Një agresion që duhet të rikthejë Perëndimin në Kosovë 

24 Shtator 2023, 19:22Editorial Mero Baze

Sulmi i një grupi terrorist në veri të Kosovës kundër forcave policore atje është sulm ndaj Republikës së Kosovës. Nuk është as incident, dhe as ngjarje e rastësishme . Është sulm i paprovokuar nga policia e Kosovës, dhe akoma më keq, i inskenuar nga serbët për të krijuar dhe një ndjeshmëri ndërkombëtare lidhur me institucionet fetare në Kosovë. 

Reagimi i forcave të policisë së Kosovës është proporcional, profesional, dhe i justifikuar në çdo detaj, që nga asgjësimet e deri tek arrestimet dhe marrja nën kontroll e objektit.  

Humbja e një oficeri të policisë së Kosovës, është ngjarja më e hidhur që do ta shoqërojë gjatë këtë histori agresioni kundër Kosovës. Aq më tepër që duket qartë se agresorët janë elementë terroristë të trajnuar ose vetë pjesë e strukturave ushtarake apo policore të Serbisë. 

Pasojat e këtij sulmi do të jenë të rënda s ai takon të ardhmes së dialogut mes Serbisë dhe Kosovës dhe akoma më tej rreth rëndësisë së pranisë perëndimore në Kosovë. 

Efekti i parë i këtij akti do të jetë kthimi i veriut të Kosovës në një “Republikë të KFOR”, ku ndërkombëtarët duhet të marrin situatën e sigurisë nën kontroll dhe të diktojnë paqen dhe bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe serbve atje dhe mbi të gjitha të largojnë elementet kriminal që bëjnë presion mbi bashkjetesën paqësore. 
Kjo është natyrisht një humbje e pjesshme e sovranitetit të Kosovës mbi Veriun, por një postbllok i sigurt kundër përshkallëzimit të konfliktit dhe krijimit të një vatre të re krize në rajon. 

Efekti i dytë duhet të jetë serioziteti me të cilin bashkësia ndërkombëtare duhet të marrë situatën në raportet mes Kosovës dhe Serbisë dhe ta nxjerr dialogun nga axhenda burokratike duke e ngritur në një axhendë politike të BE dhe SHBA, siç ka nisur vetë çështja e Kosovës. 
Emisarët evropian dhe amerikanë të bisedimeve rreth Kosovës, kanë nevojë për një energji të re të presionit mbi palët, që nuk mund të jetë më kompetencë e tyre, por e liderëve të BE dhe SHBA. 

Efekti i tretë por dhe më i rëndësishmi për Kosovën, është nevoja që më shumë se kurrë ata të forcojnë aleancën me Perëndimin me BE dhe SHBA, të cilët duhet t'i kenë në anën e tyre në këtë histori.  

Agresioni i sotëm ndaj Republikës së Kosovës, e kalon të drejtën në anën e Kosovës dhe bashkë me këtë kalon dhe mbështetjen ndërkombëtare ndaj Republikës së Kosovës. 

Deklaratat e papërgjegjshme kundër SHBA dhe BE, duhet të marrin fund ose duhet të trajtohen si eksese personale politikanësh të frustruar. Çdokush që përpiqet të armiqësojë Kosovën me perëndimin në këtë situatë është shërbëtori më i mirë i Aleksandër Vuçiq dhe bandave paramilitare që po sulmojnë Kosovën. 
 

33 Komente

  1. T
    Tpc

    Vellezer kosovare largoni Albin Kurvin nga pushteti. Jo Vetem qe ka sjelle armiqesi me Ameriken dhe BE por ka sjelle perçarje ndermjet Shqiperise dhe Kosoves.

    1. V
      Vranakonti

      Po ke te drejte to tpc, qe ka dy gabime prishjen me SHBA dhe BE,sidomos prishja me shqiperine, por ama kure shahet,goditet nga policia serbe ka te drejte kure akuzon BE per njeanshmeri. SHBA,BE NATO duhet te perkrahin kosoven.

      1. Vjosa.al

        Teza me e re tradhetare e Mero Bazes: Ta kthejme veriun e Kosove ne "Republike te KFOR-t", dmth ne nje Zajednice Serbe nen mbrojtjen e KFOR-it. Perendimi nuk ka nevoje te kthehet ne Kosove, ai eshte atje, pe prej me se 20 vitesh, ai komandon dhe qeveris atje, ai i kalidhur duart Qeverise se Kosoves, Parlamentit te saj dhe Policise se saj. KFOR-i ben ligjin, diellin dhe shiun, ai con ne Hage UCK-ne dhe lideret e saj per ti baltosur, ai urdheron zbatimin e Zajednices, ai mbron strukturat paralele militare terroriste serbe, ai i vendos sanksione dhe ultimatume Kurtit dhe Kosoves. Pra, ''De Facto'' Kosova eshte nje Republike e KFOR-it. Mero, duke percjelle axhendat ambasadoriale gjeorajonale, si zedhenes i tyre per publikun shqiptar ne thote: Le te kthehetPeresndimi per te kthyer Veriun e Kosoves edhe ''De Juro", ne nje Republike te KFOR-it, qe ne shqipen e lireshme, perkthehet ne nje ''Zajednice'' nen mbrojtjen e KFOR-it. Keshtu do te realizohet e dhe Zajednica Greke ne Juge te Shqiperise. Prisni te mbaroje censusi dhe ne Parlamentin Evropian do te vije Rezoluta Greke per Vorio Epirin. Rama, do te jete i pari qe do ta pranoje, sepse sipas diolomacise se tij te nsdritur, ashtu sikurse Pavaresia dhe njohjet e Kosoves kalojne nga Prishtina dhe jo nga Beogradi dhe Kumbara e tij ne Bruksel, ashtu edhe hyrja a Shqiperise ne Bruksel, kalon nga Tirana dhe jo nga Athina dhe kumbaret e saj ne Bruksel. Le ta gezojme sot o shqiptare Zajednicen serbe ne formen e Republikes e Re te KFOR-it- ne Veri te Kosoves dhe neser Republiken e Re te Vorio Epirit nen egiden e forcave paqeruajtese te Brukselit. Historia e re shqiptareve e shekullit 21 qe filloi me bombardimet e Natos ,po xhirohet mbrapsht me rreshtimin e Brukselit dhe, ajme, edhe te Washingtonit te angazhuar ne Paqesor, tashme me sllavo-greko ortodoksit e Rajonit. Oh, sa mire me qene shqiptar, o-he, o-he, ne stadioum dhe ne FB!

        1. M
          Mero Baze Perse?

          Ke shume te drejte. Ate qe nuk e thone gazetaret Ose qe nuk i lene ta thone politikanet inferior si Rama e ke thene ti ne kete koment. Aftesia e Mero Baze eshte e provuar atehere pse ka shkruajtur kete artikull kaq anti-shqiptar???

        2. P
          Para se të jet shume vone

          Që të dyja palet nuke done që të jetone në paqe dhe harmonie, mes veti. Albin Kurti dhe Aleksandra Vuçiç drejtone dy popuj të ndryshme por që të Dy këta popuj Kane të njëjten mentaliteti dhe të njëjten adres Lindjes. Njëra pale Rusine dhe pala tjeter Turqine dhe Arabine. Prandaj Albin Kurti dhe Aleksandra Vuçiç jane si dy pika uji se pse edhe poput i kane si veten e tyre antievropjan antiperedimor. Keto mbeturina duhet të ndalohen pare se të jet vone.

        3. l
          lexuesi

          Kjo ngjarje e trishtueshme per çdo shqipetar ,ndoshta bene te mundur e me ne fund te vihet pika mbi "i "! Ngushellime familjes se te ndjerit qe humbi jeten ne detyre per te mbrojtur shtetin e Kosoves nga bandat e diversanteve Serbe se fatmeqesisht veprojne ne kete shekull akoma. Kosova ndoshta i eshte ktheyr momenti qe te ktheje perfundimisht syte nga SHBA si i vetmi shtet mik e aleat.

          1. K
            Kujtim

            Çdo bëjë Perëndimi atje!? Ata janë hunj...

            1. A
              Aron

              Manastiri i Decanit ka qene pjese e ketij akti, sepse brenda ishin gjetur armatime. Si nuk lajmerojne ata autoritetet per kete, por lejojne te mbushen me armatime te perdorin keto ndertesa per terrorisma dhe pastaj bejne gjynafqaret. Deklarata me dy rreshta te Borellit tregoi qarte fytyren e ketyre negociatorve qe nuk jane asnjanes dhe Gervalla ne kete rast beri mire qe ia vuri ne dukje. Nuk me pelqen ne pergjithesi politikat e Kurtit, por kjo sot tregoi hapur fytyren e ketyre negorciatorve ne emer te BE'se.

              1. t
                tetovari2

                Do me thënë se Albin Kurti paska patur të drejtë!

              2. L
                L.Xh

                Mero ke shumë të drejtë, por duhet që dikush, ti rregjistrojë valvulat e trurit Albin Kurti, mbasi motorri i trurit, nuk mbush duke punuar vetëm me një fazë, dhe është këthyer kështu, në një Dum-Dum, prodhim azie…

                1. E
                  Eri

                  Ngushellime familjes se policit te vrare, sherim te shpejte tjetrit. Duhet vendos qetesia dhe rendi sa me pare qe mos derdhet me gjak shqiptari te pafajshem. Albini te beje politike te pergjegjshme ne bashkerendim me SHBA dhe BE, mjaft si lac lagjeje.

                  1. A
                    Albino

                    Ka kaq vjet qe Albino, ky marksist islamik lufton me perendimin mbi baza ideologjike. Ka arritur me sukses ti irritoje te gjithe deri tani. Pa ikur Albini keq e me keq do te shkojne punet....

                    1. U
                      Ushtaraku

                      Policia e Kosoves nje bravo te madhe vertet.. Deri dje halabaket e Vetvendosjes i shanin dhe mallkonin qe u zune rob nga policia Serbe. Sot i qajne e i duan deshmore te atdheut. Duket hapur qe kjo eshte veper e nje grupi tip Wagner qe kane vite qe trajnohen per keto dite dhe nuk do jet rasti i fundit mesa degjojme. Policia e Kosoves do jet ajo qe do perballet dhe jo politikanet sharlatane qe sot qanin per deshmorin. Evropa dhe vet Amerika eshte e lodhur me Albinin dhe saksionet nuk do te hiqen.

                      1. D
                        Drini

                        Al- bini duhet zhdukur nga skena politike. Hapni syte vellezer kosovar. Mos tju genjej ky palaco qe ju hasmeron me perendimin.

                        1. i
                          i shqetesuar

                          Njerezit kane filluar e lepijne bythen e njeri tjetrit ne Kosove dhe Kosova jo vetem qe keshtu do vazhdoje me ate qeveri dhe Albinin e Vjosen, por do kalojne breza dhe do kthehet ne nje Palestine e dyte ne Ballkan. Megjithate u pelqen kosovareve, eshte e drejta e tyre e shtrember. Te pakten ti pritet rruga Albinit mos te shkoje me ne Gjirokaster per te bere fushate kunder Edi Rames! Nuk na duhet, boll kemi Saliun, Ilirin dhe Dumanin.

                          1. V
                            Vetefundosje organizate terroriste

                            Serbet jane nacionaliste nevte gjithe Ballkanin vetem Shqipetia eshte kozmopolite me e civilizuar me zero probleme . Ngushellime familjes por me marksist- leninistin ,enveristin ,berrisha i kosoves , mashtruesi , bolsheviku Kurti dite te zeza do i vijne ne ate krahine. Ne kohe paqe duhet bere paqe ne kohe lufte duhet luftuar ne kosove ndodhe e kunderta ne lufte iken si minjte ne paqe kerkojne lufte.

                            1. k
                              katarakti

                              Siç i ka shkruar edhe ajo këshilltarja gjermane Borrellit dhe Lajçakut kështu ngjan kur Perëndimi fillon e lajkaton Serbinë, vend agresor den baba den. Ndêrsa disa loqe këtu shajnë Albinin! Pyetja është: a duhej Albini t'i linte këto 4 komuna që pak nga pak po ktheheshin në të pavarura nga Prishtina apo duhej të vendoste kontrollin e shtetit kosovar edhe atje?! Pakica ka kudo, por ato i binden qeverise së shtetit ku jetojnë! Vetëm serbët nuk pranojnë të qeverisen nga shqiptarët "barbarë" dhe të "pacivilizuar"!

                              1. M
                                Mugosha-Popovic-Dulle-Stalin-Mao

                                Korrekt dhe i vetmi koment qe ja vlen t'leshohet

                                1. L
                                  Lani

                                  Asgjë nuk arriti Albini ne drejtimin e komunave te Veriut. Vetem armiqesi me Perendimin dhe sanksione dhe pasiguri

                                  1. K
                                    Kar tyla rakti

                                    Katarakti qe je pak loqe edhe ti di mos beje sikur nuk e di ke pak loqe . Albini beri bashkim kombetar flamurin me lara lara e hoqi mallrat Serbe i bllokoje ... Ata qe e kane votuar bolshevikun jane loqe si ty

                                  2. J
                                    Jimi

                                    Mero ! Kam then se Albini ka njemijenje gabime ne politiken e Kosoves, por per nje gje te jesh i sigurte. Nese sot nuk do te ishte Albini ne krye te vendit, de fakto veriu i Kosoves nuk do te ishte me pjese e territorit te Kosoves, por i Serbise. Ne fakt ai edhe sot e kesaj dite nuk eshte territor qe administrohet nga shteti i Kosoves. Dhe kjo eshte fale politikes euroamerikane. Me kete politike euroamerikane Vucic do ti kishte realizuar te gjitha objektivat nese nuk do te ishte Albini. E dime shum mire se si kane proceduarar paraardhesit e Albinit me territoret e kosoves, qofte me Malin e zi, qofte me serbine dhe shqiptaret qe jetojne atje Presheve Medvegje Bujanovc. E keshtu nuk vazhdohet me ! Me kete politike euroatlantike, te perkedfheljes se agresorit dhe ndeshkim te viktimes nuk mund te ecet me tej.

                                    1. a
                                      astrit

                                      Veriu i Kosoves eshte pjese e Republikes se Kosoves dhe i takon institucioneve te Kosoves te kontrollojne teritorin. Kfori eshte mbikqyrse e zbatimin te ligjit e kontrollit te situates. Te kerkosh Republik Kfor ne Veri te Kosoves do te thote te cenosh sovranitetin e Kosoves. Qeveria Kurti tregoi pergjegjshmeri te larte e profesializem ne shpartallimin e ketij agresioni.

                                      1. c
                                        cph

                                        Duke menduar dhe analizuar me gjakftohtesi situaten , midis te keqiave qe priten E KEQJA ME E VOGEL DO ISHTE QE KATER KOMUNAT TE KALOJNE NEN ADMINISTRIM NDERKOMBETAR NE AFAT 5 DERI NE 10 VJET dhe ti kthehej Kosoves pa kushte…kam kohe qe e kam dhene kete opsion dhe eshte e vetmja menyre te vendoset paqja

                                        1. D
                                          Dardan

                                          E mira e te mirave do te ishte qe kater komunat serbe te kthehen nen administrimin e Serbise dhe pjesa tjeter e Kosoves t'i bshkohet trungut ame-Shqiperise.

                                        2. T
                                          Tata luigji

                                          Qeveria e kosoves po kerkon nje perplasje me serbin per te ndezur ballkanin, dhe i vetmi qe ja ben kete sherbim jane; Albin Kurti, Vjosa mbiemrin nu ja di po ne pidhe te semes i qofte, dhe e fundit nje munistre Gerdalla

                                          1. r
                                            realitet ballkanik

                                            Sa duke dhene urdhera e diktate atje ne Kosove, ky Perendimi do ta ndihmonte shume Kosoven duke ja hequr presionin per te pranuar "Republika Srpska" brenda saj me emrin Asociacion.

                                            1. N
                                              Nick_the_dick

                                              E mo Mero djalli, s'ju pëlqen kur ju dalin lakrat sheshit o ballkanas të hapur? Republikë të kfor-it që Kosova të humbë njëherë e përgjithmonë veriun e saj, o djall me brirë? Vetëm e vetëm që pastaj të na dalësh e të na shkruash që doli llafi i yt, e të mbuloni pisllëqet tuaja me në krye liderin botëror, naltgjatësinë e tij Ed pasha Skënderbeun e tretë, i cili kërkon të na ulë në tavolinë me Rusinë dhe Kinën që të vendosin për fatet e Kosovës, vetëm që Ed Skënderbeu të drejtojë seancën në këshillin e sigurimit dhe ti hedhë romuze ambasadorit rus, e të tregojë qyfyre me Putinin. Më mirë hesht o djall, se sa të përpiqesh të përkeqësosh gjendjen, vetëm për të mbuluar këllirat tuaja. Na merove o Mero Batoni!

                                              1. G
                                                Ghibli Studios

                                                Kosova nuk eshte supershtet i militarizuar , me forcen qe e ka po e ben detyren e Vet,Heret e tjera i ngrinin barrikadad kur iu donte b.... dhe i mbanin sa iu donte b...... kesaj rradhe e provuan dhe e pane sa iu vlejti lekura , nese aty i thone KOSOVE shteti i Kosoves te thyen brinjet ashtu si ai amerikan vepron po njelloj po e preke policin nje qime,Shteti I Kosoves meriton respekt dhe dinjitet , ata e zgjidhen ceshtjen shume shpejt pa krijuar asnje implikim tek institucionet e kultit dhe tek popullata civile serbe , ai u tregoi serbeve qe me KFORIN edhe mund te luajne para kamerave por me shtetin e KOSOVES JO , arritja e dyte e kaesaj ngjarjeje ishte deshperimi i VUCIC qe doli dhe tha NUK DO TA NJOHIM KURRE KOSOVEN , dmth e tregoi hapur qe negociatat jane vec per sy e faqe, Fajin ne kete Histori nuk e ka Albin Kurti , fajin e ka Hashimi qe e firmosi ne 2015 marrveshjen per assosacionin, perse do te duhej te krijohej ky assosacion askush nuk e di kur ne nivel komunal sebet gezojn te drejta te vetqeverisjes se plote kurse me kushtetute kane super te drejta , assosacioni dhe firma e Thacit e vuri kosoven e shpatulla pas muri,ishte vendimi i gjykates kushtetuese qe i dha nje dore kosoves per ta pezulluar kete marrveshje Albini ka dy rruge ose te kapitulloje duke u bashkuqr me rrenegatet e tipit Thaci ose te rezistoje sic edhe po e ben dhe po e ben mire

                                                1. A
                                                  Arjan

                                                  NJE ANALIZE E DOBET MERO TULLACI E QELLIMSHME ,KJO ESHTE NE VAZHDEN E SULMEVE TE DISA GAZETARUCEVE TE PAGUAR SI TI MERO QEKUR QEVERIA KURTI KA ARDHUR NE PUSHTET.E PAPRANUESHME QE KRYEMINISTRI SHQIPTAR RAHMUT HALEJA VOTEN E SHQIPTAREVE E PERDOR PËR TE MBROUJTUR BANDEN KRIMINALE TE SHTETIT FASHIST SERB TE MINISTRIT TE MILLOSHEVICIT VUCIC.SI MUNDET TE FLASE KRYEMINISTRI SHQIPTAR KESHTU SIKUR NUK KA NDODHUR GJE .DJE ESHTE VRARE NJE POLIC SHQIPTAR NJE HERO DUKE MBROJTUR REPUBLIKEN E KOSOVES ,KURSE MERUA FLET SI E EMA ZEQOS NE MAJE TE THANES.POLITIKA SHQIPTARE KA HUMBUR CDO NOCION RRETH PATRIOTIZMIT ,PËR TE RUAJTUR PUSHTETIN QEVERIA E RAHMUTIT FLET NE EMER TE BE ,SUKUR NUK E DINE SHQIPTARET SE KUSH ESHTE BE .QWVERIA E KOSOVES DUHET PERGEZUAR DHE MBESHTETUR NE LUFTEN KUNDER BANDAVE KRIMINALE TE SERBIEE E RUSISE BASHKE.KETO BANDA TE MBESHTETURA NGA KISHA ORTODOKSE SERBE NE EMER TE “ZOTIT”VAZHDOJNE TE VRASIN SHQIPTARE TE PAFAJSHEM.ESHTE PO E NJEJTA KISHE ORTODOKSE QE KA ZAPTUAR DHE MBAN ME DHUNE KISHEN ORTODOKSE SHQIPTARE KUNDRA CDO GJE NJEREZORE .SHQIPTARET PO SULMOHEN SI NE VERI TE KOSOVES ASHTU EDHE NE JUG TE SHQIPERISE NGA E NJEJTA DORE QE KERKON ZHDUKJEN E EMRIT SHQIPTAR.KESAJ I THONE QE FSHATI PO DIGJET DHE RAHMUTI ME MERON KRIHEN.

                                                  1. I
                                                    Injoranti

                                                    A do ishte kjo situate e tensionuar nese do ishte pranuar ndrimi I teritoreve?

                                                    1. T
                                                      TURP PER TY MERO BAZE

                                                      ARTIKULLI ME SKANDALOZ QE KE SHKRUAR O MERO BAZE. Po pse Shteti i Kosoves nuk din ta mbroje veten??? Ne qofte se kurvat Europinane qe marrin gaz e naft falas nga Rusia nuk ja krehin bishtin Serbise paqia vendoset brenda dites ne kosove.

                                                      1. D
                                                        Dhendri Serbis Sali Ram Sheqere Berrisha

                                                        Gabimi ishte pse nuk i vrane te gjithe por negociuan dhe i lane te iknin Qe nuk jane te futur nga Vucici kjo eshte 100% e sigurte por me shume mindesi jane perdorurur nga shefi sherbimit sekret Aleksander Vulin i shpallur non grata si vllai tij dhendri Serbis non grata Berrisha .. Ata jane nacionaliste te extremit te djathte Serbe jane njerez te vonuar retardement mentale . Por do kete edhe raste te tjera nga keta debila

                                                        1. T
                                                          Tradhtariikombit

                                                          Kosovart i dalin vet zot Kosoves. Skan nevoje per ty apo ramoviqit apo stanoviqit me na dhan mend

                                                          Lini një Përgjigje