Franca “ua ka hequr vizën” udhëheqësve të Kosovës 

17 Tetor 2023, 20:01Editorial Mero Baze

Presidenti Macron nuk donte të ishte i paqartë në atë që tha në Tiranë. Më shumë se sa penalizimi i mundshëm për mos liberalizmin e vizave, donte t’u tregonte udhëheqësve të Kosovës se ai nuk ka besim se ata mbajnë fjalën e dhënë në Ohër dhe këtë e ka nga një histori e gjatë aktesh politike dhe justifikimesh që kanë krijuar atë klimë mosbesimi tek ai, si një nga autorët e planit të paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një farë mënyre ai tha se po mbajnë pezull vendimin për liberalizmin e vizave, për shkak të mosbesimit tek udhëheqja politike e Kosovës. Dhe këtu thelbi është sjellja e udhëheqësve të Kosovës, dhe jo vizat në vetvete si mekanizëm ndëshkimi.

Kur presidenti i Francës deklaron se udhëheqja e Kosovës nuk bën atë që thotë, ai nuk e ka thjesht shqetësimin tek karakteri i tyre. Se ka disa politikanë që gënjeshtrën e kanë pjesë të jetës së tyre politike dhe nuk mërziten shumë. Por ai e merr dhe më seriozisht situatën. Kur ai shikon se ata nuk bëjnë atë që thonë, ai dyshon se ata kanë në kokë një plan tjetër nga ai që bien dakord me Perëndimin.

Pra i marrin më seriozisht si njerëz që kanë plan B, se sa thjesht si gënjeshtarë. Dhe plani B që tremb Perëndimin është një plan kundër depërshkallezimit në very, që mund të çojë ose në një konflikt të ri, ose në kthimin në një gangrenë të pakicës serbe në Veri të Kosovës, për ta mbajtur atë si kauzë politike me të cilën mund të sigurojnë pushtet si populistë.

Pra thelbi i gjithë pakënaqësisë së presidentit Macron me udhëheqjen e Kosovës është se ata e kanë gënjyer atë. Dhe krijimi i një klime besimi me një prej dy intelokutorëve ndërkombëtar të planit të paqes, tani është shumë më e vështirë se pas Ohrit.

Ajo që bëri Albin Kurti ishte se menjëherë pasi ra dakord verbalisht në Ohër për planin franko- gjerman, filloi të justifikohej se Vuçiq nuk e do planin, se Vuçiq nuk do ta zbatojë atë etj. 

Këto janë të vërteta. Madje janë të vërteta të provueshme. Është e qartë që Serbia nuk e do atë plan, pasi ai plan është në favor të Kosovës. Por përse Kosova nuk hedh hapat e saj në realizmin e atij plani, është një pikëpyetje e madhe.

Albin Kurti do të krijojë besueshmëri ndërkombëtare kur të ulet të bëjë detyrat e tij të caktuara në Ohër, pasi nuk e ka caktuar njeri supervizor të Vuçiqit. Vuçiq ka axhendë tjetër, ka aleatë të tjerë nga Pekini në Moskë dhe ndoshta nuk ka ndërmend kurrë të firmosë atë plan.

Por Kosova nuk duhet të barazohet me Serbinë në këtë plan ndërkombëtar të paqes. Kosova duhet të kryejë gjithë detyrimet e saj dhe t’ia lërë Serbisë në derë përgjegjësinë për hedhjen në erë të projektit franko- gjerman.

Por ajo bëri të kundërtën. Pas Ohrit, duke ju referuar Serbisë, Albin Kurti krijoi bindjen se nuk kishte ndërmend të plotësonte asnjë rekomandim ndërkombëtar dhe në vend të fuste Kosovën në prioritetet e Perëndimit, e futi atë nën sanksione të Perëndimit. Aq e rëndë është kjo, sa dhe pas sulmit barbar të 24 shtatorit, ai ende nuk po barazohet me Serbinë, sa i përket sanksioneve. Dhe e gjithë kjo se ai ka krijuar mungesë besueshmërie. 

Tani Albin Kurti mund të jetë gati të firmosë gjithçka, por kjo do t’i hajë kohë që të bëhet dhe i besueshëm. Kur ndodhi 24 shtatori, u pa qartë se Perëndimi ishte në krah të Kosovës me gjithë forcë, dhe kjo është garancia që Perëndimi jep për Kosovën. Ai nuk e lë atë në dorë të Serbisë. 

Por nga ana tjetër Kosova nuk duhet të trajtojë kërkesat e Perëndimit si një arsye pse ndodhi 24 shtatori, siç po bën Kurti. 24 shtatori ndodhi nga e kundërta, nga fakti që Kurti ju largua Perëndimit dhe trimëroi Serbinë. 

Tani do t’i duhet dyfishi i punës për të rikthyer besimin tek Perëndimi. Pas gjithë kësaj sorollatje dhe sanksioneve ndaj Kosovës, ati i duhet një herë energji për t’u kthyer në pikën zero dhe pastaj për të filluar ngritjen.

Është kjo arsyeja që ajo që bëri Macron, nuk kishte të bënte aq shumë me pezullimin e procesit te liberalizmit të vizave, të cilat janë premtuar se do hiqen në janar, por me faktin se ai i ka hequr vizën udhëheqjes së Kosovës, e cila për të është ende e pabesueshme.

41 Komente

  1. F
    Fcb

    E kujt po i han cari per Macron ?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Skypion

      Nje krahasim tejet domethenes: viti 2007, Presidenti i SHBA-se, Bush, ne krah te Kryeministrit Sali Berisha, shpall paraprakisht pavaresine e Kosoves - viti 2023, Presidenti i Frances, Macron, ne krah te Kryeministrit Edi Rama, kercenon Kosoven me pezullim te vizave. Krahasimi eshte me te vertete shume domethenes. Kjo eshte ajo cfare shkruhet ne kronikat; kjo eshte ajo cka ngelet ne histori. Ashtu sic do te ngelet anetaresimi i Shqiperise ne NATO ne qeverisjen e Sali Berishes, liberalizimi i vizave ne qeverisjen e Sali Berishes. Por nga qeverisja 3 mandateshe e Edi Rames, cfare do te ngelet?! - Krejt e kunderta: rrenimi i shtetit shqiptar. Le t'i gezohet turma e peshtire qe i vete pas karagjozlleqeve te tij! Mbase kjo esht edhe merita e vetme e ketij edepsezi.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bardhyl apo skypion apo te dyja nje here sali nje

        Haaa u kthye debili skypion haaa bardhyli nga kosova por qe s'eshte nga kosova ....lere se e dhjeve fare

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkodrani

          Te qifte Edi Rama dhe Macroni motren!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Agim

            Te qije Macroni?! O shkodran cfare thua? Edhe Ramen e permend? Hahaha..

            Përgjigjjuni
        2. S
          Shkodrani

          Ik mor morr...

          Përgjigjjuni
        3. A
          Anatoli

          Albin dallkauku,,,,andaj aaaa,andaj ,,,aaaa,thuhet prandaj.fodull.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luani

            Franca historikisht ka qene kunder Shqiperise dhe pro Serbise dhe Jugosllavise dhe ne kete kontekst kur te heq vizen Franca tregon qe udheheqja e Kosoves eshte ne rrugen e duhur.

            Përgjigjjuni
            1. a
              alphazeta

              Franca është shquar gjithmonë si një mbrojtëse e vendosur e kombit shqiptar. Franca po ashtu vendosi trupat e saj më 1999-tën te ura e Ibrit, që të pengonte UCK-në të hynte në veriun e Mitrovicës. Prandaj Mero ka shumë të drejtë. Sa për sqarim shkrimin e tij nuk e lexova fare. Më mjaftoi titulli.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arjan

                ALPHAZETA KJO QE THUA SE FRANCA ESHTE SHQUAR SI GJITHMONE MBROJTESE E KOMBIT SHQIPTAR ESHTE E PAVERTETE DHE ESHTE GENJESHTER.FRANCA MBAN NJE PERGJEGJESI TE MADHE NE COPETIMIN E KOMBIT SHQIPTAR NE 5-6 SHTETE .FRANCA MBAN PERGJEGJESI PËR NDARJEN E MITROVICES PËR LEJIMIN E VRASJEVE TE DHJETRA SHQIPTAREVE ME 3-4 SHKURT TE VITIT 2000.PER SPASTRIMIN ETNIK TE VERIUT TE KOSOVES GJE QE BERI MESE MBI 15MIJE SHQIPTARE TE DETYRUAR ME FORCE NGA BANDAT KRIMINALE SERBE ATO DITE.EDHE DICKA TJETER MACRONI I FRANCES KURVE PËR BESE.DHE TANI SERBIA KERKON ASSOCIACION NE VERI TE MITROVICES ,POR ME PARE DUHET TE KTHEHEN TE GJITHE SHQIPTARET E SHPERNGULUR ME FORCE DHE ATA NUK JANE PAK POR MBI 15 MIJE .PER KETO GJERA MERO GELBAZA DHE RAHMUT HALEJA NUK FLASIN FARE.

                Përgjigjjuni
                1. a
                  alphazeta

                  Arjan... Lexo me kujdes.

                  Përgjigjjuni
              2. L
                Luani

                Tani le të ngrohen në diell, ..dhe te shkruajnë në facebook

                Përgjigjjuni
                1. e
                  e’droga tradhtar,hajdut,kriminel,mafioz

                  Lideret e Kosoves kuptohet ata meshkuj,mjeros gruaqire,ju qe mbeshtetni mafiozin,hajdut,tradhtar dhe kriminel si edvin ramoviçi,ua shkerdhefshin listen e dasmes dhe te mortit bashke me mafiozin tradhtar dhe shume hajdut miliarderin e’droga

                  Përgjigjjuni
                2. L
                  Leo

                  Na thuaj nje here NE histori qe Franca te kete perkrah kosoven apo dhe shqiperine? Je bere gelbaze vertet,dhe pse je i penes kur.do. Shkruaj ndonje gje per korrupsionin galopant e vjedhjet . Ah po harrova do e besh pasi te ket Rama nja 4 vjet qe te ket ikir NGA pushtet,sic bere dhe me berishen pasi e rrope mire NGA fondet. Je bere si ata qent qe.lehin e si pjerdh kush

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Jimi

                    Mero ! Mos te duken kaq shum miqesore keta francezet me Kosoven ! Lidhjet e ngushta e te kahereshme te frances me Serbine eklipsojne qellimin e "mire" per stabilizimin e mardhenieve Kosove Serbi. Sigurisht qe francezet jane per shtensionimin e situates, por gjithmon duke sakrifikuar shum interesa te integritetit territorial te Kosoves. Ti a je dakord me kete ?

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Eri

                      O vella, Franca bashke me te tjeret te kane dhene nje shtet te dyte shqiptar ne rajon per te cilin pala tjeter ende thote eshte zemra e Serbise, ndersa ti kerkon qe Franca te fali dhe dashuri pa kushte dhe ata te sakrifikojne cdo gje per te bere popullin e Kosoves dhe gjithe shqiptaret te lumtur.

                      Përgjigjjuni
                    2. A
                      Abelard Tahiri

                      Franca bashke me Edvin Pashiqin jau han mutin udheheqesve te Kosoves.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bravo ju qoftë

                        Rroftë mbreti juaj në Kosovë! Të tjerat s’kanë hiç rëndësi.

                        Përgjigjjuni
                      2. T
                        Tsamisis Janullica Vangjelis Mitisotakiiis Beleris

                        O Kosovë, të hëngërtë tënja, ti e ke, të keqen brënda. E keqja, kanceri, sida, tuberkulozi, sifilizi i Kosovës, janë vetëm dy individë, Albin Kurti dhe Vjosiçka Osmani.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Spak

                          Po te mbrojti Genc Burimi dhe Bledian Koka bej kujdes se je ne rrugen e gabuar!

                          Përgjigjjuni
                          1. s
                            shijak

                            kaq e thjeshte !!!

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Niko

                              Shto edhe Agim Nesho...

                              Përgjigjjuni
                            2. D
                              D

                              Albini ashtu si dhe mentori i tij Sali shpellari jane mashtrues,genjeshtren e kan si buka qe han,te bisedosh me keta eshte te harxhosh kohen kot. Kosovaret duhet ta largojn sa nuk eshte von folklorikun katundaresk Kurti.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                T

                                Jepi Albin,je me fat se ruralet e Kosoves genjehen kollaj me recitimet e poezive tua.

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  B

                                  Deliranti Kurti eshte rrezik kombetar,ky soj aguridhje duhet nxjer urgjent nga politika,aty ky meren vendimet per fatet e popullit.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Bardhyli nga Kosova

                                    Shkathtësia e një politikani kudo në botë shihet sidomos kur ia di hallin vetes, kur e di se heshtja e tij për një çështje është më e dobishme se pallavrat e përditshme, krahasimet banale, supozimet fluturuese, analizat pa asnjë bazë faktike, gjuajtjet me shigjetë për të prekur ndonjë zonë gjeostrategjike (pa ia qëlluar gati kurrë), etjet e neveritshme për krahasime të paqëndrueshme, përdredhjet akrobatike gjuhësore, përtalljet toksike, fishkëllimat nëpër sokakë të marrësh. Shkathtësia e një politikani shihet sidomos kur nuk e bart egon e tij si trofe në pazarin e palaçove dhe kur inatet personale nuk i shndërron në politikë “kombëtare”, duke tentuar të bëhet kadi i kasabasë, ofiçar i ofendimeve, qatip i çervish-haneve dhe popullist picërrak. Shkathtësia e një politikani shihet edhe kur gjysmëdijen nuk përpiqet ta shesë me triumfalizëm si kompetencë apo - edhe më keq - si patriotizëm. Modestia të disiplinon, këtë e dinin edhe grekët e vjetër, e edhe romakët. E ndoshta e kanë ditur edhe ilirët, ndonëse ka përjashtime: Mbreti Agron pas një beteje të fituar piu aq shumë verë, saqë dalldinë e pagoi me jetë. Në kohërat moderne turbullimi i mendjes rëndom shkaktohet nga llafazanëria. Poshtë Edi Rama.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Shqiptari

                                      Le t'i hanë mun Kosovës, ata francezët apo plehrat serbe Vuçiç

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Taulant

                                        Hahahaha, ore gomar, nuk po e sheh qe kosovaret po hane mutin e tyre per shkak te Albin rrugacit? Nuk e doni BE-ne? Bashkojuni serbise e pastaj puthni dhe bythen e putinit. Por mos kerkoni qe dhe ne te shqiperise te bejme si doni ju. Hajde udhe e mbare ju qofte!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. V
                                          Vigne

                                          Bravo qenke njelloj tradhetari simundesh te flasesh per popullin tend shiko historin qdo gur qe eshte levizur eshte ilevizur bashk me nenen shqiperi kosova eshte motra vajza eshqiperis nese sekeditur pyet ndonje teshkolluar prandaj kurr sdo flasesh per popullin tend dakord ekuptove ....????????????????????????????????????????

                                          Përgjigjjuni
                                      2. E
                                        Eda

                                        Bravo Mero ! Shkrim realist

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          Eri

                                          Një e vërtetë e madhe është fakti që Albini me Vjosën kanë 2 vjet që mundohen t’i tregojnl botës kush është Vuçiçi, ndërkohë që duhet ta harxhonin këtë energji për t’u treguar atyre në mënyrë të palodhur se kush janë ata në të vërtetë. Misioni i qartë i drejtuesve të Kosovës ka qenë si me e bë Serbinë të duket keq në sytë e botës dhe mbase në këtë mënyrë mbase do dukeshin vetë pak më mirë, por duket se u është kthyer në boomerang. Sanksione, zhgenjim, izolim dhe hapa pas në integrim dhe me sa duken gjasat përsëri do bëhen ato gjëra që kanë kërkuar aleatët, por tani me kosto më të madhe për shtetin e Kosovës. Keqardhje.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. G
                                            Grand

                                            Albin! Firmosja e Planit Franko- Gjerman eshte Rambuje Nr. 2! Ne Rambuje pjekuria e 27 vjecarit Hashim Thaci e coj Kosoven drejte Pavaresise dhe Shtetit dhe Serbin e "groposi". Kupto qe sjellja arrogante e Vucic duke I treguar perendimit, blerjen e armeve nga Kina eshte nje lloj karshilleku alla Milloshevic dhe sigurishte kjo eshte mbajtur mire Shenim nga BE, USA dhe NATO. Ne fund Makron ja la topin per reflektim per ngjarjet ne Veri, vetem Vucic.....dhe kerkesa jote per te firmosur ne Tirane marveshjen mbi planing F-Gj me Bernabic ishte jo serioze dhe qesharake. Sepse dihet qe ne kete ceshtje per Serbin vendos Vucic.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Mihongsh Tetria

                                              Vazhdon Edi Rama me ba deklarata budallica për Kosovën!!! Definitivisht, ky njeri ka problem me menaxhimin e budallakut të vet. Edhe ju që e përkrahni, keni problem të vetëbesimit dhe unë sinqerisht, ju mirëkuptoj. Hije më të mirë nuk mundeni me gjetë. Sidomos për enversitët, fizikumi i Edit u ngjallë mallin dhe dashurinë e ndrydhur dekadash! Kur jemi të problemet, pa to nuk jam as unë! Nuk asht dashtë me u marrë me Edi Ramën fare. Faji më i lehtë që mund t’i atribohet atij është se njeriu nuk di çfarë do. Por, nëse ai rastësisht e kalon këtë dilemë, atëherë nuk do të ketë lumë as det që i lanë mëkatet e tij. Ky njeri është në anën e kundërt të historisë dhe të interesit kombëtar. Dhe, historia do ta shkelë pamëshirshëm, për së gjeri e për së gjati.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Tao Tao

                                                Rama o vella i Kosoves eshte shume me i qarte se c'mund te jeni ju qe shkoni pas nje deliranti si Albin Kurti. Albin Kurti ka marre pozat e Enverit (qe ti s'ia ke idene cfare muti ka qene) dhe i thote botes qe Kosova eshte shkemb graniti nga Ura e Ibrit e poshte. Enveri te pakten kishte ushtri, infrastrukture luftarake dhe 2 milion trushplare qe hidheshin ne zjarr per te, por Albini s'ka gje ne terezi me ju te pjerdhurit nga mendja qe beni te fortin ne FB, ndersa kur u vra polici para 1 muaji nuk e ngritet bythen nga divani dhe te valvisnit nje flamur shiptar bash mu ne Ure te Ibrit, se dihet qe me tutje nuk keni kellqe te kaloni pa KFOR apo forca speciale. Aleatet presin qendrim serioz te qeverise se Kosoves per te nenshkruar marreveshje paqeje, Albini shkon merret me tabelat e makinave dhe i ben mutin gjithe procesit. Nuk ka nje strategji se si do i qeverise serbet ne veri apo si do bashkepunoje me ta, thjesht ben gjera me krye te vete duke rrezikuar jo vetem jete policesh te pafajshem, por edhe gjithe proceset e shtetformimit dhe shtetnjohjes qe kane ndodhur deri tani. Ne, Rama, aleatet, jemi per paqe. Ju qe te hani mutin pas tastieres, po kerkoni perballje me arme duke e kthyer Veriun dhe Kosoven ne nje Rrip Gaze te mundshem.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. B
                                                  Bureto

                                                  Jeni shumuar ju, kolonia e qenve me Baton Stanishiqin dhe Edvin Pashiqin si qente "alfa" qe s'pushonjne se lehuri kunder Albin Kurtit per hesap te padronit tuaj Vuciq Putinit, i cili ua mbush grazhdin me ushqim te pasur dhe te bollshem qe te lehni pa u lodhur. Ptuuu!!! Fare e keqe, race bastardesh!!! Jau qifte nonen Kingu Albin Kurti!!!

                                                  Përgjigjjuni
                                              2. E
                                                Emanuel

                                                Bravo Mero, ma hengersh karin.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. b
                                                  bjeri drejt se ke lehtesira

                                                  Presidenti serb Aleksander Vucic nga Samiti i Pekinit (aty ne krah te Putinit) i ngazellyer teper nga ideja Makron per ti pezulluar liberalizimin e vizave Kosoves deklaron "Faleminderit miku i Serbise" (deklarimin e plote e sot ka gazeta DITA). Asgje e re - miqesia e kahershme e Frances me Sllavet nga Rusia ne Serbi konkretizohet me nje monument ne Beograd simbol i miqesise franko-serbe!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    Shqiperia Etnike

                                                    Për atë punë Franca ja ka hequr vizën edhe popullit shqiptar dhe integrimit të Shqipërisë në BE. Bën atë lojën e shëmtuar, traditë kolonialiste, me glorifikimin e disa personalitete shqiptare, për të kamufluar aksionet e vërteta të Francës ndaj shqiptarëve, që janë tërësisht sabotuese dhe shpesh armiqësore. E njejta lojë që bënte Italia fashiste me Fishtën dhe " Hyllin e dritës", kur shtronte rrugën e pushtimit, me mbështetjen e "baballarëve të kombit". Fatkeqsisht Shqipëria është në kërkim të dëshpëruar të një protektorati dhe jo në krijimin e një shteti dinjitoz. Prandaj sot gjendemi me dy ish presidentë që bëjnë sekretarin e Labit analfabet Ferid Bejleri, të veshur me fundin e VoriEpirit, me monstra mesjetare të imponuara për t'ju puthur duart si Janulla, imamët dhe priftërinjtë, me një qeveri thellësisht të korruptuar në krye të një vendi pa ushtri, pa industri, pa bujqësi, pa flotë, me territorin që ja kontrollon mafja dhe Janullatosi në jug, ku ka shpallur Hamasin e tij.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. b
                                                      bashkimi për drejtësi

                                                      Roli i shërbimeve sekrete franceze në ndihmë të Beogradit është evidentuar disa herë. Gjeneralmajori serb, Jovan Millanoviç. Majori francez Pierre-Henri Bunel, pjesë e inteligjencës franceze, i cili kishte siguruar skicat për caqet e sulmit të aeroplanëve të NATO-s Bombardimi i NATO-s kundër forcave ushtarake e policore serbe në mbrojtje të popullatës civile në Kosovë, që filloi më 24 mars 1999, mund të ndodhte gjashtë muaj më herët, po të mos i prishte këto plane gjeneralmajori serb. Këto plane i prishte gjeneralmajori serb, merrte informata që jepte forcave serbe gjenocide majori francez që spiunoi planet e NATO-s dhe vonoi 6 muaj bombardimin e Serbisë. A thua sa jetë do ishin shpëtuar sikur të mos spiunonte majori P.H. Bunl. Për burgosjen e kreut të UÇK dhe aneksimin e veriut të Kosovës janë fajtor pjesë e trupave franceze, Ruse, Serbe dhe disa pushtetar shqipfolës - kotribuesit më të mëdhej të kësja maskarade.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. B
                                                        Bashkimi per pak me teper tru

                                                        Po si do fillonte lufta 6 muaj me heret kur serbet filluan fushaten masive te represionit dhe debimit te shqiptareve me 20 mars 1999, ndersa sulmet e NATO-s erdhen 4 dite me vone si kunderpergjigje e kesaj? Po c'flet o historiani me sharki qe paske zbuluar komplotin me te madh qe paska bere gjenerali francez me ate serb, kur deri para pak nderhyrjes se NATOs, UÇK cilesohej si organizate terroriste dhe njerezit e saj perndiqeshin edhe ne Tirane? Po pse nuk thua qe flota ajrore e Frances ishte e dyta pas asaj te SHBA-se qe kreu me teper fluturime dhe goditje te objektivave serbe ne luften e Kosoves? Pastaj eshte Kosova, Shqiperia etj qe duan te integrohen ne BE dhe Franca eshte nje nga dy motoret me te rendesishem te ketij unioni dhe nuk po do Franca te integrohet ne Ballkan. Siç ti si popull ke lidhje te forta sentimentale me SHBA dhe besohet qe edhe SHBA ka me ne, pse nuk duhet te kete edhe Franca me Serbine? Apo atje jetojne vetem perbindesha dhe ne keto anet tona vec engjej qe shperndajne vetem miresi dhe dashuri? Lerini sentimentalizmat provinciale, por te bejme detyrat tona nese aspirojme te renditemi krahe me te medhenjve. Nese bejme konspiracion, ushqejme paranoja duke filluar nga vellai me vellane, atehere do perfundojme si shtete te lindjes se mesme qe vec prodhojne kriza.

                                                        Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje