Nuk na duhen fitimtarë ndaj Perëndimit! 

29 Shtator 2023, 18:52Editorial Mero Baze

Sulmi ndaj sovranitetit të Kosovës më 24 shtator, zbuloi nevojën e madhe që ka Kosova për të unifikuar qëndrimet e saj pro SHBA dhe politikës perëndimore për Kosovën nga njëra anë, dhe shmangien e tendencës për ta përjetuar Banjskën si një “fitore ndaj Perëndimit” nga ana tjetër.

E para që ka reaguar pozitivisht është presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo është udhëheqësja më e lartë e Kosovës që ka artikuluar qartë deri tani se do të koordinohen me SHBA për të krijuar një draft të ri të Asosacionit për komunat serbe në Veri dhe të luftojnë bashkë me SHBA për miratimin e saj si detyrim për depërshkallëzimin e situatës.

Po ashtu është pozitive që presidentja Osmani ka thirrur në takime dypalëshe gjithë udhëheqësit opozitarë të Kosovës dhe kanë rënë dakord të koordinohen për çdo hap të mëtejshëm të Kosovës.

Përkundër presidentes Osmani, Albin Kurti po e përjeton betejën e policisë së Kosovës me grupin terrorist, si një arsye për të refuzuar planin e Perëndimit për Kosovën. Ndryshe nga presidentja Osmani, ai ka deklaruar se asosacioni i komunave është një ide e Serbisë, çka lë të kuptojë se ai nuk do të merret me atë çështje.

E treta, e cila nuk është se duhet marrë shumë seriozisht, pasi i shkojnë me vonesë lajmet, është ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila deklaroi se ideja e asosacionit ka vdekur pas 24 shtatorit. 

Tani presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe ministrja e Jashtme Gërvalla janë tre politikbërësit kryesorë në Kosovë në pushtet. Të tre kanë qëndrime krejt të ndryshme dhe nga njëri- tjetri, ndaj mënyrës se si duhet të reflektojnë që të mos humbasin mbështetjen e SHBA dhe Perëndimit në këtë situatë. 

Presidentja Osmani po përpiqet ta përdorë këtë situatë për një afrim të fortë me SHBA dhe natyrisht ky është veprimi i duhur. 

Kryeministri Albin Kurti po përpiqet ta përdorë këtë situatë për të treguar se sa të drejtë ka pasur kur ka qenë kundër SHBA gjithë jetën, dhe këtu ka në krah gjithë enveristët e Tiranës, Prishtinës dhe më tej, kurse ministrja e Jashtme Gërvalla po përpiqet të tregojë se nuk kupton as çfarë bën presidentja, as çfarë bën kryeministri.

Politikanët kryesorë të opozitës janë në një linjë me presidenten Osmani sa i takon mënyrës se si duhet ta përdorin këtë sulm terrorist ndaj Kosovës për të mirën e Kosovës në të ardhmen në raport me Perëndimin, ndërsa Albin Kurti po përpiqet të “hakmerret” ndaj SHBA dhe Perëndimit në tërësi, për izolimin e tij dhe sanksionimin që i kanë bërë politikës së tij në Kosovë.

Këtij zjarri i fryn dhe banda propagandistike e Albin Kurtit në Prishtinë dhe Tiranë, të cilët nuk janë aq shumë të gëzuar që policia ka fituar një betejë ndaj 30 terroristëve, por që Albin Kurti ka mundur SHBA dhe Evropën. Dhe kjo është një marrëzi, po aq e madhe sa ajo e Vuçiqit më 24 shtator, e cila ndjehet dhe në frymën revanshiste ndaj çdo gazetari apo politikani civil në Kosovë që përpiqet ta komentojë situatën si një rast që duhet të bashkojë Kosovën me Perëndimin.

