSBE,dhe KS OKB për së dyti herë. -E.Rama është i pari KM në 111 vite Shtet Shqipëtar që drejton KS OKB,duke i dal ballas Ambasadorit Rus për ta nxjer në skalion të dytë në seancat plenare në vazhdim. -Marrja pjesë e Presidentit Ukrainas në KS ishte kryevepra e E.Ramë që ja siguroi pjesëmarrjen dhe fjalimin e tij dërrmuese ndaj Putinit,ndonse Ambasadori Rus u përpoq ta ndalonte. -PERLA ndaj Ambasadorit të Putinit e Edi Ramës se.." Ju ndaloni luftën

                                                                                                    1. L
                                                                                                      Llaf Dibre

                                                                                                      Llafi, e verteta qe ka te beje me nje realitet te shemtuar, nuk tregohet ne nje Odë Llafi, thuhet... Rama, mu ne Oden e Llafit te te gjithe kombeve te globit, me fjalë te pare, drejtoi gishtin nga realiteti me I shemtuar historik I 60 viteve te fundit. Çmontoi genjeshtren e neveritshme te "forcave operacionele" dhe i tha agresor rusit. Ia plasi ne sy. Ç'bere o Rame, thashe? Po kur pashe se i pari qe u shqetesua per kete llaf te Rames ishte Tritani me prasin ne bythe, i dhashe plotesisht te drejte. Edi Rama, Kryeministri jone, mbolli nje peme ne ate organizëm, pemen e se vertetes, te cilen gjuha diplomatike as mish as peshk, e ka shperfytyruar.

                                                                                                      1. V
                                                                                                        Vezhguesi

                                                                                                        Mal Cori ben ironi o te mjere dhe ju i merrni seriozisht. Bravo Mal Cori per ironine e holle.

                                                                                                        1. q
                                                                                                          qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi

                                                                                                          Suksesi i nje kryeministri nuk varet nga seancat qe drejton, qofte edhe ne KS ne OKB. Suksesi i nje kryeministri eshte mireqenia e shtetasve te tij dhe Ekonomia e vendit ku qeveris. Te dyja keto Rama i ka deshtim total. Varferia e korrupsioni ne majat me te larta ka sjelle shpopullimin e Shqiperise. Nje shembull eshte edhe vete zv.Kryeministri i tij qe ka marre arrati me nje mori zullumesh mbi kurriz. Qeveria Rama eshte qeverisja me e deshtuar ne rrafshin ekonomik qe pas 1990.

                                                                                                          1. U
                                                                                                            USA

                                                                                                            Edi Rama eshte politikan dhe diplomat i rangut boteror...dhe kjo i terbon gomaret e Salih Berishes qe komentojne ketu Bravo Edi Rama !

                                                                                                            1. G
                                                                                                              God bless America

                                                                                                              Ne Tirane USA nuk ka Ambasador e qe pas ikjes se Kim marredheniet me USE jane ne rrang "te ngarkuari me pune"! Te jete kjo shenje qe tregon nivelin e shkelqyer te mardhenieve a harrese e lenie pas dore te shkelqyer nga ana e Aleatit Strategjik, kete duhet te na e shtjelloje ca ky Mero aq ngushtesisht i lidhur me qeverine.

                                                                                                              1. M
                                                                                                                Mohikani

                                                                                                                Kur ulet gabeli ne postoqi.........

                                                                                                                1. t
                                                                                                                  troc

                                                                                                                  te gjithe ju qe komentoni kunder kryeministrit shqiptar , vetem shqipetar nuk jeni. nuk eshte Edi Ramaai qe foli ne KS. por kryeministri shqipetar qe per hir te vertes eshte i vetmi qe e ka ngritur disi( per mos te thene shume, se na nervozohen komentuesit) figuren e shqipetareve. dikush shume me i zgjuar se ne ka thene : - nje mendje e vogel merret me thashetheme - nje mendje normale merret me lajme. - nje mendje e madhe merret me ide. faleminderit

                                                                                                                  1. K
                                                                                                                    Kris

                                                                                                                    Rama shpertheu si bombe berthamore dhe tmerroi Rusine agresore Po miku jone Zelenski do te gjeje nje minute kohe te shprehet per njohjen e kosoves?A do tja prish qejfin Vucicit

                                                                                                                    1. P
                                                                                                                      Populli

                                                                                                                      Ja pra more shoke amerikan, se sa mire Rama i ben Rusise ham-ham / Mbajeni pra gjate kete Rame ne pushtet, qe Rusi e Shqiperi ti derrmoje krejt / Rusine me TikTok ta sulmoje, Shqiperise tere shqiptaret t'ja largoje /

                                                                                                                      1. A
                                                                                                                        ANDI BUSHATI E TALL KEQ YMERIN

                                                                                                                        NE PAMUNDESI ME KAP PIDH YMER QELBAZA KELLIRA SE I MBAN GOJA ERE MUTI ,YMERI IK E JA FUT KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT,EDI RAMES,ALEXENDER VUCIC,VLADIMIR PUTINIT DHE RRAHMAN RRAJES

                                                                                                                        1. T
                                                                                                                          Taku

                                                                                                                          Rama nje mashe qorre,injorant ne politiken e jashtme dhe diplomaci.

                                                                                                                          Lini një Përgjigje