Fatmir Mediu, i cili një ditë më parë kishte seancë në gjykatë rreth tragjedisë së Gërdecit, sot poston nga SHBA foto me dy biznesmenë shqiptaro-amerikanë në Amerikë, të cilët u kanë zënë pritë tek kafja e Kongresit dy- tre kongresmenëve, që janë në hall të tyre dhe nuk e kanë idenë përse po fotografohen duke bërë shqiponjën bashkë me ta.
Por për më tepër arsyeja përse Mediu paska dalë në foto me tre njerëz në Kongresin amerikan, paska qenë dislokimi i ushtrisë serbe në Kufi me Kosovën dhe Fatmir Mediu paska bërë thirrje që ata të largohen andej.
Tani ky dislokimi i ushtrisë serbe në Kufi me Kosovën është vërtet një provokim i rëndë, por serbët e kanë marrë aq të fortë paralajmërimin nga NATO, nga Shtëpia e Bardhë dhe vendet e BE, sa kamionët ndërkohë janë nisur të zbythen e të kthehen nga kanë ardhur.
Gjasat që Serbia të sulmojë Kosovën, e cila është ende nën mbrojtjen zyrtare të NATO, janë të barabarta me gjasat që Partia Republikane në Shqipëri të sulmojë qeverinë dhe ta rrëzojë.
Natyrisht mundësi për tension ka, por gjasa që një këmbë serbi të shkelë në Kosovë duke mundur NATO-n janë zero.
Ndaj është mirë që zoti Mediu ta ndërpresë këtë vizitën e tij historike në SHBA dhe të kthehet i qetë në atdhe. Edhe pa shkuar ai në SHBA, vetë SHBA zyrtare, jo ata tre njerëzit që ka nxjerr pa mendje në foto, i kanë marrë masat ta mbrojnë Kosovën. Madje i kanë marrë gjithmonë, dhe kur ndonjë udhëheqës në Kosovë do të shpëtojë Kosovën nga “pushtimi amerikan”.
Për këtë zoti Mediu duhet siguruar që të jetë i qetë dhe ata dy shokët e tij biznesmenë të mos harxhojnë para kot për foto kaq të shtrenjta.
Nuk di ç’punë tjetër mund të ketë në SHBA, por meqë ka vajtur, le të kalojë një natë dhe tek klubet e natës të këtij shokut të tij në Teksas dhe të kthehet, pasi rreziku në Veri do të tejkalohet dhe pa ndihmën e tij.
Të kthehet se në datën 3 Tetor ka gjyq prapë, dhe prokuroria ka thirrur dëshmitar edhe Shkëlzen Berishën.
Ndryshe nga Mediu, ai nuk ka luksin të shkojë në SHBA dhe të na postojë foto prej andej. Madje tani as gruaja e tij s’bën dot foto nga hotelet luksoze në Kaliforni si dikur.
Kështu që ngjan pak si diskriminim që ai si i akuzuar i ngjarjes bën foto nga SHBA, kurse ai tjetri që e ka pas shërbëtor Mediun, nuk bën dot foto as nga SHBA, as nga Anglia.
Nuk është mirë të krijohen përçarje për xhelozi, se gjyqi është përpara dhe gjykata do verifikojë dëshmitë e Shkëlzenit dhe Mediut më 2008, kur flisnin të sigurt gënjeshtra që si verifikonte njeri, me ato që do thonë tani.
Fjala vjen Shkëlzeni ka pas thënë që se ka takuar apo folur kurrë me Delijorgjin, por tani ka fakte që e ka bërë këtë çdo ditë.
Dikur ka thënë se ka shkuar 42 herë në zyrë të Mediut fare rastësisht, por tani ka fakte që nuk janë rastësi.
Shoku i tij Rahmani ka thënë se nuk ka dëgjuar kurrë për Gërdecin, por në dosje ka shkresa që është përfaqësues i kompanisë amerikane në Gërdec.
Pra kanë shumë punë përpara dhe u duhet unitet dhe koordinim, më shumë se sa udhëheqësve në Kosovë për të përballuar sulmin hipotetik të Serbisë.
Ata së paku kanë vetë Perëndimin dhe SHBA. Dhe i kanë realisht. Kanë, jo vetëm fjalët e tyre, por dhe fuqinë e tyre.
Mediu nuk e ka me vete SHBA në këtë histori, as me fjalë, as me foto, as me mesazhe. E ka kundër. Ka vetëm disa fotografi në SHBA me disa njerëz që flasin anglisht. Nuk i bën shumë punë në gjyq.
Ndaj është mirë të kthehet.
Nëse ka shkuar vërtet për Kosovën të kthehet i qetë se Kosova është në duar të sigurta sa të ketë me vete SHBA, NATO dhe Bashkimin Evropian.
Se edhe Vuçiqi, ka foto me amerikanë shumë më të rëndësishëm se këta të Mediut, por nuk i ka me vete.
Kthehu Fatmir! Kosova është e sigurtë që del e fituar në betejën me Serbinë. Ty më shumë punë mund të të bëjë gjyqtarja, që duket që të ka me sy të mire, se sa SHBA.
Per shperdorim detyre se dha nje leje ndertimi Dako eshte ne burg,ky myteberi po per shperdorim detyre po u vran 27 njerez bredh Amerikes,me duket se nuk shkon sado te mundohen ta justifikojne juristet e reformes se re.Kesaj i thone drejtesi me dy standarte.Kishin te drejt atehere kur na thoshnin se ne kapitalizem po vodhe nje pul vete ne burg,po vodhe banken behesh deputet
Një vend ku kriminelët ,vrasësit ,mafjozët,drogaxhijtë,të korruptuarit etj,tallin loqen me gjithë shtetin me sofizma kaçurrele juridike dhe formalizma të kota sikur te ishin nëpër drejtësitë e vendeve nordike dhe anglosaksone.dmth se ai vend eshte i vdekur që hecën për inerci të ligjeve të fizikës.Sapo dikush tja ndryshojë pak trajektoren,ai do shembet si thes me mut.Dhe ashtu do jetë.
Mero je fantastik
Derivtani po funksionon pasi ke njd drejtesi te kapur nga familjet kriminale Berrisha- Meta. Arrestohet dhe mbahet ne izolim Safet Gjici per nje sexe orale gojore ne shqip e provokuar nga nje prostitué e futur ndoshta nga familja kriminale Berrisha apo dikush tjeter arrestohet dhe mbahet ne izolime ish kryetari bashkise Durres per nje leje ndertimi para 12 vite arrestohet dhe denohet ish ministri Tahiri per nje telefonate dhe qendrone i lire dhe jep lajmet tre here ne dite ne kazanet tv krye krimineli Berrisha prodhuesi 1997 Fatmir Gerdecit 26 te vrare 200 te plagosur kater te vrare para kryeministrise dhe ish ministri Basha tregon peralla per demokraci kjo eshte drejtesia Shqiptare...?
Germo Gerdec Germo, pse qenke duke e gjetur. Harrove qe ke 10 vite qe qeveria yte ka bere vit e Gerdec, duke perzene shqiptaret, nga mungesa e sigurise per buke e jetese. Harrove qe Saliu dhe ata te Saliut kane 10 vite qe bejne urinen, dhe ref. Rama nuk po gjene fakte?sepse Reforma pa forme e Kimete Rames, u coj zarfin tek dera zv. ministrit, ministrave e Zotove, Mertireve dhe Gugalleve, etj. Hajduteve:” Ikni se ju zume?. Ngase ishin kopeja e Rames apo e Sales.! Harrove mor i mjere se ti te ben gjemen, ngase je ne gjendje te blesh FBIne e Amerikes, e jo me te mos denosh Mediun. Por nuk ke fakte. Faktet cdo ore e dite po rendojne mbi timonierin tuaj, qe llokmat e tepsise qe iu besua ne 2017, e ndau si per vehte. Ma bafsh naten e mire.
O milet a e kuptoni pse ai del me kongresmenet amerikan ?sepse me ata bene biznesin e armeve ,si ka mundesi nje 23 vjecar temari lejen nga pentagoni per te bere biznes ,duke mos pasur asnje haber nga ushtria ? Prandaj dhe amerikrs i interrson lulushi kryetsr dhe Kimetes qe vajti ne DASh.mos u hsbisni ,nje gje eshte e qarye per popullin qe ikupton sa do te fusin bernda ata te PS atyre do t'ju japim voten .kuptohet se kush eshte spaku -kapaku .
Te dhj... ameriken qe ka perkrah dhe ka mbajt nje komunist te ndyre si saliu dhe e ka justifikuar per te gjitha krimet dhe e ka shpallur"burre shteti"dhe me vonese" non grata"dhe ai vazhdon tall bythen me ne dhe me ameriken. Medi gerdeci,i dhjere deri ne gryke e kriminel qe do rrasur ne burge,dhe amerika jo qe nuk e shpall non grata por e pranon te lutet per viktimat dhe te bej foto me shqiponj si ilirfloriri,dhe tallet me nje popull te tere,me drejtesin dhe sidomos me gerdecaret..... Kjo eshte dhjerokracia ku hajduti dhe krimineli tallet me viktimat...
He me te lumte prapanicja, ti qenke burre shteti.
Mediu te nxin fytyren. A vlen sikur edhe per spiun ambasadash nje i korruptuar, mik trafikantesh dhe i implikuar ne nje sere aferash me familjen Berisha deri ne Gerdecin e vdekjes se 26 te pafajshemve dhe plagosjen e dhjetra te tjereve. Shqiperia eshte vendi ku te vjen turp te kesh turp por mos valle eshte e njejta shprehje edhe per politikanet amerikane qe pozojne me Mediun.
Tani qe Fate palla ka shku ne Amerike Kosova ja hodhi bythes. Serbia po dridhet nga frika. Ushtria serbe nuk po gjen vrime ku te futet. Se Fatja ka lidhje te forta ne Amerike ne DASH por sidomos ne Pentagon. Fate palla eshte sidomos nje nga keshilltaret kryesore te botes per gjeopolitiken per te cilen SHBA i kerkon mendim gjithmone.Sidomos per lendet shperthyese si tasti i Gerdecit.
O mero djali ,te lumte pena! Kete kodosh, vrases e kusar ,Si gjeli maje plehut kur I kane rené pendet ,do ta shohim se shpejti ne foton e fundit me duar mberthyer ne pranga qe do te na e servir ne krye te gazetes tende Dumani me daten 3 nentor.
Ça je tuj u shky bethsh me at Kosov ti,me na dalë patriot! Së pari mos e kruaj me" miellin e gjermanit",Nato sot nuk mbron dot as pulat,sepse nuk ekziston. Është vetëm Amerika,po nëse Amerikës i shtohen hallet edhe me Putin,edhe me Taiwanin edhe me atë idiotin e Koresë komuniste,ajo të bën mutin dhe të lë siç bëri në Afganistan. Pastaj!? Do luftojmë me serbët ne,dhe nuk është se ata janë më trima apo më të fortë jo: Kryesore është se ne jemi mutër,do nisim të fajsojmë njëri tjetrin dhe do ikim nga sytë këmbët. Ky nuk është fatalizëm,po nëse duam zgjidhje paqësore,të ecim në rrugën e paqes duke mos mohuar se do t'u tregojmë vendin serbëve po e bënë sërish si atje në Banjska ,por jo të mburremi me " koqet e dajës"! Askush nuk vritet për ty o Mero fytyrëderri.... Bëhu i zoti nëse do të ecësh në jetë!
O Medi aventurieri! Eja ne shqiperi! NAT0 dhe gjiganti I ka marre masat per Kosovn! Eja ose...! SPAK is working efficiently! Some new deshmitar ne Shqiperi are proposed to primar ne gjyqin tend.
MERO I MADH JE.
O Mero ketij Fatmirit i lumte rrocka ka vite qe e bene kete pune se nuk ka shtet,kryetarja e parlamentit as te qi as te leshon qe ti kerķoj llogari,se ky soje deputeti cdo muaj shkon ne Amerike mere me vete ndonje ish drejtoresh se paguajne shqiptaret nuk i thote njeri me cfare lekesh iken cdo muaj ai eshte zgjedhur deputet me 200 vota sa tit vasili per ne shqiperi apo per ne Amerike,,o mero ky po talle bythen me SPAKUN jo me LUNDITEN dhe RAMEN,ti qije nenen ketij shteti ka 30 vjete qe e rrjepe edhe ne opozite edhe ne pushtet po e po jepi FATE Ype xhi...xhi........iiiiii.nxiri fundin sa te kesh keta lloj politikanesh te dhjere mos caje KARIN as nga Rama se jane te dhjere as nga SPAKU se deri tani je duke tallur bythen.
... Mero kur shkruan per ate Gerdec e per Medi, mos harro te permendesh ate John Withersin e Trete sumzi ...
YMER TI KARIN NE PIDH NUK E FUT KURRRRRRRRRRRR PER ARSYE SE TE MBAN GOJA ERE MUTI
Fate legeni shkon ke eli fara edhe i fut dhe ndonje foto e bythqirje me ndonje kongresmen. E ka vendin ne burg ka kohe po ta shohim kur do ta fus shupenzaku dumdumani.
Burg burg burg per fate legen mehdihoxhe mediun, e ka mbush kupen me kohe...
fatmir kari pa parti dhe del deputet , se e fut salih bythqimi ne listen e PD. kjo eshte tmer beni zgjedhje me lista te hapura dhe shihni si pastrohet politika e hajduteve she e bythqimave.
fatmir kari pa parti dhe del deputet , se e fut salih bythqimi ne listen e PD. kjo eshte tmer beni zgjedhje me lista te hapura dhe shihni si pastrohet politika e hajduteve she e bythqimave.
Frankfurter Allgemeine Zeitung - Edi Rama kryeministri shqiptar me i mire qe Serbia ka patur qe nga koha Pashiqit ! Mero, sonte gdhije e beji shpejt nje Fleterrufe asaj gazetes gjermane qe na e degjeneron keshtu Timonierin...
A e kuptoni qe keta tallin trapin me drejtesine e re ? Mehdiu, Berisha, Meta biles dhe Salianji qe eshte denuar me burg ne shkallen e pare dhe apeli ka 2 vjet qe i shtyn pambarimisht gjygjin derisa ti skadojne afatet nuk do te denohen kurre nga kjo drejtesi e re berishiane. Nga krahu PS po,do vazhdojne papushim arrestimet pasi ata nuk ndjehen e nuk kercenojne.
Te lumte Mero shume e saket