Seanca që do niste “Revolucionin e Madh” për shpëtimin e Sali Berishës, mbaroi. Të kompleksuar nga ideja se të gjithë mendojnë se ata luftën e bëjnë për të mbrojtur Sali Berishën, gjithë protagonistët bënin sikur kishin nga një hall të vetin.
Sali Berisha ishte më i sinqerti. Ai kishte hallin e tij dhe sa herë merrte mikrofonin, në mendje i vinin vetëm troje ndërtimi. Dhe i turrej Edi Ramës sa lekë e ka blerë truallin e ndërtimit në Surrel apo gazetares së Carlo Bolinos duke e pyetur se sa lekë e kanë blerë truallin e redaksisë.
Duket qartë, se arrestimi i dhëndrit për punë trojesh, i ka shtuar dhe një sakatllëk tjetër, atë të idesë që gjithë të këqijat në këtë botë vijën nga trojet.
Madje për shkak të përfoljes së Frangaj për trojet, edhe Argitën sonte e ka hequr nga Klani dhe e ka çuar tek Grida, ngaqë ajo nuk është përfolur për troje, por për apartamente.
Gazmend Bardhi, ju lut gjatë paradites së sotme Sali Berishës të mos vinte në seancë mbasdite, pasi dukej sikur luftonin për të, dhe u ndje i tradhtuar prej tij që ai erdhi. Dhe nga inati çdo fjalim e kishte vetëm me procedurën për marrjen e kreut të grupit parlamentar.
D.m.th halli i tij ishte pse Lindita njeh Lulin dhe jo atë kryetar grupi. Ai as u ndej fare për hallin e dhëndrit, që është në burg, apo vjehrrit që është në derë të burgut. U mor me hallin e tij. Madje nuk doli nga as rrethi që i vizatoi ai deputeti i Elbasanit.
Monika Kryemadhi, e kishte me prokurorët. Dhe nuk ka faj. Siç po shkon puna, asaj mund t’i thërrasin dhe rojen e shtëpisë madje dhe macen Sasha në SPAK. Dhe meqë nuk pa ndonjë keqardhje në sytë e reporterëve ndërsa fliste për hallet e saj dhe Ilir Metës me SPAK, ua përplasi në fytyrë reporterëve, se SPAK mund të thërrasë dhe dashnore apo dashnorë gazetarësh (nuk di të jetë bërë vepër penale seksi mes gazetarëve.)
Flamur Noka po ashtu bëri atë që di të bëjë gjithmonë, të çuditet si ka njerëz që shajnë Doktorin në Kuvend dhe të shkoj t’u mbyllë mikrofonin duke u marrë kartat. E çmend ideja se si nuk e kuptojnë që Doktori nuk mund të shahet.
Edi Paloka ka 20 vjet po ashtu që i ka mbushur mendjen vetes se mund ta mbrojë Doktorin duke qëlluar ndonjërin me grusht, por deri më sot vetëm një herë e kanë qëlluar dhe s’ka qëlluar asnjëherë.
Madje sot e turpëroi një devolli, i cili sulmoi deputetin Vullnet Sina, i cili ishte në kulmin e një fjalimi për mbrojtjen e të drejtave të njerëzve me kufizime mendore dhe për një moment, u duk sikur atij deputetit nuk i pëlqeu fjalimi se ishte për të.
Në fund ikën të gjithë të kënaqur. Berisha i kënaqur që detyroi deputetët e opozitës të silleshin si qen gjahu të tij në seancën e parlamentit, Monika e kënaqur që ua përplasi në sy gazetarëve që kanë të dashura apo të dashur, dhe Edi Rama natyrisht dhe më i kënaqur duke u treguar shqiptarëve kë ka përballë.
Tani puna është se ata u kthyen në shtëpitë e tyre, Jamarbëri është në qeli, ndërsa Berisha është dorëzuar më në fund dhe ka pranuar autoritetin e SPAK duke ankimuar vendimin ndaj tij. Të tjerat janë teatër deri ditën e gjyqit.
nje tjeter fitore e kriminelit sali si fitorja ndaj Blinken,dhe fitorja qe pret per deputetin gjerman.
