Kur përmbys karriget e pushtetit për 30 minuta 

2 Nëntor 2023, 17:16Editorial Mero Baze

 

Një nga objektivat madhore të revolucionit të Berishës u arrit. Ideja që pushteti të përmbyset  duke përmbysur karriget nuk duket ide e keqe. Është e thjeshtë, pa kosto të mëdha, përveç ndonjë të share nën dhëmbë të deputetëve që mbeten në këmbë. 

Fotografia është shumë e bukur. Gjithë pushteti mbetet pa karrige në këmbë, ndërsa gjithë opozita është e ulur në karriget e pushtetit.

Nuk pati ndonjë kosto të madhe. Hynë pak më shpejt në sale, u përmbysën karriget, lanë roje disa femra që të mos i prekin me dorë deputetët e PS, se janë namuzlinjë dhe ja ku u përmbys pushteti.

Gjithë ato lodhje të pafundme, protesta, kërcënime, fushata elektorale, para të harxhuara, shpallje “non grata” e gjithçka tjetër, u arrit për 30 minuta në Kuvend. 

Madje këtu me një gur vret dy zogj, edhe përmbys pushtetin e Edi Ramës, edhe mban larg pushtetin e Lulzim Bashës që nuk hyn dot në sale, se dhe atij ja kanë zënë karriget.

Dhe për këtë ka meritë Sali Berisha. Po të mos ishte Sali Berisha në krye të kësaj opozite, kurrë nuk do ishte arritur kjo fitore. 

E para, nuk do ishte arritur, pasi nëse do kishin një kryetar normal që nuk do ishte “non grata”, ai nuk do ishte në makth, nuk do ishte gjithë kohën nën alarm, nuk do kishte gjithë ditën në gojë trojet, pallatet, kullat e çdo gjë tjetër që i kujton drejtësinë. 

Do ishte një kryetar normal, që do shkonte në Kuvend të diskutonte kot, jo taksat kaq, jo buxheti aq, jo pse e keni dyfishuar, pse nuk e keni trefishuar, pse i keni rrit rrogat 50 për qind e jo 100 për qind, pse i keni rrogat më të ulëta se në Gjermani, se na ikin punëtorët në Gjermani dhe gjëra të tilla bajate që nuk i dëgjon njeri.

Pra fati është që kanë në krye Berishën, i cili nuk ka ndërmend të humbasë kohën me budallallëqe të tilla e diskutime në Kuvend, por është në aksion për të marrë pushtetin dhe e përmbysi pushtetin aktual nga karriget për 30 minuta.

E dyta, nëse nuk do ishte Berisha kryetar i kësaj partie, dhe nëse ai nuk do kishte djalë Shkëlzenin apo vajzë Argitën, nuk do kishte akuza as për Gërdecin, as për boronicat, as hetim pasuror, as hetim për 17 kullat e vajzës, as hetim për firmat e tij si kryeministër dhe jeta në Kuvend do ishte monotone dhe Edi Rama nuk do shqetësohej kurrë. 

Por për fatin e zi të Edi Ramës dhe fatin e mirë të opozitës, janë gjithë këto probleme të Berishës dhe fëmijëve të tij me drejtësinë, që mbajnë lart gatishmërinë revolucionare të opozitës dhe e detyrojnë atë të hidhet në aksion në moshën 80 vjeçare dhe të përmbysë karriget e pushtetit për 30 minuta.

E treta, nëse nuk do ishte Berisha në krye të opozitës dhe nëse nuk do kishte takim çdo dy të hëna në orën 10 në SPAK, jeta opozitare do ishte monotone dhe tani do ishin duke diskutuar gjëra të rëndomta, që lidhen me buxhetin apo PPP, koncesionet, borxhin publik e banalitete të tjera. 

Falë SPAK, në Kuvend temat janë bërë më serioze. Salianji fjala vjen ishte gati të digjte dhe gishtat e fundit që i kanë mbetur pa bërë pis, duke mbajtur flakadanin në dorë, vetëm e vetëm që dikush nga drejtësia ta shikojë me kë ka të bëjë. 

Është kjo arsyeja që ai po thyen rekord botëror në mosndëshkueshmëri, pasi ka dy vjet që është dënuar me burg dhe kërcënon për dy vjet gjyqtaren që nuk shqipton vendimin, por fshihet. Ai flakadan në ato duar është kushtrimi real se si mposhtet drejtësia dhe një paralajmërim se me kë ka të bëjë drejtësia, nëse vepron ndaj tij dhe Berishës.

Ka dhe shumë arsye të tjera të forta që e bëjnë aq bindës faktin që ky pushtet u përmbys 30 minuta vetëm nga fakti që Berisha është kryetar opozite, por nuk ja vlen t’i rreshtojmë të gjitha. 

Në fund të fundit vlen ajo që u pa, që ai arriti të përmbysë karriget e pushtetit. I vuri karriget njëra mbi tjetrën, e la pushtetin në këmbë dhe vet u ul në karrige. 

Dhe nuk është pak të jesh 30 minuta ulur në karrige, kurse pushteti të rrijë në këmbë. Nëse këtë e bën çdo javë, pak nga pak mund të bëjë 8 orë në pushtet për 24 javë, që i bie afërsisht gjashtë muaj periudha kohore, ose një ditë në pushtet, në gjashtë muaj. 

Pastaj në fund të 30 minutëshit, dikush i kujton se duhet t’i çojë dhëndrit supë në burg, dhe se ajo vajza e pret të hënën në SPAK. Këtu Berisha harron që e ka përmbysur pushtetin dhe ulërin se do futet në grevë urie. 

Kjo është zgjidhje e mirë, se nuk ka nevojë që familja të çojë supë dhe në burg, dhe në grevë. Të paktën shpëtojnë një pjatë supë, dhe ky është një privilegj që kanë vetëm pasi  kanë “përmbysur” karriget e pushtetit.

Por e gjithë kjo nuk do ishte e nevojshme nëse shkon në gjykatë dhe e fiton aty betejën e tij, të djalit dhe të vajzës, që janë akuzuar si hajdutë. 

Duke shkatërruar karriget vetëm i keni dhënë shans Linditës të bëjë një tender të ri për to.

 

31 Komente

  1. D
    Deni

    Broavo Mero, e ke qare. Le te mesojne edhe nxenesit C eshte ironia.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liria

      Kjo eshte pandeshkueshmeri totale. Cili demton diçka dhe nuk zhdemton? Pse deputeti mund te shkaterroje gjitheshka dhe se ndalon kush? Kush e toleron kete sjellje si ne shkollen e vagabondave? Padyshim pergjegjesia eshte e administrates se kuvendit, nga kryetaria deri tek llogaritaria, qe nuk kerkon zhdemtim. Nuk eshte prekur pasuria e tyre, eshte demtuar populli.

      Përgjigjjuni
    2. 1
      1

      Une nuk di si do veproje lindita por di tjetren KUSH DEMTON DUHET TE CDEMTOJ

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sali qen bir qeni,rrugëve do ngordhësh i poshtërua

        Ky kriminel shpellar komunist,për drejtësin është plak për t'u futur në burg,por ky kriminel e quan veten të ri për të bërë përsosura e djallzira dhe lumturohet si fëmijë kur shikon dashnorin e Gridës,Salianjin me flakadani. Këtë maskara e solli Enveri dhe partia që ky jepte edhe jetën për ta,studio pa derdhur asnjë lekë nëpër konvikte,brodhi me varkë e në Paris e nuk u ngop dhe filloi të vjedh familjarisht dhe nuk mjafton vjedhja e vilat dhe shkatrrimi,por po shkatërron edhe karriket e parlamentit sikur ja ka lënë i jati nga shitja e dhive. Zoti po e dënon duke lejuar rrugëve me fytyrën e nxirë si të një vampiri me sy të skuqur që nuk ngopet me gjak

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sadie

          I madh je o Mero! Ate suprn aman me zarzavate se eshte me kolesterol familja Berisha ????????????????

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nuli minus

            Gjigand je, Mero! Ja vure fasten sipas kokes. I tre go e plakaruqit qe as zero nuk e ka vleren. Por me shume e shume shenja negative para zeros.

            Përgjigjjuni
            1. m
              mirel

              Zakoni shqiptar eshte qe qente i mban lidhur...

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pyetje

                O Mero , vetem nje pyetje - A paguhesh me rrjeshta apo me nr fjalesh kur shkruan per Berishen ? Apo sipas titullit BOMBASTIK? Ndryshe nga ata qe te besojne , nuk mendoj se je aq hajvan?

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pergjigje

                  Idiot

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Populli

                    E cuditeshme: dikerkan edhe hajvanet te bejne pyetje si ky "Pyetje"?

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mondi

                      E ke gjet.Nuk eshte hajvan.Dhe nuk shkruan per hajvane si ty.Shkruan per ajken qe kur lexon kupton çfare shkruhet dhe pse shkruhet.Hajt tani,kalo tek syri I qim pekes qe shkruan per qejf,pa pagese dhe soji yt e kupton dhe e pelqejne diarene e eunukeve te kriminelit te viçidolit.

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Injoranti nuk ka brire

                        jo, paguhesh ti nga Doktori i shurres se Hysniut!

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dakord

                          O pikëpyetje, nuk paguhet hiç as Mero as 80% e shqiptarëve që po gajasen me foltoren. Legenosja e saliut është ku e ku më mirë se burgu, është tmerr i pafund. Prisni prisni se nuk keni parë gjë akoma hahahaha

                          Përgjigjjuni
                        2. D
                          Doktori i shurres se Hysniut ne Paris

                          po ta lexojne talibanet e berishes, nuk do ti japin dumfare dhe do te prgezojne perkete shkrim ironic, ironia eshte privilegj i mencurise, po ku ta gjejne talibanet e foltores mencurine, mjere opozita

                          Përgjigjjuni
                          1. l
                            lemja

                            Do te ishte mbyllur gazeta ose do kishe falimentuar po mos te ishte kjo" bishe"me emer njeriu dhe ky emer me veprime kafshe.E di qe do ma kundershtosh se kjo periudhe 32 vjeçare ka prodhuar plote bisha te tilla sa qe duhen edhe 96 vite qe kjo fare te zhduket nga mbitoka.Dhe ne kete pike te jap te drejte.Dikur kam deklaruar qe dy gabime fatale ka bere ne jete ky ekzemplar,e para qe u prish me Ju dhe e dyta qe largoi nga vehtja Izet Haxhin ,Juve per mendjen e njerezve dhe Izetin per kercenimet ndaj tyre.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Miri

                              Ore Lindita ti padisi që të paguajnë lekët, se çfarë kusuri kemi ne që rrimë në shtëpi nuk thyejmë gjë dhe paguajmë. Ne duhet të ngrihemi të kapim Salijanin me shokë e ti kapim një dru

                              Përgjigjjuni
                              1. J
                                Juristi

                                Mero përtej shakasë Ju si gazetar dhe njohës i thellë i politikës shqiptare e dini shumë mirë që Berisha nuk do paraqitet në Spak as do të jetë i akuzuar ndonjëherë. Se shumë nga këta trupjerdhurit militantë akoma se dine që doktori është në hetim jo i pandehur Dhe mbi të gjitha nuk do të dënohet asnjëherë të paktën nga kjo drejtësi që kemi tani. Bën burg Safeti per një gojore dhe tigri per miliona shetit nëpër botë Kjo është drejtësia shqiptare

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Asd

                                  Eshte e vertete qe drejtesia leviz krahet akoma e çorientuar, por po te kapi ndonje grusht nuk ka garanci qe sic thoni ju "nuk denohesh asnjehere" Koha verteton cdo dite qe e ardhmja rezervon surpriza larg cdo parashikimi.

                                  Përgjigjjuni
                                2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                  Zero toleranc për shkeljet e ligjit !

                                  Përgjigjjuni
                                  1. F
                                    FOLTORE-NEVOJTORE BERRISHES

                                    - Beaucoup de bruit pour rien ....keta nuk kane asgje me PS dhe me Ramen bile Rama po i ndihmone . nese Rama sot shpalle zgjedhje te parakoheshme keta jane pa parti do shkojne te spiuni I.M nese i pranone , nje pjese e mire nga keta horra zhduken nuk e shikojne me parlamentin . - Qelimi tyre eshte friksimin e SPAK ut per te shpetuar familjen kriminale Berrisha dhe lidhjet e tije me krimin ,fijet shkojne te deputet e foltore-nevojtore . - E dyta ... presione drejtesise per vulen e PD ...me PS dhe Ramen keta e dine qe jane te humbur bile dikush nga keta i eshte lutur Rames te mos shkoje ne zgjedhje te parakoheshme se ndryshe asgjesohen .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Tirona

                                      Super

                                      Përgjigjjuni
                                      1. F
                                        Fresi

                                        Ti je GJIGAND

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Arben.T

                                          Nje artikull qe parashikohet se do botohet ne dy Nentor te vitit 2123 per personazhin Mbrese lenes: Dr. Prof. Don. Berisha. Ne kuvend ishte Berish Kishoti, Trim Kacak e Plang.Prishes i zoti Shqiperin prapa donte ta kthente Dhe me hushte ta mberthente. Nderseu: Dylqinjat qe kendojne Po aqe bukur si mullinjat Dhe Sancho Panchot Me bark sa nje kosh, E me koka fare bosh, Te sulmojne e shkaterrojne, Karriget Prestigjose te Bilbilave e Kanarinave qe cicerojne ne Kuvenditn Popullor, se ato e kane fajin kryesor.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. P
                                            PeDeja e Salehut!

                                            Don Kishoti ish i zoti/ Botën prapa desh ta kthente... Dhe një karrige të rrëmbente. Kuptohet derisa të shkoj në p.... të Sugarbabes. (E gjitha kjo më shumë i intereson artistit sesa edhe vetë Salehut).

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Dhëmbeli

                                              Të kulloftë pena mjaltë , o Mero ! Na ktheve humorin . Sot penës i ke hedhur “ mjaltë me pak lëng limoni “. Shumë faleminderit .

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                ALBAN

                                                HAHAHAHAHAAAAAAAAAAAAAA...CU KENAQEM O MERO DJALI

                                                Përgjigjjuni
                                                1. b
                                                  bjeri drejt se ke lehtesira

                                                  Permbysja e karrigeve ne parlament nga deputetet e opozites ka nje arsye madhore - Opozites po i mohohet e drejta Kushtetuese per te ngritur Komisione Hetimore Parlamentare! Kete gje Mero nuk guxon ta thote se pastaj nxjerr Bllof vehten e hidheron rilindjotet aq te mesuar me Trahanate e tij qe ja qullos c'do dite sipas midese tyre.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. e
                                                    emigranti

                                                    fajin e ka dhe SPAK ata duheshin arrestuar te gjithe

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. C
                                                      Cika

                                                      Tu vene gjoba per mallin e shkaterruar? Se ajo cete e cmendur nuk esjte per tjeter konsiderate.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Treni

                                                        Edhe një gotë verë nga ajo e shtrenjta se i shijon më shumë supa pastaj. Bën mirë për tretjen.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. N
                                                          Nina

                                                          Bravo Mero

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje