Sali Berisha pati sot një betejë në GJKOK lidhur me masën e tij të sigurisë. Së bashku me dhëndrin, që ndërkohë është në burg, kërkuan shuarjen e masës së sigurisë që ka dhënë gjykata dhe ndërrimin e gjyqtares.
I humbën të dyja.
Një ditë më parë gjykata shpërndau dhe arsyetimin e vendimit për Sali Berishën dhe sorrollatjet e policisë nga kati i tretë në katë të katërt, herë duke takuar të bijën që u thotë është tek apartamenti tjetër, e herë duke takuar djalin që thotë babi është në banjë se është pa qejf.
Nuk dua të komentoj vendimin e gjykatës, por të jetuarit e Berishës në një jetë paralele, ku nga një anë shkon në gjykatë e ankimon vendime e nga ana tjetër sillet sikur nuk ka marrë njoftim për masën e sigurisë, dhe akoma më shumë, kur bën sikur interpreton masën e sigurisë si antikushtetuese.
Sot në fakt ka vepruar drejt dhe kjo është rruga që duhet të ndjekë. Tani pas Shkallës së Parë ka Apel, pastaj Gjykatë të Lartë dhe më tej në Gjykatë Kushtetuese dhe Strasburg, ai mund ta sqarojë çështjen e kushtetutshmërisë së vendimit ndaj tij.
Këtë mund ta bëjë dhe sikur masa e sigurisë ndaj tij të ndërrojë dhe të ashpërsohet. Mund ta ketë si betejë morale nëse do verifikimin e kushtetutshmërisë në masën e parë të sigurisë.
Por procedura penale, është e mirë përcaktuar në këtë rast. Ndërkohë që Berisha mund të ankimojë masën e sigurisë, ai duhet të zbatojë çdo vendim që buron nga një gjykatë shqiptare dhe nuk mund ta bëjë këtë duke u fshehur në banjë kur shkon policia.
Dy pretendimet e Berishës rrëzojnë njëra- tjetrën. Pretendimi i parë që masa e sigurisë është antikushtetuese rrëzon pretendimin e dytë që nuk ka marrë dijeni për masën e sigurisë, se nëse nuk do kishte marrë dijeni, nga e di që është antikushtetuese.
Akti i sotëm në gjykatë, tregon se ai ka marrë njoftim dhe po përballet me gjykatën në këtë process, kështu që nuk ka nevojë të shkohet më ta kërkosh herë tek tualeti i gocës, herë tek ai i djalit. Tani ndaj tij thjeshtë duhet zbatuar ligji si ndaj një të dënuari që nuk zbaton vendimin e gjykatës.
Ndërkohë ai e ka të gjithë të drejtën jo vetëm për masën e sigurisë, por dhe për vendime te tjera që mund të merren, ndaj të ankohet në çdo shkallë gjykate, por ndërkohë që vendimet ankimohen, ato të mëparshmet zbatohen. Dhe Berisha është aktualisht sot me një vendim të pazbatuar gjykate.
Person në kërkim, me fjalë të tjera.
"Kjo ishte gracka ( nga SPAK), ku shpirti I njeriut kapet si laraska"!
Berisha dhe Meta kane marre fund. Merret SPAK me ta. Ju merruni me Ramen qe po kthen vendin ne kosh te botes. Merruni me lajmin qe PD italiane kerkon perjashtimin e PS nga PSE-ja. https://gazetadita.al/e-majta-italiane-kerkon-perjashtimin-e-rames-nga-ps-europiane-te-behet-me-proces-te-shpejte-ai-eshte-thjesht-nje/
Haaa fshihet burri ne WC turpe , frikacak qe kur shikone policin mbush breket me mute , ky lepur qe fshihet mbas mandatit dhe ne kazanet tv nuk le njeri pa pergojuar . Lepurush shko paraqitu ne prokurori bolle u fshehe ne hale .
Sali Berisha mund ti shpetoje drejtesise vetem po te jetoj ne vilen e Likes ne gjirin e kurvave!Atje ka plot 12 banjo e per rrjedhoje s'ka bir kurve qe e gjene perveç kuptohet "toto likes" ose Munikes qe i dijne permendesh 12 banjot!Meshefja nga kati i trete ne te katertin eshte kot sepse gjendesh shpejt,kuptohet nese nuk ka kate te tjera kjo familje dhe qe gjithça eshte e mundur!Abi ka qene doç jo budalla qe ka zgjedhur pikerisht kete familje.Thone qe ne deklarimin e pasurive ai ka shtuar edhe qeline e burgut tashme te privatizuar per te strehuar vjehrin siçka vepruar ne pallatin ku ka pas banuar se bashku me S-ABI-n.
Respektper ju z Baze
Nuk kalohet ajo jete qe u ka mbetur ne nevojtore...
Kjo eshte ajo qe do berisha,te gjithe flasin a do shkoje apo Jo Berisha ne gjykate dhe nuk flitet per demin qe Ka shkaktuar Te Dale apo Jo para gjykates nuk Ka rendesi,me rendesi te denohet nqs Ka bere krime
Troje Shqiptare i JEPEN NE PERDORIM iTALISE PER TE STREHUAR REFUGJATE AFRIKANE...ky Sihariq i madh qe Edi Rama u fal Shqiptareve ne keto dite nentori 2023 eklipson c'do jete Paralele te Saliut...Te na rroje Monarku Absolut Edi Rama e Trashegimtari Legjitim i Fronit Zaho Edi Rama (nuk dihet a e mba edhe ai plus ate mbiemrin "Basha" si e ema...)
Hahah lexhende ta bene golin amerikanet hidhu perdridhu sa te duash ata te kane nen shenjester
U Lodh Moloku i Tepelenes Mero!Po mjaft o Mjro se u lodhe ! Eshte ne Spak ???