O rrote kari, po çfare duhet ti thote deputetit gjerman Saliu, kur ai toçi deklaron para mediave se “Gjykata e larte ja dha vulen Bashes” Kur gazetari i tha se nuk eshte mbledhur akoma gjykata e larte per kete qeshtje , ai tha “i qendroi asaj qe thashe”. E kupton tani o kar ? Minimumi eshte keqinformin .
Pune langosh, si gjithmone...
bravo Mero po pse nuk ka kaluar afati i nkimimit qe ka bere Sale qeni
O Raimond Fleks Vlonjati nga Viçidoli .Ja vlen ta shash edhe Meron që e poshtëron kaq shumë mesfushorin e ekipit pa vulë të rithemelimit.
Kjo ishte e gjitha loje e PS dhe Rames. U be bajate kjo gje tani. Perkundrazi mbase Rama priste me shume pershembull ndonje idiot me arme ne brezi qe do pushtoj parlamentin e do vendos demokracine e Saliut. Apo edhe me keqe ndonje deshmore te ri te demokracise. Cfare kuptimi ka ti lejosh te futen ne salle kur ishin me pare te perjashtuar? Per show televizive qe hijenat te mbushin opinionin? Po per Cucin e Rames ke ndonje koment o Mero? Ja te shohim se cfare do bej here tjeter meqe na tha nuk do ndodh me.
Gazeta ...nuk jane deputet por disa debil qe i shkojne pas nje krimineli qe luftone me mullinjt e eres nje liliputi . Nese do ishin vertete deputet nuk do pranonin ata te shkonin ne parlament pasi ishin te pezulluar dhe rrespektojme ligjin ata shkuan dhe benin te fortin te jesh i bindur qe PS si ka frike fareeee. Ky ishte peshkimi pare qe i Rama i beri Te perfitoshe nga gabimi tjetrit eshte fitore . Nese portierit i shpetone topi dhe mer gole kundershtari fitone pse cfare dobti thoje Rama mos beni te tilla veprime ? Napoléon thoshte : Lere kundershtarin te gaboje .
Eh te keqen sa mire e ke thene. Po te kishin qene studentet e dhjetorit te gjithe te zgjuar keshtu si ti ,sot do ishim akoma duke qendisur malet me parullen “LAVDI PERJETE VEPRES SE SHOKUT ENVER HOXHA” Ore a e mendon ate qe shkruan more aman apo kujton se po komenton ndonje film nga kolltuku.
"Sabrina"! Po studentet e Janarit çfar parrule do te keshen shkrujt? Ta thom u. Do te shkruanin: " O Sali (hale) Sali Brrisha - Ti na msove me dy gishta - Kur t rritem ene pak - Do t bohem dhjerokrat
Ata te janarit , po te qene si ty dhe ky lart or Real, di ishin akoma duke kenduar “ne njeren dore kazmen …., ne tjetren dore pushken , fitoret i mbrojme. Respekt per jete atyre STUDENTEVE qe rrezikuan , jo vendin e punes , (sapo i kercenoi Edi me vende pune te prinderve, mbushen breket) , por JETEN E TYRE DHE TE FAMILJEVE qe bythmuter si ju te ulen para telefonit e te shkruajne broçkulla.
Gazeta si personazh i krimit të Saliut,ju bubrecat e zbritur nga malet ngjani më shumë me hamasin dhe natanjahu duhet të vij me një dronë në parlament r t'ju zhduk me të ashtuquajur të djathtë e të majtë që të shpëtoj ky vënd e ky popull nga hajdutët e kriminelët e këtyre tre dekadave
Dmth Mero që edhe Edi qenka "palë" nën rrogoz. I intereson Salehu aty...
Kazan nuk eshte pale Rama po Berrisha bie ne lojen e Rames eshte e thjeshte .
Flm kapak... Dmth ti po thua që loja lujet me një lojtar. Pra që Sala është kaq trap sa peshkohet kollaj nga Edi. Të lutem , mos u bëni kaq naiv. E gjitha është një show. Saleh-u është gati me bo dhe kllounin e cirkut me shpëtu. Edi e do në qarkullim dhe vërdallë. That's it. Të dy janë palë (në kulisa).
E para... Pjesa e grupimit te non grates nuk eshte parti politike nje grupim alabakesh shprese humbur historikisht PD nuk ka qene parti politike te jesh opozite nuk eshte humbje disfate humiliation por privilegj Opozita perfaqesone gjysmen e popullsise opozite nuk do te thote te bllokosh ligjet por ne bashkpunim me poziten te nxjeresh ligjin me te mire Kur ke nje grupim komunistesh sjellje rrugacerie ne parlament jane me se normale qe nuk e pranojne pluralizmin . Megjithate te gjithe keta debil deputet kane rene ne lojen e pokeristit Rama sjellje te tilla krijojne te populli nje alergji .
Bobobo hahahaha, je pene e arte Mero! Nga pershkrimi i personazheve ne sallen e kuvendit per nje moment, mu duk ssikur po lexoja Kadarene. Je shume i afte. Bjeru derrave se e meritojne akoma me shume sot - se nuk po e kuptojne akoma qe njerzit e ndershem ne kete vend, sa vjen dhe i neverisin me shume keta palo deputete.
E more viagren e rradhes o Ladi? Vazhdo masturbimin tani se per ty i ben kto shkrimet Mero.
Kjo është e bukura dhe e keqja e budallait, sepse kur lëshon pështymën përpjetë, harron që ajo (pështyma) i këthehet prapç e i bie mu në kokë. Kështu edhe shoku Sali Birisha, besniku i madh i partisë e i shokit Enver Hoxha.
Me 7 yje, te Marr shembull deputet qesharak Gjeka I Markajve dhe fakulteti I tij!
Rama tall hajdarin me keta dite e nate, sa te kete perballe kermen plak dhe tufen e budallenjve te tij nuk e rruan trapin fare nga keta
një herë ai po mendon për dhëndrin e tij. herën tjetër jo. cila është;) Filmi shqiptar sot, ka histori për paratë e lehta dhe seksin. Filmi i vjetër shqiptar, ka histori për mustaqet dhe nderin;) ju dhe juaji përshtateni në filmin e ri, por në filmin e vjetër nuk kanë mbetur shumë për të bërë një të tillë;)
Madje sot e turpëroi një devolli, i cili sulmoi deputetin Vullnet Sina, i cili ishte në kulmin e një fjalimi për mbrojtjen e të drejtave të njerëzve me kufizime mendore dhe për një moment, u duk sikur atij deputetit nuk i pëlqeu fjalimi se ishte për të. Lot ???????? ????????????
Ymer kthe mbrapsht apartamentet qe I ke marre Abi Malltezit dhe Fatmir Bektashit
Fatkeqesisht Shqiperia s ka te djathte...Thjesht perballet pjesa ekstreme,fashiste e te majtes qe perfaqesohet me Sali Berishen(Mekembesi I Ramizit ne PD) dhe asaj te moderuares me mekembes Fatos Nano...e sot Evin Rama ne PS... Ramiz Alia shmagu luften por la cyryk te djathten...pra ne thelb pengoi progresin e demokracise.
Je i Madh Mero
Mesa duket ,nuk eshte "gjelle " per ne demokracia . Ne diktature te gjithe deputet ishim me te edukuar. Do thote ndonjeri " epo ajo ishte diktature , ligjet ishin represive dhe te padrejta. Njeriun e vertete nuk e lejon etika dhe morali qe te beje disa veprime . Ligji i diktatures, ketyre qe perleshen ne parlament , i paska kufizuar lirine qe te rrihen e te zihen dhe jo lirine fjales. A kishte budallenj kuvendi i atehershem? Po more po , kishte , por te pakten rrinin urte as nuk jepnin ide por as nuk benin zhurme . Keta budallenjte e sotem nuk mbahen ! . Nuk mund ta besoj qe marrin vota keto lloje budallenjsh. Prandaj dyshoj tek aftesia jone , si popull , per te konsumuar "ate lloj gjelle" qe quhet demokraci.