Atë që Vulin e bëri “për Serbinë”, Sali Berisha nuk e bën dot për partinë. 

4 Nëntor 2023, 18:05Editorial Mero Baze

Aleksandër Vulin, shefi i Shërbimit Sekret të Serbisë, dha dorëheqjen nga posti më i rëndësishëm, siç vazhdon të konsiderohet ende në Serbi Shërbimi Sekret, pasi tre muaj më parë ai u shpall “non grata” nga SHBA. 

Në arsyetimin e dorëheqjes ai lë të kuptojë se nuk dëshiron ta dëmtojë më tej shtetin serb me sanksione, nëse qëndronte në atë detyre, pas sanksioneve të SHBA.

Aleksndër Vulin është një figurë e errët e politikës serbe, një fanatik i politikës nacionaliste tyë Milosheviqit, i cili mendohet se qëndron dhe pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë në Kosovën Veriore.

Por ai nga ana tjetër është një figurë popullore mes nacionalistëve serbë dhe radikalëve që kërkojnë të rimarrin Kosovën dhe Bosnjën, për të bërë një shtet serb unitar.

Aleksandër Vuçiq e ka përdorur atë pa mëshirë në gjithë taktikat e tij, herë pro ruse e herë pro evropiane, por më në fund u detyra ta dorëzojë.

Dhe ky është një rast që turpëron Sali Berishën. Atë që Vulin e bëri “për Serbinë”, Sali Berisha nuk e bën dot për partinë. Edhe pse ai u sanksionua njësoj si Vulin nga Departamenti i Shtetit për korrupsion madhor dhe minim të demokracise, ai jo vetëm që nuk u largua, por e ktheu betejën me SHBA në një betejë personale për të rimarrë pushtetin në krye të PD, derisa për dy vite e katandisi PD, në një çetë të shpartalluar në disa grupe, me disa kryetarë, disa vula dhe vet është aktualisht një vulëhumbur i madh, të cilit nesër në orën 10:00 i duhet të paraqitet në SPAK.

Në ndryshim nga Vulin, i cili është politikan në një vend anti-amerikan, ku ndëshkimet nga SHBA të bëjnë hero, Sali Berisha është politikan në një vend pro-amerikan, ku ndëshkimet nga SHBA janë një mesazh i rëndë për izolim dhe dalje nga politika. 

Për këtë arsye dëmi që Berisha bën duke rezistuar të qëndrojë në politikë si “non grata” duke patur keqkuptimin që do të mbrojë familjen e tij të korruptuar, është dyfish më i rëndë se i Vulinit, pasi Berisha po qëndron në politikë për të formësuar frontin anti-amerikan në Shqipëri, ndërsa Vulin u largua për të shpëtuar shtetin e tij, edhe pse opinioni publik serb është me të dhe kundër SHBA. 

Por ai iku se e di që dëmtohet shteti serb nga qëndrimi i tij. Kurse Berisha edhe pse e di që PD si parti e parë pro-perëndimore në Shqipëri dëmtohet përjetësisht nga kthimi në një skalion anti-amerikan, po e bën me vetëdije këtë mision, pa ju dhimbsur as PD, as ish- mbështetësit e tij dhe as shkatërrimi i opozitës në Shqipëri. 

Sidomos tani kur “non grata” e SHBA po verifikohet nga sistemi ynë i drejtësisë, duke përfunduar dhëndri në burg, vet me detyrim paraqitje në SPAK dhe djali nën hetim. 

Ndërsa Vulin, edhe pse një politikan famëkeq për Perëndimin, është gati të djegë veten për shtetin e tij, ky është gati të djegë partinë, opozitën dhe këdo tjetër, për familjen e tij. Dhe prapë nuk ka për ta shpëtuar.

7 Komente

  1. S
    Salic

    Nuk ka Vukin Vucic Radovic Karaxhic e Milloshevic me te felliqur se Salic Psikopatic Berishic.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Janullica VORIO EPIRI

      Për dashurinë, jap jetën Për atdheun, Jap dashurinë - Gjikë Kurtiqi - deshmor i atdheut. Sa afër, dhe sa larg tijë, Sali Birisha.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Peja

      Salihu nuk eshte kryeminister, prandaj krahasimi juaj eshte hilecar. Ne e dijme se Salihu eshte kriminel, por Rama eshte kryeminster i Shqiperise e Vucici eshte kryeminister u Serbise.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironsi

        O Pejan na perkthe ndonje sen se cfare ke dasht me than pash zotin

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vulin i keq per ne i mire per nje pjese tjeter

        Vulin munde te jete i keq per nje pjese e per pjesen tjeter patriot , njeriu politikani ka principe nje fare burrerie qe i themi ne , po non grata Berrisha nuk ka pricipe nuk ka burreri eshte kokra e frikacakut sjelljet e Berrishes jane sjellje lepurushi qe kerkone te fshihet pas mandatit ekraneve kazan, burgu per kete lepurush eshte si vdekja . Ky po fshihet ne wc kur shkone polici e imagjinoni non graten ne burge breket me mut i mbushe

        Përgjigjjuni
        1. K
          Ky është ndryshimi i vulinit dhe saliut

          Vulin është sërb,ndërsa Saliu është gjysëm sërb (kopili karaxhiçit) gruaja Saliut gjysëm sërbe dhe fëmijët ,nipat e udb,dhëndri gjysëm boshnjak....dhe vulin i do të mirën Serbis e lufton për të,kurse Saliu i do shqiptarët të pjekur në zell dhe Shqipërinë të shkatrruar e të djegur

          Përgjigjjuni
          1. P
            Patrioti

            U desh te na burreronte USA ne shqiptareve qe te mernim guximin per ti çuar ne vendin e merituar keta maskarenj antishqiptare...me mire vone se kurre .!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje