Fushata e re e dhunës së Sali Berishës në Kuvend, në pritje të paraqitjes në SPAK më 6 Nëntor, ka një veçori që nuk e ka pas asnjë prej fushatave të tjera të dhunës së tij parlamentare apo asaj në rrugë në 32 vite. Është hera e parë që dhuna nuk bën nervoz asnjë prej kundërshtarëve të vet. As ata në opozitë, as ata në pushtet.
Nëse shikon skenën e dhunës në Kuvend, askush nuk bëhet nervoz. Deputetit socialist, shkon Flamuri i heq kartën, ndërsa deputeti në krah nuk lëviz fare e shikon gjithë indiferentizëm. Një deputet i Berishës qëllon me grusht mbi një socialist, të tjerët e shikojnë me qetësi dhe i thonë të largohet. Madje as kur ndjejnë që në shpinën e tyre është mbështetur Albana, që do të marrë dhe ajo ndonjë kartë, nuk u lëviz as një muskul në fytyrë.
E njëjta gjë ndodh kur zënë korridoret e Kuvendit, apo kur hyjnë në zyrën e deputetes Bushka, apo kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolli. Të gjithë kanë një vështrim si të bezdisur për ta, dhe i lënë të bëjnë ç’të duan. Ngjan sikur një grup deputetësh talibanë po hyjnë me dhunë në një Parlament skandinav.
Dhe e keqja është se nuk është ndonjë strategji socialistësh. Është një bezdi ngaqë të gjithë kuptojnë hallin e fushatës së dhunës. Është halli i Sali Berishës dhe vetëm atij. Edhe ata katër- pesë vetë që i shkojnë nga pas, kanë halle të vogla me Saliun.
Çfarë ka ndodhur befas këto dy javë në historinë e Shqipërisë, që Berisha po provokon këtë fushatë dhunë parlamentare?
E vetmja gjë e rëndësishme është që është arrestuar dhëndri i Sali Berishës dhe është urdhëruar Sali Berisha të paraqitet një herë në dy javë tek një oficere e BKH, të shqiptojë emrin, mbiemrin, të tregojë ID, të firmosë dhe pastaj të largohet.
Kaq ka ndodhur. Të tjerat janë të gjitha siç ishin. Deputeti i Lushnjës fjala vjen mund të mos ishte përjashtuar nga Kuvendi, sikur mos të s'kualifikohej nga “Dancing”, Gaz Bardhi mund të mos ishte përjashtuar sikur të mos kishte atë sherrin me Bashën për kryetar grupi, atij deputetit nga Devolli mund të mos i mësonim as emrin deri në fund të mandatit, sikur të mos tregonte talentin për boksier.
Vetëm për Albanën dhe Flamurin mund të thuhet se ka një dramë të madhe në jetën e tyre, pasi një orë në çdo dy javë nuk do të jenë pranë Doktorit dhe dhuna e tyre justifikohet.
Por problemi është se dhuna e tyre nuk po merret seriozisht pikërisht nga fakti se nuk shikohet si dhunë, por si qaramanllëk. Një burrë që ka gjithë jetën që i bën gjyqin çdo njeriu në këtë vend, ja bën rrugëve, tribunave, sallave dhe madje dhe nëpër vdekje, dhe kur vjen gjyqi i tij, fshihet si burracak pas fustanit Albanës dhe potureve të Flamurit, ngjan thjesht si qaraman.
Është një dhunë që as mbështetësit e tij nuk i ngroh, nuk u ngjall emocione, dhe mbi të gjitha nuk i bën të ndjehen luftëtarë në këtë histori. Edhe nëse një moment mendojnë ta mbështesin atë, u kujtohen 17 kullat, 65 milionë euro fitim, dhe pastaj gënjeshtrat e vajzës, djalit, dhëndrit, mbesave dhe nuseve të tij, që kapardisen me miliardat e vjedhura dhe ulin kokën. Minimumi kafshojnë gjuhën në heshtje dhe shajnë ndonjë socialist duke I thënë: “emo se dhe ju keni vjedhur”.
Indiferenca ndaj fushatës së dhunës parlamentare të Berishës, është armiku më i madh i saj. Dhe nuk është një strategji PR. Është një reagim natyral, është një lloj bezdie, nga një plak që e kanë 32 vjet nëpër këmbë, duke i kërcënuar gjithnjë njësoj, dhe duke humbur gjithnjë njësoj.
Po çfarë ka ndodhur që socialistët nuk janë më nervozë me dhunën e Berishës, siç ishin fjala vjen 3 muaj më pare?
Ka ndodhur po ajo që thamë më lart, që nuk kishte ndodhur kurrë më parë për ta. Për herë të parë prej dy javësh Sali Berisha është një i pandehur i drejtësisë. Dhe është bashkë me dhëndrin, me djalin dhe vajzën në radhë.
Kaq kanë dashur gjithë shqiptarët për të. S’kanë pse bëhen më nervozë. E kanë arritur një zotim të madh, për ta çuar atë para drejtësisë.
Për socialistët kjo vlen më shumë se fakti që buxheti i këtij viti është dy herë më i madh se buxheti që iu la Berisha më 2013.
Se janë ca gjëra që nuk blihen me para. Kështu është dhe përfundimi i Berishëve në duart e drejtësisë.
E gjetsh çfarë të lypish, kjo sentencë është më se e vlefshme për Sali Ramë Shiqere Birishën.
Per popullin shqiptar jane kufoma qe levizin dhe nuk trembin asnjeri.Varrimi do bëhet pas zgjedhjeve te ardhshme.
Salikufoma ne grahmat e fundit, uff-duff, uff-duff...
Ata qe shoqerojne jane 5÷6 deputet nje pjese jane pjese e krimit dhe pjesa tjeter kocka lepires si deputeti fruta perime i lushnjes Gjekmakaj analist i pamvarur dhe bejtexhi Bardha gjysmagjel . Kur votuesi degjone qe dhendri dispononte 17 kulla dhe 65 milione euro spontalisht linde pyetja sa miliona do kete Shkelzeni ? Kur shikone qe Berrisha fshihet ne WC nga frika policit gjithcka ka mbaruar
Hahahahahahahahaha o zot sa kam qeshur me këtë artikull. Je i madh Mero hahahahahaha
Qëndron në korridorin e Parlamentit dhe "bashkpunon" me Vokshin , për strategjinë e dhunës. Frikacak, kërkon budallenj për ti vërsulur! Ora i ka mbetur në vitet 90-të.
Vetëm për Albanën dhe Flamurin mund të thuhet se ka një dramë të madhe në jetën e tyre, pasi një orë në çdo dy javë nuk do të jenë pranë Doktorit dhe dhuna e tyre justifikohet. Por problemi është se dhuna e tyre nuk po merret seriozisht pikërisht nga fakti se nuk shikohet si dhunë, por si qaramanllëk. Një burrë që ka gjithë jetën që i bën gjyqin çdo njeriu në këtë vend, ja bën rrugëve, tribunave, sallave dhe madje dhe nëpër vdekje, dhe kur vjen gjyqi i tij, fshihet si burracak pas fustanit Albanës dhe potureve të Flamurit, ngjan thjesht si qaraman. Opena e djallit, po boll o burre se e leqendise, nuk ke pak gjynah per nje plak ndonese perbindesh...
bravo
artikull i shekullit
Mero socialistët kanë denoncuar kallëzuar në Spak deputetin boksier nga Devolli Jeni i saktë që e bëjnë për hallin e Berishës por pse PS -ja bllokon komisionin hetimor parlamentar?!! Për këtë nuk keni asnjë shpjegim si njohës i thellë i politikës shqiptare
Juristi i Plepave, mo shkruaj per gjera qe nuk i kupton. Komsinonet hetimore parlamentare jane pa vlere dhe kerkohen vetem qe Prokuroria tiu jape materialet qe kane dhe keta te PD-se ti perdorin dhe shkaterrojne te gjitha perpara se te fillohet hetimi nga organet gjyqesore. Ne nje shtet me drejtesi te pavarur politika duhet qe te rrije larg hetimeve
Goxha shkrim. Faleminderit per artikullin! Shpresoj qe drejtesia te behet per kete sharlatan i cili po denigron Parlamentin e Republikes akoma me shume sa eshte denigruar gjate kohes qe qeveriste.
Nuk e kupton Sala qe koha e tij mbaroi . boll. mjaft , Duhet familjaret ta mbajne te mbyllur se po tallin trapin te gjithe ,u be gazi i botes. socialistet gallate duan dhe gallate po bejne , popullit as ja ndjen fare . Evetmja gje e humbur eshte opozita reale por ajo mungon . Televizionet na e shpifen me keta palo analiste dhe na duhet te shikojme vetem emisione gatimi .
Vertet koha e Sales duhet te perfundoj, ai dhe hajdutet e tij e kane vendin ne burg. Por edhe per Ramen dhe hajdutet e Ripjelljes duhet te mbaroj koha dhe ata e kane vendin ne burg. Hajduteria ne Shqiperi ka zedhenesit e saj mediatik hajdute po ashtu.
Me kete paragraf i ke thene te gjitha per saliun, Mero: Një burrë që ka gjithë jetën që i bën gjyqin çdo njeriu në këtë vend, ja bën rrugëve, tribunave, sallave dhe madje dhe nëpër vdekje, dhe kur vjen gjyqi i tij, fshihet si burracak pas fustanit Albanës dhe potureve të Flamurit, ngjan thjesht si qaraman. Nuk ka nevojme me per koment.
Unë mendoj se SPAK-u unk duhet të sillet butë me këtë maskara.Ky njeri ska lënë gjë pa bërë dhe sot është nën hetim dhe policia ska bythë ta arestojë.Gjëthë rëmuja bëhet në emër të prangave.Deri tani ai e ka mbajtur veten si Skëndërbeu dhe vetëm ai e ka sjellë demokracinë dhe po ta shikojmë me pranga ai rezik do i vdesë në dorë policëve.Pra spak duhet ti hedhë hekurat sepse po injoron drejtësinë dhe po del hapur për "revolucion"Pra ky njeri rezikon Shqipërinë dhe duhet arestuar.Po e nxorën me hekura në duar ai ditët e tjera do vejë në SPAK pa e kërkuar SPAK-u
Nuk nervozon me askend - thote meroja. Aman , po ai ty jo vetem po te nervozon, por te vdes fare. Çdo dite me Saliun ngrihesh e me Saliun fle. Çdo dite nga nje shkrim per Saliun dhe vetem Saliun . Jo nervoz por te ka zene Salifobia o Mero.
Mero si jo rrallehere edhe ne kete shkrim keqinformon dhe me dashje dihet. Nuk po ndodh kjo se “vetem eshte arrestuar dhenderri dhe Saliu duhet te shkoje te Bkh te jape Emer Mbiemer , kaq” sikur e thua me dashamiresi prifterore zotrrote. Aksionin opozitar e kishte vendosur grupi parlamentar para se te ndodhte kjo “vogelsi e parendesishme” siç perpiqesh ta sjellesh ti. Ka shume mundesi qe kjo ishte pikerisht rrjedhoje e asaj qe filloi grupi i pd -se. Pra arrestimi dhe hetimi erdhen si pasoje e vendosmerise se PD -se per aksion pa kthim dhe jo e kunderta siç pefpiqen bythlepiresit e qeverise ta paraqesin .
Po mo ari po, ashtu siç thua ti eshte. "Aksioni" i karit qe te hyfte ty dhe Saliut tend filloi nje dite para se te arrestohej Abi sepse e kane ditur me heret qe ishin prere urdherarrestet per Abin dhe vendimi i paraqitjes per Saliun. E shikon qe s'i rruhet kujt nga populli per keta palaço, e kane lene vetem dhe vetem si zagar i lodhur do shkoje ne dyert e BKH-se, sepse ate meriton. U tremb Rama nga Saliu dhe i ndersuli SPAK-un qe veproi menjehere, ah sa budallenj qe jeni. Po pas Abit e ka rradhen Shkerdheni me Mediun, Meta me Kokemadhin, pse nuk e ndjejne ata lageshtine me heret qe kur SPAK fut ne burg Koken, Ahmetaj, Tahirin s'i rruhet me trapi as per Saliun e Ilirin, eshte thjesht ceshtje kohe?
Bastardi i Serbise Sali Vuko Karaxhiqit po perpelitet brenda arkivolit dhe ca idiote duan ta nxjerrin jashte por sic duket nuk kane llogaritur qe do ti marre me vete !!! P.S.: Sqarim per popullin: Vuko partizani eshte serbi qe palloi Shiqeren nga ku doli dobici Sali, dhe vella ka Radovan Karaxhiqin kriminelin famekeq qe vrau e torturoi mijra bosnjake. Shikoni fotot se kane ngjashmeri edhe ne surratet e tyre te ndyre. Kane dale nga e njejta fare kriminale.
E ke shkruar qe pa gdhire kete shkrim o Merluc Baze, se tashme nervoziteti ka shtuar doze mjaft ne qymezin Rilindja ku kakarisin Spiropalla me shoqe.