“Burimet” e SPAK, që rrezikojnë të helmojnë vetë SPAK  

1 Tetor 2023, 20:21Editorial Mero Baze

Spekulimi me videon personale të një vajze dhe identifikimi i saj si një “e dashur kriminelësh”, që është zbuluar nga telefonat e sekuestruar të SPAK, është një fenomen i shëmtuart, i cili godet dhe jetën private të një vajze nga një anë dhe autoritetin e SPAK nga ana tjetër. 
Pikësëpari kultura e shantazhit publik me video erotike në Shqipëri, po merr përmasa të papërgjegjshme, dhe legjislacioni shqiptar në këtë pikë është ende i paplotësuar, pasi është një fenomen i ri i botës digjitale. Kemi dhjetëra raste që çojnë në vetëvrasje dhe presione psikologjike mbi adoleshentë, por dhe gra e vajza të rritura të cilave u shfrytëzohen momente intime për t'i skllavëruar ose shantazhuar. Legjislacioni ynë duhet të jetë i rreptë dhe shumë pro aktiv në favor të viktimave në këtë rast, duke bërë shembuj me dënime maksimale për shantazhuesit.  
Shantazhi me videot personale, në kushtet e një shoqërie ende të frustruar nga ekspozimi i jetës personale siç është Shqipëria, është gati si shantazh për dënim me vdekje. Dhe duhet dënuar si i tillë. 
Dhe këtu duhet të dënohen dhe ata që e shpërndajnë por dhe mediat e regjistruara që e transmetojnë pa censurë dhe zbulojnë identitete. 
Rasti i fundit ku përflitet një moderatore me emër, është dhe më skandaloz, pasi jo vetëm që sulmohet jeta personal e dikujt, por kjo i faturohet dhe SPAK. 
Në këtë rast SPAK ka bërë kujdes përmes gazetarëve që bashkëpunojnë me të, të hedhë poshtë mundësinë që ajo video u përket provave të tyre dhe kjo duket qartë. 
Mund të jemi para një rasti për të zhvlerësuar dhe autoritetin e SPAK. 
Por ama SPAK nga ana tjetër duhet të bëjë diferencën me traditën e  shëmtuar të dekonspirimit të dosjeve nga prokuroria shqiptare. 
Një numër i caktuar lajmëtarësh dosjesh që shfaqen në ekrane, me informacione të pjesshme, me çerek të vërteta dhe aludime, që u referohen “burimeve të tyre në SPAK”, janë një luftë e përditshme kundër autoritetit të SPAK. Dhe këta të dytët janë në shumicë nga radhët e atyre që i dolën zot SPAK dhe mirë bënë, në këtë rast të shëmtuar. 
Ne natyrisht e kemi humbur shpresën nga prokuroria jonë e cila sapo merr dosjet i nxjerr një herë çfarë do në shtyp, me burime private gazetarësh, dhe pastaj vazhdon hetimet. 
Por të shpresojmë që SPAK, nuk do ta lejojë këtë praktikë. 
Ndërsa në rastin konkret duket se jemi para një spekulimi, ka dhjetëra raste të tjera dosjesh që janë nën hetim, që media u referohet burimeve nga SPAK madje dhe luftrave të brendshme në SPAK për dosje të caktuara. 
Kjo është po ashtu një shëmti. SPAK ashtu si çdo prokurori, ka një ligj për dekonspirimin e hetimeve dhe mund ta vërë atë në zbatim, sa herë dikush i referohet “burimeve të mija” nga SPAK, apo prokuroria, qoftë ky gazetar politikan apo qytetar I thjeshtë. 
Nuk kanë se si dosjet dhe informacionet e tyre të rrjedhin në burime private në shtyp. Nëse do SPAK apo prokuroria e zakonshme, i publikon vet ato. 
Ndaj po aq e dëmshme sa kjo ngjarja e fundit me këtë vajzën, që e denigruan duke ju referuar SPAK, është dhe fenomeni i atyre që dalin në ekrane me burme private nga SPAK për çfarëdo gjë që ndodh në vend. Aq sa duket shpesh sikur prokurorët, para se të fillojnë hetimin e dosjes e raportojnë një herë atë në media pastaj fillojnë punë.  
Që të na provojnë se nuk e bëjnë këtë, është mirë që të ketë herë pas herë padi dhe ndaj atyre që flasin me burimet e tyre nga SPAK. Kështu SPAK do të bëjë diferencën me drejtësinë e deri tanishme, e cila e teston një herë gjahun duke ua hedhur turmave, pastaj fillon hetimin, dhe në varësi të kafshimeve popullore vendos dhe dënimin dhe gjobën. 
 

17 Komente

  1. F
    Flutura

    No comment!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali Qivryma

      Vetëm një emër Klodiana LLAPAQENE Lala.Com

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Zgjidhja, kollaj fare! Kur nje gazetar apo gazetare te ashtuquajtur investigative apo te atashuar nga redaksite, apo te pavarur, te organet e drejtesise, japin në TV apo medie te tjera informacione duke iu referuar "burimeve të tyre" në SPAK etj, pse nuk therriten prej tyre dhe t'u kerkohet cili na qenka ai burim? Kam degjuar se ka nje ligj per gazetarin (nuk di i shkruar apo i pashkruar), sipas te cilit ai nuk eshte i detyruar ta dekonspiroje burimin (!). Po te jete se ka (!), atehere kur behet fjale per prokurorite speciale si SPAK apo e juridiksionit te Pergjithshem, kjo klauzole, per shkak te ndikimit qe ka, siç trajtohet ne shkrim, duhet abroguar. Nëse nuk ekziston, atehere gazetarit t'i kerkohet llogari nga organi qe ai i referohet dhe nëse gënjen apo spekullon, të pergjigjet. Them se nuk eshte e mjaftueshme, si në kete rast qe citohet ne kete shkrim, ku institucioni te mjaftohet me pergenjeshtrimin e rastit. Se sa para ben kur demi eshte bere?!

        Përgjigjjuni
      2. K
        KRYELLAPAQENI dhe LLAPAQENËT e tij .

        Marin shembull nga KRYELLAPAQENI DIGITAL këta LLAPAQENËT e vegjel ,shantazh për përfitime politike , presion drejtësisë apo kundershtarëve politikikë KRYELLAPAQENI , presion për ndonjë koskë apo gjobë vënie këta LLAPAQENËT e vegjel . J’u janë herur sytë , arijnë deri atje sa meren dhe me jetën personale të të tjerëve , pa menduar se një ditë do j’u bjerë t’a vuajnë vetë shumë herë më keq !

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pedagog në Fak.Juridik

          Shumë saktë dhe qartë z.Baze. Faleminderit.

          Përgjigjjuni
          1. *
            ***

            Ore thuajini me emër, janë bërë Artan Hoxha, Klodiana Lala, një Karmuço dhe ca llapaqenë si ata më të rëndësishëm se gjithë prokurorët të marë së bashku. Fryhen e krekosen nga një ekran në tjetrin sikur janë ata që dinë e spjegojnë gjithçka, pasi janë enigmatikë e të mirëinformuar nga brenda botës së krimit dhe botës së hetimit e akuzës. Nxjerin gjoksin se janë mbi ligjin e të paprekshëm dhe u drejtohen njerëzve me arrogancë e mospërfillje.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Ladi

              Prralletare te blere, te shitur, megallomane krejt injorante. Keta jane komentatoret e banaqeve televizive. Asnje interes per ti degjuar. Asgje me vlere nga goja e tyre. A! Per humor? Nese nuk ke se çfar ben - degjo ata. Kaq eshte vlera e tyre e vertete.

              Përgjigjjuni
              1. G
                GREG K RAMA DHE ANDI BUSHATI E TALLIN YMERIN

                ZENI I BABIT JA FUT KARIN NE PIDH ARMINA MEVLANIT YMERI JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CYPIT DHE ALEXANDER VUCICIT DHE EDI RAMES

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ani.

                  Bravo ,Mero.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Te fala dullmanit

                    Toci qe bisedon me ftyre nallanen cfare thote,se kjo ftyra e shpifur keshtu thote ,nga burime te rendesishme neper medie

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kur permend litarin ne shtepine e te varurit

                      Gazetari gjerman Michael Martens nje njohes i mire i Ballkanit shkruan ne Frankfurter Allgemeine Zeitung : "Edi Rama eshte kryeministri shqiptar me i mire qe ka patur Serbia qe nga koha Pashiqit..." (te gjithe gazetat e kane kete, vetem Traktit te Meros nuk nuk ja ben dora ta botoje)

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Durrsaku patriot

                        Z.Mero Bazë; jam një Durrsak që më shumë e kaloj jetën prej 1991 në Itali dhe s'kam asnjë lidhje me Politikën, bastardët.! Rastësisht më kapi veshi Dje në Durrës se, Gjyqtari që ka çështjen e Belerit në Gjykatën e Durrësit, është duke u përpunuar nga shumë drejtime sidomos pseudo-grekët me në krye Dulen (super aktiv prej ditësh në Durrës), por jo vetëm sepse dhe njerzit e Berishës dhe Metës që lëvizin çdo ditë e natë në Durrës, janë duke krijuar presion në çdo drejtim (deri dhe familjarëve, kolegëve në Gjykatë dhe shokëve/miqëve të tij). Atij i kërkohet padiskutim lirimi i Belerit për t'u Betuar në Himarë, duke i premtuar gjithçka deri miliona pafund.

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          saliu duhet te shpallet terrorist

                          kryellapaqeni sali qe furnizohet me vidio shantazhi nga spak dhe fytyr kali klodiana

                          Përgjigjjuni
                          1. g
                            genocidi grek ne cameri vrane femije, fredi beleri

                            po gruaja e taulant balles kurva e one ku eshte >?

                            Përgjigjjuni
                            1. Q
                              QYTETARI

                              BRAVO MERO!!!!!!!

                              Përgjigjjuni
                              1. s
                                shpirtskllaveruarit mediatike

                                Ne Vlore 4 programe studimi nuk u hapen ne tetor. Ne Elbasan u ulen te henen 200 studente me pak se vjet. Shqiperia po shpopullohet me rritme galopante ne saje te qeverisjes varferise e korrupsionit te Edi Rames....kurse Mero kerkon ''Burimet" e SPAK!

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Dauti

                                  Po per modelet dhipa, qe reklamohen si te kultivuara neper tv tona te degjeneruara, ke ndongje ti shoku Mero? Keto modele qe reklamohen here si komentatore e here si velina, injorante deri ne skaj, japin modelet me te shentuara per brezin e ri. Kjo duhet te te shqetesoj edhe ty o shoku Mero.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje