Ka një meritë Gazment Bardhi, që do t’ia njohim me kalimin e kohës. Ndoshta e ka të pavetëdijshme dhe nuk është koshient se çfarë dëmi i ka bërë Berishës, në përpjekje për të dëmtuar Lulzim Bashën. Ka marrë gjithë ata deputetë dhe ja ka çuar Berishës në tryezë, në emër të bashkimit.
Deri këtu është në rregull për Berishën.
Por kjo prurje ka një problem. Të gjithë këtë deputetë e kanë nxjerr një herë frikën për të qenë kundër Berishës. Janë ngujuar një herë më 8 janar në një kullë dhe janë përleshur me të me gaz lotsjellës, me gurë, shkopinj dhe grushte. Kanë folur kundër tij publikisht. De më pas nuk ja kanë dalur dot të ecin me këmbët e veta dhe kanë trokitur në derën e tij.
Por ky bashkim, nuk është ashtu siç i do Berisha bashkimet. Ai me bashkim nënkupton dorëzimin, uljen në gjunjë para tij, kërkim ndjese për gabimet që ke bërë dhe pastaj të qenit dikush një numër aty në sallë.
Mbledhja e djeshme e deputeteve me Berishën, i ka nxjerrë atij një problem të madh.
Ai ka konstatuar se këta deputetë kanë filluar të mendojnë.
Të mendosh dhe të përdorësh logjikën para Berishës dhe mbështetësve të vet, është gjëja më armiqësore që mund të bësh ndaj tij. Është më mirë të jesh armik i tij, ta shash 24 orë, ta luftosh natë e ditë, vetëm të mos bëhesh me të dhe pastaj të fillosh të mendosh. Kjo ja rrëzon gjithë sistemin e tij politik, pasi përveçse duhet të flasë, do t’i duhet dhe të dëgjojë. Këtë nuk e bën dot.
Dje disa nga deputetët kanë folur dhe akoma më keq, kanë përdorur logjikën. Dikush i ka thënë se ky bashkimi është kot, s’po prodhon asgjë, dikush i ka thënë të ndryshojmë emrin e partisë dhe të bëjmë parti të re, dikush i ka thënë të mos ankohemi më se na vjedh Edi Rama etj.
Kjo është gjëja më e rëndë që mund të thuash në sy të Berishës, pra të thuash gjëra logjike. Të thuash gjëra logjike në një parti që i ka shpallur luftë logjikës, është sikur të kërkosh të mbjellësh portokalle në Tropojë. Nuk i bën ajo tokë ato pemë.
As në partinë e Berishës nuk është rregull që duhet të mendosh. Po qe se mendon pastaj bie i gjithë sistemi që ka ngritur Berisha, gjithë justifikimet e tij, dhe mbi të gjitha, i bie gjithë gënjeshtra e tij e madhe e opozitarizmit, që në fakt është një betejë për të krijuar një bunker opozitar për të dhe familjen e tij.
Nëse shikoni si ka belbëzuar dje duke kundërshtuar çdo propozim, e kuptoni qartë se tani problemi i tij më i madh nuk është përçarja, por bashkimi. Përçarja e shpëton atë.
Ekzistenca e PD me Lulzim Bashën më vete e lehtëson atë. Por kjo që këta që kanë shkuar tek ai në emër të bashkimit, fillojnë e thonë gjëra logjike, e shkatërron.
Dhe këtë meritë duhet t’ia njohim Gazment Bardhit. Dhe ai nuk e ka bërë me logjikë, por nga inati i Bashës. Por kjo nuk ka shumë rëndësi. Rëndësi ka që përball Berishën me pyetje logjike. Dhe kjo është ditë e zezë për të.
Non grata nuk do pushtet pasi e di qe nuk vjen dot ai do thjeshte te qendroje ne politik per te mbrojtur familjen e tije kriminale per te dhene lajmet tre here ne dite ne kazanet tv thjeshte te mbijetoje . Ata qe kane shkuar te non grata kane humbur gjitheçka ke ( qeshtja eshte ) gjonmarkagjoni vjershaxhiu 5 here eshte larguar 6 here eshte afruar kemi Babalen pa harruar Dylber Bardhen ju mendoni se kets karravidhe do t'ja fusin non grataes haaa ai e shkrine grupimin Bashke humbasin dhe ata se marin kurre ka bere shkolle komuniste non grata eshte mjeshter i poshtersise ai me shume besone Rames se Dylberin dhe vjershaxhiun.
Dikur, dikur, në kohë të SHOKIT ENVER, një ish oficer i lartë policie, me akademi policie në Leningrad, thoshte një shprehje të bukur : POLICI I THJESHTË, KUR FILLON TË BËHET KURIOZ DHE DO TË DIJË MË SHUMË, PËR ATË, KA VETËM DY RRUGË, OSE TË DERGOHET NË SHKOLLË DHE TË BËHET OFICER, OSE TË LIROHET NGA PUNA E POLICIT. Kjo gjë, qënka e vlefshme edhe për deputetët salushë, si Salianji me shokë, që venë mbas plakut Mere-Mere me shurrë në pantallona e që qelbet një orë larg.
Prit,prit se nuk kemi parë gjë akoma,sa ti fus në vathë këta debilat që e kanë sharë nga Zeni dhe do i lëshoj Mulin t'ja bëj b... Zgafell Bardhit,do ja fus shkopin mbrapa salianjit e do i marë edhe gridën. E kështu do veproj edhe me gjelin e detit Sula,e me floklëpirin gjekleshi
Ky është shkrim brilant. Me këtë shkrim Mero ka depërtuar në zëmër të ekzistencës dhe drejtimit politik të Berishës. Për ata që kanë qënë në sferat e larta politike në PD e për rrjedhojë kanë parë nga afër se si funksionojnë gjërat në këtë Parti, pasi lexojnë këtë shkrim nuk u mbetet gjë tjetër veç të vënë buzën në gaz për situatën paradoksale ku e ka vënë veten Berisha ne "bashkimin" e PD. Sidoqoftë, nuk ka vënd për ekzaltim, një situate të tillë ai e zgjidh sa hap dhe mbyll sytë, ose nëpërmjet truprojave të tij, të gatshëm në çdo çast për t'u mbyllur gojën kujtdo që flet ndryshe nga ç'dëshiron Berisha, ose dhe vetë me një fjalim të tipit "Jagot nuk kanë vënd në PD, shërbëtorët e Lulbravës, etj, etj..." Pra, tek e fundit, jo se ka ndonjë gjë të re nga fronti i foltore nevojtores.
Gazi kerkon te formoj nje parti te re: PD e Rithemeluar! Ai e di qe DSh dhe KE nuk do e pranoj dhe nuk do e mbeshtes. Atehere Bardhi do mundohet ta eleminoj SB me lezet, duke pasur parasysh se ka maxhorancen e Deputeteve me ego te larte duke i vendosur ne pozicione kyce partiake dhe qe nuk duan ta lene politiken! Ne keto kushte Bardhi do ja fusi Berishes, njelloj si Basha! Besoj se Gazi B. po punon ethshem per kete skenar. Kjo eshte edhe aresyeja qe SB nuk kerkon Parti te Re. Kuptohet se keto dite eshte futur ne loje edhe IM. Dhe ... ndoshta me Bardhin. Nese SPAk e le te qete, foltoristet me llogjik do I bashkohen Bardhit, kurse llumi injorant do te mbetet tek I.M. IM ne kete moment I duhet ky llum. Pasi enderron ti perdor mish per top ne zgjedhje, duke pasur argumentin se jane PD mbeturina te SB, qe duan te demtoj e PL. Te shohim....
Peng e moren shqiperine/fatos nano me saline/me nard ndokera Jozefine/ me ilir spiun mavrine/spiropaler e edvin/ moren peng negociatat/ zgjedhjet dhe gjykatat/ populli yne ghithe deshire/ na u be per meshire/ kapen mediat edhe tregun/dhe kuleten dhe dyfekun/kapen ligjin kapen voten/ashiqari luajne drogen/ kapen mediat dhe te mirin/ lart ne qiell ngrejne qafirin/ populli strukur i tromaksur/ zgerdhihen ca cipeplasur!
Po pse flet me shume ne takimet e deputeteve Sali Berisha, kur kryetar grupi eshte Gaz Bardhoshi?? Ketu duket, se krimineli Berisha perpiqet ti fuse te gjithe deputetet ne kthetrat e veta per ti pedorur kunder Amerikes.
nxirr ujin e grabitur te mezhgoranit per te rezorti jot ne peshtan mbi token e zaptuar , 2 shkelje berishiane nga ana jote o viktim e sali berishes, pallim gruas se taulant balles
Ja dhe nje idiot , rrugac , analfabet , lapangjoz i lyer me pekmez .
Nje kendveshtrim me stetosckop i Mero Bazes. Ne mendimin e llogjiken e tre folesve, Mero Baze evidecon dy elemente te rendesishem: 1. Nevojen e strktures te organizmit, pra "anatomine" e struktures te "pacientit" PD dhe se dyti, mekanizmin e funksionimit, pra fiziologjine. Ketu u vjen ne ndihme Mero Baze dhe u thote, kujdes! Mekanizmi funksionues i pacientit PD nuk eshte fiziologjik, por fiziopatologjik. Dhe argumenton me Berishen... Po a nuk e dine kete ata? E dine shume mire por gjejne veten ne kete funksionim anormal fiziopatologjik. E dine dhe kerkojne te gjejne veten siç e gjeti "profeti" G. Pshko, T. Shehu, G. Pollo, A. Imami etj. Dine edhe kete: Berisha eshte i vetmi politikan - nga E. Toptani deri sot- edhe pasi te rreh e te ben per ibret, po iu ule ne preher te ben pashë...
"Kur te vijne te keqiat, hapu deren" thote nje shprehje vjeter! Ashtu dhe Bashes pasi ja mori deputetet ky Bardhi, i hoqi Mero Baze edhe ate "Antenen brenda familjes" qe i pati instaluar per shume vite tek shtepia e Kunatit Bashes (Ngaqe tashme Basha eshte bo "personazh pozitiv" per Pushtetin e natyrisht edhe per Meron)