Sali Berisha ka filluar të shpjegojë fatkeqësitë e tij dhe opozitës me “fenomenin McGonigal”. Po përpiqet të ngrejë një mit për të, për të shpjeguar gjithë dështimet e tij. Më parë pati shpikur Soros, pastaj gjithë ambasadorët amerikanë me radhë, dhe tani duket sikur ka gjetur shpëtimtarin e ri.
Marrëveshja e McGonigalit me Prokurorinë amerikane është problem i tij dhe gjykata në SHBA njeh marrëveshjet dhe gjyqet e mbyllura si një praktikë që lidhet jo vetëm me ish- zyrtarë të rëndësishëm, por dhe të tjerë që duan të bashkëpunojnë me drejtësinë. Këmbëngulja e Berishës që ky gjyq tani të transferohet në Tiranë, është debat juridik i mbyllur për palën amerikane.
Por pala shqiptare ka një precedent të tmerrshëm në këtë drejtim, për të cilin në fakt i ka borxh shoqërisë shqiptare, për shkak të Berishës.
Bëhet fjalë për një gjyq në SHBA që nuk është mbyllur me marrëveshje, por është zhvilluar në seancë të hapur dhe ku dy të akuzuarit kanë bërë deri katër vite burg. Bëhet fjalë për dy biznesmenët amerikanë që fituan kontratën e blerjes së fishekëve në Gërdec, dhe ku në paketimin e tyre u përfshi me dhunë djali i Sali Berishës me bandën e tij, gjë që shkaktoi dhe vdekjen e Kosta Trebickës.
Në SHBA dy biznesmenët u dënuan. Diveroli dhe partneri i tij bënë burg për atë që ndodhi në Shqipëri, dhe ekzistojnë provat që ai përflet djalin e Sali Berishës si shantazhues ndaj tij, duke e përshkruar si “sypeshkaqeni”.
Gazeta e famshme New York Times shkroi për këtë artikullin ndoshta më të gjatë të historisë së saj, me 11 autorë, dhe Sali Berisha e quajti letër higjienike.
Drejtësia shqiptare e kishte detyrë të hapte krahas hetimit për shpërthimin në Gërdec, dhe hetimin për skandalin e shitjes së fishekëve kinezë në Afganistan dhe përfshirjen e dhunshme të bandës së djalit të Sali Berishës në këtë histori. Mund ta bënte këtë dhe pa u hapur çështja në SHBA. Nuk e bëri nga diktati i atëhershëm i Berishës mbi drejtësinë.
Por skandali është se çështja u hap në SHBA, ortakët në biznes të djalit të Sali Berishës u dënuan, dhe këtu akoma nuk është hapur kjo çështje.
Bëhet fjalë për një çështje që nuk është mbyllur me marrëveshje në SHBA, por me gjykim të hapur dhe procedurë të rregullt.
Ky precedent i McGonigalit që kërkon Sali Berisha është luks i madh, pasi është çështje e mbyllur me marrëveshje.
Por le të hapet dhe kjo nëse i duhet Berishës, por më parë duhet të hapet çështja e djalit të tij, pasi i janë dënuar ortakët në SHBA, madje janë bërë të famshëm pasi për ta është bërë dhe film, dhe libër, ku djali i Sali Berishës ka rolin e mafiozit kryesor.
Tentoi ta hidhte në gjyq autorin e librit dhe filmit dhe e humbi gjyqin në dy gjykata amerikane, duke legjitimuar kështu gjithë faktet që ata kanë shkruar për të. Do të mjaftonin madje dy vendimet humbëse ndaj Shkëlzen Berishës në SHBA, për t'iu hapur gjyqi në Shqipëri.
E kemi parë që ai shpesh herë përpiqet të ngatërrojë implikimin e tij tek çështja e Gërdecit ku ka demontuar fishekë, me implikimin e tij tek çështja e sekserit të fishekëve kinezë, duke i ripaketuar.
Janë dy çështje të ndryshme dhe të dyja vepra penale. Tek e para ka vrarë 26 vetë, për t’u bërë milioner me fishekët e shtetit shqiptar. Tek e dyta ka vrarë vetëm Kosta Trebickën dhe ka marrë më qafë dy biznesmenë amerikanë që kanë bërë burg, kurse vet nuk i ka hyrë gjemb në këmbë.
Ndaj nëse ka njeri që dëmtohet tamam nga ajo çfarë kërkon Berisha për McGonigalin, është vetë Shkëlzen Berisha. Është mirë që Berisha të këmbëngulë në këtë drejtim, se ndonjëherë budallai në vend të vërë vetullat, nxjerrë sytë. Dhe SPAK-u duhet t'ia respektojë këtë dëshirë.
E genjejne Non Graten e gjore cdo dite tregone nje histori e ndryshme nga ato te tjerat , nuk e kuptone debili qe do vdesi me tatuazhin ( Non Grata ) si dhe familja e tije kriminale ( Non Grata ) e stampuar forte Non Grata .
Deri dje thoshit qe gjyqi ne amerike u be per gerdecin sot thoni qe gjyqi nuk ka qene per gerdecin. Boll i rrejte keta qe te lexojne. Gjyqi ne SHBA nuk ka qene ishte ose jo e vertete ajo qe ka shkruar gazetari por a kishte ai aresye ta besonte si te vertete ate qe ka kishte shkruar ne momentin e botimit ge librit. Per shembull Diveroli ne ate gjyq deklaroi se kishte genjyer por gazetari nuk u denua sepse ne momentin kur kishte shkruar librin e kishte besuar informacionin si ge vertete.
Me vjen keq qe ke emerin Gjergj , po je nje idiot i lindur qe nuk kupton asgje nga zhvillimet aktuale . Te rrofte Berisha me gjithe Zen , Liri , Argite e kompani .
Gjergjo te rosh vete ngushellime se mendja te paska pjerdhur
Ka 1 ndryshim te madh midis gjyqeve te saliut ne amerike dhe te liderit global. Ata cunat amerikane te fishekeve ne gjykate ne amerike nen betim deklaruan se nuk e njihnin dhe nuk e kishin takuar kurre shkelzen berishen, ndersa shkrimtari amerikan ne gjykate u mbrojt se duke qene se shkelzeni ishte person publik dhe ato qe ai kishte shkruar ishin botuar me pare ne tirane. Lideri global??? Eshte gjigand. Sepse ai legeni McGonigal i pranoi te gjitha akuzat qe kishin te benin me ed ramen. Dhe rama fitoi thelle ne kukes. Keto fakte tregojne qe edi rama eshte gjigand eshte i madh, eshte njeriu qe i duhet ketij populli. E vetmja gje qe mund te thuhet per liderin global eshte se ai eshte i madh vetem se gjithe shoket e tij hane dardha mbas kurizit te tij. Edo nese italiont te japin pazar te mire per centralin berthamor pranoe urgjentisht, sepse po e bere dhe kete te jesh i sigurt qe nuk bie nen 70% ne gjithe shqiperine. Lere po ju dhe dhe ujin e e syrit tr kalter nuk bie kurre nga pushteti. Rrofte edi rama legjenda e kombit shqiptar.
Mero ngado qe ta rrotullosh takimet me Mekconigal i ka bere Rama dhe jo Berisha. E kuptoj qe ju ta lini dobicin ne dere me retoriken tuaj por e verteta eshte ndryshe dhe jo si thua zoterrote.
Dikur, një prift, dergon punëtorin në shtepi, për ti marre çizmet. Punëtori, shkon tek shtepia e priftit, ku ishin e shoqja dhe e bija, të dyja qejfllie seksi. Ky shejtan punëtori, një hamshor potent i afirmuar, i thotë që kam ardhur me porosi të uratës, papul Qirjakos, që të fle me ju të dyja. E shoqja, që i kruhej, i thotë që do të fle vetëm unë me ty e jo çupa. Punetori kundershton, dhe i thotë që e sqaroj tani me priftin këtë punë. Del në ballkon dhe bërtet sa kishte fuqi : “O URATË, TË DYJA APO VETËM NJËRËN ?” Papul Qirjako i përgjigjet : “TË DYJA” Dhe kështu i paudhi, fjeti e bëri seks me të dyja, dhe në fund, i çon papulos çizmet duke qenë i relaksuar. Kështu edhe Sali Berisha, si puna e papulos do e pësojë.
Nga informacioni qe kam per gjygjin paditesi doli i fajshem dhe u denua me gjobe 500 mije dollar. Kam nje pyetje gazetes Tema . A u paguan dollaret nga i denuari apo jo. Nga u moren dollaret apo upo u paguan nga mergata sic behet gjithmone anonime. Se keta ketu thojne qe nuk kemi aq leke.
Pu pu pu pu çfar i ben ketij zuzarit ti Mero!! Ky vampir gjithe naten tjerr skenare ogurzinj - ndersa ti, te nesermen, ja kthen ne endrra hini... Je i modh Mero Baze
Po mire, gjykata amerikane denon Mc Gonigal per marrje ryshfeti nga amerikani Agron Neza. Po ky i fundit pse nuk hetohet nga prokuroret per dhenje ryshfeti?
Taulanto, kujt ja bën këtë pyetje ? Mero është gazetar. Nuk është prekuror (siç thoshte Adriatik Llalla me “e”), as gjykates në amerikë. Po e ke me këta të fundit, jam dakord, por problemi qendron në faktin se atje nuk të pjerdh njeri, as për ty, e as për Sali benë e vëndit tonë….
Kurti do gjak", thoshte Baton Haxhiu në fund të qershorit 2023! "Kurti do luftë", shkruante Ilir Yzeiri në atë kohë! Sulme pa fund. Ndërkohë tashmë u dëshmua se gjak e luftë duan Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandër Vuçiç. Por as njëri e as tjetri nuk po guxojnë ti thonë presidentit serb se "Ti do gjak e do luftë". Joooooo! Edhe pas akteve terroriste në veri të Kosovës duan ta shfajësojnë Vuçiçin. Madje deri në atë pikë sa po përpiqen ti mbushin mendjen dynjasë se sulmi terrorist në Zveçan kishte si cak presidentin e Serbisë. Kërkoni falje për akuzat kundër Kurtit o të mjerë! Kini pak dinjitet dhe thonë së paku se gabuat.
Sa i trashe je o Taulant berishiani! Nuk dihet roli i Agron Nezes! Ka bashkepunuar me FBI!
I madh je Mero djali.
E po “ky budallai “ i ka bere gjemen Mero, per 33 vjet Shqiperise !!!!
Ben mire Mero,qe nuk merresh me ngjarjet matane kufirit,mbasi bije ere gjithandej,deri sa te ripermenden robt dhe ta shikojne al-binin dhe osmanllijen ashtu si i ka bere nena.
Shiko zeni ndoshta duhet te shkoje ne gjyq dhe berisha ne prokurori por kjo ska lidhje me ceshtjen mc gonigal. Ceshtje rama mc gonigal eshte rast i vecante dhe aktual sa te duash, rama duhet te mbaje pergjegjesi per aktet e veta dhe patjeter duhet hetuar afera kaq e rende dhe e demshme per marredheniet shqiperi-amerike.