Ka dy tendenca të dëmshme në raportet politike mes Shqipërisë dhe Kosovës për krizën e fundit.
Një tendencë është “policimi” i Edi Ramës dhe përpjekja për të demonizuar dhe keqpërdorur çdo fjalë dhe lëvizje diplomatike të tij, deri në bezdi.
Kur ngre zërin në Këshill të Sigurimit i thonë e tepërove se nuk i takon Shqipërisë të bëjë fletërrufe kundër Rusisë, kur bën thirrje të mbështetet politika e Perëndimit për Kosovën, i thonë i shitur tek Borelli e Lajçaku, kur sulmon Borellin dhe nuk linjëzohet me Evropën i thonë po dëmton Kosovën, kur thotë të shtohet prania e NATO përmes KFOR në Kosovë, i thonë po i shërben Vuçiqit, edhe pse vet të gjithë gëzohen nga lajmet se NATO po shton trupat në Kosovë.
Është thjeshtë një përpjekje për të gjetur një armik të brendshëm, mundësisht si armik të Albin Kurtit, për ta paraqitur atë si një lundërtar “Mes Shillës dhe Karibdës”. Kjo tendencë në fakt është përpjekja më serioze e Serbisë për të dëmtuar faktorin shqiptar. Politika anti-perëndimore dy vjeçare e Albin Kurtit trimëroi Serbinë dhe e inkurajoi atë të kryejë një akti të paprecedentë sulmi kundër sovranitetit të Kosovës.
Kaq është merita e vetme e Albin Kurtit. Tani ata që po i dalin zot Kosovës, janë pikërisht armiqtë e Albin Kurtit, SHBA dhe BE.
E pata thënë dikur një vit më parë në një intervistë për shtypin në Kosovë, kur Albin Kurti ishte në ekstazë kundër SHBA, se ai po ndjell Serbinë në Kosovë, si ai qeni i keq që ta sjell ujkun në stan. Dhe ja doli. Por për fat SHBA dhe BE po qëndrojnë në krah të Kosovës duke injoruar luftën e tij kundër tyre.
Nga ana tjetër, në Shqipëri ka një traditë të ndyrë të politizimit dhe keqpërdorimit të Kosovës për kapital politik, pa pyetur fare nëse e dëmtojnë apo ndihmojnë Kosovën.
Sa herë shfaqen kriza të tilla, Shqipëria ose është në kaos me problemet e veta, ose secili shpik nga një qëndrim që i duket patriotik dhe i tjetrit tradhtar.
Nëse kthehemi pas në kohë dhe shikojmë ngjarjet e vitit 1998- 1999, Shqipëria ka të njëjtën sjellje. Sali Berisha në një anë me çetën e vet që kundërshtonin çdo gjë që rekomandonte Perëndimi për Kosovën, përfshi Konferencën e Rambujesë, dhe Fatos Nano nga ana tjetër që donte të konkurronte me ide me Perëndimin, se si mund të zgjidhej çështja e Kosovës, ndërkohë që Kosova kishte rrëmbyer armët dhe po e zgjidhte bashkë me Perëndimin çështjen e saj.
Tani secili grup parlamentar do nga një rezolutë jo që të dënojë Serbinë, por që t’i ngrejë nervat palës tjetër, ta quajë atë tradhtare e veten patriot. Kështu bën Berisha, kështu bën Lulzim Basha, kështu bën dhe Partia Socialiste. Pastaj bëhen dy kundër njërit, një kundër treve, tre kundër dyve dhe vazhdojnë përleshjen kush është patriot e kush tradhtar.
Parlamenti i Shqipërisë, është institucioni që përfaqëson legjitimitetin e popullit shqiptar dhe ai ka gjithnjë qëndrime më të avancuara se politika zyrtare apo qëndrimet ekzekutive të diplomacisë shqiptare, që janë të detyrueshme të jenë në një gjatësi vale me SHBA dhe BE.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë dhe kryeministri natyrisht që duhet të kenë një gjuhë më diplomatike dhe më të rakorduar me Perëndimin për Kosovën, por Parlamenti i Shqipërisë nuk ka përse ta kthejë çështjen e Kosovës në një çështje përleshjesh mes “patriotëve” si Berisha e Meta, e “tradhtareve” si Rama.