24 shtatori, më shumë se sa një fitore e Kosovës, është një kafshëri e Serbisë, që e vendos Kosovën në një pozicion komod për të vazhduar më tej. Fitore e Kosovës do të jetë kur do të dijë ta përkthejë këtë në një avantazh në tavolinën e bisedimeve dhe në raportet me SHBA. Pas një viti luftë kundër SHBA dhe Perëndimit, Kosova ka fituar sanksione nga Perëndimi, ato që Vuçiq mund t’i fitojë pasi ka sulmuar me armnë dhe terroristë një shtet të pavarur. Mjafton kaq për të kuptuar dëmin që i bën kjo qasje anti-perëndimore Kosovës.

Tani mirë është që Kosova para se të gjejë armiq të jashtëm, të unifikojë njëherë qëndrimet e brendshme dhe të dalin me një zë pro apo kundër SHBA, pro apo kundër KFOR, pro apo kundër EULEX, dhe pasi ta kenë bërë këtë, pastaj dhe të tjerët jashtë Kosovës e kanë të qartë se me kë kanë të bëjnë. 

“Armiqtë” e Kosovës, në këtë situatë nuk mund të jenë në SHBA, në Bruksel, Paris, Gjermani apo Tiranë, pasi më 24 shtator, është fituar një betejë ndaj terrorizmit shtetëror serb, por jo ndaj Perëndimit, siç po përpiqet ta përjetojë Albin Kurti. Në Perëndim më 24 shtator ka humbur Aleksandër Vuçiqi. Albin Kurti është në provë nëse do t'ia dalë të jetë i fituari i kësaj historie. Por ndaj Perëndimit nuk na duhen fitimtarë.

20 Komente

  1. L
    L.Xh

    “Për inar të sime vjehrre, do të fle me mullixhiun”- thotë një fjalë e urtë e popullit tonë, këtej dhe andej kufirit. Aktuale edhe sot për drejtuesit e Kosovës.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sebastia

      Nje "shkrim" qe eshte as mish as peshk. Kur nuk ta ben dora te shkruash nje BRAVO te madhe Kurtit dhe qeverise tij atehere eshte me mire mos te shkruash fare. Shkruj noj recet sesi gatuhet pilafi me pule ose shkruj per noj gur a mineral interesant o ti minatori wannabegazetar! Te gjithe ata qe kan gjak SHQIPTARESH jan trishtu dhe gezu pa mase per vrasjen e heroit te policise Afrim Bunjaku dhe per pergjigjen e dhen nga policia e Kosoves se Kurtit! Me ca i mate ti minator llapqen ndjenjat e shqiptarve qe thua u gezuan per Kurtin jo per zbythjen e terroristeve te BIA-s serbe? Me gopin e grus tate? Te plasin syt nga fakti qe KURTI dhe shume e shume shqiptare qe mbeshtesin te VERTETEN bashke me shume analiste,ushtarake e politikan perendimor kishin dhe vazhdojne te ken te drejt per Serbin dhe Vucicin qe jan faktori nr 1 i destabilizimit ne ballkan dhe nuk duan kurrefare zgjidhjeje dhe paqeje. Kurti,Osmani e Gervalla jan ne te njejten vale sinjalizimi dhe fatmirsisht edhe opozita e Kosoves ne kto momente eshte totalisht ne anen e qeverise Kurti ndryshe nga c'ndodh me ish idhullin tend qe Belerin e shpall Hero! Kfori mire se te vije ne veri por duhet te jet si force ndihmese perkrah policise Kosoves dhe jo force zevendsuese. Kte ka then KURTI,OSMANI DHE GERVALLA! Asociacionin dhe formatin e tij te pershtatshem me Shtetin dhe Kushtetuten e Kosoves nuk e ka propozu vetem Osmani por e ka propozu Kurti dhe e gjithe qeveria e tij duke u bazuar tek modeli Kroat! Eshte Europa qe me dredhina e me poshtersi ka bere qe asocacioni te behet vetem ashtu sic kerkon Serbia, pra nje Rep Srpska brenda Kosoves. Dhe e forta kesaj eshte qe edhe sikur qeveria e Kosoves ta pranonte dicka te tille,Kosoves nuk i garantohet ne asnje menyre njohja e menjehershme nga Serbia por perkundrazi nuk e merr aspak njohjen por merr vetem premtime boshe qe Serbia nuk do ta pengoje ne antarsimin dhe integrimin e saj ne organizata nderkombtare. VEMJE e NDYRE

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vlonjati 12

        Ore bythqir , dukesh nga keto zhgaravina qe shkruan , me ofendime dhe sharje , se ti duhet te jesh pjelle bastarde e Kosoves zagar i Kurtit dhe Sali kriminelit . Me sa duket ti nuk ia ke haberin politikes , më keq nga ajo idiotja Gervalla .

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sebastia

          Ik se po t'ssss...dhej farefisin ty,sale q...rsit dhe Vlore-Shk...dhysit dhe Ed JevgoCiganit Rumun!

          Përgjigjjuni
        2. M
          Mugosha-Popovic-Dulle-Stalin-Mao

          Sebastian...t'lumte pena..c'do gja qe thue asht mase korrekte...ymer gelbaza ka gati nji jave qe shkrue dhe per qente rrugace por kurrsesi nji fjale per Dardanine martire dhe KRESHNIKUN ma t'ri t'Shqyptarise Zt Albin Kurti..pershendetje t'perzemerta

          Përgjigjjuni
        3. A
          As njëra pale

          Albin Kurti edhe populli i Kosove, në përgjisie jane njësoj si Aleksandr Vuçiç dhe si populli në Serbie. Që të dyja palet jane anti përendimor, që të dyja palet kane si adres dhe jorentim Lindjen njëra pale Turqine dhe Arabine, tjetra pale Rusine. As njëri nga pale nuke e done djalogun dhe paqen, se pse keshtu jane të brumosur.

          Përgjigjjuni
        4. J
          Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

          Nuk na duhen as bythqira të Perëndimit, që vjedhin e shalojnë një komb të nëpërkëmbur, që është margjinalizuar prej 30 ca vitesh si qen në koliben pas mureve të BEsë! Shqiptarët po kërkojnë prapë Enver Hoxhën dhe Hoxhizmin. Dhe pa supën e komunizmit, ndofta do t'a lindin prapë. Janë neveritur me motërqirë tribale, hajvanë, delirantë, harbutë, hajdutë, vrimbytha bashkëpenëmbajtës! Janë neveritur me llumin e urisë FredBejlers e SalBerishë! Janë neveritur edhe me llumin gojëshqyer të Bllokut! Janë neveritur me copa muti si Janulla, si islamikët e vatikanistët që shtrijnë duart e fëlliqura, për t'ja lëpirë shqiptarët! Shqiptarët e kanë të qartë që se çfarë ju imponojnë për t'i përfaqësuar, nga llumi i gjithologjisë së tallavasë e deri tek kryetarët e shtetit, janë një llum i shitur, që recitojnë atë që ju vënë përpara. Një llum nga ai që i ka përcëlluar, djegur, vjedhur e shitur më shumë se armiqtë më të betuar të këtij kombi. Dhe Edvini që ka shqyer në çdo lloj regjimi llokmën më të mirë, nuk bën përjashtim. Njësoj si motërqiri i Viçidolit dhe horri i Çepanit. Por ora shqiptare rreh ndryshe nga intrigat e Perëndimit të kalbur, nga armiqtë e tërbuar grek e serbë të këtij kombi dhe nga motërqirët shqiptarë! Ju vazhdoni edhe dopojeni me helm dhe drogën që ju japin për t'a narkotizuar e budallepsur, se si " baballarët" e kombit në litarin dhe burgjet e Enver Hoxhës do përfundoni

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lakja

            Mos e rruj kaq sh plak! Leri edhe qentë të bëjnë ndonjë punë... Sidomos kur karvani ynë ka kaq sh ndihmë dhe dashuri personale dhe të pakufijshme nga Zoti vetë pse me e prish gjakun?! Lëre degën lokale të TANJUG të lehi...mua personalisht më zbavisin sh kto kuçkat post jugosllave

