Ka një fushatë sulmesh nga të gjitha anët kundër Sali Berishës, pse hesht për humbjen shkatërrimtare në Kukës. E sulmojnë demokratët, ata të Bashës dhe ata të Foltores, e sulmojnë, natyrisht këta të shumicës, dhe qytetarë të tjerë që në fakt nuk kanë shumë lidhje me politikën. Madje me heshtjen e tij tall trapin dhe Ilir Meta.
E bëjnë se ju duket vazhdimi i një zinxhiri humbjesh poshtëruese, qyshkurse ai po tenton të duket si i “fortë” në gjunjëzimin e opozitës, por tërësisht pa takat përballë pushtetit.
Ndalojini këto sulme!
Është hera e parë që Sali Berisha po bën një gjë që nuk e ka bërë tërë jetën. Ai po e pranon humbjen, po pranon rezultatin dhe mbi të gjitha, po e respekton atë me dhimbje në heshtje, ashtu siç përjetohen humbjet e mëdha.
Të gjithë që i hakërrehen atij, kanë parasysh atë skenën, kur ai del menjëherë pas humbjes, thotë atë fjalinë klishe “kjo ishte vjedhja më e madhe në histori” e zgjedhjeve dhe pastaj premton se do hakmerret me protesta dhe do rrëzojë qeverinë e krimit.
Kanë kaluar gati 48 orë dhe ai nuk e ka bërë atë që ka bërë gjithë jetën për 32 vjet.
Pak u duket kjo?
A nuk jeni të kënaqur që më në fund , madje në fund të jetës së tij, ky njeri po e pranon një humbje me dhimbje të thellë?
Pse e doni doemos të pandryshueshëm, të pakorrigjueshëm dhe të parashikueshëm, siç jeni mësuar me të. Ndodh që njeriu reflekton një ditë atë që është dhe atë që i ka ndodhur, dhe hesht.
Ky është lajmi i vërtetë.
Dhe më shumë se ky, lajm është që kur hesht ai, hesht e gjithë turma e tij. Të gjithë bëjnë sikur nuk ka pasur zgjedhje në Kukës. Flasin për gjithçka, për McGonigalin, sulmin në Zveçan, apo ngjarjet në OKB, por jo për Kukësin.
Kjo tregon se partia ende beson tek ai, njerëzit ende presin një shenjë të flasi Ai, pastaj të fillojnë të mendojnë.
Dhe kjo është një vdekje më e rëndë se ajo e Kukësit. Ky është tumori i vërtetë vdekjeprurës që po bren dhe po çon drejt shuarjes atë parti.
Nje nga arsyet e fitores ne kukes ishte performanca e gjicit. Ai qiu axhenten e futur nga Sali kerma dhe fitoj bashkine. Ky tjetri qiu Salen dhe Gazin po u a futi aq keq sa sales i ka ikur shtrember goja nga dhimbja.. haj tung
Pergjigje shume e sakte , sarkazme pak banale por ke harruar ti japesh meritat dhe Like floririt te Sales .
Çera e una volta, Sali Berisha….. Kështu do të fillojnë të lexohen përrallat me “mbret e mbreteresha”, mbas disa viteve, nga demoleshët made in Nok Muleshi….
Nji deg e PPSHs u Kalb.
Shume i keq je Mero! Shume cinik! Tani po tall menderen ashiqare. Nuk ke faj. Ke kaq vjet qe ja kerkon te ndryshoje ky shpellar dhe pikerisht kur çfaqet sikur ka ndryshuar; ti tall trapin me te.
O Mero , mos tall bythen me nje plak matuf , pak halle ka ai po te duroi edhe thumbat e tu
Jo i dashur Mero. Berisha ka mbetur po ai që ka qenë për 32 vitesh. Jo më larg se mbrëmë, në një stacion tv, ka deklaruar se prej një javë në Kukës janë dërguar thasët me para. Sipas tij demokratëve u është blerë karta e identitetit që të mos votojnë, ndërsa socialistët kanë blerë vota për vete. Berisha tha se me Ramen nuk fitohet deri në vitin 2045 nqs nuk e largojmë nga pushteti.
Kukesi tregoi se Tumori vdekjeprures i pranimit dhe bashkejeteses me te keqen po e con drejt shuarjes kete vend njetrajtesisht me shpopullimin e tij pikerisht per kete arsye, se ata qe nuk e durojne me kete maskarade po ikin e ikin deri kur te mbeten vetem ato te zyrave te ketij pusht-shteti qe paguhen vetem per te bere LIKE neper rrjetet sociale te c'do pordhe te Rames e per te spiunuar koleget.
Ti ke ikur apo je ketu ne token e xanun qe ta lejoi sali krimineli ta pushtosh,dhe cuditerisht rama legalizoi vjedhjen dhe pushtimin tuaj,edhe ne demshperblejme ish pronaret.keto jane cudirat qe mbollen keta plehra me perkrahsit e tyre hajdute e sigurimsa
Populli yne eshte katandisur si mos ma keq ekonmiisht dhe moralisht. Kjo do te shkruhet ne analet e historise. Nje kryebashkiak e kthen zyrten ne shtepi publike dhe ne zgjedhjet tjera per kete merite te vecante i shtohen edhe 5500 vota. partise se tij formule magjike.. u fitua nuk u fitua Kuksi Berisha as fiton as nuk humbet asgja. Nuk flet dhe asnje shqiptar nuk duhet te flae per kete. Nje mjerim i madh i ka deturuar keta njerez te gelltisin turpin me buke.
Mero, PS eshte parti harbute dhe e vjeteruar por vdekja e PD eshte e vonuar. Thojn me mire vine se kurre. Vdekja e PDs ndoshta do ndikoj edhe te pastrimi I PS por dyshoj. Jane te gjithe nje.
Ka hall koke sali mavria, si thone shaka, i rrezikohet per burg te gjate gjith familja.