Parlamenti i Shqipërisë duhet të mbështesë qëndrimet konsensuale të Kosovës. Jo qëndrimet anti-perëndimore të Albin Kurti, sa herë çmendet e sulmon SHBA e BE, as të atyre që duan të përfitojnë nga situata momentale në Kosovë.
Ata që thonë se duhet ta mbështesim Kosovën dhe kur udhëheqja e saj çmendet, në fakt thjesht mund të jenë çmendur vetë. Ne duhet të mbështesim në çdo kohë dhe në çdo rast Kosovën dhe jo udhëheqësit e saj me axhenda personale, që mund të çmenden dhe rrezikojnë ekzistencën e Kosovës me kursin e tyre anti-perëndimor.
Shqipëria e ka në strategjinë e saj të sigurisë kombëtare se kombi shqiptar e bazon sigurinë e tij kombëtare bazuar në aleancën me Perëndimin, në garancinë e demokracisë dhe anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Nuk kemi ndonjë klauzolë që garantojmë sigurinë tonë kombëtare duke dalë kaçakë në mal kundër SHBA dhe BE.
Ndaj ne duhet të mbështesim politikën konsensuale të Kosovës pro Perëndimit dhe jo lajthitjet e njërit apo tjetrit mitoman në Kosovë.
I vetmi qëndrim konsensual i Kosovës ndaj krizës së tanishme është Rezoluta e Parlamentit të Kosovës për sulmin terrorist në Veri të Kosovës. Ajo u mbështet dhe nga opozita, dhe nga qeveria.
Këtë gjë Kuvendi i Shqipërisë e ka bërë në korrik të vitit 1991 kur ka mbështetur Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut, duke pajtuar Haxhi Lleshin me Abdi Baletën, dhe po ashtu në maj të vitit 1992 kur ka njohur publikisht Republikën e Kosovës dhe ka pranuar përfaqësi formale të saj në Tiranë. Kjo nuk e ka penguar qeverinë shqiptare të Berishës, Nanos, Metës e Majkos të sillen ndryshe zyrtarisht me Republikën e Kosovës, por ama Parlamenti e ka bërë punën e tij.
Edhe në këtë rast jemi para kësaj situate. Parlamenti i Shqipërisë nuk ka nevojë të bëjë garë patriotike, por të bëjë një rezolutë me një paragraf ku thuhet se “Ne, Kuvendi i Shqipërisë mbështesim plotësisht rezolutën e Kuvendit të Kosovës për situatën në Veri të Kosovës”.
Dhe më poshtë rimarrin rezolutën e Kuvendit të Kosovës.
Kjo është legjitime dhe nuk është luftë politike. Çdo gjë tjetër është një gjë e pistë, e ndyrë, që nuk ka lidhje fare as me Kosovën dhe as me dashurinë për të, por me një gjellë qensh, servirur nga ata që e kanë përdorur Kosovën këto 30 vjet si plaçkë tregu për pushtet në Shqipëri.
bravo zoti Baze shyqyr qe u nevrikose nje here . Poitikanet shqiptare jane pune jevgjish gjelle qensh te korigjova pak
Rama nuk duhet te meret fare me koqevaret . nuk eshte votuar nga kjo krahine dhe nuk e ks pasur ne programin elektorale . Skandali ishte ne fushate kur Pitkini me nje grupe katundaresh te Vetfundosjes i versulen Shqiperis duke bere fushate kunder Rames dhe marje pjese ne votime sigurisht fituan te gjatin e Rames. Rama nuk duhet te kishte asnje lloje komunikimi me bolsheviket e kesaje krahine nen rezoluten 1244 . Ndersa per patriotetce tipit Bushati Lubonja Zheji Shkullaku Rakipi me kompani pa harruar dhendrin e Serbe non graten patriotin sovranistin komunistin Berrisha nuk ja vkene ti komentoshe jane bajga kazanesh ku vrasesi Radocic eshte terroriste vrau nje polic eh Fredi Bejleri qe vrau oficer ushtar eshte hero me keta karra gjoze nuk ja vlen te meresh . Rama as emrin nuk duhet ti permendi asaj krahine leri atje ne geto te hane koken si qente
SERBIT VETEFUNDOSJE ORGANIZATE TERRORISTE RAHMUTI DO BEJE MIRE TE QENDROJE LARG REPUBLIKES SE KOSOVES ,SE PARI ESHTE TRADHTAR ESHTE MASHTRUES DHE SE TRETI ESHTE I PABESE.PSE MERUA DHE RAHMUTI NUK FLASIN ME PËR OPEN BALLKAN QE DONTE TE NA FUSTE VIZIONARI YNE I MADH .ISHTE PO KY RAHMUT HALEJA QE NA FTONTE NE KORCE CETNIKUN SERB BREGOVIC TE JEPTE KONCERT.PO KY SERB KENGETAR FRYMEZOJ USHTRINE SERBE NE MASAKRAT E BERA NE KOSOVE.ISHTE PO RAHMUTI QE DONTE TE NA FUSTE NE JUGOSLLAVI TE NA BENTE VELLEZER ME SHTETIN FASHIST SERB QE KA 200 VITE QE KRYEN MASAKRA NDAJ SHQIPTAREVESERBIA DUHEJ IZOLUAR ASNJE SHTET SHQIPTAR NUK DUHET TE KETE MAREDHENIE ME BASTARDET E BALLKANIT.ZERO MAREDHENIE.SE ME BISNESET QE BEJNE DHE ME SHQIPERINE KY SHTET BLEN ARME PËR TE NA VRARE,PRANDAJ RAHMUTI KA HYRE ATJE KU SDUHEJ.DIKUSH THOTE MENDJEMADHESI ,JO ORE JO 100%TRADHTI.NJELLOJ SI SALI KERMA QE SHITI DETIN GREQISE DHE VURI SI KANDITAT PEE BASHKESINE E HIMARESNJE KRIMINEL ASHTU EDHE QEVERIA SHQIPTARE QE LEJOJ TE FUTEJ NE ZGJEDHJE JANE PERGJEGJES.
Je i Madh
Një stan me lepuj, Një lukuni qëjsh, Një çerdhe gjarpërinjsh, Një pyll me kafshë, Një halè me mut, Ky është parlamenti ynë, Pa i lëviz asnjë kut.
Al bin ladeni,nuk ka hallin e kosoves,as te serbis,as vucicit,ai i nxitur nga saliu dhe ceta e tij dallkauke dumbabiste enveriste,kane hall si te rrezojne qeverin shqiptard.Islamiku albin e di qe serbia nuk ka cfare i ben derisa te kete forcat e KFOR,NATO dhe prandaj nuk i perze,kurse Shqiperin nuk e sulmon se nuk ka arme,se po te ishte i mirarmatosur do sulmonte se ka dhe ceten kriminalo hajdute sali ilir,si kollon e peste,dhe jo me kot ka formuat dhe vetfundosjen ne Shqiperi
Je bere gazetari me i peshtire me sulmin ndaj KM se Kosoves. Je bere qen besnik i Rames i cili eshte bere nje me Vucicin prej vitesh se keshtu ndihmon dhe mikun e tij Thacin i cili firmosi pa menduar te ashtuquajtur "assocacion" dhe tani ja le dopi gjashten KM akutal ne Kosove. Kurti ka treguar qe eshte me patriot dhe me i paster jo vetem se Rama (ky eshte edhe hajdut edhe tradhetor) por edhe se Berisha dhe Meta.
https://sot.com.al/aktualitet/edi-rama-merr-udhezime-nga-vucic-per-situaten-ne-veri-te-kosoves-ja-d-i615031
Brabo Mero!
nje shkrim realist Bravo Mero Baze!
Vetem Mero Baze nuk ka bere keto kohe kurrfare politizimi te Kosoves ne Shqiperi...vetem se perdite e disa here ne dite madje, ka hedhur vrer kunder te zgjedhurve ne Kosove Kurti e Osmani por pa patur as tager, as leje e as mandat te shkruaje nje llaf te vetem kunder Padronit te Rames ne Open Ballkan.
I dashur Mero, SHBA dhe BE nuk mund te futen ne nje thes sa i perket politikes ndaj Kosoves. Vetekuptohet qe SHBA ng pikepamja diplomatike nuk mund te mbaje qendrim te ndryshem nga BE, por nuk eshte veshtire te shohesh se ndersa SHBA eshte ne krahun e se drejtes, ku eshte Kosova, qendrimi favorizues i derisotem i BE ndaj Serbise nuk mund te fshihet. Amerika qe e cliroi Kosoven (nuk dua te mohoj sakrificat, heroizmin dhe vetmohimin e popullit dfhe luftetareve kosovare) nga sundimi serb nuk mund ta hedhe poshte krijesen e saj, as ndonje pjese te trojeve te saj. Kjo eshte thelbesore per ne shqiptaret ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni ene vende te tjera.
Merro, me ate qe po i ben Mezhgoranit qe po i vjedh Ujin per biznes nuk e ke moralin per te na dhene mend .
Po ti, dhe ju tjert, se beni te njejten gje me Albinin? Sa here e sulmoni ju Albinin si anti europian, anti amerikan e gjana tjera? Me kritiku/sulmu Ramen sban se asht i zgjethur prej popullit. Por Albinin po? Kjo asht rrug dykandshe. Leni sulmet ndaj Albinit dhe vazhdoni te kerkoni qe sulmet ndaj Rames te ndalen.
MERO PSE KESHTU O PERMETAR JE VENE NE SHERBIM TE KLANEVE MAFIOZE QE VETEM POLITIKANE NUK JANE ,DERI DJE I SHERBEJE SALI BAJGES DHE TANI RAHMUTIT POR VETEM SHQIIERISE DHE POPULLIT SHQIPTAR NUK I KE SHERBYER.MERO QEROSI I EDUKUAR DHE FRYMEZUAR NGA ANALISTI SERBOSHOVINIST BATON HAXHIU BASHKE ME RAHMUTIN JANE VENE NE SHERBIM TE BEOGRADIT ME DASHJE,DHE VETEM PËR NJE QELLIM TE ZHBEJNE SOVRANITETIN E SHTETIT TE KOSOVES.CDO 2JAVE RAHMUTI NA MBAN NDEZUR SHOQERINE SHQIPTARE ME BUDALLALLEQET E TIJA ME IDIOTESIRAT E TIJA PA KRIPE DHE TE DALA BOJE .ALBIN KURTI ESHTE ZGJEDHUR ME VOTE TE LIRE NE REPUBLIKEN E KOSOVES DUHET RESPEKTUAR DHE MBESHTETUR NE RRUGEN E VESHTIRE TE NDERTIMIT TE SHTETIT TE KOSOVES.MIRE PËR TE NDIHMUAR NUK E NDIHMONI POR TE PAKTEN MOS PRISHNI PUNE.POPULLI SHQIPTAR NUK MUND TE GENJEHET ME SIC PO MUNDOHET TE BEJE RAHMUTI QE CDO 2 JAVE NA NXJERR NDONJE BROCKULLE.RAHMUT HALEJA DUHET TE MERRET ME PROBLEMET KETU NE SHQIPERI SE PARI SE JANE SI MOS ME KEQ ,LERE KOSOVEN SE KA QEVERINE E SAJ.HIQ DORE MERO GELBAZA NGA SHKRIMET E TUA TE PESHTIRA ANTISHQIPTARE DHE NE SHERBIM TE KLANEVE RUSO-SERBE.SADO QE FLISNI NE EMER TE SHBA DHE BE ASNJE NUK U BESON ME NJERI.RAHMUTI NUK U TREGUA FLEKSIBEL NE POLITIKEN KOMBETARE POR U BE PALE ME GRUPIN PRONTO NE KOSOVE GJE QE SDUHEJ TE NDODHTE AI DUHEJ TE MBRONTE KOSOVEN POR E GODITI ATE QE TA VRISTE TA SHKATERRONTE ,KUJTONTE KY SHARLATAN POLITIKAN SE DO HIDHTE PAQ.NDOQI TE NJEJTAT GABIME SI SALI TRADHTARI.DHE NUK KA GJE ME TE KEQE QE ANALISTE SI MERO GELBAZA VAZHDOJNE MBESHTESIN POLITIKA TE DESHTUARA.
Keni shume te drejte per sa shkruan, por nga ana tjeter je idealist. Mundohesh te analizosh dyshen Kosove-Shqiperi dhe politikanet tane, por ne kete valle eshte edhe Serbia dhe populli yne me ngarkese te teperuar te "ingrolines" ne gjak. "ingrolina" shkakton cekuiliber midis interesave. Ajo stimilon ekzistencen njerezore nepermjet perpjekjeve personale. Ne momente te rrezikshme "ingrolina" nxit veprime qe te tjeret nuk i kuptojne. Psh ne gjakun e Kurtit apo Sali Berishes, verehet elementi i agresivitetit nepermjet formes se injorimit te popullit dhe te shtetit dhe shfrytezimit te shtetit dhe popullit per interesat e tyre personale. Ndjenja e rrezikut per ekzistencen e tyre ben qe keta behen shume agresive ne amjentin ku jetojne. Saliu pershembull duke ndjere rrezikun, njihet per levizjet e tij "marramendese". Nga amerikan i kulluar eshte kethyer ne armik i Amerikes(me keq se talibanet) vetem e vetem se Amerika thote se ai nuk punon per Shqiperine, por per prosperitetin e tij, sidomos ate ekonomik. E njejta gje ka ndodhur edhe me Kurtin. Amerika e rrezoi nje here, sepse ai ishte kunder paqes me motivin se duhej njohja para paqes. Eshte pikerisht ky element kimik ne gjakun tone me emrin "ingrolines" qe ben qe keta individe te zmadhojne rrezikun e tyre personal dhe minimizojne interesat kombetare. Me keqja zoti Mero eshte se Serbia(bile edhe shtete te Evropes), kane investuara ne keto studime dhe kane arritur ne konkluzionin se me shqiptaret nuk flitet me gjuhen e arsyes por me gjuhen e "ingrolines". Eshte pikerisht ky studim shkencor qe kane bere ne Serbi per ne qe kur fusnin ne burgjet serbe shqiptaret ata i kercenonin ose i vrisnin po qe se ata nuk kishin nivelin e duhur te "ingrolines" ne gjak. Nga anallizat qe i ben Kurtit dilte se ai kishte aq shume "ingroline" ne gjak saqe arrinte nivelet e gjeniut per te mbrojtur vehten e tij si individ. Ishte pikerisht kjo e vertet qe ata i ofruan Kurtit pozicionin e Kingut te Kosoves dhe Shqiperise. Ashtu me marifet i kujtuan se ce priste po qe nuk pranonte oferten. Kurti mezi priste kete shanc. "Ingrolina" e nxiti Kurtin ta pranonte oferten jo nga frika, por nga entuziazmi per sukses personal. "Ingrolina" i kujtonte atij se serbet gjithmone i kishin manipuluar shqiptaret me dhenduret e tyre. Ai mendoi se ai jo vetem qe nuk ishte dhender shqiptar, por ai me zell te math dhe jo nga detyrimi do bente punet qe do i kerkonte padrinua. Ai e ka luajtur aq mire kete rol sa eshte ne nivelet e gjenialit, por e verteta nuk dihet ne syte e popullit.. E vertata eshte perqindja e larte e "ingrolines" ne gjak , qe serbi e ka shrytezuar me aq marifet kunder popullit shqiptar, qe ne Kosve Kurti ka mbeshteje apsolute dhe Saliu ne Shqiperi ka mbeshteje domethenese. Ne akoma nuk e dime se pikerisht kjo "ingroline" qe edhe Sali Berisha furnizonte ushtrine serbe per te vrare shqiptaret. Shume shume ne cuditeshim por nuk kuptonim gje. Nuk eshte faji as i Saliou apo Kurtit dhe tradhetareve me shumice shqiptare ne historine tone, por i serbeve qe na e kane shrytezuar me kaq me marifet kete cilesi te gjakut tone qe ne jemi katandisur nje "koker misri" ne Ballkan.
Shumë interesante analiza psikologjike e @pesimistit. Respekte!
Mero , dergove policine e Rilindjes ne Mezhgoran dhe dhunove gra e femije qe po mbronin Ujin e fshatit qe ti po ua rremben per qellime fitimi , turp i madh te lesh nje fshat te tere pa Uje vetem e vetem se ti je sherbetor i regjimit , prandaj boll na bere moral , je thjesht nje servil i Rilindjes qe ve gjoba per interesa personale , nuk ta falin Mezhgoranasit kete qe po u ben .