            Përgjigjjuni
          2. K
            Kuklla e saliut

            Al bin Ladeni është kundër USA dhe BE por KFOR e do që t'i mbroj prapanicën dhe nuk e përzë dhe bën trimin.... Problemin më të madh al bin Ladeni me Saliun e ilirmonikën kanë që të rëzojnë Ramën se sa të mbrojnë e zhvillojnë Kosovën,këta kanë shpresa te turku,por ai nuk po i ndihmon dhe nuk po i jep edhe rrobet që donte bini

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gramo

              A.Kurti - udheheqs mistik. Nxirrni Thacin e M.Ollbright, ti regulloj keto pune.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Artibr

                Ô cfar thua ke cartur fare ça etiketash ve enveriste fashista po ti cfar je qe e ndryshon ngjyren si kamaleon po ata amerika i shpartalloj ti thot enverista dhe kunder perendimit ke inat ti se kurti i solli te gjith ne vathen e vete i solli se kishte te drejte dhe u vertetua nje popull qe lufton per drejtesi nuk vdes kur e boll me me etiketa ne kuriz te sovranitetit dhe mos e perdor me fjalen terrorist se dukesh patetik turp te kesh me kete artikull shume te dobet.

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Cami

                  Po cfar thua mor aman. Po keta loderet e kosoves cfar thone ne mengjes nuk e thone ne darke cfare thone sot e kthejne neser. Po lereni te bejne cte duan dhe sipas kokes festen se na cane trapin. Ata nuk e dine as kan per ta ditur kurre c eshte e mire dhe c eshte keq. Bile kush ua fut me thelle ate duan dhe atje shkojne. Njerez te trashe.

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Cano

                    Eshte logjike elementare: Sido qe te behet, Amerika nuk e cliroi Kosoven qe t.ia leje veriun Serbise dhe Rusise.. Ne cdo rrethane Amerika ka qene dhe do te jete ne anen e shqiptareve.

                    Përgjigjjuni
                    1. d
                      dragojt e kuq smokthine

                      e shikojme sa te shqetesuar jeni per shqiperine ik shikoni podcastet e edi rames mire qe i del koha per podcaste,turp tju vije ,

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mao Cedung

                        Ju qe fillimisht i keni thurre lavde Rusise , pastaj dhe Kines , tash keni filluar t'i jepni leksione Kosoves per Perendimin :) .Hapu toke ...

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Arber Shkelzeni

                          Po edhe tani qe terrori serb u be ne sy te gjitheve, i kunderviheni Albin Kurti. C'eshte ky acosisacioni qe kerkon europa, pa e njohur Serbia se pari si shtet i pavarur Kosoven. Kete kerkon me te drejte Albin Kurti, i cili eshte kryeminister ne shtet te vet qe e kane njohur shume shtete kryesore, as ka sulmuar ke dhe as nuk ka treguar ekspasion. Turp qe edhe tani i beni eloshe shovinizmit serb!

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            alphazeta

                            Të paskan sharë mirë o Mero. Ndryshe nuk spjegohet se pse nuk i boton komentet. Ky shkrimi i mësipërm meritonte rreth 100 komente për temën e trajtuar. Por deri më tani, 20 orë pas botimit, ke lejuar vetëm 12 komente! Sa poshtë ka rënë katundi.

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              God bless America

                              Gjithe trimerimi i Serbise atje ne kufi me Kosoven ka marre zjarr nga perkrahja e plote qe administrata Biden-Blinken i ka dhene Serbise e Vuckos me kohe. E ngriten me nje gisht e tani nuk e ulin dot me dhjete...

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Taku

                                O Mero çorapja por ti je Enveristi me i madh ne Tirane. Edhe tani qe ndodhi ky sulm i serbeve fajin e ka Albini qe kundershtoi Asocacionin!!

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  BekBry

                                  https://x.com/andric1961/status/1708144390890254805?s=46

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje